Ora News: “Shpërthimi në Stamboll, Mogherini: Do punojmë për të parandaluar këto tragjedi” plus 9 more |
- Shpërthimi në Stamboll, Mogherini: Do punojmë për të parandaluar këto tragjedi
- Shpërthim me eksploziv në një lokal në Bathore, s’ka të lënduar
- Foshnja e parë e 2017 lind vajzë
- Sulm në një disko në Stamboll, 39 të vdekur, mes tyre 16 të huaj
- Mirësevjen 2017! Ora News uron të gjithë shqiptarët Gëzuar Vitin e Ri
- Pse këta njerëz mbështillen në këtë formë?
- Rreziqet për një Luftë të Tretë Botërore në 2017
- Lufta ndaj arabëve, rabinët izraelitë legjitimojnë poligaminë
- Incidei i pazakontë, rimorkioja fluturon në ajër!
- Marrëveshja/ I jep vajzën 13 vjeçe për t’i dhënë motrën për grua të dytë
| Shpërthimi në Stamboll, Mogherini: Do punojmë për të parandaluar këto tragjedi Posted: 31 Dec 2016 11:38 PM PST Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini pas sulmit terrorist që ndodhi në Turqi ka ofruar ndihmën e BE-së duke dënuar sulmin terrorist në shtetin turk, njofton Klan Kosova. "Viti 2017 filloi me një sulm terrorist në Stamboll. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të parandaluar këto tragjedi", ka shkruar Mogherini në Twitter.
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Shpërthim me eksploziv në një lokal në Bathore, s’ka të lënduar Posted: 31 Dec 2016 11:13 PM PST Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në ditën e parë të 2017. Ngjarja është regjistruar rreth orës 3:40 të mëngjesit të 1 janarit në rrugën ‘Demokracia’ në Bathore. Sipas policisë shpërthimi ka ndodhur në lokalin e shtetasit me iniciale SH.D dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale në fasadën e lokalit. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë edhe për identifikimin dhe kapjen e atutorëve. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Foshnja e parë e 2017 lind vajzë Posted: 31 Dec 2016 11:03 PM PST Bebja e parë që ka lindur në këtë vit të ri 2017 është vajzë. Foshnja u lind në në maternitetin e vjetër ‘Mbretëresha Geraldinë’ dhe gëzon shëndet të mirë. Foshnja ka ardhur në jetë vetëm pak minuta pas ndërrimit të viteve dhe peshon 3.7 kilogramë. Ndërsa fëmija i parë në Kosovë është djalë dhe ka lind në Spitalin e Gjinekologjisë në QKUK. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Sulm në një disko në Stamboll, 39 të vdekur, mes tyre 16 të huaj Posted: 31 Dec 2016 10:46 PM PST Së paku 39 persona kanë vdekur nga sulmi në një klub nate në Stamboll, mes tyre 16 janë shtetas të huaj. Lajmin e konfirmoi edhe ministri i Brendshëm i Turqisë. Sulmi ka ndodhur në klubin e natës Reina, në zonën Ortakoj, rreth orës 01:30 sipas kohës lokale. Së paku 69 veta raportohet të jenë plagosur. CNN turk raporton se një sulmues ka qenë i veshur me kostum të Babagjyshit të Vitit të Ri. Agjencia e lajmeve Dogan njofton se disa dëshmitarë kanë thënë se sulmuesit “kanë folur arabisht”. Rreth 700 njerëz thuhet se kanë qenë në klub në kohën e sulmit. Klubi, i njohur si për banorët lokalë, ashtu edhe për turistë, ndodhet pranë urës Bosfor, në anën evropiane të Stambollit. Disa njerëz janë hedhur nga ura, në përpjekje për të shpëtuar, raportojnë mediat lokale. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka qenë në mesin e udhëheqësve të parë ndërkombëtarë që ka dënuar sulmin. Qeveria turke, ndërkohë, ka urdhëruar ndërprerjen e përkohshme të mediave, pas sulmit, duke u thirrur në shqetësimet për sigurinë dhe rendin publik. Kjo nuk është hera e parë që jepet një urdhër i tillë. Stambolli ka qenë në gjendje gatishmërie, me rreth 17,000 policë në detyrë, si pasojë e disa sulmeve terroriste që kanë ndodhur muajve të fundit. Përgjegjësinë për to e kanë marrë herë militantët e grupit Shteti Islamik, herë rebelët kurdë. Më pak se dy javë më parë, ambasadori rus në Ankara, Andrei Karlov, është qëlluar për vdekje nga një polic turk. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Mirësevjen 2017! Ora News uron të gjithë shqiptarët Gëzuar Vitin e Ri Posted: 31 Dec 2016 10:38 PM PST Viti i Ri 2017 ka ardhur mes tingujve të muzikës dhe një spektakli fishekzajrresh në kryeqytet. Numërimi i sekondave të fundit në ndërrimin e viteve është bërë nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Veliaj: Të japim energji pozitive të inkuarjojmë njëri – tjetrin, ti duam të gjithë shqiptarët dhe ti urojmë gëzuar dhe një vit të mbarë. Secili duhet të marrë një vend, që ne do ta bëjmë këtë vit historik për Tiranën me punën që do bëjmë. Ora News dhe Channel One uron të gjithë shqiptarët për një vit të mbarë. Për mbarëvajtjen sa më mirë të festave në të gjithë Shqipërinë janë angazhuar mbi 4500 forca policie. Drejtori i policisë së Shtetit, Haki Çako ishte në terren në momentin e ndërrimit të viteve. Në një intervistë për Ora News ai tha se policia është pranë qytetarëve për të garantuar festa të qeta. Çako: Policia me të gjitha strukturat e saj është pranë qytetarëve për të siguruar dhe garantuar qetësisht të gjithë festimet e fundvitit. Me këtë rast uroj të gjithë punonjësit e policisë kudo që ndodhen dhe të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.
/Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Pse këta njerëz mbështillen në këtë formë? Posted: 31 Dec 2016 01:32 PM PST Mbështetja sa më e ngushtë është një metodë e përhapur gjerësisht në Japoni dhe është për të rritur. Konsiderohet metodë terapeutike e cila synon të lehtësojë problemet e sjelljes dhe ngurtësisë. E quajtur si metoda "Otonamaki", praktika është e ngjashme me mbështjelljen edhe të fëmijëve në mënyrë të ngjashme e përdorur edhe në Shqipëri. Synimi është që të ndihmojë zhvillimin normal fizik të tyre. Çdo seancë zgjat rreth 20 minuta. Madje, për këtë metodë janë hapur edhe qendra të posaçme.
/Ora News/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Rreziqet për një Luftë të Tretë Botërore në 2017 Posted: 31 Dec 2016 01:31 PM PST Kërcënimet për një Luftë të Tretë Botërore janë më të mëdha në vitin 2017 që prej Luftës së Ftohtë. Britanikja the "SunOnline" ka diskutuar me një sërë ekspertët ushtarakë për këtë çështje. Ajo shkruan se ngjarjet vitet e fundit kanë marrë kthesë të papritura duke i radhitur disa prej tyre, siç ndodhën në 2016-n. E para, Britania votoi për dalë nga BE-ja dhe presidenti rus Vladimir Putin solli shkatërrime të mëdha dhe gjakderdhje në Siri. Por, ndoshta më tronditëse është zgjedhja e Donald Trump si President i Shteteve të Bashkuara. Ndërkohë, ekspertët e lartë ushtarakë kanë paralajmëruar se Britania e Madhe ka shkurtuar forcat e saj ushtarake aq shumë se do t'i duhet të luftojë vetëm për të mbrojtur veten. Këto janë vetëm disa nga ngjarjet e 2016-s, për të cilat duhet marrë frymë thellë. Për fat të keq, vazhdon gazeta, gjërat mund të shkojnë edhe më keq vitin që vjen dhe bota mund të kthyer "kokë poshtë" për shkak të konflikteve. ISIS Rreziku është i madh edhe gjatë vitit 2017 dhe dhjetëra e qindra xhihadistë mund të ndërmarrin sulme në Evropë. Rusia Presidenti rus Vladimir Putin njeh vetëm fitore. Pas aneksimit të Krimesë dhe luftës së fshehtë kundër Ukrainës, Rusia ka dalë më e fortë. Dhe më shumë një kërcënim në vitin 2017. Makina luftarake e Vladimir Putin nxitoi të shpëtonte regjimin e gjenocidit të Basha al Asadit. Anijet e marinës ruse lundruan në mënyrë dramatike nëpërmjet "Kanalit Britanik", ndërsa sillen në Detin e Veriut në mënyrë të paparë që prej Luftës së Ftohtë, ndërkohë që avionët luftarakë të Moskës testojnë gatishmërinë RAF. Me ndihmën e presidentit rus Vladimir Putin, lideri i Koresë së Veriut Kim Jong mund të realizojë ëndrrën e tij për të qenë komandant i një arme bërthamore në vitin 2017. Sipas një plani të siguruar nga spiunët, synimi është që brenda 12 muajve, vendi komunist të jetë fuqi bërthamore. “Askush nuk e di synimet e tij dhe se si do ta trajtojë atë me të vërtetë", thonë ekspertët. Presidenti Trump ka deklaruar se do të zgjerojë kapacitetet bërthamore amerikane me armë të reja dhe për ekspertët kjo "forcë e zgjeruar" mund të ndezë Luftën e Tretë Botërore. Kina Në qoftë se Shtetet e Bashkuara do ta njohin Tajvanin si shtet, atëherë Kina mund të nisë pushtimin e këtij vendi dhe kjo do të nxiste më tej tensionet.
