“Rishfaqet filmimi i vitit 1982, ku kanguri rrah keq stërvitësit në emision televiziv (Video)” plus 4 more Telegrafi Dështime |
- Rishfaqet filmimi i vitit 1982, ku kanguri rrah keq stërvitësit në emision televiziv (Video)
- Ndalohet dentisti mashtrues, pasi nxori 10 dhëmbë pa anestetik (Foto)
- Gjatë ceremonisë së diplomimit, studenteve u ndalohet të vishen si Kim Kardashiani (Foto)
- Shpërthen me thikë dordolecin nga goma, pa asnjë arsye (Video)
- Vodhi afro pesë milionë dollarë, një milion prej tyre i shpenzoi në video-lojëra (Foto)
Rishfaqet filmimi i vitit 1982, ku kanguri rrah keq stërvitësit në emision televiziv (Video) Posted: 13 Dec 2016 01:59 PM PST Në rrjetet sociale është postuar një filmim i bërë në vitin 1982, ku një kangur i lidhur me zinxhirë rrah stërvitësit e tij në një televizion të Shteteve të Bashkuara. Kafsha me doreza boksi nuk ka qëndruar si duhet dhe s’i ka përfillur urdhrat e pronarëve, duke i qëlluar dhunshëm gjatë emisionit të drejtpërdrejt, transmeton Telegrafi. Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni kangurin duke e qëlluar fillimisht gruan e quajtur Irene, e më pas edhe burrin e saj. Derisa prezantuesi arrin të ruajë distancën, mysafirët e tij rrihen brutalisht nga kafsha që kishte humbur kontrollin. Nuk bëhet e ditur, pse është rishfaqur tani ky xhirim që ishte pjesë e një emisioni para 34 vitesh, por po pëlqehet shumë duke bërë xhiro në internet. /Telegrafi/ The post Rishfaqet filmimi i vitit 1982, ku kanguri rrah keq stërvitësit në emision televiziv (Video) appeared first on Telegrafi. |
Ndalohet dentisti mashtrues, pasi nxori 10 dhëmbë pa anestetik (Foto) Posted: 13 Dec 2016 12:16 PM PST Robert 'Robbie' Rheinlander është ndaluar nga Policia në Floridë të Shteteve të Bashkuara, pasi i ka nxjerrë një pacienti dhjetë dhëmbë pa i vënë anestetik. I dyshuari është zbuluar pasi një agjent i fshehtë la takim dhe kërkoi shërbimet e tij, transmeton Telegrafi. Ai ofronte rregullim dhe nxjerrje dhëmbësh për çmim minimal, në shtëpinë e tij apo të pacientit. Dentisti mashtrues që punonte ilegalisht dhe pa licencë Megjithëse pretendonte se është dentist, është zbuluar se ishte vetëm teknik dhëmbësh në vitet 2004-2006 në Karolinën Jugore. Robbie është shpërngulur nga ai shtet, pasi e ia kishte dëmtuar rëndë dhëmbët e një pacienteje, që më pas i është dashur intervenim kirurgjik. Pas marrjes në pyetje dhe pranimit të fajit është liruar me kusht, ndërsa pritet që së shpejti të del para drejtësisë. /Telegrafi/ The post Ndalohet dentisti mashtrues, pasi nxori 10 dhëmbë pa anestetik (Foto) appeared first on Telegrafi. |
Gjatë ceremonisë së diplomimit, studenteve u ndalohet të vishen si Kim Kardashiani (Foto) Posted: 13 Dec 2016 08:04 AM PST Në Queen's University Belfast që ndodhet në pjesën veriore të Irlandës, së shpejti do të organizohet ceremonia e diplomimit. Me këtë rast, në ueb-faqen e Universitetit, krahas njoftimit është edhe një shënim ku u kërkohet studenteve që të mos veshin një numër të caktuar të gjërave, transmeton Telegrafi. Fundet e shkurtra, dekolteja e hapur, çizmet e gjata dhe stolitë e shumta, janë të ndaluara të përdoren gjatë kësaj ceremonie. Por, aty bie në sy edhe një krahasim, që nuk është parë më herët në njoftime të tilla. Aktorja Grace Kelly, ikonë e stilit dhe elegancë "Fustanet e shkurtër dhe gjoksi përjashta, janë plotësisht të ndaluara. Provoni të dukeni si Grace Kelly, e jo si Kim Kardashian", shkruan në njoftim. Por, kjo nuk është parë me sy të mirë nga studentet, të cilat kanë thënë se do të zbatojnë rregullat, ndërsa nuk duan të krahasohen me yllin amerikan. Kim Kardashian njihet për veshje ekstravagante, që ekspozon linjat e saj bombastike "Nuk do të shkoj me veshje të ekzagjeruar dhe di të dallojë rrobat e mbrëmjeve me ato që përshtaten me ambientet shkollore", ka qenë një nga ankesat lidhur me rastin. Pas reagimeve të shumta, njoftimi është hequr nga ueb-faqja. /Telegrafi/ The post Gjatë ceremonisë së diplomimit, studenteve u ndalohet të vishen si Kim Kardashiani (Foto) appeared first on Telegrafi. |
Shpërthen me thikë dordolecin nga goma, pa asnjë arsye (Video) Posted: 13 Dec 2016 12:13 AM PST Një burrë i panjohur, e ka shpërthyer një dordolec lodër, që ndodhej para një shtëpie në Missouri të Shteteve të Bashkuara. Ai ka dalë nga vetura dhe ka vrapuar drejtë figurës dekorative, ndërsa pasi ka kryer veprimin e dhunshëm, është larguar në drejtim të panjohur, transmeton Telegrafi. Policia është vënë pas keqbërësit, që mendohet se veproi pa ndonjë arsye. "Është një vend i mirë për të jetuar, por duket se gjithkah ka njerëz të këqij. Shpresojë që ky rast të jetë i fundit dhe të mos dëmtohen festat e fundvitit", ka thënë Jeff Giggs, që është pronari i shtëpisë së dekoruar. /Telegrafi/ The post Shpërthen me thikë dordolecin nga goma, pa asnjë arsye (Video) appeared first on Telegrafi. |
Vodhi afro pesë milionë dollarë, një milion prej tyre i shpenzoi në video-lojëra (Foto) Posted: 13 Dec 2016 12:12 AM PST Kevin Lee Co nga Sacramento i Kalifornisë, ia ka dalë të vjedhë nga puna 4.9 milionë dollarë, ndërsa një milion prej tyre i ka shpenzuar për të luajtur një video-lojë. Burri 45-vjeçar, e ka shfrytëzuar kartelën e punës, që në mënyrë të paligjshme të paguajë për arin dhe kreditë tjera në aplikacionin 'Game of War', transmeton Telegrafi. Pasi është zënë, ai ka pranuar se që nga viti 2008 deri më 2015, i ka vjedhur të gjitha këto para nga kompania 'Holt', ku punonte për një kohë të gjatë. Pjesën tjetër të parave, ai e ka shpenzuar për të blerë tiketat e takimeve të ndryshme sportive, vetura luksoze, si dhe ka kryer disa operacione plastike. Nuk bëhet e ditur se çfarë dënimi do të merr ky njeri, nëse shpallet fajtor për keqpërdorimin e kartelës së punës. /Telegrafi/
The post Vodhi afro pesë milionë dollarë, një milion prej tyre i shpenzoi në video-lojëra (Foto) appeared first on Telegrafi. |
You are subscribed to email updates from Dështime – Telegrafi. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |