“Berisha, titullar në barazimin e Anzhit” plus 6 more Gazeta Tribuna

“Berisha, titullar në barazimin e Anzhit” plus 6 more Gazeta Tribuna


Berisha, titullar në barazimin e Anzhit

Posted: 25 Jan 2017 03:48 AM PST

Mesfushori kosovar i Anzhit ka qenë sërish titullar ditën e sotme në ndeshjen që skuadra e tij luajti në "shtëpi" ndaj kryesuesve të Rostov.

Përballja mes tyre u mbyll me rrjeta të paprekura teksa Berisha ishte për 90 minuta në fushën e lojës duke qenë ndër më të mirët për ekipin e tij.

Edhe pse Anzhi ndodhej në vendinne fundit, ka zhvilluar një ndeshje tepër pozitive duke ndalur ekipin e Rostov që këtë sezon kryeson renditjen, shkruan "Minuta90".

Bernad Berisha i dërgon kështu edhe sinjale trajnerit të Kombëtares, Gianni De Biasi që ai meriton më shumë vëmëndje.

 

The post Berisha, titullar në barazimin e Anzhit appeared first on Gazeta Tribuna.

Posted: 25 Jan 2017 03:47 AM PST

Hajvalia mundi Drenicën 3:1 në "Bajram Aliu", falë një rikthimi të avantazhit në minutat e fundit të ndeshjes. Më poshtë mund ta shihni kronikën e përgatitur nga "Tribuna Channel".

 

The post appeared first on Gazeta Tribuna.

Kosova, kushti i rrugës integruese të Serbisë

Posted: 25 Jan 2017 03:47 AM PST

Gjermania dhe partnerët evropianë presin një normalizim të plotë të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës përmes një marrëveshje e cila i detyron të dy palët, tha ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier, para vizitës së tij në Serbi, që do ta zhvillojë të martën.

Ai në një intervistë për Tanjug, tha se kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE të Serbisë, janë të njohura dhe ato nuk kanë ndryshuar.

Ministri gjerman tha se është i vetëdijshëm se ky proces do të jetë i gjatë dhe i vështirë.

Ai shtoi se njohja e Kosovës nga ana e Serbisë, nuk është kusht që i është vënë Beogradit për integrim në BE, dhe këtë nuk ja ka thënë as qeveria gjermane.

"Gjermania është e angazhuar që hapjen e kapitullit 35 të rrugës së integrimit të Serbisë në BE, ta lidh me normalizimin e plotë të marrëdhënieve – dhe implementimin e marrëveshjes së nënshkruar më 19 prill të vitit 2013", ka thënë ai.

Ai theksoi se në Beograd vjen me mesazhin se Gjermania mbetet partner i besueshëm i Serbisë në rrugën e saj drejt BE-së.

The post Kosova, kushti i rrugës integruese të Serbisë appeared first on Gazeta Tribuna.

‘Drenica’ zbehë gjasat për krijimin e Gjykatës Speciale (Video)

Posted: 25 Jan 2017 03:46 AM PST

Dënimi i ish komandantëve të UÇK-së i njohur si "Grupi Drenica", nga Gjykata Themelore në veri të Mitrovice e ka vënë në dyshim krijimin e Gjykatës Speciale. Pikërisht pas dënimit të eprorëve më të lartë të UçK-së, nga ana e gjyqtarëve të EULEX-it, është rritur numri i kundërshtareve të Speciales. As kërcënimi se nëse të premten Kuvendi nuk e themelon Specialen këtë do ta bënte Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara nuk po i bindë deputetët e opozitës, por edhe disa të pozitës qe të votojnë pro themelimit të saj. Përveç opozitës e cila në tërësi do të votojë kundër Speciales, vota kundër pritet të ketë edhe nga mazhoranca.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë për Tribuna Channel se vendimi i EULEX-it ndaj rastit Drenica vetëm sa i ka qartësuar vendimin saj karshi Speciales. Musliu ka thënë se ndihet më e qetë në ndërgjegjen e saj. Ajo thotë se do t'i qëndroj parimit të saj dhe se në seancën e se premtes do të votoj kundër.
Edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se deputetët që janë kundër kësaj gjykatë nuk janë kundër drejtësisë, por janë kundër padrejtësie, e cila sipas tij, po i ofrohet Kosovës dhe luftës se saj të drejtë. Selimi thotë se vendimin e djeshëm është një argument më shumë se çfarë mund të ofrojnë kjo gjykatë në të ardhmen. Sipas tij, Specialja do të prodhonte aktgjykime edhe me të këqija.
Shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj Bujupi ka thënë se të gjithë deputetët e AAK-së do të votojnë kundër. Vendimi sipas saj, është marrë nga të gjitha strukturat e partisë dhe se grupi parlamentar i AAK-së do ta respektojë atë.
Bujupi thotë se aktgjykimi i djeshëm është një argument shtese qe gjykata është krejt e panevojshme dhe nuk duhet të votohet.
Për më shumë hollësi ndiqeni videon në vazhdim/Tribuna Channel/

The post 'Drenica' zbehë gjasat për krijimin e Gjykatës Speciale (Video) appeared first on Gazeta Tribuna.

MASHT: E papranueshme të kërcënohen

Posted: 25 Jan 2017 03:46 AM PST

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) ka reaguar ndaj kërcënimeve që janë bërë dje ndaj dy inspektorëve të arsimit, B. Halimi Zagragja dhe S. Sadriu, në vendin e tyre të punës.

MASHT thekson se kërcënimi vjen në kohën kur inspektorati i arsimit po fuqizohet në funksion të rritjes së rregullit dhe cilësisë në sistemin arsimor.

"Është e papranueshme që të kërcënohet kushdo për punën e tij, aq më parë kur kjo bëhet nga një mësimdhënës, misioni i të cilit është edukimi dhe arsimimi i brezave të rinj. Ministria e Arsimit kërkon nga organet kompetente që të ndërmarrin masa përkatëse ndaj kërcënuesit, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten", thuhet në njoftim.

The post MASHT: E papranueshme të kërcënohen appeared first on Gazeta Tribuna.

Çka po reklamon Vildanja ? (Foto)

Posted: 25 Jan 2017 03:46 AM PST

Modelja shqiptare Vildane Zeneli nuk din të ndalet me foto provokuese.

Ajo këtë gjë më së miri e bënë në rrjetin social Instagram duke postuar fotografi te nxehta.

Sic duket Vildanen nuk po e ndal as koha e keqe që te tregoj format e saj bombastike.

Ajo ka postuar të pasmet e saja sexy të cilat tregojnë më së miri format e saja trupore.

The post Çka po reklamon Vildanja ? (Foto) appeared first on Gazeta Tribuna.

Dani dhe Shkurta vijnë me ritëm

Posted: 25 Jan 2017 03:45 AM PST

Prurjeve të reja muzikore do t'i shtohet një bashkëpunim mjaft interesant mes Ramadan Krasniqi- Danit dhe Shkurte Gashit.

Artistët e njohur do të vijnë me një projekt të përbashkët, realizimi i të cilit tashmë ka përfunduar.

Dani për Telegrafin zbuloi se me këtë këngë, për videoklipin e së cilës është kujdesur produksioni "Asha" , ai dhe Shkurta do të sjellin shumë ritëm pasi kënga është ritmike.

Sipas këngëtarit çdo gjë rreth këtij projekti tashmë është finalizuar dhe pritet që brenda kësaj jave të bëhet publikimi i tij./Telegrafi/

The post Dani dhe Shkurta vijnë me ritëm appeared first on Gazeta Tribuna.