“Suspendohet drejtori që detyroi afro 500 nxënës të testohen në smogun e rrezikshëm (Foto)” plus 2 more Telegrafi Dështime |
- Suspendohet drejtori që detyroi afro 500 nxënës të testohen në smogun e rrezikshëm (Foto)
- Hajni i dehur e theu restorantin e fjeti në dysheme, pronari e fali sepse vet u lajmërua e kërkoi falje (Video)
- Atmosferë intime me stjuardesën, në kabinën e pilotit (Foto)
| Suspendohet drejtori që detyroi afro 500 nxënës të testohen në smogun e rrezikshëm (Foto) Posted: 22 Dec 2016 03:09 PM PST Në provincën Henan të Kinës, është suspenduar drejtori i një shkolle fillore, që i detyroi 480 nxënës të zhvillojnë testimet në ambientin e jashtëm, që ishte përplot smog të rrezikshëm. Derisa vendi është nën 'Alarmin e Kuq' për shkak të ndotjes së tepërt, zyrtari ka vendosur megjithatë të zhvillojë testimin e fundvitit, të cilit duhet t'i nënshtrohen të gjithë nxënësit përnjëherë, transmeton Telegrafi. Fotografitë e postuara në rrjete sociale, ku shihet vijuesit e klasës së tetë duke shkruar në stolat e vegjël, kanë nxitur shqetësim te prindërit dhe qytetarët në përgjithësi. Madje, shumica prej tyre nuk i kishin maskat e domosdoshme, për të shmangur nivelin e ndotjes. Kjo vjen pikërisht në kohën kur zyrtarët qeveritarë kanë kërkuar nga prindërit të mos i dërgojnë fëmijët në shkollë, nëse nuk kanë vetura dhe ata duhet të ecin për një kohë të gjatë. Të gjithë fëmijët që janë nën moshën 14-vjeçare janë kontrolluar nga mjeku, nga frika se mund të jenë infektuar nga copëzat e rrezikshme që qëndronin pezull në ajër. Në anën tjetër, drejtori po qëndron në suspendim, ndërsa pritet që së shpejti të dalë para drejtësisë. /Telegrafi/ The post Suspendohet drejtori që detyroi afro 500 nxënës të testohen në smogun e rrezikshëm (Foto) appeared first on Telegrafi. |
| Posted: 22 Dec 2016 01:50 PM PST Në një restorant në New York, ka hyrë një njeri i paemëruar dhe pasi ka ngrënë 12 banane, ka vjedhur dhjetë pako me çipsa e disa ëmbëlsira me arra, më pas ka urinuar në lavaman. Por, në vend se të largohet, ai është shtrirë dhe ka fjetur në dysheme, transmeton Telegrafi. Plaçkitësi që dyshohet të ketë qenë i dehur rëndë, është zgjuar pas disa orëve dhe është larguar para se të arrinin pronarët e lokalit. Këta të fundit, kur i kanë parë xhirimet e kamerës së sigurisë, nuk ka mundur të qëndrojnë pa qeshur me këtë hajn të pazakontë. "Nuk kam parë dikë më histerik dhe të dehur, që është shumë dashamirës i bananeve", ka thënë John Robertson për rastin, para se të tregonte për dëmet që i ka shkaktuar. Mirëpo, 19-vjeçari ka shkuar të nesërmen në restorant së bashku me nënën e tij dhe ka kërkuar falje. Adoleshenti ka thënë se është fajtor, ndërsa nuk po mund të fle nga ky veprim i bërë. Meqenëse ai po ndihet i penduar, pronari ka vendosur të mos ngre akuzë apo t'i kërkojë dëmshpërblim. /Telegrafi/ The post Hajni i dehur e theu restorantin e fjeti në dysheme, pronari e fali sepse vet u lajmërua e kërkoi falje (Video) appeared first on Telegrafi. |
| Atmosferë intime me stjuardesën, në kabinën e pilotit (Foto) Posted: 22 Dec 2016 11:29 AM PST Nuk u pengonte kopiloti që të kenë këtë afërsi… Kjo pamje është bërë nga një udhëtar, gjatë një fluturimi, transmeton Telegrafi. Në të shihet piloti tek vë duart te këmbët e stjuardesët në një pozë mjaftë provokative. Nuk dihet nëse ky "çift" ka kryer marrëdhënie seksuale gjatë fluturimit, sidoqoftë pamja arsyeton shumë barsoleta për "raportet" pilot-stjuardesë. /Telegrafi/ The post Atmosferë intime me stjuardesën, në kabinën e pilotit (Foto) appeared first on Telegrafi. |
| You are subscribed to email updates from Dështime – Telegrafi. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





