“Shefja e FMN, Christine Lagarde shpallet fajtore për neglizhencë” plus 9 more 24 ore lajme

“Shefja e FMN, Christine Lagarde shpallet fajtore për neglizhencë” plus 9 more 24 ore lajme


Shefja e FMN, Christine Lagarde shpallet fajtore për neglizhencë

Posted: 19 Dec 2016 07:30 AM PST

Gjykata franceze ka shpallur fajtore Shefen e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, për neglizhencë në lidhje me pagesën e kompensimit të bërë nga Banka Shtetërore drejt një biznesmeni në vitin 2008. Gjykata e Drejtësisë së Republikës ka dhënë vendimin sot, pas pesë vitesh proces gjyqësor. Lagarde u akuzua se ka lejuar nga "pakujdesia", devijimin e ...

Stella Maxwell heq flatrat për “Love”

Posted: 19 Dec 2016 07:21 AM PST

Stella Maxwell ka hequr flatrat e Victoria's Secret teksa shfaqet e mrekullueshme në fotot e reja për revistën "Love". Nën regjinë e Hype Williams 26-vjeçarja Stella tregon format e saj me një veshje ngjyrë ari. Me kamerën që xhiron ngadalë trupin e saj, modelja irlandeze lëviz nga cepi në cep teksa në sfond dëgjohet kënga ...

Nicole Kidman do adoptojë një djalë indian?

Posted: 19 Dec 2016 07:11 AM PST

Aktorja hollivudiane Nicole Kidman do të adoptojë një tjetër fëmijë, që këtë herë është nga India. Ajo ka dy fëmijë me bashkëshortin e saj Keith Urban, Sunday Rose dhe Faith Margaret, por sipas revistës "Woman's Day" ata po kërkojnë të adopotojnë një tjetër fëmijë. Revista thotë që shumë shpejt aktorja dhe këngëtari do të mirëpresin ...

Hoxhaj takon ambasadorin e Australisë, interesim për thellimin e bashkëpunimit politik dhe ekonomik

Posted: 19 Dec 2016 07:02 AM PST

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takim zyrtar ambasadorin jo-rezident të Australisë në Kosovë, Brendon Hammer, të cilit i uroi mirëseardhje dhe suksese në punën si ambasador. Ministri Hoxhaj e falënderoi ambasadorin Hammer për kontributin e deritashëm të Australisë në shtet-ndërtimin dhe proceset e integrimit euro-atlantik të Republikës ...

Thaçi pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Australisë

Posted: 19 Dec 2016 06:55 AM PST

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pranuar letrat kredenciale të ambasadorit jorezident të Australisë në Kosovë, Brendon Charles Hammer. Duke e uruar për detyrën e re, presidenti Thaçi theksoi se marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve janë të shkëlqyeshme dhe kërkoi vazhdimin e mbështetjes së Australisë për Kosovën. "Ne do të punojmë edhe më ...

Daçiq: Do të bëjmë çmos që të parandalojmë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

Posted: 19 Dec 2016 06:45 AM PST

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq e ka "informuar" kryetarin e parlamentin grek, Nikolaos Vucis për situatën në Kosovë. Si zakonisht, Daçiq është ankuar për kthimin e serbëve në Kosovë, si ka thënë se është e papranueshme aspirata e Kosovës që të anëtarësohet në UNESCO dhe organizatat e tjera ndërkombëtare. Daçiq beson se vizita e ...

13.535 persona janë vrarë e zhdukur nga viti 1998 deri në 2000

Posted: 19 Dec 2016 06:39 AM PST

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë ka bërë prezantimin e organizuar nga Koalicioni për KOMRA mbi humbjet njerëzore dhe kampet e mbajtjes se periudhës se luftërave në ish-Jugosllavi. Natasha Kandiq, koordinatore e projektit KOMRA ka thënë se presin që  udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor të nxisin bashkëpunimin rajonal. Sipas saj, me rëndësi është që të identifikohen ...

Ekipi privat i sigurisë, ekspertët: Trump po luan me zjarrin!

Posted: 19 Dec 2016 06:29 AM PST

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka punësuar nëj ekip privat për sigurinë dhe kundërzbulimin në mitingjet e tij të zhvilluara gjatë turit të falenderimeve, ndërsa burime me njohje nga planet e tij thonë se, disa prej tyre mund të mbeten në ekip pasi ai të bëhet president. Marrëveshja përfaqëson një kthesë të rëndësishme nga ...

Nuk ka festa për uniformat blu, policia kalon në shërbim të përforcuar

Posted: 19 Dec 2016 06:18 AM PST

Prej orës 16.00 të kësaj të hëne policia e Shtetit do të kalojë në shërbim të përforcuar, deri më 5 janar të vitit të ardhshëm, duke hyrë në fuqi dhe masat e marra për festat e fundvitit. Në gatishmëri do të kalojnë dhe Forcat Lëvizëse Operacionale si Reparti Renea dhe ai i Ndërhyrjes së Shpejtë. ...

Tre grabitjet, PD: Krimi po fiton përditë terren

Posted: 19 Dec 2016 06:07 AM PST

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se krimi po fiton përditë terren dhe rendi bie, referuar edhe tre grabitjeve me armë të ndodhur këtë të hënë. "Tre grabitje me armë e me maska brenda 4 orëve, është mënyra më e keqe për të nisur një javë në Shqipëri. Ngjarje të rënda, që tregojnë se çdo ditë ...