“Birrë prej ujit të kanalizimit” plus 7 more Gazeta Tribuna |
- Birrë prej ujit të kanalizimit
- Ja çfarë rrëfen Lutfiu, vëllau i Ramadan Qehajes (video)
- Gjermania do të hapë tregun për punëtorët nga Ballkani
- Plagoset një person në Klinë
- Bajrami: Studentët do të pranohen mbi bazën e meritave
- Hoti: Kosova drejt finalizimit të negociatave për termocentralin e ri
- Zëvendësministri Hoti viziton legjendën e boksit Aziz Salihu në Turqi
- Dënohen 11 prishtinas për përdorim të fishekzarrëve
| Birrë prej ujit të kanalizimit Posted: 04 Jan 2017 02:05 AM PST
Të mërkurën, Komisioni i Cilësisë Mjedisore Oregon ka votuar që të lejojë një fabrikë të birrës që të përdorë ujin e ricikluar nga kanalizimi për të prodhuar birrën, raporton Transmetuesi Publik Oregon. Birra, Oregon Brew Crew, do të furnizohet nga Shërbimet e Pastrimit të Ujit, me një proces të trajtimit tepër të sofistikuara që e kthen ujin e kanalizimit në pije kualitative shkruan Newsweek. Uji i ricikluar i kanalizimit vazhdon të përdoret për ujitje në Oregon, sikurse edhe për rimbushjen e ujërave nëntokësore. Por, është hera e parë që shteti ka shqyrtuar lejimin për konsum të njerëzve.
The post Birrë prej ujit të kanalizimit appeared first on Gazeta Tribuna. |
| Ja çfarë rrëfen Lutfiu, vëllau i Ramadan Qehajes (video) Posted: 04 Jan 2017 02:04 AM PST Në emisionin LEMzA' ku këtë javë ishte i ftuar Gjeneral major Ramadan Qehaja i cili rrëfen shumë të pathëna për jetën e tij personale dhe ushtareke. Pjesë e inserteve gjatë emisionit ishte edhe vëllau i Gjeneralit, Lutfi Qehaja. Ai rrëfeu momente emocionuese dhe shumë sfida që kishin përjetuar si fëmijë. Ai poashtu tregon shumë të pathëna për Gjeneralin, të cilat mund t’i zbuloni duke klikuar në linkun e mëposhtëm. /Gazeta Tribuna/ The post Ja çfarë rrëfen Lutfiu, vëllau i Ramadan Qehajes (video) appeared first on Gazeta Tribuna. |
| Gjermania do të hapë tregun për punëtorët nga Ballkani Posted: 04 Jan 2017 02:04 AM PST Nga viti që vjen, Berlini do t'i hapë rrugë lëvizjes së ligjshme të fuqisë punëtore nga Ballkani drejt Gjermanisë. Sekretarja e Shtetit në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale të Gjermanisë, Anette Kramme, në një bisedë me "Deutsche Welle" përsëriti edhe një herë atë që zyrtarët e lartë gjermanë nuk kanë ngurruar ta bëjnë të qartë në më shumë se një rast: shqiptarët nuk kanë mundësi për azil politik. Por nga viti që vjen, Berlini do t'i hapë rrugë lëvizjes së ligjshme të fuqisë punëtore nga Ballkani drejt Gjermanisë. 2016-a, pohon Kramme, do të shënojë hapjen e tregut gjerman të punës për shtetasit e Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës. Sipas propozimeve të tanishme, parashikohet që nga këto vende, të pranohen rreth 20.000 punëtorë në vit. Ligji i ri do të jetë i vlefshëm deri në 2020, kur do të bëhet rivlerësimi i tij. "Prej këtyre rregullave mund të përfitojë Gjermania, por edhe vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor", thotë zyrtarja e ministrisë gjermane të Punës. E pyetur nga "Deutsche Welle", se çfarë do të ndryshojë më konkretisht me ligjin e ri, Kramme jep këtë përgjigje: "Deri tani jemi në situatën ku emigrantët mund të vijnë në Gjermani vetëm nëse kanë ndonjë kualifikim të posaçëm. Ose kategorizohen si akademikë dhe mund të vijnë përmes Blu Card-it. Kjo është mundësia e parë. Mundësia tjetër është për personat me një profesion të caktuar, për të cilin rezulton se ka mangësi në Gjermani. Ne tani do ta hapim tërësisht tregun e punës për të ardhurit nga Ballkani, por me kushtin e parë absolut që të ketë një vend pune vakant". Kushti tjetër është që për këtë të japë pëlqimin edhe Agjencia Federale e Punës, e cila të sigurojë, se për vendin në fjalë nuk ka ndonjë kandidat nga Gjermania apo nga shtetet e tjera të Bashkimit Evropian. Ndërkohë që kushtet e punës duhet të jenë të barabarta. Sa i përket problemit që kanë qytetarët e Kosovës me vizat, si i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që nuk gëzon lirinë e lëvizjes pa viza në BE, Kramme thekson se në këtë rast, autoritetet gjermane do të mundësojnë lehtësimin e procedurës së dhënies së vizave, e cila do të jetë më e shpejtë dhe më e thjeshtë./ Top Channel The post Gjermania do të hapë tregun për punëtorët nga Ballkani appeared first on Gazeta Tribuna. |
| Posted: 04 Jan 2017 02:03 AM PST Një qytetarë është plagosur në rrugën “Skender Rexhepi” në Klinë. Policia e Kosovës njoftoi se rrethanat e kësaj ngjarje janë ende të panjohura, por se është arrestuar personi që dyshohet se e ka kryer këtë vepër. Viktima, e cila mori plagë nga një armë zjarri, në fillim është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, por për shkak të gjendjes së rëndë është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Policia tregon se në vendin e ngjarjes njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar një revole të tipit "Zazamin", një karikator dhe një gëzhojë. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar. Njësiti përkatës policor është duke e hetuar rastin. The post Plagoset një person në Klinë appeared first on Gazeta Tribuna. |