/Me shkurtime nga TheSun/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Lufta ndaj arabëve, rabinët izraelitë legjitimojnë poligaminë Posted: 31 Dec 2016 01:20 PM PST Poligamia është e paligjshme në shumë vende të botës, por rabinët në Izrael e kanë miratuar një praktikë të tillë për të kundërshtuar kërcënimin demografik që vjen nga popullata arabe që jetojnë në Izrael dhe territoret e pushtuara palestineze. Kanali tv izraelit Channel 10, ka publikuar praktikat e miratuar nga rabinën që kanë inkurajuar në mënyrë aktive për të lehtësuar poligaminë me pretendimin se kjo do t'u japë avantazh judenjve në garën demografike me arabët. Poligamia është martesa e një burri me shumë gra. Një rabin i cili ka qenë i martuar për 26 vite me një grua, është filmuar nga një gazetar në mënyrë të fshehtë duke bindur një femër tjetër për t'u bërë gruaja e tij e dytë. Ata e mbështesin edhe fenë e tyre këtë praktikë, duke e konsideruar si një mitzvah (urdhër fetar). Më pas rabini i dërgoi një letër gazetarit ku i thoshte se kjo ishte një praktikë e lejuar dhe se ishte lejuar edhe nga kreu i rabinëve Shlomo Amar. /Ora News/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Incidei i pazakontë, rimorkioja fluturon në ajër! Posted: 31 Dec 2016 01:15 PM PST Ky shofer i pakujdesshëm i shkaktoi probleme jo vetëm mjetit të tij, por edhe një ure. Ai kishte harruar rimorkion ngritur, teksa u përplas me një ura e "humbur" plotësisht atë. Siç shihet edhe nga pamjet, rimorkioja fluturon teksa përplaset me një urë. Drejtuesi i mjetit, një 22 vjeçar është akuzuar për ngjarjen për shkak të pakujdesisë së tij. Incidenti u regjistruar në autostradën 401 në Toronto të Kanadasë të enjten. Nga ngjarja askush nuk u lëndua, por shkaktoi vonesa të mëdha në trafik. Zyrtarë të Ministrisë së Transporteve shkuan në zonë për të inspektuar mbikalimin e dëmtuar. Rruga i rihap pas disa orësh.
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Marrëveshja/ I jep vajzën 13 vjeçe për t’i dhënë motrën për grua të dytë Posted: 31 Dec 2016 12:45 PM PST Kjo vajzë nga Pakistani vetëm 13 vjeçe është martuar me një burrë 36 vjeçar me aftësi të kufizuara vetëm që babai i saj të mund të marrë si grua të dytë motrën e tij. Ramazan nuk mund të flasë dhe as nuk dëgjon, ndërsa policia arrestoi babain e vajzë për 'disa ditë' pasi u hetua marrëveshja. Por Saima dëshmoi në gjykatë tha se ishte 16 dhe më pas u la e lirë. Ajo tha se kishte gënjyer për të mbrojtur babanë e saj. /Ora News/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| You are subscribed to email updates from Ora News. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |






