Deri më 16 janar 2017 , zt.Ramush Haradinaj hiqet
nga lista e Interpolit
Avokati i Ramush Haradinajt, Arianit Koci gjatë një intervistë në InfoBox të RTV Dukagjinit e ka përjashtuar mundësinë e ekstradimit të kreut të AAK-së në shtetin e Serbisë, por shton se kjo e fundit mund ta zvarris procesin, dhe Haradinajn ta mbahet në Francë për 40 ditë.
“Është bërë kërkesa me 16 dhjetor dhe 30 ditë nevojitet për tu aprovuar kjo kërkesë prej Interpolit. Sa kam unë informacion, asnjë kërkesë deri më tani, Interpoli nuk ja ka refuzuar UNMIK-ut. Sot e kam kuptuar që është bërë kërkesa me 16 dhjetor dhe pritet që deri më 16 janar kjo të hiqet”, tha ai.
Ai madje thotë se Policia e Kosovës ka kërkuar nga Interpoli që nga Listat e Serbisë, të largojë 20 persona, brenda të cilëve është edhe Ramush Haradinaj, dhe pret që kjo fshirje nga këto lista të ndodh nga 16 janari i 2017-tës.
Kërkesën e ka bërë Policia e Kosovës nëpërmes UNMIK-ut për 20 individë,ku në mesin e tyre është edhe gjenerali Ramush Haradinaj.
(https://www.youtube.com/watch?v=SEVtcaq_hlQ)
Haradinaj në Slloveni ishte arrestuar me 17 qershor të viti 2015 dhe ishte liruar me të 19 qershor të atij viti, ndërkohë që në Francë u arrestua me 4 janar dhe ende vazhdon të mbahet i ndaluar.
Arsyeja sipas Gjykatës franceze ështe se duhet pritur kërkesa zyrtare e Serbisë për ekstradimin e Haradinajt.
Haradinaj, sipas urdhër-arresti të lëshuar nga Prokuroria Speciale për Krime Lufte në Serbi, akuzohet për torturim të serbëve dhe pjesëtarëve të komuniteteve të tjera pakicë gjatë periudhës së luftës së fundit në Kosovë. Ndërsa Kosova e ka të pamundur qasjen në listat e interpolit pasi që nuk është anëtare e kësaj organizate.
Media ka cituar Ministrinë e Drejtësisë në Serbi, të ketë thënë se i nevojiten dy deri në katër ditë për përkthimin e dokumentacionit. Tek pas kësaj, do të dërgohet kërkesa për ekstradim.
“Fjala është për një dokumentacion vëllimor të Prokurorisë dhe tani çdo gjë varet nga përkthyesit. Sapo të përfundojë kjo punë, do ta dërgojmë kërkesën për ekstradim, citon kjo gazetë të kenë thënë zyrtarë kabinetit të ministres serbe të Drejtësisë Nela Kuburoviq.
Për Aleancën për Ardhmëninë e Kosovës, ky ndalim është i paqartë dhe i pashpjegueshëm.
Zëdhënësi i kësaj partie, tha se ky arrestim është politik dhe nuk mund të prodhoj rezultat tjetër.
“Është shumë e paqartë pse ka një ndryshim kurse nga rasti i Sllovenisë me të Francës! Nuk po mund të spekuloj, por vet kryeministri serb ka shpërfaqur një qëndrim krejtësisht tjetër. Me sa mbaj mend në rastin e Sllovenisë ka pas thënë se ndalimi i Haradinajt është orientuar kundër Serbisë, ndërkaq tani po qëndron pas fletarrestit për Haradinajn! Duket që tash ka tjera agjenda ndaj Kosovës. Rasti i Haradinajt është politik dhe nuk mund të prodhoj rezultat tjetër, por qasja këtë herë është krejt e pashpjegueshme!”, ka thënë Nitaj për Insajderin.
Por ai nuk ka shpjeguar se për “cilat agjenda tjera” ndaj Kosovës bëhet fjalë dhe as nuk ka komentuar faktin se përse është vonuar dorëzimi i kërkesës për ekstradimin e Haradinajt në Francë.
Gjykata franceze ka mbajtur të ndaluar liderin e AAK-së me arsyetimin se është duke pritur kërkesën zyrtare nga Serbia për ekstradim.
Ish-kryeministri i Kosovës, që është shpallur i pafajshëm nga dy gjykime në Tribunalin e Hagës, për krime lufte në Kosovë, por fletë-arrestet ndaj tij mbeten aktive ende si në Slloveni ashtu dhe në Francë pasi që Kosova nuk mund të ketë qasje në listat e personave të kërkuar nga INTERPOL-i, si pasojë e mos anëtarësimit të vendit në këtë organizatë.
Zëdhënësi për media në Ministrisë e Jashtme të Francës, Romain Nadal, tha sot në Paris se “veprimi ligjor ndaj Ramush Haradinajt nuk ka dimensione politike”.
Ai tha se “procedurat që po zhvillohen ndaj Ramush Haradinajt janë çështje ligjore, të nisura mbi bazën e kërkesës së Interpolit”.
Zëdhënësi Romain Nadal tha në një konferencë me gazetarë se ky rast “nuk e ndryshon politikën e vazhdueshme të Francës dhe mbështetjen e saj për pajtimin në rajon si dhe vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.
Ai tha se “autoritetet gjyqësore në Francë janë marrë me çështjen në mënyrë të kujdesshme” dhe se “procedurat tani janë çështje të autoriteteve të drejtësisë”.
“Franca është ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ka marrëdhënie të afërta dhe miqësore me të”, tha zëdhënësi Nadal gjatë konferencës me gazetarë.
Romain Nadal tha se “Ramush Haradinaj u arrestua më 4 janar 2017 në aeroportin e Basel-Mulhouse mbi bazën e një kërkese për arrest të përkohshëm të lëshuar nga Interpoli dhe u zbatua në mënyrë automatike, në përputhje me angazhimet ndërkombëtare të Francës”.
Ndalimi i Ramush Haradinajt në Francë u bë mbi bazën e një fletarresti të autoriteteve të Serbisë, që daton nga viti 2004, me të cilin akuzohet për krime lufte në Kosovë në periudhën e viteve 1998-1999.
Avokatja franceze z.Rachel Lindon do ta mbrojë ditën e ejtë gjenralin e Kosovës zotëri Ramush Haradinajn ,në seancën e datës 12 janar 2016
Avokatja Parisjene znj. Rachel Lindon
do ta mbrojë gjeneralin e Kosovës Ramush Haradinaj
Avocat au Barreau de Paris
Avocat au Barreau de Madrid
Avocat inscrit à la Cour Pénale Internationale
Ancien Secrétaire de la Conférence
E-mail rl@atticusavocats.com
Tél. +33 (0)1 53 24 61 70
Ligji në Francë nuk lejon që një avokat i huaj ta mbroj një person që gjykohet në këtë vend. Prandaj, Rachel Lindon do të jetë avokatja që do ta mbroj zotëri Ramush Haradinajn në seancën e dtaës 12 janarit 2017. Ndërsa avokati zt.Arianit Koci do të jetë aty për ta asistuar atë. Ajo është një avokate e njohr nga Parisi e specializuar në çështjen e ekstradimeve ndërkombëtare.
Ndalimi i ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt në Francë u bë më 4 janar 2017 mbi bazën e një fletarresti të autoriteteve të Serbisë, që daton nga viti 2004, me të cilin akuzohet për krime lufte në Kosovë në periudhën e viteve 1998-1999. për këto akuza, Ramush Haradinaj ishte gjykuar dy herë nga Tribunali Penal i Hagës dhe dy herë ishte shpallur i pafajshëm.
Arrestimi i Ramush Haradinaj akt befasues e shokues,
Franca të reagojë!
Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, po zhvillon një vizitë në selinë e AAK-së, ku ka shprehur pakënaqësitë e tij dhe solidaritetin pas arrestimit të liderit të kësaj partie, Ramush Haradinaj, nga autoritetet franceze.
“Arrestimi i Haradinajt ishte akt befasues dhe shokues”, ka thënë Meta.
“Dua të shpreh keqardhjen për këtë ndalim shokues. Shpresojmë dhe besojmë do të marr fund pasi ai nuk është qytetar i Serbisë, por i Kosovës. Është simbol dhe krenari për të gjithë shqiptarët. Franca si vend demokratik dhe njëkohësisht që e ka njohur Kosovën do t’i përmbahet konventave ndërkombëtare duke i dhënë mesazh të qartë tekave të Serbisë”, ka thënë ndër të tjera kryeparlamentari Ilir Meta.
Ai ka thënë se do t’i dërgojë homologes së tij serbe një shkresë në lidhje me këtë rast, ndërsa ka shtuar se ka kontaktuar me homologun e tij francez menjëherë pas marrjes së lajmit për arrestim pasi që, siç tha ai, “duam që këtij rasti t’i jepet fund pasi kemi të bëjmë me një simbol të sakrificës shqiptare”
Shqipëria “ndez” diplomacinë për lirimin e
zt.Ramush Haradinajt
Në këtë letër që e ka siguruar Klan Kosova, Leskaj thotë se një vendim i tillë është i papranueshëm si dhe përbën shkelje flagrante të të drejtave themelore të njeriut.
“Kryetari i AAK-së, bazuar në vendimet e të dy Dhomave të Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavinë është liruar nga çdo akuzë e përpara vitit 2004, për rrjedhojë ky ndalim është i paligjshëm dhe absurd”, thuhet në letrën e nëkryetares së Kuvendit të Shqipërisë.
Leskaj kërkon një reagim dhe qëndrim të Asamblesë Parlamenatare të Këshillit të Evropës pasi sipas saj, një ngjarje e tillë nuk mund ta lërë indiferente këtë instituvion, që promovon dhe angazhohet seriozisht në respektimin e të drejtave të njeriut në gjithë Ballkanin.
Pedro Agramunt, President of the Parliamentary
Assembly of the Council of Europe, Strasburg.
Letra e Nënkryetares së Kuvendit, znj. Valentina Leskaj për Presidentin e Asamblesë Parlamentare të KiE-s, z. Pedro Agramunt
I dashur President,
Kam kënaqësinë e veçantë që t’ju dërgoj sërish urimet e mia më të mira për Vitin e Ri 2017! Nisur nga ngjarja e fundit e ndalimit në France të Kryetarit të partisë së AAK-së (Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës) z. Ramush Haradinaj më lejoni të parashtroj qëndrimin tim si Kryetare e Delegacionit të përhershëm parlamentar pranë KiE-s.
Ndalimi i z. Ramush Haradinaj në një vend të KiE-s, bazuar në një urdhër të vjetër arresti të Serbisë, është i papritur e njëkohësisht i papranueshëm. Ai përbën një shkelje flagrante të të drejtave themelore të njeriut. Kryetari i AAK-së, bazuar në vendimet e të dy Dhomave të Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavinë, është liruar nga çdo akuzë e përpara vitit 2004, për rrjedhojë ky ndalim është i paligjshëm dhe absurd. Prishtina dhe Beogradi janë angazhuar në një proces të vështirë dialogu, nën vëzhgimin e BE-së dhe një veprim i tillë nga një vend anëtar i BE-së dhe KiE-s dëmton këtë proces shumë të rëndësishëm për të dy vendet dhe për rajonin.
Ky veprim jo vetëm që nuk ndihmon normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve por krijon precedentin e rrezikshëm të mosrespektimit të drejtësisë dhe shkeljes së të drejtat themelore të njeriut (vendimet e Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavinë). Një ngjarje e tillë nuk mund ta lërë indiferent KiE-n, e cila është angazhuar seriozisht në promovimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut jo vetëm në Kosovë por në të gjithë rajonin e Ballkanit. Personalisht mirëpres një reagim dhe qëndrim të KiE-s si dhe kontributin e saj për lirimin e menjëhershëm të z. Haradinaj dhe sensibilizimin e të gjitha vendeve anëtare për mos përsëritjen e precedentëve të tillë në të ardhmen shkruan nënkruetarja e parlamentit shqiptar znj.Valentina Leskaj
Arrestimi i Ramush Haradinajt, Tahiri letër Interpolit: Anuloni udhër-arrestet e Serbisë
Ministri i Brendshem shqiptar Saimir Tahiri i dergoi nje leter Interpolit ku kerkon anulimin e urdher arresteve te Serbise, dhe lirimin e Ramush Haradinajt, i cili po mbahet i arrestuar ne France per nje jave.
Duke i kujtuar se Haradinaj është udhëheqësi i luftës së Kosovës kundër gjenocidit serb, ministri Tahiri shton se zbatimi i urdhër-arrestit cënon parimet themelore të drejtësisë penale, si edhe të drejtat e njeriut.
“Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të institucionit që unë drejtoj, të shpreh konsideratën më të lartë për punën tuaj si dhe t’Ju falënderoj për bashkëpunimin e shkëlqyer më Policinë e Shtetit shqiptar gjatë vitit të kaluar. Nga ana tjetër, kam ndjekur me shqetësim të madh arrestimin e ish-Kryeministrit të Kosovës, njëherazi dhe një nga udhëheqësit e luftës së Kosovës kundër genocidit serb, z. Ramush Haradinaj, në Paris në datë 4 janar 2017, në zbatim të një Urdhër Arresti të INTERPOL-it”, shkruan ministri.
Ministri Tahiri thekson në letër, se zbatimi i këtij Urdhër Arresti, cënon parimet themelore të drejtësisë penale, si edhe të drejtat e njeriut.
“Haradinaj, subjekt i këtij Urdhër Arresti është hetuar, gjykuar dhe gjetur i pafajshëm nga Gjykata për Krimet e Luftës në Ish-Jugosllavi, me seli në Hagë, një autoritet gjyqësor ndërkombëtar i posaçëm që ka marrë një vendim për pafajësinë e tij, pas një procesi të gjatë e të drejtë, në përputhje me të gjitha normat ndërkombëtare të drejtësisë penale. Gjykimi dy herë për të njëjtën vepër penale është në kundërshtim të hapur me këto parime dhe në shkelje të të drejtave të njeriut, si dhe, në këtë rast, një precedent që bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare”, vë në dukje Tahiri.
Ministri nënvizon se Urdhër Arresti ka gjithashtu probleme formale dhe proceduriale, duke renditur 3 prej tyre. “Në këtë Urdhër Arrest, z. Ramush Haradinaj konsiderohet ende shtetas i Republikës Federative të Serbisë dhe Malit te Zi, entitet shtetëror i cili ka pushuar së ekzistuari që në vitin 2006;
më lejoni gjithashtu t’Ju rikujtoj se personi subjekt i Urdhër Arrestit ndërkombëtar në datë 6 qershor 2005 është ndaluar më parë nga autoritetet sllovene bazuar në të njëjtin Urdhër Arresti dhe është liruar menjëherë pasi autoritetet e kanë konsideruar atë si të pazbatueshëm;është e nevojshme gjithashtu të rivlerësohet nëse Urdhër Arresti ndërkombëtar plotëson kriteret e përcaktuara nga neni 3 i Kushtetutës së Interpol nga Konventa Evropiane për Ekstradimin”, pohon ministri i Brendshëm shqiptar në letër.

Insinuatat e kryeëetnikut serb "Sllobës së vogël"
Sloba i vogë serb -Ministrri i Punëve të Jashtme i Sërbisë ,çetniku serb zt. Ivica Daçiq nuk të ndaluar me propagandën kundër shqiptarëve, pasi ka deklaruar se diaspora shqiptare planifikon të marrë nën kontroll një nga objektet e misioneve diplomatike apo konsullore të Serbisë.
Sipas tij, qëllimi i një veprimi të tillë është që të detyrojë Serbinë të heqë dorë nga kërkesa për gjykimin e Ramush Haradinajt.
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, ka deklaruar se lidhur me një gjë të tillë janë informuar policia dhe organet e sigurisë të këtyre vendeve, dhe të gjitha misionet diplomatike dhe konsullore të Serbisë,
“Kjo tregon për atë se për çfarë janë politikanët shqiptarë të gatshëm – madje edhe për terrorizëm”, ka shtuar Slloba i Vogël alias Ivica Daçiçi me prejardhje nga Prizreni i Kosovës.
Shqiptarët në protestë, tundin Nju Jorkun për lirimin e gjenralit shqiptar Ramush Haradinajt
Disa dhjetëra shqiptaro-amerikanë janë mbledhur dhe kanë protestuar sot përpara konsullatës serbe në Nju Jork, duke kërkuar lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, dhe ish-luftëtarit të lirisë, Ramush Haradinaj.
Shqiptarët e Amerikës kanë bashkuar zërat e tyre me ata që bëjnë thirrje për anullimin e urdhërave të tilla që kërkojnë të paraqesin agresorin si viktimë dhe viktimën si agresor për ngjarjet e përgjakshme të viteve 1990,shkruan mes tjerash gazetari i gazetës "Diellit" zt. Beqir Sina.
Protestë gjithë popullore për lirimin e Ramush Haradinajt nga paraburgimi në Francë
Më adtën 11 janar 2016 do të mbahet protestë gjithë popullore për lirimin e ish kryeministrit dhe liderit të AAK-së, gjenrali kosovar Ramush Haradinaj, i cili është ndalur nga policia franceze javën e shkuar, në bazë të një urdhër arresti të Serbisë të vitit 2014.
Protesta mbahet me moton “Kundër fyerjes dhe padrejtësisë” në qytetet Prizren, Gjilan, Pejë, Mitrovicë, Gjakovë dhe Ferizaj dhe fillon në ora 11:55.
Deputetja shqiptare në Parlamentin kroat ,
znj. Ermina Lekaj Prljaskaj
Ajo ka thënë se fletarresti i lëshuar nga Serbia është ndërhyrje në punët e brendshme të shteteve fqinj dhe mohim i sovranitetit të Kosovës.
Deklarata e plotë e deputetes Ermina Lekaj-Prljaskaj:
(APELI I DREJTUAR PËRFAQËSUESVE TË PARLAMENTIT EVROPIAN)
Po ju drejtohem në këtë mënyrë për shkak të arrestimit të shtetasit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj në Francë. Ky rast i pakëndshëm vetëm konfirmon arsyetimin e plotë të apelit, që ju si Deputetë të Parlamentit Evropian e keni paraqitur disa herë. Struktura normative e ashtuquajtur "Kompetenca rajonale" e gjyqësisë serbe, në kundërshtim me të gjitha traditat e qytetëruara ligjore, shprehet edhe një herë në këtë arrestimin e fundit, i cili vjen pas një seri të arrestimeve të shtetasve kroatë. Pasi që Kosova ende nuk është anëtare e Bashkimit Evropian dhe nuk është e përfaqësuar në Parlamentin Evropian, ju lutem në këtë mënyrë që, në pajtueshmëri me mundësitë dhe influencën tuaj politike, ti sensibilizoni kolegët e juaj për këtë çështje konkrete, e cila përsëri e hap çështjen parimore të ndërhyrjeve të gjyqësisë serbe, dhe në këtë mënyrë dhe politika, në punët e brendshme të shteteve fqinje, dhe rrjedhimisht edhe mohimin e sovranitetit si të Republikës së Kroacisë ashtu dhe Republikës së Kosovës,shkruan mes tjerash deputetja kroate me prejardhje shqiptare zonja Ermina Lekaj Prljaskaj.
Edhe në Vjenë do të protestohet për lirimin e gjenralit shqiptar Ramush Haradinajt
Sipas njoftimit zyrtar të http://www.albinfo.ch/ Dega e AAK-së për Austri njofton shqiptarët që jetojnë në këtë shtet se të mërkurën, më 11 janar 2017 do të protestohet në mënyrë demokratike para Ambasadë së Francës në Vjenë.
Pas protestave në Kosovë, në SHBA, Francë e gjetiu, edhe bashkatdhetarët tanë në Austri do të protestojnë kundër arrestimit dhe mbajtjes në paraburgim të Ramush Haradinajt.
Protesta do të zhvillohet nga ora 13 deri në orën 15, ndërsa adresa është: 1030 Wien, Shwarzenbergplatz.
Në Tiranë protestohet për lirimin e gjenerali shqiptar
Ramush Haradinjat
Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar, dega Tiranë, të enjten do të organizojë protestë paqësore në Tiranë përball Ambasadës franceze, për të kundërshtuar ndalimin e gjeneralit të UÇK-së, Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze pas një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.
“Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar, Dega Tiranë, më 12 janar (e enjte), në ora 11:00 ORGANIZON: PROTESTË PAQËSORE, Përball Ambasadës së Francës në Tiranë, rruga “Skenderbeu”, për lirimin e gjeneralit të UÇK-së, Ramush Haradinaj dhe në mbrojtje të dinjitetit kombëtar”, thuhet në njoftimin që është shpërndarë nga aktivistët e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar.
Në njoftim ftohen të aktivistët e LSHB-së dhe tërë shqiptarët padallim, organizatat kombëtare dhe partitë politike të marrin pjesë në këtë protestë.
Solidarizim gjithëkombëtar në lirimin e Heroit gjithëkombëtar zt.Ramush Haradinaj
Është i papranueshëm dhe i papresidencë akti i arrestimit të ish kryeministrit të Kosovës, z. Ramush Haradinaj në Francë për shkak të një urdhër -arresti nga shteti serb. E tërë bota e din se çfarë masakra ka bërë ushtria dhe policia serbe mbi popullatën shqiptare në Kosovë, prandaj të ndalet një luftëtar i shquar për liri dhe demokraci, siç është zoti Haradinaj, jo vetëm që është si akt i papranueshme, por bie në ndesh me parimet më themelore të një botë të lirë e demokratike.
Siç e dimë Serbia ka lëshuar shumë fletë-arrestesh për luftëtarët e lirisë që nuk u pajtiuan me terrorin serb që u ushtrua me dekada ndaj popullit liridashës të Kosovës. Ky akt është i dënueshëm dhe i papresidencë. Autoritetet franceze, duhet të mos bien pre e politikës shoveniste dhe gënjeshtrave të Beogradit. Kërkojmë që z. Haradinaj sa më shpejt të lirohet dhe t' i kthehet familjes dhe shtetit të Kosovës.
“Unë jam Haradinaj”
…prosteta mbarëshqiptare për lirimin e Ramush Haradinajt
Kjo është motoja me të cilën qytetarë të shumtë do të mblidhen te Piramida për të kërkuar lirimin e kreut të AAK-së Ramush Haradinaj që mbahet në burg nga autoritetet franceze.
Protesta do të zhvillohet në orën 1:00 më datë 14 janar 2017, e shtunë dhe jo vetëm në Tiranë por edhe në Prishtinë, Tetovë, Paris, Bruksel, Nju Jork, Zvicër, Berlin e kudo ku ka shqiptarë.
Dështimi i Kosovës në rastin Haradinaj!
Kosova dhe Shqipëria kanë dështuar në rastin Haradinaj. Kjo është më e paktë që mund të thuhet, ndërkohë që lideri i AAK – së, ndodhet prej disa ditësh në një burg të zakonshëm francez. Përtej postimeve në facebook dhe përtej patetizmit folklorik të liderëve politikë dhe qytetarëve të thjeshtë, duket se të dy vendet kanë qenë të papërgatitura për një histori të tillë. Një histori që i ndodhi Haradinajt, por që mund t’i ndodhte secilit prej ish luftëtarëve të UÇK – së në Kosovë.
