AKADEMIA E SHKENCAVE DHE ARTEVE SHQIPTARO-AMERIKANE NË NEW YORK - REPUBLIKA E SËRBISË TA NJOHË KOSOVËN NË TË MIRË TË BALLKANIT –


Image result for skender kodra

Akademik Prof.Dr.Skender Kodra,Kryetar i ASHASHA -së

Është bërë e zakonshme nga politikanët e Prishtinës,  Tiranës, në të gjitha komunikimet dhe bashkëbisedimet, i kërkon Qeverisë Serbe  që Beogradi  ta njohë Kosovën. 

Këtë që Prishtina dhe Tirana ia thotë drejtpërdrejt, Sërbisë të tjerët ia thonë ndoshta jo aq drejtpërdrejt, por me nëntekste të qarta. 

Duke e njohur zyrtarisht  Republikën e Kosovës, Beogradi mundëson funksionimin e plotë të shtetit të Kosovës në rrafshin e brendshëm dhe të jashtëm të saj. Kjo do të lejonte Greqinë, e cila është gjithashtu një vend rajonal, pra ballkanik, për ta njohur Kosovën. 

Kështu që Ballkani përfundimisht do të ishte një rajon pa kontestime të mëdha të brendshme. 

Kjo do të lejonte që Qipron, pastaj Rumaninë, Sllovakinë dhe Spanjën, anëtare të tjera të Bashkimit Evropian, për ta njohur Kosovën. 

Kështu që Bashkimi Evropian do të lirohej nga një handicap që e ka mbërthyer që nga shpallja zyrtare e pavarësisë së Kosovës. 

Njohja zyrtare e Kosovës nga Serbia, do t’ia kursente kësaj të fundit gjithë ato humbje energjish, kohe, investimesh për ta penguar Kosovën, ndërkohë që kështu e pengon edhe veten, edhe të tjerët në Ballkan, por edhe proceset në Evropë. 

Prandaj Evropa dhe Perëndimi janë vetëdijësuar, në shkallë gjithnjë e më maksimale, që thelbi i zhvillimit të Ballkanit është zgjidhja përfundimtare e konfliktit shqiptaro-serb. Këtë konflikt nuk e ka zgjidhur as lufta e fundit.

 Këtë konflikt mund ta zgjidhë vetëm njohja zyrtare e Kosovës nga ana e Serbisë. Vetëm një Ballkan pa konfliktin shqiptaro-serb ka premisa për zhvillim.

 Vetëm një Ballkan i gatshëm për integrime i mundëson proceset evropiane. Në takimin e fundit , Edvin Kristaq Rama i tha homologut serb Aleksandër Vuçiç: “Mes nesh ka një mosdakordësi sa një mal për çështjen e Kosovës por ajo nuk e zbeh aspak vlerën e madhe të dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, që për ne është prologu kurajoz i çeljes së një kapitulli të ri, jo vetëm në marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve, por edhe në historinë e përbashkët të rajonit.”

E vërteta është se vetëm kur ky mal të mos ekzistojë më, dialogu midis Tiranës dhe Bogradit, marrëdhëniet e dy vendeve dhe dy kombeve do të jetë e mundur të jenë marrëdhënie fqinjësore të mirëfillta dhe normale. 

Përparimi i marrëdhënieve të çfarëdoshme midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Serbisë mbetet një utopi pa njohjen zyrtare të Kosovës nga ana e Republikës së Serbisë.

 Është jashtë çdo mendjeje të shpallet çfarëdo përparimi real e thelbësor midis Tiranës e Beogradit sa kohë që status quoja e imponuar ndaj Kosovës nga Serbia të vazhdojë.

 Kjo është një status quo e imponuar ndaj interesave shqiptare dhe serbe në përgjithësi dhe ndaj proceseve paqësore e integruese në rajon, kontinent dhe hapësirën evroatlantike. 

Prandaj ‘Serbia ta njohë Kosovën’  dhe ti hjekë Listat e çlirimtarëve nga Data baza e Interpolit(serb) ngase nuk ka kuptim që edhe pas 17 vjetëve të çlirimit të Kosovës  nga Serbosllavia  thjesht si një sllogan për konferenca shtypi, por si një imperativ i kohës, që vetëm sa vjen e bëhet më urgjent për vetë Sërbinë si imperativ i kohës.

*****


(Prof. Dr. Skënder Kodra u lind më 13.05.1946 në Burim  të Kosovës, ku kreu shkollën fillore. Shkollën e mesme e vazhdoi në Gjakovë dhe Pejë. Autoritetet qeveritare serbe e burgosen për motive patriotike. Në shumë raste kaloi nëpër burgjet e Prishtinës, Gjakovës, Ferizajt, Suharekës në Ce Zene e Beogradit dhe veçanërisht në burgun e Pejës.

Më 1969 emigroi në Itali e pas një viti në SHBA, ku edhe mori statusin e refugjatit politik. Në SHBA më 1980 mbaron shkollën e mesme. Më 1986 përfundon shkëlqyeshëm studimet e larta në Universitetin “Mercy College”, në degën e psikologjisë dhe pas një viti kreu studimet pasuniversitare në “Long Island University” dhe laureohet me titullin Master degry.

Në vitin 1991 mbron doktoraturën me temën “Shkaqet që çojnë në skizofreni” dhe merr titullin më të lartë shkencor në SHBA PH.D.Më tej u specializua në një profil më të ngushtë në fushën e Psikologjisë Klinike.

Veprimtaria e tij është e larmishme si profesor, psikolog e shkencëtar,lider kombëtar

Ligjëron në tri universitete me studentë nga e gjithë bota. Ai ka një veprimtari të begatë veçanërisht në Psikologjinë klinike, të cilën e ka pasuruar dhe me përvojën e madhe në spitalet ushtarake të psikiatrisë në New York, ku punoi për dhjetë vjet me pacientë të Luftës së Dytë Botërore dhe të Luftës së Vietnamit.)

Agjencioni Floripress

Related Posts: