Nga Rasim Bebo
Përshëndetje i nderuar Cene Pushkolli, për këtë iniciativë, në kuadër të Shoqatës Atdhetare për indetitet dhe Bashkimin kombëtar, të regjistruara në Tiranë dhe Prishtinë.
Unë dëshiroj të marrja pjesë në këtë konventë, që mendohet të bëhet në Prishtine më 10 qershor 2017, në vigjilje të Lidhjes së Prizrenit, por e kam të pamundur për arsye shëndetësore.
Juve u uroj sukses dhe mbarësi për këtë lëvizje të madhe patriotike. Lidhur me çështjen Kosovare, kryediplomati shqiptar qe shprehur si vijon: “Bashkimi Kombëtar i popullit shqiptar, apo lëvizja e kufive, është e dëmshme si ide për shqiptarët dhe si veprim për rajonin.
Përsa i takon territorit të Çamërisë, i zhdukur nga lista e toponimeve greke, kryediplomati ynë shprehet: ”Kjo listë themi që tashmë ka marrë edhe fuqi ligjore, pasi ka mbi 10 vite që është paraqitur në OKB dhe fjala Çamëri nuk ekziston... (Mërgim Korça internet).
Në viti 2004, të gjithë deputetët në parlament ishin dakord ta miratonin Rezolutën Çame, në përgjigje kundër rezolutës greke, për t’ia dërguar OKB, Kongresit Amerikan dhe BE.
Por kjo Rezolutë pengohej nga brenda prej Fatos Nanos dhe Sali Berishës, se këta janë bërë palë me grekun, prandaj sabotuan Rezolutën.
Qysh atëherë, kur pa papritmas mbërriti një telefonatë nga kryetari i partisë Fatos Nano. Si një urdhër i prerë që u jepej deputetëve socialistë, të tërhiqeshin nga votimi pro rezolutës çame.
Në prag të votimit u largua Sali Berisha dhe Jozefina Topalli.
Kështu Rezoluta Çame nuk fitoi. Kjo ishte tradhti e madhe për kombin shqiptar.
Unë mendoj se nuk duhet krahasuar me Gjermaninë e djeshme dhe Shqipëria e sotme. Pse? Se shteti gjerman është në unitet qeveri – popull, në kërkesën për ribashkimin gjerman.
Ndërsa tek ne, tre shtetet shqiptare Tiranë, Prishtinë dhe Shkup gjenden në luftë të ashpër midis popullit dhe inteligjencës nacionaliste nga njëra anë dhe qeverive me kupola të komuniste dhe të sllavo-maqedonasve nga ana tjetër, që nuk e duan ribashkimin e Shqipërisë teknike, se janë lidhur ngushtë me interesat e boshtit sllavo-rus-grek.
Qeveria Shqiptare e Tiranës dhe e Prishtinës ishin të parat që njohën shtetin artificial të Maqedonisë më 1991, por kjo ishte tradhti se mohoi Maqedoninë-Shqipëri. Sllavët që ndodhen në Maqedoni e quajnë veten “Maqedonë” dhe ne shqiptarët na quajnë ardhacakë, ose ashkla të mbetura. Këta sllavë na rrëmbyen emrin, tokën, flamurin.
Qeveritarët sllavë në Maqedoni, sot na shikojnë me një urrejtje të tillë që thonë: “Më mirë një shqiptar i vdekur se i gjallë.” Këtu ekzistojnë dy popuj shqiptarë, ortodoksë dhe shqiptarë myslimanë, pikërisht këtu qëndron lëkundja e identitetit.
Fëmijët e ortodoksëve para regjistrimit në shkollën fillore, shkojnë në gjendjen civile, që u ndryshon emrin me shtesën sllave dhe prindërit e tyre nuk e bëjnë problem, ndonëse kjo filloj nga viti 1913. Si pasojë solli kthimin nga shqiptarë-ortodoksë, në sllavo ortodoksë-maqedonas. Ndërsa fëmijët e shqiptarëve myslimanë nuk e kanë pranuar këtë ndryshim të emrit.
Prandaj identiteti i shqiptarëve në Maqedoni ruhet nga shqiptarët myslimanë dhe diku nga pak prej shqiptarëve ortodokse në Maqedoni. I solla këto si shembuj të tradhtisë që i bëjnë kombit shqiptar, për Maqedoninë dhe për Çamërinë, qeveritarët tonë të shitur. Sot dy shtetet tona janë pa shtyllë kurrizore.
Kur Janullatosi në Shqipëri dhe Irenej në Kosovë, po përgatiten të formojnë hapur shtetin serb dhe grek brenda dy shteteve tona dhe duan të mbysin aq më tepër çdo shoqatë që përgatit ribashkimin e kombit shqiptar. Ne kemi humbur tre raste të mira për ribashkimin e kombit gjatë shekullit të kaluar:
Nga vitet 1950-1960, është folur dhe shkruar, se kur sulltan Abdyli Hamiti më 1876 thirri Vaso Pashën, për ta dërguar guvernatorë në arnautistan (Shqipëri), të përmbledhë të katër vilajetet në një guvernë si një shtet brenda Perandorisë Turke, Vaso Pashai i tha padishahut: “Nuk mundem ta drejtoj, se në çdo Vilajet është një Pashë dhe ata nuk besoj të më binden për të më pasur mua si kryetar të tyre.”
Atëherë sulltani e caktoi të shkonte Guvernator në Liban. Ai drejtoi Libanin nga vitet 1883-1892, i dha një zhvillim të madh dhe e ktheu Libanin si Europa.
Në qendër të Bejrutit është vendosur monumenti i tij, 8 metra i lartë, për nderim të tij. Po të kishte pranuar Pashko Vasa dhe të kishte bashkuar të katër vilajetet në një gubernë (shtet), nuk do të shkeleshim me këmbë në Kongresin e Berlinit dhe të pavarësia e 1912, do të na njihnin si një shtet solidë dhe as lufta ballkanike me atë gjakderdhje të madhe dhe pa fitore, nuk do të ndodhte. (Referencë nuk kam, por duhet gjurmuar në arkivin e Tiranës).
Rasti i dytë është për Isa Boletinin.
Po citoj Avdi Baletën: “Kryengritjet shqiptare. që u bënë në Kosovë, më 1908, 1910. 1911. 1912, praktikisht ia shtruan rrugën Serbisë. Ndonëse u sfilitën, u harxhuan, u grinë me Turqinë. Sot nuk kemi të drejtë të mos i vlerësojmë ngjarjet si duhet, që të mos bëjmë të njëjtat gabime.
Kryengritjet e këtyre viteve dhe sidomos e vitit 1912, ishte e përgjithshme, ajo u shtri në mbarë vendin, në të katër vilajetet. Luftëtari më me zë që doli në sipërfaqe për bashkimin e kombit shqiptar ishte ISA BBOLETINI, i cili ishte trim por nuk ishte organizator.
Ai nuk bashkoi tre forcat, me të vetat, të Azem Galicës dhe Idris Seferit që vepronin në Kosovë, t’i bashkonte në një komandë dhe të përhapej në të gjitha territoret e katër vilajeteve shqiptare, me një komando-shtab, i cili të mblidhte më trimat dhe organizatorët.
Për të krijuar armatën luftarake dhe të vepronte si Skënderbeu në mbledhjen e Lezhës, që bashkoi principatat në një komandë kundër Turqisë, që përballoj dy Sulltanët më të mëdhenj të kohës.
Isa Boletini të vepronte si komandant dhe Hasan Prishtinën si komisar, të forconin unitetin e të katër vilajetet, të turisnin pasanikët të zgjidhnin qesen për armatosjen e forcave të armatës, për të luftuar rrezikun që vinte prej fqinjëve.
Të vepronin ashtu si veproi Oktavian Agusti në vitin 9 e.s, para rrezikut të shqiptaro-ilirjanit, Batos. Oktaviani, thirri patricët e pasur për të zgjidhur qesen, të organizonin ushtrinë dhe për t’i dalë Batos përpara me 200.000 forca.
Në qoftë se ju nuk jepni paratë, Baton e keni këtu për 10 ditë dhe ai jo vetëm paratë do t’ju marrë, po do t’ju futi në thes për tu mbytur në lumin Tiber. Kështu, paret u mblodhën, përgatitja u bë, Baton e thyen dhe fituan.
“Marrëveshja Isa Boletini, Azem Galica dhe Idris Seferi, me Popo Xhivkon e Vushtrisë, dhe Kërst Milicën, ishin reciproke, secila prej tyre ishte munduar të shfrytëzonte njëri-tjetrin për interesa të veta dhe të kombit të vet.
Kral Pjetri, nëpërmjet Pop Xhivkovit dhe Kërst Milicës, shfrytëzonte guximin dhe trimërinë e tyre, për të luftuar me Turqinë, duke i joshur me arme dhe para për t’i dërmuar, dobësuar, e shkatërruar, kur Turqia ishte në kapitullim e sipër.“ Isai me Pop Xhivkon e Vushtrisë, dinak dhe i pabesë. “Çohu bre Xhivkë, fort ju ka gërmue, shpejt një letër me marue, kral Pjetrit me ja çue”.
Kur u vërsul ushtria e Kralit, të cilëve u printe Pop Xhivko, ata bënë masakra të tmerrshme, po përmendim një rast: “Pasi pushtohet Kosova deri te gryka e Kaçanikut, Kalon Kral Pjetri me përcjelljen e tij, takon ushtarët e ushtrisë vet, duke mbajtur të lidhur mbi 3000 shqiptarë.
Ata e pyesin Kralin çka të bëjmë me ata shqiptarë të lidhur? Krali urdhëron: “Mbytëni, të kurseni plumbat” dhe të gjithë i mbytën me thika. Kur i sheh Isa Boletini të gjitha këto, i tmerruar, i tradhtuar, i prerë në besë, i kthehet popullit të vet. (S. Manxhuni, “Marrëveshja”, bot. 2011, f. 111, 114).
Po kështu, Azem Galica mbante lidhje me njeriun e tyre Miliq Kërsta. Rapsodi popullor i këndonte: “Pse bre Kërst kështu me marue, / Se tri vjet ke nejt me mue. / S’kam mshef motër. / S’kam mshef grue. / T’ka dashtë nana ma fort se mue”. Çetnikët serbë të prirë nga Milic Kërsta bënë një terror të jashtëzakonshëm në popullatën shqiptare, duke i hedhur në puset e thella të oborreve, duke vrarë e prerë shqiptarë, duke djegë kasollet dhe kullat e Kosovës.
Isa Boletini kishte mbetur si një kaçak, kur i nxori revolen e tretë në tavolinë Ministrit të Jashtëm të Anglisë Eduard Grey në Londër, teksa shoqëronte Ismail emalin. Ajo nuk ishte mburrje, si e duan ta bëjnë disa historianë, por ishte injoranca që të fshinë gjithçka që të takon.
Pse?
Aty doli një revole mbi krye të diplomatit, kur luhej fati i kombit tonë në atë kohë. Siç ishte Traktati i fshehtë i Londrës i prillit 1915 i firmosur nga Anglia, Franca, Italia dhe Rusia për ndarjen e Shqipërisë ndërmjet: Greqisë, Serbisë dhe Italisë, që u zbulua nga qeveria austro-hungareze. Noli dhe Konica iu ankuan Presidentit Wilson (dhe ky duke kujtuar testamentin e Xhorxh Washingtonit, shën. im). U tha unë kam një votë në Lidhjen e Kombeve dhe kjo është për Shqipërinë. Shqipëria shpëtoi dhe nuk u nda.
Rasti i tretë, erdhi në luftën e dytë botërore. Në vjeshtën e vitit 1939 paria e vendit themeluan “Komitetin e organizatës së rezistencës, “Ballin Kombëtar të nacionalizmit shqiptar”, me në krye Mid’hat Frashërin.
Ky ishte një njeri shumë i ndershëm, atdhetar i madh, Demokrat në teori, aristokrat në praktikë, por u tregua “pacifist”, tolerant, ndaj komunistëve, “Nuk mund ti vrasim se janë djemtë tanë”. Mid’hati pranoi bejlerët në shtabin qendror, të paaftë si ushtarakë dhe nuk pranoi oficerët akademistë, ushtarakë të vërtetë nacionalistë, nuk pranoi as gjeneralët e Zogut, që kishin rreth 120.000 ushtare të armatosur në kazerma.
Prof. Dr. Isuf Luzaj jep këtë përgjigje: “Faji kryesor i mosorganizimit, ishte te bejlerët, të cilët ishin anëtarë të Komitetit Qendrorë. Balli për të mos fituar komunistët, do të duhej të bënte këto veprime: të mbante tri grupe të ushtrisë nën komandën e vet; një grup në Shkodër, ndërsa dy të tjerët në Tiranë dhe në Elbasan, që përbënin rreth 120.000 ushtarë të armatosur. Po t’i kishte udhëhequr Balli këta ushtarë, komunistët nuk do të fitonin.”
Anglia pas kongresit të Vjenës 1815 me humbjen e Napolonit, hodhi në dorë zotërimet në detin Mesdhe: Maltën, Qipron dhe Greqinë, Ishullin Mauricio në lindje të Madakaskarit dhe Celionin në Indi.
Që prej kësaj kohe, Greqia ishte dashnorja e Anglisë dhe gruaja e Rusisë. Konferenca kriminale e Londrës, në vitin 1913, nën presionin e fuqishëm të shovinizmit rusomadh , i copëtoi trojet etnike shqiptare për llogari të Serbisë, Greqisë dhe Malit të Zi, duke e katandisur Shqipërinë nga 134.000 km2, në 28.000,km2. Carl Woodward, studiues i njohur Amerikan ...
Duke studiuar arkivat për librin “Shtëpia Klinton” më 2004, thotë se ka gjetur një letër – proklamatë të vetë Xhorxh Washingtonit, ku flitej për shqiptarët. “Unë, - shton autori, - e mora letrën për t’ia treguar Klintonit, gjatë një interviste me të dhe i thashë: “Shiko Byll, ç’kam zbuluar në Arkivat e Washingtonit”!
Me ta parë letrën ai m’u përgjegj: “E kam parë, Carl, e kam parë! Po të mos e kisha parë, një Zot e di nëse do të kishim ndërhyrë në Kosovë!... Ai tregon se po përgatit librin e veçantë për presidentin Washington e aty do të vërë dhe prejardhjen e tij shqiptare. Ai po vret mendjen se si do ta emërtojë këtë vepër madhore të veçantë: “George Washingtoni – Shqiptari i parë në Shtëpin e Bardhë” apo mbase “Shqiptari nga Kosova që krijoi shtetin e Amerikës”.
Nga studimet e dokumentave del se edhe Presidenti Vudro Wilsoni, i kish lexuar këto të dhëna, që e mbështeti aq shumë e në mënyrë vendimtare njohjen e shtetit shqiptar dhe paprekshmërinë e tij. Në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar, vërshuan trena të mbushur me popull serbjan për të populluar Kosovën, që shumë prej tyre zbrisnin gjatë rrugës pa ardhur në Kosovë, se e ndienin që toka u digjte nën këmbë.
Po troket ora e madhe për t’u ngritur në këmbë ju intelektualë nacionalistë, të krijoni unitetin që lëshon focën, për t’i dhënë ultimatumin qeverisë dhe Janullatosit, për të inskenuar këtë skenë politike, me orientim kombëtar, si pikë kryesore ribashkimin e trojeve etnike shqiptare. Dhe shqiptarët duhet të hyjnë si një komb i bashkuar në Bashkimin Europian.
Falë të madhin Zot, kemi mik të fuqishëm për të na ndihmuar, por së pari duhet të lëvizim ne përpara, pastaj miku vendos vulën për atdheun tonë, që kalon mbi 10 milion banorë dhe s’ka kush të na shkelë me këmbë si deri sot.
Kështu do të kemi shtetin tonë nacionalist, me një gjuhë, me një flamur, më një stemë, me një zakon.
Duke përfshirë gjithë trojet tona aty ku i thonë bukës bukë dhe ujit ujë me 134.000 km2. Ku jemi sot?
Ne duam “Reformën në Drejtësi”, kundër korrupsionit, kundër krimit të organizuar, kundër deshqiptarizimit, kundër emisarit grek, si armiku më i madh i vendit tonë, nuk duhet të harrojmë grushtin që dhanë qeveritarët tonë në bashkëpunim me fqinjët në vitin 1997, me 3500 të vrarë dhe 11000 të plagosur, me varfëri të tejskajshme të një polarizim të thellë, që shtinë rininë të marrë rrugën e emigracionit me mijëra vetë.
Duam një politikë kundër ndikimit grek-rus-serb, kundra qeveritarëve tonë tradhtarë. Si i bëhet halli kundra këtyre kundërshtarëve për ribashkimin e kombit shqiptar? Në këtë gjendje të keqe ku jemi ne, nuk ka qenë as Kili as Hindonezia, që bënë grusht shteti në vitet 70 të shekullit kaluar.
A nuk duhet të bëhet kjo sot edhe në Shqipëri për të tërhequr litarin nga gryka e varfërisë dhe e ribashkimin e kombit shqiptar?...
Addison IL. USA.





