Zëri: “Ja pse duhet të flini në një dhomë të ftohtë” plus 29 more |
- Ja pse duhet të flini në një dhomë të ftohtë
- Djali i Ramiz Lladrovcit: Ata që po përqeshin babain janë vet analfabet
- Mourinho qon në qiell Ibrahimovicin
- Dështimet, rezultat i keqqeverisjes ndër vite
- ​Valdete Daka viziton qendrat e votimit në Drenas
- Zbardhet historia/Këngëtari shqiptar: Pse e denoncova gruan për dhunë
- Juventusi mposhti Romën, e lë shumë prapa në renditje (Video)
- Rrëfimi i çiftit Obama për jetën dhe ditët e fundit në Shtëpinë e Bardhë
- DW parasheh që Kosova do ti ngre statujë edhe Trumpit
- Gjest i madh nga Pogba (Video)
- Duet interesant nga MC Beka dhe Fatos Kryeziu (Video)
- Suedia po i paguan qytetarët që ti rregullojnë gjërat e tyre, në vend se ti hedhin ato
- Arrestohet pranë stadiumit "Qemal Stafa" avokati i njohur në Tiranë (VIDEO)
- Noizy- policëve të Durrësit: A e dini ju kush jam unë?!
- Thirrje të kota për paqe mes Kosovës e Serbisë (Video )
- Ndezën qirinj në nderim për viktimat në Alepo (FOTO)
- Policet e bukura të zgjedhura nga diktatori Kim Jong-un (Foto)
- Ekspertizë e tretë për vdekjen e Astrit Deharit (VIDEO)
- Ibra i sjell tri pikë Manchester United (VIDEO)
- Galatasaray, i bronztë me Majlindën dhe Norën
- Adnan Januzaj 'tallet' me Valon Behramin (FOTO)
- Obama, rusëve: Jeni të vegjël e të dobët për ne, pos naftës e gazit gjë tjetër sdini të prodhoni! (Video)
- Kurz ia tërheq vërejtjen ambasadorit turk në Vjenë
- Muri në Mitrovicë, sinjal për ndryshimin e dialogut
- Obama: Rusia, Irani dhe Siria kanë 'gjak në duart e tyre' në Aleppo
- 2po2 dhe Capital T: 'Mos na mësoni ne se si bëhet hip hop-i'
- Bëjeni këtë nëse dëshironi që bateria t'ju zgjasë më gjatë
- Merkel: E kam zemrën e thyer, Irani dhe Rusia do përgjigjen për Alepon
- AC Milan-Atalanta, formacionet zyrtare
- Musliu: Nëse nuk hiqet muri në Mitrovicë edhe ne do të vendosim murin tonë në Preshevë!
| Ja pse duhet të flini në një dhomë të ftohtë Posted: 17 Dec 2016 02:55 PM PST Temperatura e dhomës së gjumit gjatë natës është më e rëndësishme nga sa mendohet! Gjatë verës është mirë të tregohet kujdes ndaj erës dhe të flihet me dritare hapur, por edhe gjatë dimrit rregullimi i termostatit, mund të bëjë një diferencë të madhe për shëndetin tonë. Përtej ndjenjës së kënaqësisë të një temperature më të madhe se një tjetër, në fakt, ky element gjithashtu ka një ndikim të madh në trupin tonë. Sipas...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Djali i Ramiz Lladrovcit: Ata që po përqeshin babain janë vet analfabet Posted: 17 Dec 2016 02:44 PM PST Djali i kandidatit të PDK-së për kryetar të Drenasit, Lapidar Lladrovci ka reaguar ndaj përqeshjeve që po i bëhen babai të tij, Ramiz Lladrovci. Ai në një reagim në faqen e tij në Facebook ka thënë se qytetarët që po bëjnë këto përqeshje janë vet analfabet, transmeton IndeksOnline. Ky është reagimi i plotë i tij në Facebook: “Po i shoh disa qytetarë të dashur, të cilët po i cilësojnë politikanët tonë analfabet e të padijshëm dhe po qeshin me disa...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Mourinho qon në qiell Ibrahimovicin Posted: 17 Dec 2016 02:21 PM PST Jose Mourinho ka lavdëruar Zlatan Ibrahimovicin pas fitores 2:0 ndaj WBA-së Manchester Unitedi ka regjistruar fitoren e tretë me radhë në Premierligë, pasi e mposhti 2:0 West Bromwich Albionin, transmeton Gazeta Express. Kjo fitore erdhi fal paraqitjes fantastike të Ibrahimovic, që shënoi dy golat për “Djajtë e Kuq”. Pas ndeshjes trajneri i Unitedit Jose Mourinho, tha se shumë sulmues të rinj ëndërrojnë të bëjnë paraqitje të ngjashme me Ibrahimivicin. “Atë që po e bën Ibrahimovic si 35 vjeçar, e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Dështimet, rezultat i keqqeverisjes ndër vite Posted: 17 Dec 2016 02:12 PM PST Për pak muaj janë radhitur dështimet rend të Qeverisë së Kosovës: mosliberalizimi i vizave, raporti i turpshëm i arsimit, muri i ndarjes në Mitrovicë, kodi telefonik, i cili na u dha jo si shtet, dhe humbja e milionave nga Amerika për shkak të korrupsionit, shkruan sot, gazeta Zeri. Pos liberalizimit, Demarkacionit e Asociacionit, Republika e Kosovës muajin e fundit është ballafaquar edhe me katër dështime të reja. Para disa ditësh në veri të Mitrovicës u ndërtua muri, i cili e ndan këtë qytet në dy pjesë,...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| ​Valdete Daka viziton qendrat e votimit në Drenas Posted: 17 Dec 2016 02:05 PM PST Gjatë ditës së nesërm, kur do të zhvillohen votimet për zgjedhjen e kryetarit të Drenasit, kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, do t’i vizitojë dy qendra të votimit. Fillimisht, kryetarja e KQZ-së do të qëndrojë në QV 0315E në fshatin Poklek dhe pastaj do të vizitojë edhe QV 0319E në fshatin Zabel i Ulët. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Zbardhet historia/Këngëtari shqiptar: Pse e denoncova gruan për dhunë Posted: 17 Dec 2016 02:03 PM PST Lajmi se kantautori i njohur Sajmir Çili ka kërkuar urdhër mbrojtjeje pasi akuzonte për dhunë bashkëshorten e tij, këngëtaren Suela Kalaja, bëri xhiron e portaleve. E para për faktin se prindërit e një vajze 9- vjeçare nga martesa janë personazhe të njohur pu05blikë, por edhe se zakonisht rastet më të shpeshta që kërkojnë urdhër mbrojtjeje janë gratë e dhunuara nga burrat e tyre. Direkt pas bërjes publike të këtij lajmi, 35-vjeçarja Kalaja, e cila ka qenë ajo që ka depozituar...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Juventusi mposhti Romën, e lë shumë prapa në renditje (Video) Posted: 17 Dec 2016 01:44 PM PST Juventusi ka fituar 1:0 në derbi ndaj Romës Juventusi nuk ka të ndalur. Ekipi i Allegrit ka marrë tri pikë të tjera në Serie A. Juve doli fitimtare në derbin kundër Romës, duke triumfuar 1:0, transmeton Gazeta Express. Golin e vetëm dhe të tri pikëve e shënoi sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain, në minutën e 14’të të ndeshjes. Deri në fund të sfidës, Juve dhe Roma kishin raste të pastra shënimi, por rezultati mbeti ai i minutës së 14’të. Pas kësaj fitore, Juve ka grumbulluar 42...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Rrëfimi i çiftit Obama për jetën dhe ditët e fundit në Shtëpinë e Bardhë Posted: 17 Dec 2016 01:27 PM PST Në 1 dhjetor, në Dhomën e Kuqe të Shtëpisë së Bardhë, Barak dhe Michelle Obama u ulën me kryeredaktoren e revistës “People”, Jess Cagle, dhe korrespondenten e Shtëpisë së Bardhë, Sandra Uestfall. Në këtë intervistë, çifti presidencial flet për kohën e kaluar në Shtëpinë e Bardhë dhe si po i përjetojnë ditët e fundit. Znj. Obama, verën e kaluar ju thatë se zgjoheni çdo ditë në një shtëpi të ndërtuar nga skllevër, dhe shihni vajzat tuaja...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| DW parasheh që Kosova do ti ngre statujë edhe Trumpit Posted: 17 Dec 2016 01:14 PM PST Qytetarët e Kosovës nuk e dinë se çfarë raporti do të kenë SHBA-të ndaj Kosovës pas ardhjes në Shtëpinë e Bardhë të Donald Trump. Por, nuk përjashtohet mundësia që edhe këtij të fundit t’i ngrihet një statujë, siç ka ndodhur me Bill Clintonin. Kështu raporton DW, edicioni në gjuhën angleze, duke theksuar se më shumë se 80% për qind e kosovarëve pranojnë udhëheqësinë amerikane, që është edhe niveli më i lartë i përkrahjes në...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Gjest i madh nga Pogba (Video) Posted: 17 Dec 2016 01:08 PM PST Pogba tregon anën e tij humane Mesfushori i “Djajve të Kuq”, Paul Pogba ka bërë një veprim tejet të mirë pas sfidës me WBA’në, ku Manchester Unite fitoi 2:0. Pas ndeshjes, Pogba është parë duke ia dhuruar fanellën e tij një fëmijët me aftësi të kufizuara, duke treguar edhe njëherë anën e mirë të tij, shkruan Gazeta Express. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Duet interesant nga MC Beka dhe Fatos Kryeziu (Video) Posted: 17 Dec 2016 01:05 PM PST Mc Beka dhe Fatos Kryeziu kanë sjellë bashkëpunimin e tyre me titull “S’ma dha” Zzap & Chriss e kanë bërë muzikën e kësaj kënge, me tekst të Mozzik. Incizimi është bërë në studion e ON Records, ndërsa videoja muzikore është realizuar nga XL Films. Një këngë që padyshim se do të pëlqehet nga fansat e Mc Bekës dhe Fatos Kryeziut. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Suedia po i paguan qytetarët që ti rregullojnë gjërat e tyre, në vend se ti hedhin ato Posted: 17 Dec 2016 12:50 PM PST Blej, përdor, gjuaj, përsërite. Kultura jonë për t’i “gjuajtur gjërat tona që s’na duhen më” është duke e shkatërruar planetin tonë në mënyra të paprecedent. Deponitë e mbeturinave nëpër botë kanë arritur normën alarmante, oqeanet janë mbushur plot me plehra, akullnajat po shkrihen, shkëmbinjtë nënujor po vdesin, pyjet po shkatërrohen – e gjitha kjo po ndodh për shkak të luksit të jetës moderne që po e gëzojmë sot. Është koha që...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Arrestohet pranë stadiumit "Qemal Stafa" avokati i njohur në Tiranë (VIDEO) Posted: 17 Dec 2016 12:34 PM PST Avokati i njohur Genc Gjokutaj është arrestuar nga Policia e Tiranës mbrëmjen e së shtunës. Bëhet e ditur se avokati ka qenë me makinë në momentin që policia e ndaloi dhe e shoqëroi për në komisariat. Në videon e mësipërme duket qartë momenti i ndalimit të tij pranë stadiumit 'Qemal Stafa'. Burime për Syri.net nga policia e kryeqytetit bëjnë me dije se avokati u arrestua pasi drejtonte makinën në gjendje të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Noizy- policëve të Durrësit: A e dini ju kush jam unë?! Posted: 17 Dec 2016 12:24 PM PST Mesa duket, Noizy u ka ngritur zërin efektivëve të Rrugores të cilët e ndaluan teksa ai po lëvizte me automjetin e tij drejt Durrësit. "A e dini ju kush jam unë?”, u është drejtuar ai efektivëve të Rrugores. Burime për “Panorama” bëjnë me dije se policia e ka ndaluar makinën dhe ka kërkuar sipas ligjit dokumentet dhe lejen e drejtimit, por reperi ka qenë pa patentë. Mjeti i tij ka rezultuar edhe më shumë gjoba të papaguara, për të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Thirrje të kota për paqe mes Kosovës e Serbisë (Video ) Posted: 17 Dec 2016 12:15 PM PST 17 vite pas luftës Kosova dhe Serbia ende kanë shumë punë për të bërë që të arrihet fqinjësia e mirë mes dy vendeve. E për fqinjësi të mirë dhe paqe jo pak herë po bënë thirrje edhe vetë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, madje pak ditë më parë ai bëri thirrje të tilla edhe nga Hoça e madhe ku përkujtoi viktimat e luftës. Ndërsa njohësit e rrethanave politike këto thirrje për paqe po i quajnë të pa kuptimta kur Serbia është ende agresore ndaj...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Ndezën qirinj në nderim për viktimat në Alepo (FOTO) Posted: 17 Dec 2016 12:10 PM PST Sonte nga ora 20:30 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, u ndezën qirinj në përkujtim të viktimave në Aleppo. Qytetarë të shumtë janë parë teksa kanë bërë homazhe dhe janë solidarizuar me viktimat në Aleppo. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Policet e bukura të zgjedhura nga diktatori Kim Jong-un (Foto) Posted: 17 Dec 2016 11:54 AM PST Diktatori i Koresë Veriore, Kim Jong-un punëson femra të zgjedhura për shkak të pamjes së tyre të jashtme si police trafiku. Edhe pse kjo punë nuk është shumë glamuroze, Koreja Veriore ka formuar një divizion të tërë të policeve të trafikut që besohet se zgjidhen personalisht nga kryetari despotik. Madje, për to është dedikuar edhe një faqe interneti ku mund të gjenden fotografi, video dhe poema të dedikuara enkas për gratë që zbukurojnë rrugët e shkreta të Pongyangut duke patrulluar...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Ekspertizë e tretë për vdekjen e Astrit Deharit (VIDEO) Posted: 17 Dec 2016 11:30 AM PST Prokuroria e Shtetit duhet të marrë për bazë raportin e ekspertëve të angazhuar nga familja e Astrit Deharit për vdekjen e tij, sipas të cilit raport, thuhet se aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, ka vdekur në mënyrë të dhunshme. Kështu vlerëson, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi duke u bazuar në Kodin e Procedurës Penale, sipas të cilit, Ligji e obligon prokurorin që të vlerësojë dhe të shqyrtojë rrethanat. Miftaraj shtoi se e mira së mirës do...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Ibra i sjell tri pikë Manchester United (VIDEO) Posted: 17 Dec 2016 11:25 AM PST Manchester United ka shënuar fitoren e tretë radhazi në Premierligë. ‘Djajtë e Kuq’ e mposhtur në udhëtim WBA-në me rezultat 0:2 në kuadër të xhiros së 17-të. Të dy golat në fitoren e Unitedit i shënoi sulmuesi Zlatan Ibrahimovic. Suedezi shënoi në minutat 5’ dhe 56’. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Galatasaray, i bronztë me Majlindën dhe Norën Posted: 17 Dec 2016 10:51 AM PST Galatasaray e ka fituar medaljen e bronztë në Golden League, respektivisht Kampionati Evropian i klubeve. Në suksesin e klubit turk kanë kontribuuar edhe dy xhudistet kosovare, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, të cilat janë huazuar tek klubi nga Stambolli nga Ipponi i Pejës, ndërsa ato kanë marrë instruksione edhe nga trajneri Driton Kuka shkruan Zëri.info Kjo është hera e katërt që Majlinda dhe Nora e përfaqësojnë Galatasarayn, i cili me to një herë është shpallur kampion Evropë, duke e fituar këtë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Adnan Januzaj 'tallet' me Valon Behramin (FOTO) Posted: 17 Dec 2016 10:43 AM PST Adnan Januzaj ka mposhtur Valon Behramin, në duelin Sunderland – Watford, 1:0. Të dy lojtarët me prejardhje nga Kosova luajtën titullar. Pas fitores, Januzaj ka postuar një foto, ku pas tij shihet Valon Behrami derisa ka lënë një postim injorues. “Rezultat i mirë dhe tri pikë në xhep”, ka shkruar ai, raporton Gazeta Olle. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Posted: 17 Dec 2016 10:38 AM PST Presidenti amerikan, Barack Obama, mbajti konferencën e fundit për këtë vit dhe të fundit si president. I irrituar me sulmet kibernetike ruse në zgjedhjet presidenciale që sollën fitoren e Donald Trumpit, Obama kritikoi ashpër Rusinë, shkruan The Guardian. “Rusët nuk mund të na dobësojnë. Ato janë më të vegjël e më të dobët se ne. Ekonomia e tyre nuk prodhon asgjë që të tjerët duan, pos naftë, gaz dhe armë. Ata nuk janë inovativë, por mund të ndikojnë veç nëse ne...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Kurz ia tërheq vërejtjen ambasadorit turk në Vjenë Posted: 17 Dec 2016 10:37 AM PST Ministri austriak i Jashtëm, Sebastian Kurz ka thirre te ngarkuarin me punë te Ambasadës Turke në Vjenë, dhe i ka dhënë atij një protestë të fortë, për shkak të shfaqjes së imazhit dhe të dokumentit të lëshuar nga organi fetar turk, drejtuar lidhjeve dhe shoqatave turke jashtë vendit, duke u kërkuar atyre për të përgatitur raporte të detajuara për organizatat e shoqërisë civile, institucionet arsimore te klerikut Fethullah Gulen, kjo gje ka bërë qe gazetat ne Austri te shkruajnë për...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Muri në Mitrovicë, sinjal për ndryshimin e dialogut Posted: 17 Dec 2016 10:35 AM PST Ndërtimi i murit në Mitrovicë nga autoritetet lokale serbe të komunës veriore të këtij qyteti, të mbështetura nga Beogradi zyrtar, janë sinjali i fundit për Bashkimin Evropian që të ndërhyjë dhe ndryshojë formatin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa. Qëndrime për ndryshimin e formatit të dialogut të Brukselit, kanë shprehur edhe përfaqësues nga tabori opozitar. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë,...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Obama: Rusia, Irani dhe Siria kanë 'gjak në duart e tyre' në Aleppo Posted: 17 Dec 2016 10:18 AM PST Presidenti amerikan, Barack Obama, ka thënë se Rusia, Irani dhe Siria “kanë gjak në duart e tyre” nga betejat brutale të Aleppos, derisa është ankuar se nuk ka mundur ta ndalë gjakderdhjen në Siri, me gjithë përpjekjet disa vjeçare. “Bota në kohën si është tani, është e tmerruar nga sulmet brutale nga regjimi sirian dhe aleatët e saj rusë dhe iranianë në qytetin e Aleppos. Ne e kemi parë një strategji të qëllimshme të rrethimit dhe mbajtjes së civilëve të uritur. Ne...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| 2po2 dhe Capital T: 'Mos na mësoni ne se si bëhet hip hop-i' Posted: 17 Dec 2016 10:02 AM PST Ata janë dy nga emrat më të njohur të hip hop-it shqiptar. Bëhet fjalë për reperat 2po2 dhe Capital T, të cilët kanë ndjekës dhe fansa të shumtë në rrjetet sociale. Këngëtarët kanë publikuar pak orë më parë klipin e tyre “Kujt pi kallxon”, ku u kërkojnë kolegëve të tyre të mos u tregojnë atyre se si bëhet muzika hip hop. Pas suksesit të bashkëpunimit me këngëtaren Elvana Gjata në këngën “Lejla”, reperët nga Kosova duket se do ta...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Bëjeni këtë nëse dëshironi që bateria t'ju zgjasë më gjatë Posted: 17 Dec 2016 09:59 AM PST Ka shumë mënyra për ta ruajtur jetëgjatësinë e baterisë në celularin tuaj, por ekziston një mënyrë shumë më e lehtë dhe që ua ruan baterinë në iPhone për 20%. Çfarë duhet të bëni? Mos e përdorni aplikacionin e Facebook. Sipas disa testimeve të kryera nga Samuel Gibbs në iPhone 6S, u gjet se fshirja e aplikacionit të Facebook nga celulari mundësonte deri në 20% më shumë jetëgjatësi të baterisë, shkruan Gazeta Express. Në vend se të përdorni...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Merkel: E kam zemrën e thyer, Irani dhe Rusia do përgjigjen për Alepon Posted: 17 Dec 2016 09:52 AM PST Liderja e shtetit që ka strehuar numrin më të madh të refugjatëve sirianë, ka reaguar ashpër për masakrën që Irani dhe Rusia kanë shkaktuar mbi civilët e Aleppos lindor Angela Merkel ka bërë përgjegjës kryesor Iranin dhe Rusinë për vrasjen e civilëve dhe tha se këto krime duhet të ndëshkohen, shkruan "Die Zeit". “Diskutimi rreth ngjarjeve të fundit në Aleppo është tejet trishtues. Është për t’u turpëruar që në shekullin e 21 ndodhin ngjarje të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| AC Milan-Atalanta, formacionet zyrtare Posted: 17 Dec 2016 09:48 AM PST Sonte me fillim prej orës 18:00 do të ndeshet, AC Milan, me ekipin që ka bërë befasinë këtë sezon në Serie A, Atalantën, transmeton “Zëri.info” Këto janë 11-shet startuese: AC Milan: Donnarumma, Abate, Paletta, Romagnoli, Antonelli, Kucka, Bertolacci, Pasalic, Suso, Lapadula, Bonaventura. Atalanta: Sportiello, Toloi, Caldara, Masiello, Conti, Kessie, Gagliardini, Spinazzola, Kurtic, Petagna, Gomez. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Musliu: Nëse nuk hiqet muri në Mitrovicë edhe ne do të vendosim murin tonë në Preshevë! Posted: 17 Dec 2016 09:35 AM PST Punimet e fundit rreth Urës së Ibrit kanë krijuar konfuzion, paqartësi dhe tensione tek qytetarët e Kosovës, duke ngjallur reagime të ndryshme dhe mosbesim sa u përket marrëveshjeve të arritura në Bruksel nga palët përfshirëse në dialog. Por, reagime ka edhe nga Lugina e Preshevës. Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve dhe i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Jonuz Musliu, murin të Ura e Ibrit e ka quajtur të papranueshëm për Luginën e Preshevës. Musliu ka thënë se nëse nuk largohet muri...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| You are subscribed to email updates from Zëri. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





