Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës( AGK) : Lëvizja Vetëvendosje po bën fushatë linçuese ndaj gazetarëve


Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e kundërshton fushatën siç thuhet në një komunikatë për media “linçuese të subjektit politik Vetëvendosje ndaj drejtorit të transmetuesit publik, Mentor Shala dhe kryeredaktorit Ridvan Berisha”.

Image result for mentor shala


Mentor Shala 


“Fatkeqësisht ky subjekt opozitar që synon të vijë në pushtet, prej muajsh linçon publikisht drejtuesit e RTK-së. Ne kemi pritur që Vetëvendosje të reflektonte pas disa gabimeve që ka bërë muajt e fundit duke akuzuar, linçuar dhe kërcënuar gazetarë”, thuhet në reagimin e AGK-së.
Image result for ridvan berisha

Ridvan Berisha 

Sipas AGK-së kjo sjellje më se paku i ka hije një subjekti politik që mëton të promovojë Lirinë e Shprehjes dhe Mediave në Kosovë.
Image result for Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës( AGK)
“Ne kërkojmë nga Vetëvendosja që të ndalë këtë formë të linçimit dhe akuzave ndaj drejtuesve të RTK-së duke inkurajuar këtë subjekt politik që t’iu drejtohet organeve kompetente nëse pretendon se ka fakte për atë që thotë.

Image result for levizja vetevendosje
Po ashtu inkurajojmë edhe dy kolegët Shala e Berisha që të fillojnë ndjekjen e rrugëve ligjore në lidhje me këtë rast”, thuhet në reagimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.