“Shiriti dekorues që lëvizte në bredh, doli të jetë gjarpër helmues (Foto)” plus 2 more Telegrafi Dështime |
- Shiriti dekorues që lëvizte në bredh, doli të jetë gjarpër helmues (Foto)
- Hipën në shkallët lëvizëse, por bëhet për spital (Video)
- Figurat dekorative për bredhin, të punuar nga një material shumë i pështirë (Foto)
| Shiriti dekorues që lëvizte në bredh, doli të jetë gjarpër helmues (Foto) Posted: 19 Dec 2016 06:25 AM PST Gruaja e njohur vetëm si Cheryl, nga Melbourne i Australisë është tmerruar kur në bredhin e stolisur e ka gjetur një gjarpër helmues. Fillimisht ajo ka menduar se zvarraniku është vetëm shirit dekorues, por kur e ka parë më afër ka vërejtur se për çfarë bëhet fjalë, transmeton Telegrafi. Me të kuptuar se çfarë ndodhet nëpër degë, ajo ka kërkuar ndihmën e Barry Goldsmith që merret me zënien e kafshëve të egra që futen nëpër shtëpi. "E ka gjetur derën hapur dhe ka hyrë brenda, pastaj e ka parë bredhin dhe ka menduar se është një vend për tu fshehur. Këto kafshë nuk jetojnë nëpër pemë, andaj nuk ka shanse që e ka blerë së bashku me të", ka shpjeguar Goldsmith, që është ekspert i botës së egër. Mësohet se ky është një gjarpër tigër, helmi i së cilit shkakton shumë probleme shëndetësore, mirëpo nuk sulmon pa u ngacmuar apo ndjerë në rrezik. /Telegrafi/ The post Shiriti dekorues që lëvizte në bredh, doli të jetë gjarpër helmues (Foto) appeared first on Telegrafi. |
| Hipën në shkallët lëvizëse, por bëhet për spital (Video) Posted: 19 Dec 2016 12:48 AM PST Një grua në një qytet të Kinës ka qenë duke ngjitur shkallët elektrike, por pa pritur është ngatërruar me këmbët e saja dhe ka rënë duke u rrokullisur. Gruaja e cila duket rreth 30- vjeç, ka marrë shkallët lëvizëse për të shkuar tek metroja, por pas këtij aksidenti ka përfunduar në spital. Edhe pse ka tentuar disa herë të ngrihet, ajo nuk ia ka dalë mbanë, por është dashur ndërhyja rojeve të sigurisë për të bërë të mundur largimin e saj nga shkallët, shkruan tvklan.al. Gruaja e cila mesa duket e kishte për herë të parë, është shprehur një kalimtar është dërguar në spital, pasi ka marrë shumë dëmtime në trup dhe në fytyrë. The post Hipën në shkallët lëvizëse, por bëhet për spital (Video) appeared first on Telegrafi. |
| Figurat dekorative për bredhin, të punuar nga një material shumë i pështirë (Foto) Posted: 18 Dec 2016 11:52 PM PST Një grua e paemëruar nga Britania e Madhe, e ka postuar në rrjetet sociale një figurë bredhi, që është punuar nga flokët e mbledhura nga dyshemeja e një salloni. Ajo ka qenë duke e vizituar një organizatë bamirëse, të cilës i janë dhuruar figura nga familje dhe punëtori të ndryshme, që t'i shesin për të mbledhur para, transmeton Telegrafi. Dekorimet kanë qenë të punuara nga gjëra të ndryshme, por kjo ka dalë të jetë shumë e pështirë. "Të gjithë kishin shfrytëzuar gjërat me të cilat merren çdo të, që të krijojnë një figurë. Gjithçka ishte në rregull, derisa e pashë këtë gjë të krijuar nga flokët", ka shkruar gruaja poshtë imazhit të postuar. "Ata punojnë me flokë dhe e kanë krijuar figurën nga ky material", si dhe "më vjen për të vjellë është e tmerrshme", janë dy komentet që kanë marrë më së shumti pëlqime. /Telegrafi/ The post Figurat dekorative për bredhin, të punuar nga një material shumë i pështirë (Foto) appeared first on Telegrafi. |
| You are subscribed to email updates from Dështime – Telegrafi. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





