Zëri: “BE 'i tërheq veshin' Ramës: Kujdes me deklaratat negative ndaj Greqisë!” plus 29 more

Zëri: “BE 'i tërheq veshin' Ramës: Kujdes me deklaratat negative ndaj Greqisë!” plus 29 more


BE 'i tërheq veshin' Ramës: Kujdes me deklaratat negative ndaj Greqisë!

Posted: 13 Dec 2016 02:38 PM PST

Tensioniet e fundit mes Shqipërisë dhe Greqisë, duket se nuk kanë kaluar pa u vënë re edhe nga Këshilli i Evropës. Në mbledhjen e sotme të mbajtur në Bruskel dhe ku u ra dakord nga ana Ministrave të Jashtëm të BE-së për rekomandimin e hapjes së negociatave për Shqipërinë, në paragrafin e fundit, por jo më pak të rëndësishmin, KiE ndalet pikërisht tek marrëdhëniet e vendit tonë me fqinjët. Në të theksohet se deklaratat e fundit të bëra, dhe që nënkuptojnë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vogëlushja shqiptare i shkrun një letër presidentit të Sirisë, ja çfarë i kërkon (Foto)

Posted: 13 Dec 2016 01:51 PM PST

Një vajzë vetëm 8 vjeç nga qyteti i Tiranës ka shkruar një letër për presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad.  Ajo i ka kërkuar atij që të ndalojë luftën e padrejtë që po bëhet në Siri pasi ata që e pësojnë më shumë janë fëmijët si ajo vetë. Ajo shprehet se fëmijët kanë të drejtën të jetojnë në paqe dhe se njerëzit nuk duhet të vriten por të jetojnë të lirë. “Mos ua shkatërroni jetën atyre”,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Muri do të hiqet së bashku me ndërkombëtarët, pa tensione

Posted: 13 Dec 2016 01:46 PM PST

Edita Tahiri, ministrja për Dialog ka thënë se muri i ndërtuar në Veri, do të hiqet më ndihmën e ndërkombëtarëve pa shkaktuar tensione. “Ky mur ilegal do të hiqet, e kemi hequr barrikadën te Ura e Ibrit dhe Marrëveshja e Brukselit do të zbatohet plotësisht”. “Kur u hoq një barrikadë nga Ura e Ibrit pak kush besonte që do ura do të pastrohet dhe revitalizohet”. “Ura po revitalizohet dhe është bërë një urë për lëvizje të lirë” “Nuk do ta......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Everton përmbys Arsenalin e Xhakës (Video)

Posted: 13 Dec 2016 01:41 PM PST

Everton ka shënuar fitore me përmbysje kundër Arsenalit me rezultat 2:1 Arsenal ka dështuar të fitoi në udhëtim te Everton nga e cila skuadër është mposhtur me rezultat të ngushtë 2:1. Arsenal kaloi në epërsi me golin e parë të shënuar nga Alexis Sanchez, por Everton u përgjigj me golat e Coleman dhe Williams. Pas kësaj humbje, Arsenal mbetet në vendin e dytë me 34 pikë, ndërsa Everton ngritët në vendin e shtatë me 23 pikë. /Express/   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fotografi shokuese nga Alepo i Sirisë (Foto +18)

Posted: 13 Dec 2016 01:25 PM PST

Alepo është në fokus të mediave ndërkombëtare. Më shumë se 50 mijë civilë që jetojnë në këtë qytet të luftërave frontale rrezikohen të ekzekutohen a vdesin nga bombardimet e njëpasnjëshme ose gërmadhat që po rrëzohen. Qindra aktivistë po bëjnë thirrjet e fundit që t’i ndihmohet popullatës siriane në këtë pjesë. Më poshtë ju sjellim fotografi që dëshmojnë situatën tejet të rëndë në qytetin......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Homazhe në ndeshjen e Kupës në Turqi. Cikalleshi me lojtarët e tjerë vishen si policë (Foto)

Posted: 13 Dec 2016 12:47 PM PST

Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Sokol Çikalleshi, është aktivizuar sërish si titullar në Kupën e Turqisë për ekipin e tij, Bashakshehir. Ai qëndroi në fushë për 67 minuta në fitoren 2-0 në shtëpi të ekipit të tij përballë Sivassporit, ndeshje e vlefshme për Grupin F në fazën e dytë të Kupës. Edhe pse nuk po luan në kampionat, në Kupë sulmuesi shqiptar po preferohet si titullar, madje në ndeshjen e kaluar realizoi golin e vetëm për Bashakshehirin, duke i......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Njësitet speciale rrethojnë shtëpinë e kryeshefit të policisë së Kumanovës, situatë e tensionuar

Posted: 13 Dec 2016 12:43 PM PST

Në këto momente shtëpia e kryeshefit të policisë së Kumanovës Stojance Velickoviq është e rrethuar nga njësitet speciale të MPB-së. Ndërsa Brenda në shtëpi organet hetuese janë duke bastisur.  Lajmi është konfirmuar nga ministria e brendshme për televizionin ‘Nova’.  Sipas deklaratave të qytetarëve të grumbulluar para shtëpisë së tij, njësistet special kanë hyrë në oborr për ta arrestuar kryeshefin Velickoviq. Arrestimi i tij thuhet se po behet lidhur me......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kështu ia shprehë dashurinë Anita, Ramushit (Foto)

Posted: 13 Dec 2016 12:42 PM PST

Çifti i njohur Anita Muçaj dhe Ramush Haradinaj nuk ngurojnë që edhe publikisht t’ia shprehin dashurinë njëri-tjetrit. Është Anita ajo e cila me anë të një fotografie ka treguar ndjenjat dhe raportin kundrejt bashkëshortit të saj. “Partner në jetë, në punë, në familje, në menaxhim, në dashuri”, ka shkruar ajo përbri fotos. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mustafa: Muri, vepër e ndyrë e Beogradit dhe strukturave paralele serbe

Posted: 13 Dec 2016 12:40 PM PST

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka komentuar murin e ndërtuar në veri të Mitrovicës.  Mustafa ka thënë se muri në pjesën veriore të Mitrovicë është një vepër e ndyer e strukturave paralele serbe. Ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se murin e trajton dhe e rrënon ligji. “ Muri në pjesën veriore të Mitrovicës, një vepër e ndyrë e strukturave paralele serbe dhe e Beogradit, po shfrytëzohet edhe për krekosje politike nga disa këndesa.......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lunacek: Aleanca me politikanë të korruptuar të Ballkanit e rrezikshme

Posted: 13 Dec 2016 12:34 PM PST

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek deklaron se aleancat e Brukselit me pushtetarë të korruptuar të Ballkanit për hir të stabilitetit është e rrezikshme. Gjatë një interviste për gazetën austriake “Wiener Zeitung”, ajo deklaron se Bashkimi Evropian nuk duhet të bëjë të njëjtat gabime siç ka bërë me shtetet e Afrikës Veriore. Politikania nga radhët e të Gjelbërve të Austrisë, ajo kritikoi qëndrimin e ministrit të Jashtëm austriak Sebastian Kurz, i cili ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haliti: Astritin Deharin e kam pasë nëpër duart e mija (Video)

Posted: 13 Dec 2016 12:26 PM PST

Derisa për rastin e Astrit Deharit së shpejti pritet të mbahet një seancë parlamentare, nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti, tregon raportet e mira që ka pasë me familjen Dehari, për të cilën ka lëvdata të mëdha. Fjalë të mira ka për vet Astritn, të cilin thotë se e ka pasë nëpër duar. “Unë kam lidhje emocionale me atë familje. Unë e njoh si fëmijë, e kam mbajt në duar Astritin dhe këtë e kam problem subjektiv”, tha Haliti. Lidhur me......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Veteranët e UÇK-së kundërshtojnë ndryshimin e ligjit (Video)

Posted: 13 Dec 2016 12:06 PM PST

Protestuan shumë herë për t’i kërkuar të drejtat e tyre. E pa u bërë një vit nga miratimi i ligjit për pensionet e veteranëve të luftës, ai përsëri do të ndryshohet. Për këtë qëllim, ka dhjetë ditë që Qeveria me pajtimin e organizatës së veteranëve ka themeluar një grup punues. Një prej ndryshimeve mund të jetë edhe shuma e pensionit për 29 mijë veteran, që ligji aktual përcakton 170 euro. Por, ky ndryshim nuk do të pranohet nga Kryetar i Organizatës......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zanfina merr një vendim të papritur (Foto)

Posted: 13 Dec 2016 11:50 AM PST

Këngëtarja Zanfina Ismaili, ka marrë një vendim të befasushëm. Ajo ka njoftuar se nuk do të jetë në asnjë emision festiv këtë fundvit. Këngëtarja duket se këtë vendim e ka marrur, pasi nëna e saj Mona ka ndërruar jetë këtë vit. Projekti i saj i fundit është “M” të cilës ia ka dedikuar nënës së saj. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bashkimi e shijon fitoren e katërt në Ligën Ballkanike

Posted: 13 Dec 2016 11:48 AM PST

Bashkimi e ka shijuar fitoren e katërt në Ligën Ballkanike. Prizrenasit e kanë mposhtur sonte ekipin Beroe me rezultat 83:66, në ndeshjen që sapo përfundoi, shkruan zeri.info. Mysafirët kanë qenë lehtësisht më të mirë në periudhën e parë, të cilën e mbyllën 16:15, por prizrenasit janë rikthyer furishëm në 10 minutëshin e dytë, të cilim e mbyllën 30:18, për të shkuar në pushim të gjatë me 11 pikë epërsi, 45:34. Ndërkaq, në çerekun e tretë më......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ukraina e shpall Armend Dallkun mjeshtër të sportit (FOTO)

Posted: 13 Dec 2016 11:46 AM PST

Armend Dallku e ka fituar së fundmi një çmim prestigjioz, shkruan zeri.info. Në fakt, shteti i Ukrainës e ka nderuar atë me çmimin “Mjeshtër Sporti”, për kontributin e tij dhënë tek Vorskla Poltava, ku luajti më shumë se një dekadë. “Titulli Mjeshter Sporti nga shteti Ukrainas. Titull Maister Sporta”, ka shkruar futbollisti i Prishtinës në Facebook, duke e zbuluar edhe titullin që e mori nga shteti nga Ish-Bashkimi Sovjetik. /Zëri/   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kërcënimet e rajonit - Dokumenti sekret i NATO-s: Ballkani rrezikohet nga Rusia (VIDEO)

Posted: 13 Dec 2016 11:34 AM PST

NATO  është e gatshme të ndërhyjë në mënyrë operative kur kjo të jetë e nevojshme në mënyrë që të parandaloj  konfliktin ndëretnik dhe të promovoj sigurinë dhe stabilitetin. Kështu thekson dokumenti sekret i NATO-s i cili analizon situatën në Ballkanin perëndimor dhe i cili është miratuar nga Ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të Aleancës, shkruan e përditshmja kroate “Veccernji list”, burimet e së cilës duke ju referuar selisë së NATO-s në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Humbja e tretë e Prishtinës në Ligën Ballkanike

Posted: 13 Dec 2016 11:35 AM PST

Sigal Prishtina e ka pësuar humbjen e tretë këtë sezon në Ligën Ballkanike, shkruan zeri.info. Bardhekaltrit janë mposhtur sonte nga KK Kumanovo me rezultat 86:68, në një ndeshje të cilën e dominuan maqedonasit. Periudha e parë është mbyllur 22:15 për vendësit, ndërsa në atë të dytë më të mirë ishin prishtinasit, 20:14. Mirëpo, 10 minutëshi i tretë ishte fatal për kampionin e Kosovës dhe të Ligës Ballkanike, pasi atë e fituan mikpritësit 30:17, ndërsa e konfirmuan......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bashkësia Islame në Maqedoni padit Menduh Thaçin

Posted: 13 Dec 2016 11:30 AM PST

Bashkësia Fetare Islame sot ka dorëzuar në Gjykatën Themelore të Shkupit padinë ndaj kryetarit të PDSH-së Mendu Thaçi, për siç thonë ata, shpifje dhe ofendim ndaj këtij institucioni, që kreu i kësaj partie ishte bërë në emisionin “Debatet zgjedhore” në TV21. “Çështja e keqpërdorimit të fesë momentalisht bëhet nga Ali Ahmeti dhe kreu i Bashkësisë Fetare Islame, që është kockë e lëkure i kriminalizuar. Dhe që manipulon me miliona financa, të cilat......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjenocidi i Bosnjës po përsëritet në Alepo, thotë i mbijetuari i Srebrenicës

Posted: 13 Dec 2016 11:29 AM PST

Nedzad Avdiç mban mend shtëpinë t’i digjej nga themelet. Kujton ikjen nga sytë këmbët me të afërmit e tij, prej atij ferri nga i cili vraponin pa e ditur nëse do të dilnin gjallë. Ai ishte 17 vjeç kur përjetoi gjenocidin më të egër në Evropë, që prej Luftës së Dytë Botërore. Sot i ka ende para syve torturat e ndien nën hundë erën e gjakut, ashtu siç nuk harron dot premtimin se ajo që ndodhi në Bosnje nuk do të përsëritej më kurrë. E megjithatë,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

E dhimbshme: Këto janë fjalët e vajzës që kërkon ndihmë nga bota për të ndihmuar Aleppon (Video/Foto)

Posted: 13 Dec 2016 11:26 AM PST

Ushtria siriane është afër për të përfunduar fitore në Aleppo, mirëpo tani popullata në Aleppo po kërkojnë ndihmë përmes rrjeteve sociale. “Për të gjithë ju që më dëgjoni mua, Aleppo është duke u përballur me gjenocidin. Kjo ndoshta mund të jetë video ime e fundit”, tha një aktiviste siriane në një video që e publikoj në Twitter, Lina el Shami flet për tragjedinë që po ndodh në mjedisin e saj. Ajo thotë se civilët po vriten, ekzekutohen e bombardohen,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gecaj: Kryeministri Mustafa vepron me fuqinë e ligjit dhe të arsyes

Posted: 13 Dec 2016 11:22 AM PST

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bejram Gecaj, ka thënë se deklarimi i kryeministri Mustafa për "murin" nuk është "as mish e as peshk", por është një deklarim i një kryeministri të përgjegjshëm dhe të pjekur politikisht. Ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se Mustafa vepron me fuqinë e ligjit dhe të arsyes, e jo të emocionit dhe të ngulisë. “Deklarimi i Kryeministrit Mustafa për "murin" nuk......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vuçiq: Kroacia nuk mund të na shkelë, ka kaluar koha e 'Olujave'

Posted: 13 Dec 2016 11:09 AM PST

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq tha se në Bruksel përfundoi konferencën ndërqeveritare në të cilën Serbia ka hapur dy kapituj. Ai shtoi se Serbia tashmë ka hapur dy kapituj dhe njëri do të mbyllet së shpejti. Janë hapur kapitullin 5 që ka të bëjë me Prokurimin Publik dhe kapitulli i 25 që ka të bëjë me shkencë dhe hulumtim. Kryeministri serb përgëzoi qytetarët, shkruan b92. Por në një konferencë të jashtëzakonshme për media në të cilën i......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Asnjëra prej marrëveshjeve në Bruksel nuk ka gjetur zbatim

Posted: 13 Dec 2016 10:59 AM PST

Ndodhitë e fundit në veriun e Mitrovicës dhe mosimplementimi i marrëveshjeve të arritura mes Beogradit e Prishtinës zyrtare kanë dëshmuar se dialogu duhet të ndërpritet urgjentisht mes dy palëve në Bruksel. Njohës të çështjeve politike në vend thonë se muri në Mitrovicë po rrit tensionet mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë dhe se, sipas tyre, kjo situatë mund të jetë shkaktar i tensioneve potenciale. Disa opozitarë thonë se zgjidhja e problemeve në Mitrovicë qëndron në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Formacionet zyrtare: Everton – Arsenal

Posted: 13 Dec 2016 10:54 AM PST

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Everton – Arsenal Everton dhe Arsenal kanë publikuar formacionet zyrtare, para takimitë të tyre të vlefshëm për xhiron e 16’ të Premierligës. Everton: Stekelenburg; Coleman, Jagielka, Williams, Baines; Gana, McCarthy; Lennon, Barkley, Valencia; Lukaku Arsenal: Cech; Bellerin, Gabriel, Koscielny, Monreal; Coquelin, Xhaka; Walcott, Özil, Oxlade-Chamberlain; Sanchez ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Drejtori i KEDS-it në Mitrovicë jep dorëheqje, nuk kthehet në punë pa u kthyer punëtorët e larguar jashtëligjshëm

Posted: 13 Dec 2016 10:50 AM PST

Federata e Sindikatave të Pavarura Elektrokosova (FSPE) ka shprehur pakënaqësinë e saj me moskthimin në punë, të punëtorëve të larguar nga KEDS-i, e për të cilët Inspektorati i Punës ka marrë vendim që të kthehen në vendin e tyre të punës. Përfaqësuesit e FSPE-së të Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Skenderajt kanë shprehur revoltën e tyre, pasi që KEDS-i nuk po e përfill vendimin e Inspektoratit të Punës dhe as kërkesën e drejtorit të Distriktit të Mitrovicës,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Avdijaj mesazh emocionues për babain (Foto)

Posted: 13 Dec 2016 10:49 AM PST

Donis Avdijaj duket se është shumë i lidhur me babain e tij Sulmuesi i Schalkes dhe Kombëtares së Kosovës, Donis Avdijaj e pranon se babai i tij është dhurata më e mirë në botë. Ai këtë e tregon përmes një postimi në Facebook. “Ne jetën time nuk ka ma gëzim , si me pas babën tim afër meje , faleminderit zot për dhuratën ma të mirë në botë”, ka shkruaj Avdijaj. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rama jep mesazhin e radhës për Greqinë: Le ta ruajm fqinjësin, por ne nuk harrojmë

Posted: 13 Dec 2016 10:39 AM PST

Një mesazh tjetër ka ardhur sot nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për vendin fqinj Greqin. Rama në mesazhin e tij me tone të qeta dhe me një gjuhë të pajtueshme dhe aspak agresive ka thënë se “ka zero probleme me fqinjët”. “Nuk do të thotë të bësh veshin e shurdhën dhe të mos ndash shqetësimet e së kaluarës apo të tashmes, ne nuk duhet të harrojmë”-ka thënë Rama. Duke folur për integrimin e Shqipërisë në BE, Rama u shpreh se, kur vjen puna te Evropa......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Për shkak të Turqisë, Austria i bllokoi rekomandimet për zgjerimin e BE-së

Posted: 13 Dec 2016 10:38 AM PST

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë dështuar të arrijnë pajtueshmëri për rekomandimet e fundit të Komisionit Evropian për zgjerimin e BE-së, pasi Austria tha se dëshiron ngrirjen e negociatave për pranim me Turqinë. Në takimin e sotëm në Bruksel parashiheshin rekomanimet e reja për Turqinë, për kandidatët e tjerë dhe vendet kandidate potenciale në Ballkanin Perëndimor. Por, gjatë negociatave për rekomandime, Austria ka kërkuar ngrirjen e bisedimeve me Turqinë, për shkak të goditjes......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bie meteori, tronditet toka në Spanjë (VIDEO)

Posted: 13 Dec 2016 10:32 AM PST

Ky është momenti kur një meteor u përplas me tokën në pjesën jugore të Spanjës, ndërsa turistët mbetën të shokuar nga ajo që panë. Turistët dhe banorët e Costa Del Sol e përshkruan topin e madh të shndritshëm si një tërmet. Dëshmitarët thanë se toka u trondit dhe ngjante njësoj si një shpërthim. Meteori ra në një zonë të pabaanuar dhe fatmirësisht nuk shkaktoi viktima. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hoxhaj takon homologun hungarez, fillon bashkëpunimi ekonomik

Posted: 13 Dec 2016 10:25 AM PST

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur sot në takim zyrtar ministrin për Punë të Jashtme dhe Tregti të Hungarisë, Peter Szijjarto me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin ndërshtetëror ekonomik mes Kosovës dhe Hungarisë, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë. Hoxhaj ka falënderuar ministrin hungarez për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës në procesin e integrimeve, ndërsa ka përshëndetur transformimin e kësaj......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now