| Bajrami: Studentët do të pranohen mbi bazën e meritave Posted: 04 Jan 2017 02:03 AM PST Në shumicën e njësive akademike të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina", sot po mbahen provimet pranuese për studentët e rinj. Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, tha se provimi pranues në UP po administrohet ë mënyrë profesionale. Ai tha se studentët do të pranohen në bazë të meritave. " Jemi në vëzhgim të fillimit të provimit pranues . ” Tani po ndërtojmë një sistem ku studentët do të pranohen mbi bazën e meritave . Universiteti i Prishtinës po del që është universiteti më i kërkuar në Kosovë dhe kjo flet se akoma është i pari për nga cilësia, por kjo na obligon neve që bashkë me Universitetin e Prishtinës të punojmë në ngritjen e mëtejshme të cilësisë , që të arsyetojmë këtë pritje dhe besim që kanë studentët sepse siç po shihet për afër 8 mijë vende ne kemi afër 20 mijë aplikacione dhe kjo tregon se Universiteti i Prishtinës vazhdon të jetë lider në Kosovë dhe vazhdon të jetë më i kërkuar në tregun kosovar të arsimit të lartë", ka thënë Bajrami. Rektori I Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu, tha se këtë vit do të pranohen 7873 studentë. Ai tha se është i kënaqur me rrjedhëne provimit pranues. "Pas një angazhimi të shtuar të stafeve menaxhuese të njësive akademike dhe stafit qendror të universitetit për përgatitjen e provimit pranues dolëm të shohim se a po funksionon ashtu si i kemi paraparë procedurat . Deri më tani jemi të kënaqur me rrjedhat e provimit pranues dhe shpresoj që rezultati do të jetë po ashtu në rregull, I pranueshëm aq sap o shihet në mëngjes në fillimin e provimit pranues. Do të pranohen 7873 studentë këtë vit, gjithsej", ka thënë Zejnullahu.
The post Bajrami: Studentët do të pranohen mbi bazën e meritave appeared first on Gazeta Tribuna. |
| Hoti: Kosova drejt finalizimit të negociatave për termocentralin e ri Posted: 04 Jan 2017 02:03 AM PST Në Washington po mbahen këtë javë takimet e pranverës të Bankës Botërore, ku përfaqësuesit e financave dhe ekonomisë të vendeve të ndryshme të botës këmbejnë eksperiencat e tyre. Në këto takime po merr pjesë edhe Ministri i Financave i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili ishte i ftuar për një një bisedë në studion e Zërit të Amerikës. Zoti Hoti foli mes të tjerash, për programet e qeverisë që do të ndihmojnë në shtimin e vendeve të punës, për përpjekjet që po bëhen për zgjedhjen e investitorëve për ndërtimin e termocentralit të ri të Kosovës, si dhe për çështje që lidhen me buxhetin dhe rritjen e pagave për punonjësit. The post Hoti: Kosova drejt finalizimit të negociatave për termocentralin e ri appeared first on Gazeta Tribuna. |
| Zëvendësministri Hoti viziton legjendën e boksit Aziz Salihu në Turqi Posted: 04 Jan 2017 02:02 AM PST
Në emër të kryeministrit Isa Mustafa dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, zëvendësministri i MKRS-së, Rexhep Hoti, ka vizituar boksierin legjendar, Aziz Salihu në Turqi. Në përcjellje të zëvendësministrit ishte edhe sekretari permanent i MKRS-së, Veton Firzi të cilët takuan fituesin olimpik dhe sportistin e shekullit, z. Salihu. Zëvendësministri Hoti, gjatë takimit, i përcolli boksierit legjendar mbështetjen dhe interesimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe MKRS-së dhe i uroi shërim sa më të shpejtë. Me këtë rast, zëvendësministri paraqiti edhe mbështetjen financiare për sportistin Salihu në shumë prej 5.000 euro. Fituesi i medaljes olimpike dhe tri herë pjesëmarrës në Olimpiadë, z. Salihu falënderoi zëvendësministrin për vizitën dhe mbështetjen e Qeverisë së Kosovës dhe MKRS-së. Ai u shpreh shumë i kënaqur me interesimin që institucionet qeveritare në vend po i japin. E në anën tjetër, zëvendësministri Hoti u shpreh se përkrahja për sportistin Salihu nuk do të mungojë asnjëherë dhe se Kosova krenohet përjetësisht me sukseset dhe kontributin e tij për sportin në vend. The post Zëvendësministri Hoti viziton legjendën e boksit Aziz Salihu në Turqi appeared first on Gazeta Tribuna. |
| Dënohen 11 prishtinas për përdorim të fishekzarrëve Posted: 04 Jan 2017 01:17 AM PST Në natën e ndërrimit të moteve në kryeqytet ka pasur përdorim të vogël të fishekzjarrëve, ndërkohë që autoritetet komunale kanë bërë të ditur se brenda 24 orësh janë shqiptuar 11 gjoba, shkruan sot "Koha Ditore". Erzen Vraniqi, zyrtar për media në Komunë, ka thënë për "Kohën Ditore" se ndaj shkelësve të urdhëresës së Komunës janë shqiptuar 11 gjoba vetëm gjatë 24 orëve të ndërrimit të moteve. "Gjobat janë shqiptuar për shkak të përdorimit dhe shitjes së mjeteve piroteknike në hapësira publike", ka thënë Vraniqi. The post Dënohen 11 prishtinas për përdorim të fishekzarrëve appeared first on Gazeta Tribuna. |
| You are subscribed to email updates from Gazeta Tribuna. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