Veç gjithë pikëpyetjeve që historia ndërthen në vetvete dhe që janë përmendur në një editorial më parë, ka një seri problemesh të tjera që tregojnë që gjërat nuk funksionojnë në thelb dhe jo në detajet e tyre.
E para, Kosova duhej të kishte kishte parandaluar skenarë të ngjashëm duke kushtëzuar krijimin e Gjykatës Speciale madje edhe bisedimet me Serbinë më anullimin e urdhërarresteve të lëshuar ndër vite, më shumë politikisht se sa juridikisht. Gjykata Speciale është votuar nga të gjithë; ajo ka mandat të plotë dhe supozohet të jetë asnjanëse. Vetë Serbia, nëse ka prova të tjera, duhej t’i drejtohet asaj, duke konsideruar si rrugën më të mirë dhe të drejtë të vënies në vend të drejtësisë për luftën e Kosovës. Nëse për Haradinajn ka argumentatë tjerë përtej atyre të vitit 2004, gjykuar dy herë në Hagë, atëherë Sërbia le ti drejtohet Gjykatës Speciale. Haradinaj dhe asnjë politikan Kosovar nuk do ta refuzojë gjykimin atje.
Në këtë kontakst edhe Shqipëria duhej të kishte ushtruar pjesën e saj të presionit diplomatik ndaj Serbisë duke i kërkuar anullimin e urdhërarresteve dhe gjykimin e personave të akuzuar nga një palë e tretë dhe e besueshme si Gjykata Speciale.
E dyta, Kosova dhe Shqipëria duhej të kishin sqaruar dhe të kishin bërë ç’është e mundur që Interpol të mos i shpërndante urdhërarrestet. Kjo vlen për shumë raste kur mandat arrestet janë konsideruar politike, ose të lëshuar ndaj disidentëve të regjimeve totalitare. Pra ka një praktikë të njohur dhe të zbatuar nga interpol prej vitesh. Vetë Interpol, e madje edhe Franca, kanë refuzuar të zbatojnë po këto mandate gjatë konferencës së Rambujesë, por edhe më vonë. Në këtë kontekst, kanë një precedent edhe me mandatin e vetë Haradinajt.
Së fundmi, diplomacia e Kosovës, duhet t’i kërkojë Francës zbatimin e rregullave dhe normave ndërkombëtare. Ramush Haradinaj është deputet, ai është i pajisur me pasaportë diplomatike, e cila parashikon sipas konventës së Vienës të 18 Prillit 1961, imunitet diplomatik. Ai kërkon një trajtim të diferencuar nga gjithë qytetarët e tjerë dhe ka të drejtën e ekstraterritorialitetit. Mbajtja e tij në një burg të zakonshëm, pa asnjë prej të drejtave që i takon me ligj, është shkelje flagrante e të gjitha ligjeve ndërkombëtare dhe Kosova nuk duhet ta tolerojë këtë. Reciprociteti është i vlefshëm edhe me një vend më të madhe më të fuqishëm. Në të kundërt përse do vlente ai.
Dhe e fundit, Kosova dhe Shqipëria, kanë shpërdoruar mundësinë që ju dha një kohë e artë në gjeopolitikën ndërkombëtare për ne. Në bëmë diçka, por jo gjithë atë që duhej për të konsoliduar pozitën tonë. Me gjasë situata po bëhet më e vështirë dhe dy shoqëritë tona janë përgjegjëse për humbjen e një shansi që duhej të kishin shfrytëzuar më mirë. Kjo është gjithsesi një temë e gjatë që kërkon një trajtim më të plotë më vonë.
Ndërkohë arrestimi i Haradinajt dhe trajtimi i tij, vetëm sa kanë pozuar një seri problemesh, që ne kemi qenë të paaftë për t’i zgjidhur dhe të paaftë për ti përballurshkruan mes tjerash gazetari shqiptar Blendi Fejziu nga Tirana.
Sa gjykata do e dënojnë Ramushin – dhe kosovarët?
Sa gjykata duhet t’i pranojnë kosovarët që Europa të bindet se jemi bashkëpunues me botën demokratike?
UNMIK dhe EULEX. Gjykatat lokale të Kosovës. Tribunali për Krime Lufte dhe tash Tribunali Special për Krimet e Luftës në Kosovë.
Të gjitha këto nuk mjaftojnë të kemi një ndërgjegje të qetë me drejtësinë?
Dhe, një polic i thjeshtë në aeroport të vogël europian e ka të drejtën – përtej Gjykatës Speciale për Krime Lufte – të burgosë politikanë kosovarë me pasaportë diplomatike.
Me kërkesë të Serbisë.
* * *
Pas akuzave të politikanit zviceran Dick Marty, përndryshe mik i ngushtë i Carla del Pontes, qarqe të ndryshme ndërkombëtare kërkuan ngritjen e Tribunalit për Kosovën. Jo për Serbinë si agresore, por për Kosovën që ishte viktima.
Pse?
Jurdikisht, moralisht dhe historikisht, pamë se ideja nuk kishte asnjë bazë konkrete, përkundrazi është kontraproduktive dhe më tepër se tendencioze. Sidomos edhe për shkak të faktit se shumica e kosovarët janë pro bashkëpunimit me organet ndërkombëtare në zbardhjen e anomalive që kanë mundur të kenë ndodhur gjatë luftës mbrojtëse.
Këtë gatishmëri kosovarët e kanë demonstruar që nga fillimet, madje duke shkuar pa asnjë rezistencë në Hagë.
Pikërisht për shkak të paaftësisë, mosefikasitetit dhe dështimit të këtij institucioni ndërkombëtar të ligjësisë, tash haraçin, edhe historik që do i nënshkruhet të gjitha gjeneratave që vijnë, duhet ta paguajë Kosova. Dhe, atë, duke u vulosur nga “Vendi viktimë i gjenocidit” në “Vend të krimeve eventuale”. Kjo është padrejtësia më e madhe që aleatët e saj ia bënë Kosovës, vendit që e çliruan bashkë me ata që sot duan t’i dënojnë.
Pse këto dilema?
Pse mendojmë se liria jonë të jetë mozaik precedentësh që minojnë çdo praktikë historike, që përdhosin logjikën e çdo ligjësie, që vënë në pikëpyetje moralin e çdo të drejte të qenies humane për t’u mbrojtur nga e keqja, agresioni?
Duke e parë historinë e problemeve, dukej e pakuptimte ideja për një Tribunal Special për Kosovën.
Pse kjo ide për Tribunal nga cilido aspekt del absurde?
Në “Deklaratën mbi krimet gjermane në Europën e pushtuar”, të 30 tetorit 1943, aleatët anti-nazistë vendosën që edhe pas luftës t’i ndjekin krimbërësit masivë. Më 8 gusht të vitit 1945 u nënshkrua marrëveshja ndërmjet vendeve kryesore të botës. Shtylla qendrore e kësaj marrëveshjeje ishte: “Gjermanët që kanë kryer krime të rënda në vende të tjera do t’iu dorëzohen organeve të drejtësisë të po atyre vendeve.
Ata që kanë qenë urdhërues krimesh të rënda, mirëpo nuk mund t’iu përcaktohet përgjegjësia konkrete në vendin e ngjarjes, do të dënohen – me një vendim të mëvonshëm – në vendin e tyre, pra në Gjermani”.
Si konsekuencë e kësaj marrëveshjeje u hap i famshmi proces i Nürnbergut, ai i Eichmann-it e të ngjashëm, që dënuan pjesën më të madhe të planifikuesve dhe ekzekutorëve të luftës dhe gjenocidit ndaj hebrenjve.
Duke u bazuar në këtë përvojë dhe mbi këto praktika e marrëveshje historike u ngrit edhe Tribunali për Ruandën, i cili për shkak të mungesës së infrastrukturës dhe qeverive që refuzonin bashkëpunimin detyroi ndërkombëtarët që gjykimi mos ta kishte parasysh vendin ku u kryen krimet, por jashtë.
E njëjta situatë u paraqit edhe në ish Jugosllavi, ku shumica dërrmuese e popullit dhe vendit prej nga vinin autorët e gjenocidit ndaj kosovarëve, boshnjakëve, kroatëve i konsideronin heronj e jo agresorë.
Në dokumentet themeluese të Tribunalit të Hagës – ky edhe ishte arsyetimi se pse gjykimet do të mbaheshin jo në Beograd, Zagreb, Sarajevë apo Prishtinë – ku edhe ishin kryer krimet masive, por në Hagë.
Kjo praktikë historike ndryshoi me “Carla-del-Ponten” e natyrës së hetuesisë (natyrisht në marrëveshje me Zoran Gjingjiqin, si kusht për ta dorëzuar Millosheviqin dhe të tjerët), e cila që nga aty e tutje nuk do t’i ndiqte më vetëm strategët, nxitësit dhe ekzekutorët e gjenocideve, por edhe viktimat e tyre.
Jo vetëm Sllobodan Millosheviqi dhe garda e tij që nisi luftën dhe ushtroi gjenocid në rajonet e ish-Jugosllavisë u mor në Hagë, por edhe komandantë ushtrish lokale, të dala nga shoqëritë që luftonin për mbrojtjen e popullatës dhe rezistencë ndaj agresorit. Atje përfunduan dhe u liruan disa nga komandantët e UÇK-së. Ndërkohë, vendet përkatëse – si agresori Serbia, ashtu edhe viktima Kosova, etj. – u kushtëzuan që të hetojnë dosje në rast se eventualisht paraqitet nevoja.
Nga pozita e agresores, Serbia padyshim se duhej të vepronte dhe të jepte rezultate në këtë drejtim. Kosovarëve nuk iu dha kjo mundësi direkte, për shkak të prezencës së EULEX-it, mision i cili kishte dhe ka për detyrë zbardhjen e delikteve të natyrës kriminale.
Megjithatë, para se të zbresim tek EULEX-i dhe Tribunali, është me rëndësi të analizojmë atë që ne e quajmë “thyerje të filozofisë së deritanishme të ligjësisë perëndimore”, apo “kriminalizim të viktimës që ka pasur fatin të shpëtojë gjallë”.
Më i çuditshmi në këtë proces për Tribunalin Special na duket qëndrimi amerikan. Ata që vijnë apo jetojnë në ato më shumë se 30 shtete të SHBA-ve që në ligjësitë e tyre kanë të ashtuquajturin “Stand-Your-Ground-Laws” (mos luaj nga vendi), i cili i jep të drejtën amerikanit që në mbrojtje të pragut dhe familjes nga agresioni i padrejtë dhe i jashtëm mos të ngurojë as të vrasë.
Parimi është i njëjtë edhe kur ai është më masiv: asnjëherë para Luftës në ish-Jugosllavi, dhe para personalizimit të filozofisë juridike nga Carla del Ponte nuk ka rastisur që para gjyqit të vihen edhe de-golianët e rezistencës franceze, as madje edhe egërsirat (sot historikisht të dokumentuara) e armatës së kuqe ruse që dhunuan mijëra gra polake, çeke, hungareze e gjermane, e as ndonjë milic që mbronte me armë Tutsit e Ruandës nga Hututë.
Tjetra që komplikon edhe më shumë involvimin e atyre që duan Tribunale edhe për mbrojtësit është i ashtuquajturi “Parim i vrasjes në mbrojtje të viktimës”. Edhe perëndimorët bombarduan e vranë në mbrojtje e sipër: ka gabuar ndonjë bombë cakun dhe ka ekzekutuar edhe civilë. Edhe ndonjë komandant i ushtrisë mbrojtëse edhe ndonjë civil shqiptar, për shkak të tërbimit, pasi që ka parë gjithë familjen pa koka e këmbë e krahë lamës së tij, ka bërë ndonjë vrasje.
Nëse ka raste të tilla, që edhe janë të izoluara, ligjësia ka të drejtë t’i akuzojë, pandehë dhe dënojë personat e tillë.
Mirëpo kjo nuk e ka justifikuar ngritjen e një tribunali mbi një vend që ka luftuar për liri, sepse në këtë mënyrë fabrikon parimin se çdo vendi mund t’i bëhet tribunal.
Pra, absurdizon dhe banalizon juridikisht dhe e moralisht misionin e Tribunaleve për Krimet e Luftës.
Megjithatë, Qeveria dhe politika kosovare edhe pse ka pësuar dështim historik sepse ka pranuar modelin e propozuar dhe nuk kërkon që t’i ndajë kompetencat me Task Force të krijuar në zbardhjen e krimeve të supozuara, lejon që prapë t’i bëhen edhe disa gjykime tjera.
Rasti i Ramush Haradinajt është shkelje brutale e gjithë asaj që është ndërtuar institucionalisht bashkë me ndërkombëtarët.
Sa gjykata duhet t’i pranojnë shqiptarët që Europa të bindet se jemi bashkëpunues me të dhe botën demokratike?
UNMIK dhe EULEX. Gjykatat lokale të Kosovës. Tribunali për Krime Lufte dhe tash Tribunali Special për Krimet e Luftës në Kosovë.
Të gjitha këto nuk mjaftojnë të kemi një ndërgjegje të qetë me drejtësinë?
Dhe, një polic i thjeshtë në aeroport të vogël europian e ka të drejtën – përtej Gjykatës Speciale për Krime Lufte – të burgosë politikanë kosovarë me pasaportë diplomatike.
Me kërkesë të Serbisë.
Për këtë sanksionohet Kosova.
Ne, qytetarët e saj, që kemi luftuar për liri dhe kundër gjenocidit.
EULEX është Evropa, UNMIK-u ka qenë bota brenda Kosovës.
U krijua edhe Gjykata Speciale për krime të luftës.
Atëherë, pse burgosen këta njerëz nëpër aeroporte pa urdhër të kësaj Gjykate?
Selia e këtij komisioni të përzier nuk është në Kosovë. Dhe prapë nuk i mjafton as Serbisë, as Evropës, dhe as shteteve që akuzojnë dhe burgosin kosovarët nëpër botë?
Nëse nazistët janë dënuar në vendin e tyre, hakmarrësit kosovarë, qofshin komandantë ose ata që vranë duke bërë krime ndaj fqinjëve, duhet të dënohen në Kosovë.
Nuk mund të ketë tribunal ndërkombëtar dhe gjyqtarë serbë në këtë proces.
Një popull që u mbrojt dhe luftoi për liri nuk mund ta pranojë një prokuror serb.
Këtë e kanë përkrahur institucionet e Kosovës duke e krijuar Tribunalin kundër Krimeve të Luftës.
Çfarë mund të bëjmë më shumë?
Serbia po luan me zjarr.
Po luan me serbët e Kosovës dhe po vë qëllimisht qytetarët e saj në rrezik për të kultivuar dhunë.
Kjo indiferencë është e pafalshme për të gjitha ato institucione ndërkombëtare të cilat kanë pushtet të ndërhyjnë konstruktivisht, por nuk po e bëjnë një gjë të tillë,shkruan gazetari kosovar Baton Haxhiu.
"Haradinaj, njeriu i Rendit të Ri Botëror"
Akdemik Prof.Dr.Eshref Ymeri
LIRI PËR RAMUSH HARADINAJN
Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve, me seli në Nju Jork, i alarmon institucionet amerikane dhe Presidentin e sapozgjedhur të SHBA-ve, Donald J.Tromp, për arestimin e padrejtë dhe tënëzar të Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Francë, me urdhërarest të Serbisë.
Kryetari i kësaj Akademie, Prof. Dr. Skender Kodra me bashkëpunëtorët e tij, përherë vigjilentë në mbrojtje të shqiptarëve kudo që janë.Heroi i Luftës dhe i Demokracisë,i bashkojë shqiptarët anë e kend botës!
*********
Prof.Dr.Eshref Ymeri
I dashur Flori,
Duke ju falënderuar për këtë botim, ju lutem t'ia përcillni zonjës Rajmonda mesazhin e mëposhtëm.
Me respekt e mirënjohje.
Eshrefi
E nderuara zonja Rajmonda,
Së pari, më lejoni t'ju uroj gëzuar Vitin e Ri 2017: shëndet, suksese në krijimtarinë tuaj artistike dhe publicistike, si edhe mbarësi familjare.
Së dyti, ju përshëndes dhe ju shtrëngoj dorën pë botimin e librit "Haradinaj, njeriu i Rendit të Ri Botëror". Ju, si një dëshmitare e drejtpërdrejtë e ngjarjeve të zulmshme gjatë zhvillimit të betejave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër okupatorëve të urryer serbë, në këtë libër keni bërë një vlerësim të lartë për njërën nga figurat më të shquara në historinë e kombit shqiptar të fundit të shek. XX, për Ramush Haradinajn.
Rrëfimi juaj është sa prekës, aq edhe frymëzues për brezat e rinj, që duhet ta njohin mirë historinë e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të komandantëve të saj të shquar, të cilët shënuan një faqe të re në luftën shekullore të popullit shqiptar të Kosovës kundër shovinizmit serbomadh, të kësaj kolere mesjetare në gadishullin e Ballkanit.
Shpresoj dhe dëshiroj që ju, si mjeshtre e penës,ta nxirrni në spikamë krejt veprimtarinë e atyre heronjve të luftës, në formatin e një vepre të posaçme, me titullin "Enciklopedia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës".
Me mirënjohje të thellë.
Eshref Ymeri
Kolumbus, Ohajo
07 janar 2017
**********
Përparim Hysi,shkrimtar
I dashur FLORI!
Të falnderoj që në një moment kaq aksidental historik, më dërgove këtë libër të ZONJËS MALEÇKA! Jam nga ata që e njoh, pak a shumë, heroizimin e HARADINAJVE, por ky shkrim isaj me vlerë, jo vetëm m'i zgjeroi dijet për ta, por më ndezi zjarrin e zemërimit kundër të gjithë atyre "regresëve" që pretendojnë se mbrojnë demokarcinë e të drejtën, dhe, nga ana tjetër, fare hapur bëjnë "krushqi" me genocidistë të tillë si SHESHEL e Co... Ramushi e ka ballin të bardhë dhe më kot orvaten të trembin një hero që ka dhënë prova jo vetëm në beteja, por dhe në "filtrin" e madh të DREJTËSISË NDËRKOMBËTARE TË HAGËS. Janë orvajtje dashakeqe dhe në "surdinë" luhet "arushë" me të vërteta historike që bëjnë mu. Në gjykimin tim, or mik, Franca u zhye në pisllëkun genocidist dhe, po, në gjykimin tim, "vesa nuk ka ç'ka me i ba betonit". RAMUSHI do kthehet faqebardhë si gjithmonë dhe kjo është dhe një arsye që ta dua dhe më tepër.
Duke përfunduar, të flanderoj për dërgesën dhe, nga ana tjetër, e rifalnderoj ZONJËN MALEÇKA për atë shkrim me aq vlerë!
Gjithë të mirat, mik i nderuar!
Përparim Hysi
Tiranë, 8 janar 2017
********

Prof.Dr.Vedat Shehu
te Kosoves qe shkelin permbi intrigat e qelbura Serbe te perkrahura nga nenshtresa e erret e Frances.
Faleminderit Zoti Flori Bruqi.
Prof.Dr.Vedat Shehu
*********

Prof.Dr.Flori Bruqi,Ph.D
Është e padrejtë masa e ndalimit në Francë ndaj Ramush Haradinajt , nga kushdo, qoftë edhe për një sekond , e aq më e padrejtë është kur kjo masë merret me porosi të Serbisë.
Është revoltuese është padrejtësia ndaj Ramushit dhe ndaj cilit do shqiptar çlirimtar për faktin se kështu dashka Serbia.
Fatkeqsisht kohëve të fundit gjithcka mund të pritet për njerzë tonë mbrenda dhe jashtë vendit. Këtë e shofim nga mos reagimi i duhur i Institucioneve tona, që le per t'u kuptuar që kjo pritej apo ishte edhe planifikuar nga persona të caktuar në vend.
Apo mos ndodhi sepse dikush edhe mund të ndihej i rrezikuar nga humbja e pushtetit në kohën kur miku jonë Haradinaj do të takohej me njeriun më të fuqishëm në Botë, pra Donald Trump?!
Ne anën tjetër, sa i përket politikave dhe reciprocitetit me Serbinë, këto asnjeherë nuk kanë zë vend, dhe shifet qartë se bisedimet me Serbinë nuk kanë pasur fare efekt për vendin tonë
Ndërsa Francën nuk e lë fajtore më shumë se sa udhëheqësit tonë politik, që tani e sa vite kanë zhvilluar bisedime koti dhe të paktën nuk kanë qenë në gjendje që arrestime të tilla të mos ndodhin më.
Perderisa Serbia ka nenshkruar marreveshje me Institucionin më të lartë të sigurisë në Evrope, pra Europol, në të cilin sigurisht që bën pjesë Franca, fatkeqsisht kjo e fundit do duhet ta kete dëgjuar patjetër! duke qenë se Kosova në anën tjetër nuk ka fare marrëveshje operacionale apo strategjike me Europol'in apo Interpolin !
Pra, faji kryesor prapë mbetet te Kosova (udhëheqësit politik), me mos perfaqësimin e duhur në bisedimet me Serbinë dhe BE'në.
*********
Prof.Dr.Jahja Koka , Ph.D
Po kalojne oret, ditet e netet qe kur Ramushi, heroi I gjalle i yni eshte ne vellim te kufizuar dhe tani me mundesi te kufizuara.
Pret "vullnetin" e armikut dhe miqeve te Serbise, pret epilogun?
Ne te gjithe, miqet e tij, bashekombasit, sistemi shtetror me mekanizmat diplomatike etj, te gjithe jemi te lire.
Munde te levizim dhe mendojme per kethimin e tij sa me urgjent ne atdhe.
Ai qe eshte I gjalle dhe i lire duhet te gjeje zgjidhje nese dine dhe don , nuk ka problem pa zgjidhje.
Ju lutem , te pyesim te gjithe vetvedin se a po bejme mjaft per lirimin e liberatorit tone?
Disi, ndoshta nga situate psiqike, po me assocon me ditete dhe netet e "heshtjes" kur Adem Jashari gjindej i rrethuar para aktit te masakrave te tankave dhe artilerise kriminale serbe. Ademi shihet edhe sot ne u-tube duke thene:
"Kemi dhene besa-bese qe per liri do te vdesim pernjihere te gjithe se bashku, per nje gryke pushke".
Por ato dite dhe nete rreth krimineleve, me artilerine e tyre vrastare ishte qete….. Kete qetesi nuk mudem ta prishim…!
Edhe po te kisha qene ne Australi, pata kohe te mjaftueshme te arrij atje dhe vdesim se bashku per liri. Une "arsyetohesha" qe jam ne Amerike, mira kilometra large, ndaj nuk shkova, ngjajshem "u arsyetuan te gjithe" nuk shkoi askush, ndonese patem kohe te mjaftushem qe te mblidhemi tok me moton siqe thot poeti "per memedhene , vraponi burra…".
Te pakten 10 000 burra duhej te ngarendnim te iu biejme pas shpine krimineleve dhe ndihmojme apo te vdesim me komandanin legjendarshkruan mes tjerash prof.dr.Jahja Kodra.
Përgatiti :Flori Bruqi





