“Perversi zbulohet nga kamera që e vendosi vet (Video)” plus 1 more Telegrafi Dështime |
| Perversi zbulohet nga kamera që e vendosi vet (Video) Posted: 21 Dec 2016 09:20 AM PST Në Rostov-on-Don të Rusisë, një burrë ende i paidentifikuar është zbuluar nga kamera që e ka vendosur vet në një tualet publik. Pasi është shikuar xhirimi, është parë burri që besohet të jetë në të 50-at, derisa gjente këndin e duhur dhe e mbulonte pajisjen me një kovë, transmeton Telegrafi. Me anë të këtij filmimi po bëhen përpjekje të zbulohet ky pervers, për të cilin dyshohet se ka bërë vepra të tilla për një kohë të gjatë. Deri më tani, janë gjetur kamera të tilla në tualetet e kinemave, teatrove dhe sallave të sportit, që të gjitha të vendosura anash guaskës së nevojtores. Materialet e mbledhura nga këto vende, besohet se janë shitur përmes internetit në tregun e zi të pornografisë. /Telegrafi/ The post Perversi zbulohet nga kamera që e vendosi vet (Video) appeared first on Telegrafi. |
| Mbesa rrugaçe sillet në mënyrë të ulët me gjyshin, për shkak të një vonese (Video) Posted: 21 Dec 2016 12:06 AM PST Në një qendër tregtare në Shtetet e Bashkuara, është filmuar një adoleshente që sillej në mënyrë të ulët me atë që besohet të jetë gjyshi saj. Derisa burri qëndron i qetë, ajo ankohet dhe përdor fjalë të ndyta, sepse ata janë vonë për takimin e paraparë në një njërin nga lokalet e Apple, transmeton Telegrafi. Sipas të gjitha gjasave, gjyshi është vonuar derisa ka blerë ushqim dhe kanë mbetur vonë për të rregulluar telefonin. "Nuk dua të pres 20 minuta pa bërë asgjë, kur do duhesha të shkoja për të kryer takimin", dëgjohet duke thënë vajza, derisa përdor edhe shumë sharje. "Po prisja që të blija ushqim dhe papritmas nuk kisha uri. Sjelljet e saj ndaj gjyshit ishin të tmerrshme dhe nuk po mund t'i besoja veshëve", ka shkruar personi që e ka bërë këtë video të pazakontë. /Telegrafi/ The post Mbesa rrugaçe sillet në mënyrë të ulët me gjyshin, për shkak të një vonese (Video) appeared first on Telegrafi. |
| You are subscribed to email updates from Dështime – Telegrafi. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





