“Autoritetet turke shumë afër identifikimit të sulmuesit të Stambollit” plus 9 more Ferizaj Press

“Autoritetet turke shumë afër identifikimit të sulmuesit të Stambollit” plus 9 more Ferizaj Press


Autoritetet turke shumë afër identifikimit të sulmuesit të Stambollit

Posted: 02 Jan 2017 09:00 AM PST

"Informacion në lidhje me shenjat e gishtave dhe paraqitja e terroristëve është mbledhur. Ai shumë shpejt do të identifikohet", tha ai në një konferencë për shtyp. /Lajmi.net/

 

 

.

Brazil: Shkon në 60 numri i të vrarëve në përleshjen e përgjakshme në burg

Posted: 02 Jan 2017 08:43 AM PST

Të paktën 60 persona janë vrarë në rebelimin i cili shpërtheu në një burg në zonën e Amazonës në Brazil, thanë zyrtarët të premten.

Rebelimi shpërtheu në një burg në Manus pas konfliktit mes bandave rivale. /Lajmi.net/

.

Senatorët amerikanë përsërisin: Do ketë sanksione tjera ndaj Rusisë

Posted: 02 Jan 2017 08:43 AM PST

"Është e qartë se Rusia e ka sulmuar SHBA-në; të gjitha agjencitë tona të inteligjencës e konfirmojnë këtë. Ne do të punojmë në Kongres që të miratojmë sanksione më të fuqishme (kundër Rusisë) me qëllim që të parandojmë sulme të tjera ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës", ka thënë McCain.

Delegacioni amerikan sot e ka vizituar Qendrën e përbashkët të Vlerësimit dhe Trajnimit të NATO-s dhe Gjeorgjisë, afër Tbilisit. Më parë ata kanë shkuar edhe te Khurvaleti,Linja Administrative e kufirit në mes të Gjeorgjisë dhe OSetisë Jugore, rajonit separatist gjeogjianë që kontrollohet nga forcat ruse prej përfundimit të një lufte të shkurtër në vitin 2008.

Senatorët amerikanë, paraprakisht i kanë vizituar shtetet e Baltikut dhe Ukrainën.

"Mesazhi jonë është që 2017-a do të jetë një viti e më përkrahjes më të madhe ushtarake, tregtare amerikane dhe më shumë integrim ekonomik dhe më shumë veprim kundër Rusisë jo vetëm këtu, por në tërë botën, më shumë sanksione ndaj saj", ka thënë republikani, Graha,

"Tani ka ardhur koha që t'ia bëjmë me dije Putinit (presidentit të Rusisë) se ne si botë na ka ardhë në majë të hundës", ka thënë më tej Graham.

.

Kjo është hakmarrja e Turqisë ndaj ISIS-it për masakrën e Stambollit (Video)

Posted: 02 Jan 2017 08:42 AM PST

Turqia ka në shënjestër pozicionet e ISIS në veri të Sirisë, ndërsa Anadolu  raporton se në këto sulme janë vrarë 22 xhihadistë, transmeton lajmi.net.

Aviacionet ruse sulmuan pozicionet e islamistët në jugperëndim të Al-Bab-it.

Gjatë kohës se fundit Turqia ka rritur numrin e sulmeve ndaj xhihadistëve, për shkak se këta të fundit sollën shumë vdekje në Turqi përmes sulmeve terroriste, i fundit ishte nw Stamboll ku mbetwn tw vrarw 39 persona, ndersa 69 tw tjerw u plagoswn. /Lajmi.net/

3bc6517500000578-4081278-the_video_emerged_as_turkish_authorities_continued_their_manhunt-a-8_1483360508026 3bc6518900000578-4081278-dramatic_aerial_footage_shows_warplanes_using_rockets_to_obliter-a-9_1483360508028 3bc651a500000578-4081278-turkish_jets_and_tanks_hammered_100_isis_targets_in_syria_just_h-a-6_1483360507988

.

Kadri Veseli me nismë konkrete për luftë kundër korrupsionit, thirrje opozitës

Posted: 02 Jan 2017 08:42 AM PST

Kadri Veseli

"Por, ne duhet ta çrrënjosim si "kulturë", si "mënyrë e të jetuarit". Jo vetëm korrupsionin, por edhe krimin e organizuar dhe nepotizmin. Në të kundërtën, vendi nuk mund të zhvillohet", thotë Veseli.

Veseli për lajmi.net ka thënë se Kosova duhet ta luftojë kulturën korruptive, sepse krim bëjnë edhe ata që japin ryshfet, jo vetëm ata që marrin.

Korrupsioni ka dy anë, thotë ai, palën që merr ryshfet ose zyrtarët, por edhe dhe palën që jep.

"Lufta kundër korrupsionit duhet të bazohet në rritjen e efikasitetit, në rritjen e vendosmërisë për luftimin e tij, si dhe në fuqizimin e kornizës ligjore dhe mbylljen e zbrazëtirave ligjore që lënë hapësirë për keqpërdorime. Ne kemi bërë veprime konkrete. Kemi filluar me legjislacionin si bazament për gjithçka", thotë Veseli.

Sipas tij, është duke u plotësuar Kodi Penal dhe Kodi i Procedurës Penale, me theks të veçantë në dispozitat që fuqizojnë luftën ndaj korrupsionit, krimit të organizuar, terrorizmit dhe dukurive tjera negative,

"Projektligji për ekzekutimin e sanksioneve të veprave penale është proceduar në Kuvend. Ky Projektligj e lufton kulturën e mos-ndëshkimit. Është Ligj që specifikisht është kërkuar nga Zëvendëspresidenti Biden, e po ashtu edhe nga Komisionit Evropian, ndërsa është përmendur si kritikë edhe në Raportin e Progresit. Projektligji për parandalimin e konflikt interesit është proceduar në Kuvend. Të emëruarit publikë nuk mund të fshihen më pas detyrave të tyre, por janë të definuara qartë përgjegjësitë e një personi  dhe kur përbën konflikt interesi", thekson për lajmi.net kreu i Kuvendit.

Veseli ka thënë se ai i ka propozuar disa herë edhe opozitës ndërmarrjen e një nisme legjislative për hartimin e një ligji të pastërtisë së figurës publike, me të cilin do t'iu pamundësohej të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin, që të kandidojnë për detyra të larta shtetërore.

"Nëse opozita është e interesuar që ta shërojmë së bashku plagën e korrupsionit dhe jo vetëm të propagandojë, atëherë le ta mbështes një nismë për t'i larguar nga jeta publike individët që kanë kryer korrupsion apo që kanë pasur lidhje me krimin. Me anë të kësaj nisme, mund të kërkojmë edhe një kontroll të kujdesshëm dhe kritik për çdo individ përpara se të kandidojë për një detyrë të rëndësishme shtetërore", vlerëson ai.

Pjesë e filozofisë së tij si kryetar i PDK-së, thotë ai, është edhe derregullimi, përmes të cilit mendoj se lëmë sa më pak autoritet në dorë të vendimit të qeveritarëve ose burokratëve, në mënyrë që mos ta përdorin autoritetin për të bërë presion e siguruar ryshfete.

"Me derregullim, nënkuptohet edhe thjeshtimi i procedurave, minimizimi i hallkave burokratike dhe heqja e barrierave ligjore të panevojshme. Pra, derregullimi faktikisht ul korrupsionin nëpërmjet mbylljes së rrugëve ose hapësirave për të bërë korrupsion", ka thënë ai. /Lajmi.net/

.

Erdogan takon vajzën me hendikep, autoren e portretit të tij

Posted: 02 Jan 2017 08:42 AM PST

Gulsah ka vizatuar portretin e presidentit turk dhe e shpërndau atë në rrjetin social Twitter.

Motra e saj në bisedë me presidentin Erdogan tha se qëllimi i saj në jetë është që të kujdeset për motrën e saj, dhe e falënderoi Presidentin për pritjen, për të cilën thotë se e ka bërë të lumtur motrën e saj.

Ajo shtoi se Gulsah ka mbaruar shkollën e mesme pa ndihmën e askujt. Vajza, e cila gjithashtu u takua edhe me kryeministrin turk Binali Yıldırım iu dhurua një kompjuter dhe u bë një fotografi e përbashkët me zyrtarët.

Presidenti Erdogan më herët ka telefonuar Gulsah për ta falënderuar për portretin.

.

“Pse të mos i shkruajmë Guterresit për diskriminim në Luginë të Preshevës”

Posted: 02 Jan 2017 07:05 AM PST

Refik Hasani

Aq shumë ka vështirësi për mbijetesë Medvegja, Bujanoci dhe Presheva sa që nuk mjafton vetëm Prishtina, Tirana e Beogradi me trajtimin e çështjes së pazgjidhur të kësaj krahine shqiptare.

Kështu thotë Refik Hasani, që në një artikull autorial ka shkruar se janë "së paku katër çështje fundamentale pse do të duhej t'i shkruajmë Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe të debatohet edhe në instanca më të lartë të organizatës së Kombeve të Bashkuara.

I ka numëruar ato: Shpallja, organizimi dhe mbajtja e Referendumit të datës së 1 e 2 marsit të vitit 1992; Lufta e armatosur në mes të UÇPMB-së dhe forcave të Qeverisë së Republikës së Serbisë; Arritja e marrëveshjes së Konçulit në vitin 2001 dhe Vazhdimi i diskriminimit të shqiptarëve në këtë krahinë.

"Përveç instancave dhe mekanizmave të BE-së edhe OKB-së do të duhej shkruar për ruajtjen e bërthamës shqiptare në këtë rajon të trazuar. Duke e monitoruar këtë krahinë do të ketë informacione nga dora e parë mbi të punësuarit në administratën Komunale, kadastër, polici, gjyqësi, shëndetësi, respektimi i dy gjuhësisë si dhe emërtimi i institucioneve shkollore dhe publikë, të rrugëve dhe shesheve. Duke mbajtur bashkërisht Kuvendi Komunal i këshilltarëve shqiptarë të tri komunave me kryetar të Komunave dhe kryesues do t'i rendisin pikat drejtuar OKB-ës. Miratimi i ndonjë rezolute dhe presioni nga BE-ja e veçmas nga OKB-ja do të detyronte Serbinë që të kthente lapidarin e UÇPMB-së të hequr dhunshëm më 20 janar 2013, në vendin që ishte dhe do të ndalte diskriminimin që është duke e ushtruar në të gjitha segmentet e jetës së kësaj krahine", ka shkruar ai.

Diplomati portugez Antonio Guterres, nga një janari 2017, është zyrtarisht Sekretar i OKB-së, duke e zëvendësuar Ban ki-Moonin.

Po të ishte Enveri gjallë, s’do të kishte nevojë për NATO-n

Posted: 02 Jan 2017 07:01 AM PST

Të tjerët e marrin për njeri që ka urdhëruar vrasje, ai e admiron. Të tjerët e akuzojnë për izolim, ai e ngre në piedestal. Të tjerët nuk duan ta kujtojnë, ai në shtëpi mban bustin dhe fotografinë njëmetërshe të tij. Madje-madje, ka raste kur edhe përshëndetet me dorë sikurse bënte Enver Hoxha. Sipas tij, Lëvizja "Vetëvendosje" i ngjason pak partisë komuniste të Enver Hoxhës.

I pagabueshëm, i guximshëm, i jashtëzakonshëm. Këto janë tri fjalët me të cilat e përshkruan figurën e diktatorit Enver Hoxha, profesori i filozofisë nga Ferizaj, Remzi Hasani.

Hasani, i cili është kryetar i Frontit Popullor për Mbrojtjen dhe Kultivimin e Vlerave të Enver Hoxhës, derisa tregon për jetën dhe veprimtarinë e udhëheqësit të partisë komuniste shqiptare, e bën atë figurën më meritore të popullit shqiptar.

Sipas tij, Enver Hoxha ka qenë aq i fortë e i guximshëm, saqë ka arritur ta sfidojë tërë planetin. Megjithëkëtë, ai thotë se të ashtuquajturit "enveristët" nuk e duan për një gjë të tillë Hoxhën, por ngase siç shprehet Hasani, ai ka arritur ta ruajë Shqipërinë.

"Ne e duam Enverin, jo pse ka qenë komunist e diktator, porse ka qenë udhëheqës i shtetit shqiptar. Vetëm në kohën e Skënderbeut dhe të Enver Hoxhës Shqipëria ka folur shqip. Është një njeri që e ka sfiduar planetin. Ne nuk e duam pse e ka sfiduar planetin, por e duam pse e ka ruajtur Shqipërinë dhe Shqipëria ka qenë e paprekur", ka thënë Hasani në një bisedë për gazetën "Zëri".

Por pavarësisht kësaj, ai nuk e mohon që Hoxha të ketë qenë komunist dhe diktator. Madje, sipas tij, edhe vetë jeta është njëlloj diktature.

"Ne duhet ta dimë që edhe vetë jeta dhe vetë lindja e njeriut është diktaturë. Edhe vetë lindja ndodh në rrethana jo pa dhimbje. Unë mendoj që nuk ka njeri në botë që nuk ka diktaturë, por vetëm diku shihet, diku nuk shihet", është shprehur bindshëm ai.

Profesor Hasani më tej ka thënë se ish-udhëheqësi i Shqipërisë, Enver Hoxha, aq shumë ishte kujdesur për shtetin shqiptar, saqë shumë herë kishte rrezikuar për të.

Afganistan: Një polic u vra nga shpërthimi i bombës

Posted: 02 Jan 2017 06:48 AM PST

Salim Saleh, zëdhënës i guvernatorit të provincës Logar, tha se se në mesin e të plagosurve nga eskplodimi në rajonin Mohammad Agha, ishin edhe tre inxhinerë të ndërtimit.

Njëherësh, mediat lokale kanë raportuar se së paku dy oficerë të sigurisë në provincën Herat në Afganistan, janë rrëmbyer dje.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për eksplodimin në Logar dhe rrëmbimin në Herat, por militantët talibanë shpeshherë i sulmojnë forcat e sigurisë dhe zyrtarët e qeverisë së Afganistanit.

 

.

Tre tempuj fetarë në një kala

Posted: 02 Jan 2017 06:48 AM PST

Sipas historianëve, kalaja e Elbasanit është shembull i gjallë jo vetëm i tolerancës, por edhe i bashkëjetesës dhe bashkëveprimit.

"Po të futesh rrugëve të kalasë shikon komshinjtë njëri me tjetrin, nuk kanë dallim, mund të jenë muslimanë, sunitë, bektashinj, të krishterë ortodoksë, ka dhe pak familje dhe katolike. Kisha qëndron përbri xhamisë. Ashtu si për gjithë Shqipërinë dhe në Elbasan nuk ka pasur asnjëherë konflikte dhe minikonflikt me baza fetare. Elbasani është nga qytetet e Shqipërisë, që ka më së shumti martesa mes feve të ndryshme", thotë historiani Roland Gjini.

Profesor Gjini përmend ngjarjet e mëdha historike, ku myslimanë e të krishterë, banorë të Kalasë së Elbasanit kanë vepruar të bashkuar për të ardhmen e vendit.

"Nuk ka eveniment historik, të paktën nga Rilindja e këtej pa u realizuar një bashkëpunim i ngushtë mes elementëve patriotikë të feve të ndryshme. Kryengritjet që u bënë, ku u përfshin dhe qytetarët e Elbasanit, ku anëtarët e çetave qenë të integruar, muslimanë dhe kristianë, siç qe lëvizja të tilla që kishin sensin dhe patriotik dhe politik për kishë unite. Marrim aktin e pavarësisë. Nga 35 firmëtarë 25 janë muslimanë dhe 10 kristianë", thotë Gjini më tej.

Edhe pse institucionet fetare brenda kalasë janë thuajse ngjitur, asnjëherë në këtë vend nuk janë vërejtur konflikte të karakterit fetar, përkundrazi, kjo ka ndikuar që festat fetare të festohen së bashku, pavarësisht besimit, raporton TCH.

.

Related Posts: