Zëri: “Pamje me dron nga evakuimi i banorëve të Aleppos (Video)” plus 29 more

Zëri: “Pamje me dron nga evakuimi i banorëve të Aleppos (Video)” plus 29 more


Pamje me dron nga evakuimi i banorëve të Aleppos (Video)

Posted: 15 Dec 2016 02:33 PM PST

Dy kolona me autobusë kanë evakuuar mijëra civilë, nga pjesa ku po zhvillohen luftime të ashpra në qytetin e Aleppos, dhe që kontrollohet nga rebelët. Ministria ruse e Mbrojtjes, ka njoftuar se evakuimi është bërë nën vëzhgimin e njësive speciale ruse. Evakuimi është pjesë e marrëveshjes për armëpushim, në mënyrë që rebelët të mund të tërhiqen nga enklava e fundit e këtij qyteti të përgjakshëm. /Telegrafi/   A bird's-eye view of the evacuation of (part of)......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tension para selisë së KSHZ-së, forca të shumta policore në Shkup (Video/Foto)

Posted: 15 Dec 2016 02:31 PM PST

Jashtë selisë së KSHZ për momentin është e tensionuar nga shkaku se disa dhjetëra militantë të VMRO-DPMNE janë duke brohoritur “Hajdutë, hajdutë”, “Maqedonia, Maqedonia”, “VMRO VMRO”. Para KSHZ-së shihen edhe forca të shumta policore. Ata paralajmërojnë se nëse u merret fitorja zgjedhore e partisë së tyre, populli do të tregojë zemërimin në një mënyrë ndryshe. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve deri tani hedhur poshtë shtatë ankesat e BESËS, dhe për......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Britania e Madhe, vendi i parë që autorizon krijimin e bebeve nga tre prindër

Posted: 15 Dec 2016 02:31 PM PST

Britania e Madhe është bërë sot vendi i parë që autorizon konceptimin e bebeve nga tre ADN të tre prindërve për të evituar transmetimin e një sëmundje vdekjeprurëse të trashëgueshme, pas miratimit nga Komiteti Etik Britanik. “Është një vendim historik dhe jam i sigurt se pacientët, gati për të përfituar nga kjo teknikë, do të jenë të lumtur”, deklaroi presidenti i Autoritetit të Rregullimit të Asistencës Mjekësore për Mbrojtjen dhe Kërkimin në Embriologji, Sally......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dënohet me vdekje vrasësi i nëntë personave në kishën e Karolinës së Jugut

Posted: 15 Dec 2016 02:06 PM PST

Dylann Roof, është shpallur fajtor për vrasjen e nëntë personave me ngjyrë në një kishë në Karolinën e Jugut, krim i kryer me motive racore. 22 vjeçari u shpall fajtor për krime të urrejtjes dhe tani ai do të ballafaqohet me dënim me vdekje, transmeton Klan Kosova. Krimi kishte ndodhur në qershor të këtij viti në një kishë afro – amerikane. Roof ishte fotografuar duke mbajtur flamurin e betejës, që ishte mbajtur nga jugorët në Luftën Civile Amerikane dhe për shumë persona ky flamur......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Jevtiq: Së pari dekreti për themelimin e Asociacionit, pastaj kthimi në institucione

Posted: 15 Dec 2016 02:02 PM PST

“Për mua është absurde që mos të shkojë në punë dhe të marr pagë”, ka thënë ministri për kthim dhe komunitete në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq. Megjithatë, ai ka thënë se nuk ka kthim në institucione pa dekretin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. “Mendoj se nuk është gjë e mirë që të marr pagë pa shkuar në punë”, ka thënë Jevtiq për TV Kim, transmeton lajmi.net. Ai ka shtuar se megjithatë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bebe Rexha përshëndet shqiptarët, këndon live ‘BonBon’ të Era Istrefit (Video)

Posted: 15 Dec 2016 01:34 PM PST

Bebe Rexha edhe një herë ka treguar madhështinë e saj dhe respektin për vendin nga vjen. Ajo kurrë nuk i harron shqiptarët – në asnjë paraqitje publike. Tani në një paraqitje live të saj në rrjetin social InstaStory, ajo u shfaq mjaft atraktive, ku ka komunikuar me adhuruesit e saj. Në një moment ajo në shqip përshëndeti shqiptarët, duke i pyetur të gjithë adhuruesit shqiptarë se si janë. Më pas, ajo performoi hitin e madh botëror të Era Istrefit, “Bon Bon”, duke treguar admirimin......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rrëfimi emocional i Haradinajt se si ia vranë vëllain dhe si e shpëtoi Rafet Ramën (Video)

Posted: 15 Dec 2016 01:30 PM PST

Sonte në emisionin “Komiteti Qendror”, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për deputetët e pozitës, të cilët nuk e votuan marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi në Kuvend. Ai ka thënë se pozita nuk arriti të kalojë Demarkacionin, jo vetëm pse opozita nuk donte, por sepse ata nuk u përkrahën as nga një numër i deputetëve të tyre. Haradinaj ka shtuar se deputetët e pozitës nuk u frikësuan as nga vetë ai, e as nga dikush tjetër i......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Heronj të luftës apo aktorë, kush qëndron prapa “Helmetave të Bardha” në Siri (Foto/Video)

Posted: 15 Dec 2016 01:24 PM PST

Ata përbëhen nga bukëpjekësit, bankierët, ndërtuesit, shoferët, nxënësit, mësuesit... U formua në vitin 2013… “Helmetat e Bardhë” janë parë duke u përgjigjur atëherë kur bombat binin mbi territoret rebele në Siri. Ata shpëtuan më shumë se 73,530 njerëz … të paktën kështu pretendojnë ata. “Helmetat e Bardha”, emri zyrtar i mbrojtjeve civile në Siri, u bashkuan përmes prizmit të asaj që u publikua në mediat e huaja, kryesisht nga Perëndimi,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pezullohen zyrtarë të policisë për shkak të vizitës së Gjuriqit në veri

Posted: 15 Dec 2016 01:17 PM PST

Autoritetet në Prishtinë kanë pezulluar dy zyrtarë të Policisë në Mitrovicën e veriut, pas vizitës së drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, të enjten në veri të Kosovës, mëson Radio Evropa e Lirë. Të pezulluarit nga detyra janë zëvendës komandanti i policisë në Mitrovicën e veriut, Goran Zhivkoviq dhe shefi i operativës, Milija Milosheviq. Zyratrë të Policisë i kanë deklaruar Radios Evropa e Lirë se dy......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haradinaj: Qeveria përgjegjëse për vizat

Posted: 15 Dec 2016 01:03 PM PST

Sonte në emisionin “Komiteti Qendror”, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, mosratifikimi i së cilës ka kushtëzuar liberalizimin e vizave nga Bashkimi Evropian. Ai ka thënë se AAK’ja është e gatshme për të votuar Demarkacionin në Kuvend, vetëm nëse marrëveshja me Malin e Zi rishikohet dhe korrigjohet, siç kjo parti kërkon. Haradinaj ka shtuar se nëse Qeveria sjell marrëveshjen e Demarkacionit me......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Këshilli i Sigurimit nesër mblidhet për Aleppon

Posted: 15 Dec 2016 12:46 PM PST

Nesër Këshilli i Sigurimit do të mblidhet për të diskutuar për gjendjen në Aleppo. Këshilli i Sigurimit i OKB-së urgjente do të mblidhet të premten me kërkesë të Francës, për të diskutuar situatën humanitare në qytetin sirian të Aleppo, njoftuan sot diplomatë perëndimorë. Alepo është duke përjetuar ditët më të vështira të saj, forcat qeveritare po kryejnë vrasje masive pa dallim moshe e gjinie të civilëve dhe rebelëve, plagosje, ndërsa sipas shumë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

15 vende të reja pune dhe mundësi për qindra fermerë

Posted: 15 Dec 2016 12:26 PM PST

Ministri i Punës dhe Mirëqenës Sociale, Arban Abrashi, përmes një postimi në llogarinë e tij “Facebook”, ka njoftuar për inaugurimin e qendrës për ruajtjen dhe përpunimin e pemëve dhe perimeve në fshatin Sfeçël të Podujevës, transmeton “Zeri.info”. “15 vende të reja pune dhe mundësi për qindra fermerë. Me kryetarin e Podujevës, Agim Veliu dhe zyrtarë të BE-së, në ceremoninë inauguruese të objektit për grumbullimin, ruajtjen dhe përpunimin e pemëve dhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Roma mund ta fitoj titullin

Posted: 15 Dec 2016 12:14 PM PST

Anësori i Romës,Diego Perotti beson se ekipi i tij është mjaft i mirë që të mund ta fitoj titullin e kampionit, transmeton “Zëri.info”. Skuadra e Romës do të luaj në Torino kundër Juventusit këtë fundjavë dhe kapiteni i juventinëve, Buffon i ka paralajmëruar shokët e skuadrës se Roma është kandidat për titull dhe nuk bën të nënvlerësohet. “Buffon kishte të drejtë kur tha se Roma mund të fitoj titullin.Ne kemi mposhtur Milanin, Napolin, Lazion dhe Interin.Nuk mund t’i......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lëndimi i Baillyt nuk është serioz

Posted: 15 Dec 2016 12:13 PM PST

Mbrojtësi i Manchester United ka bërë të qartë se lëndimi i tij i djeshëm ndaj skuadrës së Crystal Palace,nuka ka qenë shumë serioz. Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë u kthye këtë muaj pas shtatë javësh mungesë për shkak të lëndimit të ligamenteve të gjurit, madje dhe luajti si startues në ndeshjen e djeshme të zhvilluar në “Selhurst Park”, transmeton “Zëri.info”. “Jam i lumtur t’iu kumtoj se lëndimi nuk ka qenë serioz.Shpresoj që shumë të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shpërndahen dhurata për fëmijët e Klinikës së Pediatrisë në QKUK (FOTO)

Posted: 15 Dec 2016 12:05 PM PST

Forumi Rinor i Aleancës Kosova e Re, nëndega në Hajvali ka bërë sot shpërndarjen e dhuratave për fëmijët e Klinikës së Pediatrisë në QKUK me rastin e festave të fundvitit. Islam Pacolli, kryetar i kësaj nëndegës së Hajvalisë tha se me këto dhurata po synohet që me rastin e festave t’i gëzojnë sado pak fëmijët, shkruan arbresh.info. Pacolli tha se nuk është hera e parë që ndërmarrin aksione të ngjashme. Adelina Fazliji nga Forumi Rinor i AKR-së nën dega në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

UP-ja pranohet në Agjencinë Universitare të Frankofonisë

Posted: 15 Dec 2016 11:59 AM PST

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, është pranuar në Agjencinë Universitare të Frankofonisë. Lajmin e ka bërë të ditur Presidenti Hashim Thaçi përmes profilit të tij në Facebook, ku thotë se anëtarësimi në këtë agjenci, sjellë shanse për bashkëpunim internacional. “Sapo mora lajmin për pranimin e Universitetit të Prishtinës në Agjencinë Universitare të Frankofonisë, në cilësinë e anëtarit të asociuar. Ky anëtarësim hap......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zyrtare: Suarez nënshkruan kontratë të re me Barcelonën

Posted: 15 Dec 2016 11:52 AM PST

Reprezentuesi uruguajan ka fituar tetë trofe gjatë kohës së tij në “Camp Nou” që kur u transferua nga Liverpooli.Ai tashmë ka vendosur që të vazhdoj karrierën e tij në Barcelonë. Luis Suarez ka rënë në akord me Barcelonën për një kontratë të re, që do ta mbajë uruguajanin në Barcelonë deri në vitin 2021, transmeton “Zëri.info”. Sulmuesi i cili iu bashkua Barcelonës në vitin 2014, deri më tash ka fituar tetë trofe me klubin katalunas, duke përfshirë La......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ahmeti takon Ramën: Me rëndësi zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit

Posted: 15 Dec 2016 11:46 AM PST

Më shumë se dy orë ka zgjatur takimi mes kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Siç citojnë mediat vendore në këtë takim ishte i pranishëm edhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati. Burime pranë Kryeministrisë thanë sot se, linja e Ramës është ajo që është bërë publike. Sipas shefit të qeverisë shqiptare, faktori shqiptar duhet të flasë me një zë të vetëm,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Publikohen pamje nga arrestimi i xhihadistëve në Moskë (Video)

Posted: 15 Dec 2016 11:41 AM PST

Mediat ruse kanë raportuar për arrestimin e xhihadistëve islamik dhe për veprimin e një planifikimi të një sulmi terrorist në Moskë. Shërbimi i inteligjencës ruse FSB tha se kishte arrestuar katër persona të dyshuar për planifikim të sulmeve të planifikuara në kryeqytet, gjithashtu u gjetën edhe eksplozivë dhe armë automatike. Mediat raportojnë se udhëheqësi i shteti islamik në Turqi, ishte krijuesi i këtyre planeve.    ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mourinho: E di se pse jemi me kilometra larg Chelseat

Posted: 15 Dec 2016 11:39 AM PST

Djajtë e Kuqë janë të pamposhtur në një seri prej dymbëdhjetë ndeshjesh radhazi, por portugezi fajëson formën e ndeshjeve të para të luajtura si vendas për renditjen e tyre në tabelë, transmeton "Zeri.info". Jose Mourinho thotë se forma e dobët në shtëpi është arsyeja se pse sipas tij ata nuk janë në krye të tabelës. Manchester United ka fituar vetëm tre ndeshje prej tetë sosh në “Old Trafford”, fitorja ndaj Tottenhamit ishte përfundimi i një cikli barazimesh prej......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fotografi nga evakuimi i civilëve në Aleppo

Posted: 15 Dec 2016 11:33 AM PST

Një mijë civilë dhe 26 persona të lënduar janë duke u evakuar nga Aleppo me autobusë dhe ambulance. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka thënë se pret që ky numër të dyfishohet deri në fund të ditës, transmeton Klan Kosova. Më poshtë mund t’i shikoni fotografitë nga evakuimi i civilëve në Aleppo. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kë e fajëson Ramush Haradinaj për murin në veri?

Posted: 15 Dec 2016 11:27 AM PST

Sonte në emisionin “Komiteti Qendror”, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për ndërtimin e murit në veri të Mitrovicës. Ai ka thënë se Qeveria është dashur të shpjegojë në Kuvend marrëveshjen për murin, në mënyrë që të jenë të gjithë informuar, dhe nëse ka ndodhur ndonjë ndryshim, të dihet nëse ka faj Qeveria jonë apo komuna e Mitrovicës së Veriut. Haradinaj ka shtuar se muri nuk është koncept i botës......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Publikohen dokumentet: Si i eliminonte CIA udhëheqësit e majtë në botë

Posted: 15 Dec 2016 11:26 AM PST

Shtëpia e Bardhë, përmes punës së National Security Archive – një institut i pavarur kërkimesh, joqeveritar, me qendër në Uashington – ka bërë publike dokumentat e deklasifikuara nga CIA, që kanë të bëjnë me operacionet e kryera në vitet shtatëdhjetë dhe tetëdhjetë prej qeverive diktatoriale të Amerikës Latine, me objektiv goditjen dhe eleminimin e udhëheqësve të opozitës. Bëhet fjalë për informacione të reja të rëndësishme, në lidhje me Operacionin......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ibrahimoviçit i pëlqen partneriteti me Pogban

Posted: 15 Dec 2016 11:24 AM PST

Dyshja luajti një rol vendimtar në fitoren e djeshme ndaj Crystal Palace, mirëpo reprezentuesi suedez insiston se ishte punë ekipore. Zlatan është shumë i lumtur që luan përkrah Pogbas në Manchester United, transmeton “Zëri.info”. Si Pogba ashtu edhe Ibrahimoviç janë transferuar këtë verë në ekipin anglez dhe menjëherë janë shndërruar në figura kyqe për Djajtë e Kuq. “Ne flasim dhe ndihmojmë shumë njëri-tjetrin.Mednoj se atij i pëlqen që të luaj me mua dhe mua......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Steve Cook shpreson në qëndrimin e Wilshere

Posted: 15 Dec 2016 11:22 AM PST

Mbrojtësi i Bournemouth-it,Steve Cook beson se Jack Wilshere është kthyer në formë dhe shpreson që ai të vazhdojë me Bournemouth-in. Mesfushori i përfaqësueses angleze, Wilshere, është i huazuar nga Arsenal-i për një sezon dhe deri më tani i ka bërë dymbëdhjetë paraqitje në ligën angleze, transmeton “Zëri.info’. “Natyrisht se ai deshi ta sfidoj veten dhe të luaj futboll rregullisht.Ai është një djalë i jashtëzakonshëm dhe një lojtar i madh”, u shpreh Cook për......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kusari-Lila: Alternativa po shtrin rrënjët në të gjitha komunat (Video)

Posted: 15 Dec 2016 11:12 AM PST

Themeluesja e lëvizjes së re politike në Kosovë, Alternativa, Mimoza Kusari-Lila tha në një intervistë për Zërin e Amerikës, se këshillat organizative të kësaj force politike janë krijuar në disa komuna. Kryetarja e komunës së Gjakovës, që ndodhet për vizitë në Shtetet e Bashkuara tha se Alternaiva është funksionale në Gjakovë dhe ka filluar përgatitjet në Ferizaj, Istog dhe komuna të tjera me synimin për t’u bërë funksionale në Prishtinë dhe gjithë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

BE- ja ia vazhdon sanksionet Rusisë

Posted: 15 Dec 2016 11:08 AM PST

Liderët e Europës janë takuar në Bruksel ku kanë marrë vendim për sanksionet ndaj Rusisë. Ata kanë vendosur që të vazhdohen sanksionet edhe për gjysmë viti, e vendimi zyrtar për këtë do të miratohet këto ditë. Sanksionet janë në rrafshin e energjisë, mbrojtjes dhe sektorit financiar. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

'Brenda një muaji kosovarët mund të përdorin kodin +383'

Posted: 15 Dec 2016 11:07 AM PST

Kryetari i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) Kreshnik Gashi ka thënë se vendosja e kodit telefonik për Kosovën ka disa përfitime, por në veçanti financiare. “Unioni Ndërkombëtar për Telekomunikime e cila ndan këtë kod ka mundësuar që Kosova me pajisjen me këtë kod të vendoset përfundimisht në hartën e telekomit si çdo vend tjetër i botës. Dhe me këtë rast qytetarët do të kenë përfitime të mëdha, sepse nuk do të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Conte dëshiron Laxaltin tek Chelsea

Posted: 15 Dec 2016 10:56 AM PST

Mesfushori uruguaian, Diego Laxalt është në listën e emrave të dëshirave të Antonio Contes për afatin kalimtar të janarit, mirëpo Genoa nuk dëshiroj që të bisedoj për lojtarin deri në verë, transmeton “Zëri.info”. Trajneri italian e dëshiron lojtarin nën urdhrat e tij, sipas agjentit të lojtarit 23 vjeçar, Vincenzo D’Ippolito. Chelsea megjithatë duhet të presë deri në verë për të filluar negociatat me klubin e Genoas. “Genoa ka besim në të, mirëpo......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zidane “si një vëlla”për sulmuesin Benzema

Posted: 15 Dec 2016 10:54 AM PST

Sulmuesi, Karim Benzema festoi me bashkëkombasin dhe trajnerin e tij pas shënimit të golit të parë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube, transmeton “Zëri.info”. Për sulmuesin francez,Zidane,është më shumë se një trajner dhe ai e mendon atë si një vëlla. Benzema shënoi golin e parë në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Club America të luajtur në Yokohama dhe menjëherë vrapoi drejt trajnerit të tij për ta festuar golin. “Ai është si një vëlla......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now