“Sfidohet të shkojë në aeroport vetëm me brekë, nuk heziton por i del një problem (Foto)” plus 1 more Telegrafi Dështime |
| Sfidohet të shkojë në aeroport vetëm me brekë, nuk heziton por i del një problem (Foto) Posted: 16 Dec 2016 12:10 PM PST Greig Bennatyne nga Johannesburg i Afrikës së Jugut, ka qenë së bashku me ekipin e tij të notit në Malawi për një garë bamirësie, kur ka shkuar në aeroport vetëm me brekë. Pas përfundimit të garës në liqe, ai e ka parë që nuk ka asnjë rrobë me vete dhe ka shkuar të festojë i zhveshur, transmeton Telegrafi. Por, kur ka dashur të kthehet për në shtëpi, është sfiduar që të mos veshë asgjë dhe të shkojë vetëm në brekët për zhytje. Ai ka pranuar pa asnjë hezitim, por zyrtarët e aeroportit nuk janë pajtuar me vendimin e tij dhe i kanë kërkuar të vishet. Pak para se të vije autobusi për ta dërguar te pistat, dy zyrtarë policorë e kanë detyruar të nxjerrë rrobat nga valixhja. "Më sfiduan me para dhe unë pranova, fakti që nuk më lanë të fluturojë i zhveshur nuk është faji im, sepse e përmbusha bastin", ka thënë Bennatyne duke u mahitur. /Telegrafi/ The post Sfidohet të shkojë në aeroport vetëm me brekë, nuk heziton por i del një problem (Foto) appeared first on Telegrafi. |
| Kritika për restorantin që ndalon prindërit të hynë me fëmijë nën pesëvjeçar (Foto) Posted: 16 Dec 2016 09:57 AM PST Restoranti 'Organic Kitchen' që ndodhet në Londër, ka ngjallur kritika të mëdha, pasi e ka ndaluar hyrjen dhe qëndrimin e prindërve, që i kanë fëmijët nën pesë vjet. Ky lokal i destinuar për familjarë, e ka vënë një shënim në derë kur tregon ndalesën diskriminuese dhe shumë bizare, transmeton Telegrafi. Për këtë veprim, është kërkuar që të bojkotohen shërbimet dhe qëndrimi në të, derisa të hiqet ky vendim. "Ata vetëm qajnë dhe nuk e lërë rehat askënd, përfshirë edhe prindërit e tyre. Të kemi ambient të qetë dhe të gjithë të jemi të qetë", janë arsyetuar pronarët e biznesit. Por, klientët e rregullt e kanë parë si nënçmim dhe kanë thënë se më nuk do ta vizitojnë. "Unë i kam fëmijët e rritur, por bëjnë tollovi njëjtë sikur të ishin shumë të vegjël. Të hiqet ky ndalim, sepse të gjithë fëmijët janë të njëjtë" ka thënë një nënë, lidhur me këtë rast. /Telegrafi/ The post Kritika për restorantin që ndalon prindërit të hynë me fëmijë nën pesëvjeçar (Foto) appeared first on Telegrafi. |
| You are subscribed to email updates from Dështime – Telegrafi. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





