“Administrativja shqyrton nesër ankimimin e Dashamir Tahirit” plus 9 more Gazeta SHQIP |
- Administrativja shqyrton nesër ankimimin e Dashamir Tahirit
- Itali, hoteli goditet nga një ortek, zhduken 30 persona
- Së paku 60 veta të vrarë në Mali
- Manchester United – klubi me më shumë të ardhura
- AMANETI I KASANDRËS
- Horoskopi – 19 janar 2017
- Rey Manaj zyrtarisht te Pisa
- Modelja shqiptare, në darkën e Trump
- “Fiks Fare”, shkollat pa ngrohje. Kaldajat nuk ndizen
- 13-vjeçari shqiptar që shkruan romane erotike
| Administrativja shqyrton nesër ankimimin e Dashamir Tahirit Posted: 19 Jan 2017 01:26 AM PST
KQZ i hoqi mandatin Tahirit, Shkëlqim Selamit dhe kreut të Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi në fund të muajit dhjetor. Edhe Shkëlqim Selami e ka animuar vendimin e KQZ për heqjen e mandatit.
19 janar 2017 (gazeta-Shqip.com) |
| Itali, hoteli goditet nga një ortek, zhduken 30 persona Posted: 19 Jan 2017 12:57 AM PST
Ndërkohë raportohet se në hotelin Rigopiano kishte mbi 30 persona, të cilët rezultojnë të zhdukur. Ata kanë mbi 24 orë nën dëborë dhe fati i tyre nuk dihet. Ndërkohë Italia Qendrore u godit nga një sërë tërmetesh të mërkurën dhe dridhje të tjera janë raportuar gjatë natës. 19 janar 2017 (gazeta-Shqip.com) |
| Së paku 60 veta të vrarë në Mali Posted: 19 Jan 2017 12:50 AM PST
Një degë e Al Kaidës e ka marrë përgjegjësinë dhe ka thënë se sulmi është ndëshkim për bashkëpunimin me "pushtuesit francezë". Një ndërhyrje ushtarake, e udhëhequr nga Franca në vitin 2013, ka dëbuar militantët islamikë, të cilët kishin okupuar pjesën veriore të Malit. Por, islamistët vazhdojnë të operojnë në rajon, ku ka edhe tensione midis grupeve lokale rebele dhe milicive pro-qeveritare. 19 janar 2017 (gazeta-Shqip.com) |
| Manchester United – klubi me më shumë të ardhura Posted: 19 Jan 2017 12:48 AM PST
United ka mbledhur të ardhura rekord, prej 689 milionë eurosh, në sezonin 2015-2016. Me këto shifra, klubi ka rrëzuar Real Madridin, i cili ka mbajtur vendin e parë për 11 vjet. Reali, në fakt, ka dalë në vendin e tretë, pas rivalëve spanjollë të Barcelonës. Bayern Munichu ka dalë në vendin e katërt, ndërsa Manchester City në të pestin. 19 janar 2017 (gazeta-Shqip.com) DW |
| Posted: 19 Jan 2017 12:44 AM PST Presidenti gjerman Gauck mban fjalën e lamtumirës duke paralajmëruar politikanët. Naomi CONRAD
Pakënaqësia u ushqyer më tej nga faqet e komenteve në internet dhe rrjetet sociale, ku njerëzit flisnin duke bërë bujë kundër refugjatëve, politikanëve dhe mediave dhe duke folur kudo për komplotet. Partia AfD shënoi rritje në sondazhe dhe shprehet kundër të huajve, qëndrimit të hapur dhe tolerancës. Në fund sulmi në Berlindhe kjo listë mund të vazhdojë më tej. Kohë të ashpra Kjo ndjenjë sikleti ushqen ndjenjën e pakëndëshme se gjendim para përmbysjesh të rrezikshme, një kohe kur njerëzit kanë frikë, jepen drejt ksenofobisë dhe proteksionizmit, një nacionalizmi “ne kundër atyre”, që mendonin se qe kapërcyer prej kohësh dhe qe demaskuar si një marrëzi prej luftërave botërore të shekullit të kaluar. Me fjalë të tjera: “Ne jemi duke jetuar në kohë të ashpra.” Kështu u shpreh në fjalimin e tij të lamtumirës Presidenti Joachim Gauck para disa javësh. Shansi i tij i fundit, për t’i bërë thirrje para kamerave ndërgjegjes së politikanëve dhe personaliteteve të tjera si dhe gjermanëve. Gauck nuk është ndonjë orator i shkëlqyer, apo njeri që shkakton eufori dhe bën për vete. Por ai është një njeri që i zgjedh fjalët e veta me kujdes, vë gishtin në plagë, dhe nxjerr konkluzionet e duhura, pra që demokracia dhe shteti ynë social duhet të mbrohen – dhe madje me vendosmëri; që sfidat janë të mëdha – qoftë populizmi, ndryshimi i klimës dhe transformimin digjital; që Gjermania – dhe të gjithë ata që besojnë në demokraci në kuptimin e saj më të mirë – tani më shumë se kurrë do të kenë në një rol më të madh në politikën ndërkombëtare, diplomacinë e krizës dhe në mbrojtje; që duhet të flasim, të shkëmbejmë ide për të gjetur zgjidhje. Nevojitet guxim Mos e humbni shpresën, është deviza e atij që ka jetuar vetë në një diktaturë dhe që ka ushqyer nga kjo besimin e tij të palëkundur në demokraci dhe kushtetutën gjermane: ne mund ta bëjmë këtë. Megjithatë, kjo kërkon guxim – dhe politikë të guximshme, një politikë që pozicionohet kundër urrejtjes, ksenofobisë dhe populizmit dhe gjen përgjigje të guximshme ndaj sfidave. Megjithatë kur sheh politikën dhe politikanët që po pozicionohen në fillim të vitit të fushatës elektorale, ke pak shpresë. Madje të krijohet ndjenja: udhëhësit duhet t’i marrin për zemër fjalët e Gauck-ut, përpara se hendeqet të bëhen më të thella. 19 janar 2017 (gazeta-Shqip.com) DW |
| Posted: 19 Jan 2017 12:25 AM PST
Entuziazmi që keni për të propozuar një projekt do të hasë në rezistencën e kolegëve tuaj të cilët janë pak mosbesues,prandaj jepini atyre kohën e nevojshme. DEMI Sot bëni mirë të merreni me gjëra të vogla, por që mund t'ju japin rezultat. Edhe pse do të jeni të irrituar nga sjellja e disa miqve që do ju shoqërojnë, bëni mirë të përmbaheni me fjalët që thoni. BINJAKET Energjia, diplomacia, vendosmëria do ju japin siguri në punën tuaj, duke ju bërë të aftë që të merrni atë që me të drejtë ju takon. GAFORRJA Disa çështje ligjore dhe burokratike do ju hapin pengesa. Hëna në shenjë nuk ju favorizon shumë këtë periudhë, duke gjetur pretekste për t'u grindur me partnerin tuaj. Kujdes! LUANI Në punën me ekipin, duhet të mbani në frena tendencën për të urdhëruar kolegët, sikur ata të ishin nën urdhrat tuaja. Situata në marrëdhënien tuaj kërkon më shumë seriozitet në marrjen e vendimeve. VIRGJERESHA Disa rrethana do ju shtyjnë të rishikoni një projekt që e keni përzemër, duke shtyrë edhe një udhëtim profesional. Nuk është momenti që të bëni të ndrojturin, nëse dikush ju ka tërhequr vëmendjen, do ti gjeni me lehtësi fjalët për tu shprehur dhe për ta bërë për vete. PESHORJA Disa mosmarrëveshje të vogla me kolegët për çështje respekti dhe principesh do ju shoqërojnë sot. Nëse mendoni se keni të drejtë mos u dorëzoni. AKREPI Nuk është dita më e mirë për të ndërmarrë iniciativa, do ishte më mirë sikur edhe sot të merreshit me gjërat rutinë në punën tuaj. Kujdes me mënyrën se si do flisni sot me partnerin. SHIGJETARI Do të përpiqeni të përdorni një sens diplomatik, në ambientin tuaj të punës, duke shmangur kështu pengesat. Një takim i rastësishëm do ju sjellë në mëndje një histori të vjetër. BRICJAPI Diçka e paparashikuar do të prishë të gjitha planet tuaja, duke ju dhënë mundësinë për të reflektuar më mirë. Përgjigja që do merrni do lërë shumë për të dëshiruar, duke shtuar dyshimet tuaja për partnerin. UJORI Nëse keni dëshirë të bëni disa ndryshime, ky është momenti i duhur, dhe për të pasur sukses duhet të bëni lëvizjet me shumë qetësi. Kujdes, dëshira për të jetuar në mënyrë intensive mund t'ju shkaktojë probleme në lidhjen tuaj. PESHQIT Ritmet tuaja janë të ngadalta, por për të fituar stimën dhe prestigjin, futjuni punës, duke treguar që jeni rezistentë ndaj lodhjes. Pyeteni zemrën tuaj me sinqeritet, në lidhje me atë që ndjeni për një person. |
| Posted: 18 Jan 2017 02:20 PM PST Marrëveshja ishte arritur që më herët por tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi, Rey Manaj është një futbollist i Pisës. Sulmuesi shqiptar është transferuar në formë huazimi nga Interi te skuadra që drejtohet nga Genaro Gattuso për 6 muajt e ardhshëm. Pas përfundimit të aventurës me Pescarën për 19-vjecarin nga Lushnja tanimë nis një eksperiencë e re në Serinë B italiane. Te Pisa Manaj gjen dy lojtarë shqiptarë sulmuesin e kombëtares kuqezi Edgar Cani me të cilin do të luftojë për një vend në formacion por edhe portierin dhe kapitenin e përfaqësues së Kosovës, Samir Ujkani. Manaj është transferuar te Pisa në formën e huazimi nga Interi me të drejtë blerje në fund të sezonit dhe me opsion riblerjeje në favor të skuadrës zikaltër në vitet në vazhdim. Kjo do të thotë që drejtuesit vazhdojnë të besojnë te aftësitë e kuqeziut dhe në një të ardhme të afër talenti shqiptar mund të jetë sërish pjesë e skuadrës zikaltër. Me Pescarën në pjesën e parë të sezonit, Manaj zhvilloi në total 12 ndeshje në Serinë A duke realizuar dhe 2 gola, pikërisht ata ndaj Sassuolos dhe Genoas. Me fanellën e Interit, Manaj ka luajtur në total 4 ndeshje, ndërkohë që me kombëtaren shqiptare numëron 3 paraqitje dhe 1 gol të realizuar atë në debutimin e tij ndaj Kosovës. 18 janar 2017 (gazeta-Shqip.com) |
| Modelja shqiptare, në darkën e Trump Posted: 18 Jan 2017 01:20 PM PST Emina Çunmulaj, modelja me origjinë shqiptare që jeton në SHBA, ka marrë pjesë në darkën speciale të organizuar nga "Komiteti i Inaugurimit të Presidentit të Zgjedhur" Donald Trump. Çunmulaj e ka treguar këtë përmes fotografive në rrjetet sociale. 32-vjeçarja kishte veshur një fustan të gjatë të zi.
18 janar 2017 (gazeta-Shqip.com) |
| “Fiks Fare”, shkollat pa ngrohje. Kaldajat nuk ndizen Posted: 18 Jan 2017 12:43 PM PST Shkollat dhe kopshtet pritën më datë 16 janar vizitorët e tyre besnikë. Duke sfiduar të ftohtin, nxënësit iu drejtuan dijes, që në kushte të tilla ajo është e vështirë të merret. Shumica e shkollave dhe kopshteve në Kamëz nuk ofrojnë infrakstrukturën e duhur për nxënësit. Nuk ka ngrohje, por nuk mungojnë dhe rastet ku nuk ka as energji elektrike. "Fiks Fare" bëri një vëzhgim në disa shkolla, pasi shumë prindër i ishin drejtuar stafit të emisionit duke shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me ngrohjen në institucionin e dijes. Gazetarët vizituan shkollën 9-vjeçare "Azem Hajdari" në Babrru. Në këtë shkollë mësojnë 1.400 nxënës, ndaj dhe mësimi bëhet me 2 turne, në mënyrë që brenda orës 16:30 procesi mësimor të këtë përfunduar. Në këtë shkollë mungon ngrohja dhe energjia, siç e pohon vetë drejtori Besnik Daci. Në një klasë të 6-të, ku u futu kamera e "Fiksit", nxënësit pranuan se janë sëmurur disa herë nga i ftohti. Një vajzë e sëmurë kishte marrë nga shtëpia bidon me ujë të ngrohtë për t'u ngrohur në klasë. Ndërkohë, të tjerët nuk mbanin veshur dorashkat dhe kapuçët. Mungesa e energjisë elektrike është një problem i mbartur prej rreth dy vitesh, pasi nën zë pohoet se janë shtruar gabim linjat. Ndërsa kaldaja nuk është vënë asnjëherë në punë, qoftë edhe për t'u bërë provë nëse funksionon. Edhe pse institucionet janë vënë në dijeni, si ato të Bashkisë Kamëz por edhe të Bashkisë së Tiranës, ende asgjë nuk është zgjidhur. Ngrohja është problem mjaft shqetësues edhe për fëmijët e kopshtit "Babrru Qendër". Edukatoret u shprehën për “Fiksin” se në klasa kanë marrë nga një ngrohëse, por meqënëse temperaturat janë shumë të ulëta, ngrohja mund të plotësohet vetëm më anë të druve, ndaj u kanë kërkuar prindërve që kush të mundet të kontribuojë. Ato theksuan se vetë institucioni nuk ka fuqi t'i plotësojë nevojat. Shkolla 9-vjeçare "100 Vjetori" në Kamëz është ndërtuar në vitin 2012. Sistemi i kaldajave është vendosur, por ato nuk ndizen asnjëherë. "Fiksi" solli rastin e një fëmije që me një ngrohëse në krahë po shkonte në shkollë. Drejtori i institucionit pranoi për kamerën e emisionit se zgjidhjen e ka gjetur me nxënësit dhe prindërit. "Kaldajat janë, por nuk janë ndezur asnjë ditë. Ne kemi gjetur mundësinë me prindërit dhe bordin e shkollës që të vendosim ndonjë ngrohëse", deklaroi Resim Beluli. Vështirësia më e madhe është për dy klasat parashkollore. Edukatorja e njërit grup tha se përpiqet t'iu bëjë ushtrime fëmijëve në klasë që të mos kenë shumë ftohtë. "Jemi munduar ta përmirësojmë situatën me këtë ngrohësen që kemi sjellë vetë, sepse fëmijët kanë shumë ftohtë", tha edukatorja. Kamerës së "Fiksit" nuk i shpëtoi edhe kondicioneri në zyrën e drejtorit. Në një kamera të fshehtë që iu bë atij, drejtori pohoi se në zyrën e tij ka kondicioner, por atë e ka marrë dhuratë. "Këtu është ngrohtë se ka kondicioner, por ma kanë dhuruar", tha drejtori për bashkëpunëtoren e "Fiksit". Në shkollën 9-vjeçare "Androkli Kostallari", në kryeqytet, drejtuesit dhe mësuesit kanë gjetur një zgjidhje tjetër, atë të kryerjes së mësimit me orë të reduktuara. Në këtë shkollë nxënësit treguan se kanë shumë ftohtë në klasë, ndaj dhe i kanë bërë orët e shkurtuara. Në orën 11:00 të gjitha klasat mbarojnë mësimin. Fëmijët e klasës së parë dhe të dytë thanë se i kanë blerë vetë ngrohëset, por që shpesh herë nuk punojnë për mungesë energjie. "E ka sjellë motra e shoqes së klasës ngrohësen, ne i kemi dhënë lekët por nuk ngrohemi se nuk ka drita", tha një nxënëse e klasës së tretë. Gazetarët e "Fiksit" tentuan të hyjnë në shkollë, por nuk u lejuan pa leje nga Drejtoria Arsimore. 18 janar 2017 (gazeta-Shqip.com) |
| 13-vjeçari shqiptar që shkruan romane erotike Posted: 18 Jan 2017 12:30 PM PST I ftuar në "Pasdite në Top Channel" ka qenë një personazh i pazakontë. 13-vjeçari Jason Vasha është shkrimtar dhe aktualisht ndër 100 më të shiturit në "Amazon", një prej kompanive më të mëdha në botë të shitjeve në internet. 13-vjeçari shkruan romane erotike dhe jo vetëm, të gjitha në anglisht. Jasoni ka lindur në Miçigan të Shteteve të Bashkuara. Gjinitë që lëvron janë Suspance, Romance dhe Bashkëkohor. Është i ndikuar nga shkrimtaret Anne Rice, E.L James, Alice Sebold, Susan Collins, Shakespeare etj. Ai është konsideruar një nga shkrimtarët më të rinj që shkruajnë novela erotike. Për "Pasdite në Top Channel" djaloshi tregoi se ka dashur gjithmonë të shkruajë histori të cilat njerëzit do t’i pëlqenin shumë. Ëndrrat e tij u bënë realitet kur ai e detyroi veten të ulej e të shkruante një libër. Dy novelat e tij “Kam pritur” dhe “Spiralja” janë nderuar me çmime. Nëse kërkon në faqen e "Amazon" me emrin e tij të rezulton ndër të tjera që novela e tij “Miliarderi takon milionerin” është shitur e gjitha. Novela tjetër super e shitur “Princi im, miliarderi” përmban 132 faqe. Ai flet për një vajzë, Aleksia Plakun. Pasi i vriten prindërit dhe e motra shtrohet në spital, Aleksia aplikon për punë në "Bakingam Palas" si shërbëtore. Ajo takohet me kuzhinierin Xhejms. Vajza e kupton menjëherë se e pëlqen shumë djalin. Por kur takon princin William, ai bie në dashuri me të e po ashtu edhe ajo. Aleksia lufton të mbajë vendin e punës dhe t’i japë përgjigje pyetjes së vështirë “Kë burrë do me të vërtetë?” I ftuar i Jonida Shehut në "Pasdite në Top Channel", Jasoni tregoi se kur nuk shkruan luan basketboll, filmon video të shkurtra, del me shokët dhe shikon filma horror ose aventurë. Në Shqipëri jeton prej 5 vjetësh, por synimi i madh i tij dhe familjarëve është të rikthehen në Amerikë. 18 janar 2017 (gazeta-Shqip.com) |
| You are subscribed to email updates from Gazeta SHQIP Online. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |






Gjykata Administrative pritet të shqyrtojë nesër në orën 12:00 kërkesën e ish-deputetit Dashamir Tahiri. Ky i fundit ka ankimuar vendimin e KQZ për heqjen e mandatit, duke e konsideruar atë jo të drejtë.
Orteku u dëborës në Itali i ka marrë jetën disa personave. Ngjarja ka ndodhur në një hotel në Pesakara. "Ka shumë të vdekur", tha Antonio Crocetta, kreu i një ekipi të shpëtimit.


Një makinë bombë ka vrarë së paku 60 veta në një kamp ushtarak në Mali, bëri të ditur qeveria e vendit afrikan. Së paku 115 ushtarë dhe luftëtarë të huaj, që po bëjnë përpjekje të stabilizojnë rajonin, janë plagosur nga sulmi në qytetin Gao.
Manchester United ka gjeneruar të ardhura më shumë se çdo klub tjetër i futbollit në sezonin e kaluar, bën të ditur një raport i publikuar nga kompania britanike e kontabilitetit Deloitte.
Shumë shpesh muajt e fundit ndjehej papritur shqetësimi, madje edhe frika, se ne jemi duke rrëshqitur pashmangshmërisht drejt një humnerë. Një humnerë të krijuar nga urrejtja, nacionalizmi dhe gënjeshtra. Në ditë p.sh. kur strehimoreve të azilikërkuesve u vihej zjarri ose njerëzit shprehin zemërimin e tyre para kamerave. Ose në ditët kur fillimisht britanikët dhe më pas amerikanët votuan për t’u mbyllur në kapsulën e tyre, nën maskën e gjoja vetëvendosjes dhe të “menaxhimit” më të mirë të kufijve.
DASHI


