Mesazhi.com: “Vrasja e ambasadorit nuk do të ndikojë në raportet Turqi-Rusi” plus 9 more

Mesazhi.com: “Vrasja e ambasadorit nuk do të ndikojë në raportet Turqi-Rusi” plus 9 more


Vrasja e ambasadorit nuk do të ndikojë në raportet Turqi-Rusi

Posted: 19 Dec 2016 01:26 PM PST

Kryetari i Këshillit Parlamentar për Siguri i Dumës ruse Leonid Slutsky deklaroi se vrasja e ambasadorit të Rusisë në Turqi, Andrey Karlov, gjatë sulmit të armatosur në Ankara nuk do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë Maria Zaharova tha se sulmi i armatosur ndaj ambasadorit të Rusisë në Turqi Andrey Karlov është sulm terrorist dhe se Rusia do të paraqesë rastin në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

"Do të vazhdojmë luftën kundër terrorizmit", tha Zaharova para gazetarëve në Moskë.

Ajo theksoi se nevojitet të ngritet hetim dhe të dënohen përgjegjësit për sulmin

Zaharova theksoi se janë në kontakt me zyrtarët turq lidhur me sulmin e ambasadorit rus.

Përkujtojmë se sulmuesi i armatosur i cili sot në Ankara e kreu sulmin ndaj ambasadorit të Rusisë në Turqi Andrey Karlov, është neutralizuar në operacionin policor që pasoi pas sulmit të armatosur.

Shtëpia e Bardhë dënon vrasjen e ambasadorit rus në Ankara

Shtëpia e Bardhë ka dënuar sulmin e armatosur si pasojë e të cilit humbi jetën ambasadori i Rusisë në Ankara Andrei Karlov.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare pranë Shtëpisë së Bardhë, Ned Price ka dhënë deklaratë me shkrim në lidhje me vdekjen e ambasadorit të Rusisë Karlov në Ankara si rezultat i një sulmi të armatosur.

"SHBA-të dënojnë ashpër atentatin ndaj ambasadorit të Rusisë në Ankara Andrei Karlov", është shprehur Price, duke potencuar se lutjet dhe mendimet e tyre janë me familjen e ambasadorit Karlov, dashamirët e tij dhe të plagosurit e tjerë në incident.

Në deklaratë, Price ka shprehur ngushëllimet për popullin dhe qeverinë ruse. Më tej, në deklaratë thuhet: "Është i papranueshëm sulmi ndaj njërit prej pjesëtarëve të të dërguarve diplomatikë. Jemi së bashku me Rusinë dhe Turqinë në luftën tonë të vendosur kundër çdo lloji të terrorizmit”.

Zhirinovsky: Sulmi mbi ambasadorin provokim ndaj marrëdhënieve Turqi-Rusi

Lideri i Partisë Liberal Demokrate të Rusisë Vladimir Zhirinovsky, tha se sulmi i armatosur mbi ambasadorin rus në Ankara, Andrey Karlov është provokim ndaj marrëdhënieve Turqi-Rusi.

Zhirinovsky në deklaratën e tij për mediat ruse tha se “Perëndimi dëshiron që t’i prishë marrëdhëniet tona. Ky atentat është një provokim për të prishur marrëdhëniet Turqi-Rusi”.

Nga ana tjetër Kryetari i Këshillit Parlamentar për Siguri i Dumës ruse, Leonid Slutsky theksoi se sulmi i armatosur mund të jetë një provokim për të prishur marrëdhëniet Turko-Ruse.

“Ky sulm mund të jetë një provokim për parandalimin e përmirësimit të marrëdhënieve Turko-Ruse. Nëse është kështu, shpresoj që mos të arrijnë qëllimet e tyre për prishjen e marrëdhënieve Turko-Ruse ata që kanë përgatitur sulmin”, tha Slutskiy.

Ministri Bushati reagon për vrasjen e ambasadorit Karlov

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka reaguar pas vrasjes së ambasadorit të Rusisë në Ankara, Andrei Karlov.

“Fuqimisht dënojmë vrasjen e ambasadorit rus në Ankara. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjen e tij. Shprehim ngushëllimet ministrit të Jashtëm Lavrov”, shkruan

Bushati në një postim në profilet e tij në rrjetet sociale

Kujtojmë se ambasadori Andrei Karlov humbi jetën sot pas një sulmi të armatosur në Qendrën e Arteve Bashkëkohore në Ankara.

Krerët kosovarë dënojnë sulmin ndaj ambasadorit rus në Turqi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në profilin e tij në rrjetet sociale ka shkruar: “Dënoj fuqishëm sulmin e tmerrshëm terrorist ndaj ambasadorit të Rusisë në Ankara”.

Edhe kryeministri Isa Mustafa e ka dënuar vrasjen e ambasadorit rus. "Qeveria e Republikës së Kosovës dënon sulmi ndaj ambasadorit rus në Turqi. Ngushëllime për të gjithë të prekurit", ka shkruar Mustafa në rrjetet sociale.

Kurse ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka dënuar sulmin duke shkruar shkruar se "Dënoj fuqimisht sulmin ndaj ambasadorit të Rusisë në Turqi. Ngushëllime familjes dhe shtetit të tij nga populli i Kosovës".

The post Vrasja e ambasadorit nuk do të ndikojë në raportet Turqi-Rusi appeared first on Mesazhi.com.

Erdogani bisedoi me Putinin pas vrasjes së ambasadorit rus

Posted: 19 Dec 2016 11:59 AM PST

Zëdhënësi i Presidentit të Turqisë Ibrahim Talin deklaroi sonte në Ankara se presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan me telefon ka biseduar me presidentin e Rusisë Vladimir Putin për sulmin e armatosur ndaj ambasadorit të Rusisë në Turqi, Andrey Karlov, i cili më vonë iu nënshtrua plagëve, raporton Anadolu Agency (AA).

"Presidenti Erdogan ka thirrur në telefon presidentin rus Putin dhe ka informuar për sulmin", tha Kalin.

Kryetari i Këshillit Parlamentar për Siguri i Dumës ruse Leonid Slutsky deklaroi se vrasja e ambasadorit të Rusisë në Turqi, Andrey Karlov, gjatë sulmit të armatosur në Ankara nuk do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë.

Përkujtojmë se sulmuesi i armatosur i cili sot në Ankara e kreu sulmin ndaj ambasadorit të Rusisë në Turqi Andrey Karlov, është neutralizuar në operacionin policor që pasoi pas sulmit të armatosur.

Karlov sot është sulmuar në ekspozitën e fotografive të cilën e hapi në Qendrën e Arteve Bashkëkohore në Ankara.

The post Erdogani bisedoi me Putinin pas vrasjes së ambasadorit rus appeared first on Mesazhi.com.

Vdes Ambasadori rus që u qëllua me armë në Ankara

Posted: 19 Dec 2016 10:26 AM PST

Agjencia ruse e lajmeve, RIA raporton se ambasadori rus i plagosur në Ankara ka vdekur si pasojë e plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit, transmeton Reuters.

Mediat turke më herët kanë raportuar se ambasadori i Rusisë në Turqi, Andrei Karlov është "plagosur rëndë" si pasojë e një sulmi me armë zjarri.

The post Vdes Ambasadori rus që u qëllua me armë në Ankara appeared first on Mesazhi.com.

Arrestohet miliarderi izraelit, një nga pronarët e “Feronikelit”

Posted: 19 Dec 2016 10:21 AM PST

Miliarderi izraelit Beny Steinmetz, i cili është njëri prej pronarëve të kompanisë së 'Feronikelit' në Drenas, është arrestuar nga policia izraelite, për dyshime korrupsioni në shtetin e Guineas.

Steinmetz është i dyshuar për kërkim ryshfeti ndaj zyrtarëve në Guine dhe të pastrimit të parave, raporton gazeta izraelite haaretz.com.

Shtëpia dhe zyra e tij janë bastisur sot në mëngjes, ka thënë policia. Ai është dënuar në mungesë me dy javë arrest shtëpiak nga një gjykatë izraelite.

Miliarderi izraelit është pronar i minierës së Feronikelit në Drenas, minierë e cila është e regjistruar në emër të kompanisë së tij "Benny Steinmetz Group Resources Ltd"(BSG) dhe "International Mineral Resources" (IMR), pronë e Alexander Mashkevich, transmeton insajderi.com.

Dy pasaportat e tij, izraelite dhe franceze, u konfiskuan dhe atij i është ndaluar që të largohet nga Izraeli për 180 ditë.

Po ashtu, atij i është caktuar edhe një gjobë prej 50 milionë shekelë (valutë izraelite) para të gatshme (mbi 12 milionë euro) dhe 50 milionë shtesë me prona. Ai ka kohë vetëm tre ditë për ta paguar këtë gjobë.

Akuzat ndaj Beny Steinmetz janë mohuar nga avokati i tij, duke i quajtur ato si të pa baza.

"Ka pasur përpjekje të vazhdueshme dhe të pabaza kanë për qëllim maskuese aktet e korrupsionit me qëllim të konfiskimit të paligjshëm të aseteve", ka thënë avokati Sasson.

The post Arrestohet miliarderi izraelit, një nga pronarët e "Feronikelit" appeared first on Mesazhi.com.

Sulm i armatosur ndaj ambasadorit të Rusisë në Ankara

Posted: 19 Dec 2016 09:05 AM PST

Ndaj ambasadorit të Rusisë në Ankara, Andrey Karlov, është kryer një sulm me armë në një ekspozitë në Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).

Ambasadori ishte i pranishëm në një ekspozitë të organizuar nga Bashkia Çankaya në Ankara dhe Ambasada ruse në këtë qytet dhe titullohej “Nga Kaliningrad-i në Kamçatka të Rusisë, në sytë e një vizitori”.

Sulmuesi pasi ka plagosur Ambasadorin Karlov ka shtënë në ajër. Ndërkohë të pranishmit janë larguar nga salla në gjendje paniku. Nga ana tjetër Ambasadori i Rusisë Karlov është dërguar në spitalin Güven në Ankara.

The post Sulm i armatosur ndaj ambasadorit të Rusisë në Ankara appeared first on Mesazhi.com.

Mustafa: Kosova ka një trend të mirë të uljes së papunësisë

Posted: 19 Dec 2016 09:03 AM PST

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa sot mori pjesë si kryesues në mbledhjen e shtatë të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik (KKZHE). Në këtë mbledhje përveç kryeministrit Mustafa morën pjesë edhe anëtarët e KKZHE-së, ministrat, deputetët, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare dhe të Bankës Botërore, si forumi ekonomik i grave, forum i cili mori pjesë për herë të parë në këtë mbledhje, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fjalimin hyrës ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami tha se kjo mbledhje tani është shndërruar në një mekanizëm mjaft funksional të dialogut publik dhe privat, i cili po punon në një nga prioritetet kryesore të Qeverisë së Kosovës, pra në përmirësimin e mjedisit afarist në vend.

"Gjatë këtij viti janë shënuar një varg zhvillimesh pozitive lidhur me avancimin e axhendës sonë ekonomike dhe në këtë rast dua të falënderoj kryeministrin e vendit për lidershipin e tij, kolegët nga Këshilli kombëtar për zhvillim ekonomik për angazhimin e tyre dhe asociacionet e biznesit të cilat kanë qenë mjaft aktive dhe bashkëpunuese dhe konstruktive duke kontribuar kështu në thellimin e dialogut me institucionet qeveritare në funksion të lehtësimit të punës së biznesit dhe të krijimit të politikave në favor të biznesit nga vendi dhe tërheqjes së investimeve nga jashtë", tha ajo.

Kurse kryeministri Isa Mustafa, i cili hapi punimet e mbledhjes duke thënë se zhvillimi ekonomik i vendit, përkundër një ambienti të jopërshtatshëm politik, është prioriteti i parë dhe ai kryesor i Qeverisë së Kosovës. Ai theksoi se nëpërmjet politikave fiskale kanë arritur të zhvillojnë një ambient të favorshëm për të bërë biznes.

Ai po ashtu u ndal në disa procese aktuale nga takimi i kaluar i KKZHE-së, ku shprehu se me nënshkrimin e një marrëveshjeje kornizë me BE-në në takimin e parë të këshillit të Stabilizim Asociimit në Bruksel, është arritur që Kosova të ketë qasje në programet e BE-së, të cilat ofrojnë ndihma financiare të drejtpërdrejta për ndërmarrjet vendore.

"Kemi patur një përmirësim të Kosovës në raportin e Bankës Botërore të bërit biznes. Kosova është renditur në vendin e 60-të nga ai i 66-të që ka qenë më parë, ndërkaq progrese të veçanta kemi treguar në indikatorët që kanë të bëjnë me fillimin e biznesit, në tregtinë përtej kufive dhe në pagesat e tatimeve, që janë tre fusha shumë të rëndësishme për ne", tha Mustafa.

Ai po ashtu foli për punën e Qeverisë në përmirësimin e legjislacionit dhe në eliminimin e burokracisë së tepërm, si dhe në implementimin e lehtësisë së çasjes në financa. Kryeministri po ashtu njoftoi se po punohet me BE-në për axhendën e reformave evropiane, duke bërë të ditur se ato kanë të bëjnë me rritjen e konkurueshmërisë së vendit, rritjen e cilësisë në arsim dhe rritjen e punësimit.

Kurse përmes Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Ndërtim Mustafa bëri të ditur se po implementojnë projektin për çertifikimin e produkteve kosovare, gjë që sipas tij, do të ndikojë pozitivisht në hapjen e rrugëve për eksport.

Së fundmi, kryeministri theksoi se për vitin 2016 pritet që Kosova të ketë një rritje më të lartë ekonomike se në vitin 2015, e cila është 4.1 përqind.

"Kemi një trend të mirë të uljes së papunësisë, edhe në vitin 2015 në krahasim me vitin 2014, edhe në vitin 2016 në krahasim me vitin 2015, gjë që flet se sektori privat po e bën punën e vet dhe se po ndërrojnë mentalitetin që të punësuar nuk konsiderohen vetëm ata që janë në sektorin publik, por se ne jemi përcaktuar në ekonominë e tregut dhe problemin e punësimit mund ta zgjedhim vetëm përmes zhvillimit në këtë fushë", tha në fund Mustafa.

The post Mustafa: Kosova ka një trend të mirë të uljes së papunësisë appeared first on Mesazhi.com.

Shkodër, marshim solidariteti për Halepin

Posted: 19 Dec 2016 08:55 AM PST

Shoqëria Civile në qytetin verior të Shqipërisë, Shkodër nën udhëheqjen e shoqatës Përpjekje, ka zhvilluar sot një marshim për Halepin, duke u soldiraizuar me qytetarët atje dhe synimin për tërhqejen e vëmendje për situatën në atë qytet, raporton Anadolu Agency (AA).

Kësaj nisme i janë bashkuar shoqata të ndryshme në këtë qytet, të rinj dhe të reja nga shkollat e qytetit të Shkodrës si, Shkolla Branko Kadia, Medreseja e Shkodrës dhe 28 Nëntori, ndërkohë pjesë e këtij marshimi janë bërë edhe fëmijët e kopshtit Bebtusha.

Të pranishmit në këtë marshim mbanin në duar pankaarta me mbishkrime të ndryshme si, “Pease for Aleppo “, “Save Aleppo” BE HUMAN!, PRAY FOR ALEPPO, etj. Fëmijët me mbishkrimin 'SAVE ALEPPO' dhe nxënësit me gojë të mbyllyr me shirit të zit të cilët simbolizonin heshtjen e botës ndaj masakrës në Halep ishin ato që spikatën më shumë në këtë marshim.

Në përfundim të marshimit fëmijët e kopshtit lëshuan në qiellin e Shkodrës përllumba në shenjë lirie dhe solidariteti me fëmijët e Halepit.

The post Shkodër, marshim solidariteti për Halepin appeared first on Mesazhi.com.

KS i OKB-së miraton unanimisht projekt-rezolutën për Halepin

Posted: 19 Dec 2016 08:53 AM PST

Miratohet në mënyrë unanime projekt-rezoluta e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) që parasheh dërgimin e monitoruesve ndërkombëtarë për mbikëqyrjen e sigurisë dhe evakuimit të civilëve në Halepin lindor, raporton Anadolu Agency (AA).

KS i OKB-së ka miratuar projekt-rezolutën e përgatitur dhe e prezantuar nga Franca e cila dje nuk u diskutua për shkak të kundërshtimit të Rusisë. Rezoluta e Francës e cila ndryshoi dokumentin origjinal pas kërkesës së Rusisë, u pranua me mbështetjen e 15 anëtarëve.

Në dokumentin e projekt-rezolutës parashihet që monitorues të OKB-së në rajon dhe organizatave të tjera ndërkombëtare të monitorojnë objektivisht evakuimin e civilëve në Halep dhe sigurinë e civilëve të ngelur dhe të raportojnë, ndërsa në rast nevoje të shtohet numri i monitoruesve në rajon.

Në projekt-rezolutë bëhet thirrje për lejimin e hyrjes së monitoruesve në të gjitha rajonet pa pengesë dhe të mbrohen të gjithë civilët.

Për më tepër, në projekt-rezolutë është kërkuar mbrojtja e organizatave shëndetësore dhe të sigurohet dërgimi i pajisjeve mjekësore dhe personelit shëndetësor në të gjitha pikat ku është e nevojshme.

Projekt-rezoluta në fjalë pritej të miratohej dje në Këshill. Megjithatë, Rusia deklaroi se do të vendoste veto mbi version aktual, me çka palët shkëmbyen mendimet në kohëzgjatje prej tre orësh.

Pas ndryshimit të dokumentit origjinal nga Franca me kërkesë të Rusisë, palët shtynë votimin për sot për të diskutuar me kryeqytetet e tyre.

Në dokumentin origjinal të përgatitur nga Franca, nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së kërkohej dërgimi i monitoruesve në zonat e nevojshme në Halepin lindor. Ndërkaq, Rusia për këtë kërkoi të merret miratimi i regjimit sirian, sepse në të kundërtën, sipas saj, jeta e monitoruesve do të ishte në rrezik.

Ndryshe, pas përkeqësimit të vazhdueshëm të gjendjes në Halep dhe rritjes së sulmeve, me ndërmjetësimin e Turqisë, mes forcave të regjimit të kryesuara nga Rusia dhe opozitarëve më 13 dhjetor, ditë e martë, u arrit armëpushim dhe ndërprerje e sulmeve.

Sipas marrëveshjes së arritur që parashihte evakuimin e civilëve dhe opozitarëve të armatosur nga rajoni i rrethuar, në etapën e parë parashihej transferimi i sigurtë i të plagosurve dhe më pas i civlëve dhe grupeve të armatosura në qytetin e Idlibit që kontrollohet nga opozitarët.

Evakuimi filloi ditën e mërkurë në mëngjes, megjithatë, ai u ndërpre disa herë për shkak të grupeve terroriste mbështetëse të regjimit. Grupet terroriste mbështetëse të regjimit nën komandën e gjeneralit Iranian Sejid Xhevad, të enjten e kaluar dhe një ditë më parë sulmuan autokolonën që po shkonte në zonën e regjimit në Halep dhe vranë 18 civilë.

Aktivitetet e grupeve terroriste që shpërfillën jetërat e qindra mijëra civilëve që nga fillimi i armëpushimit dhe evakuimeve, nga në opinionin ndërkombëtar dhe zyrtarët e OKB-së shpesh cilësohen si krime të luftës.

The post KS i OKB-së miraton unanimisht projekt-rezolutën për Halepin appeared first on Mesazhi.com.

Goditet rrjeti i policëve të korruptuar – ndalohen 59 të tillë

Posted: 19 Dec 2016 07:20 AM PST

Inspektorati Policor i Kosovës, në një konferencë për media, ka bërë me dije se ka ndaluar 59 zyrtarë policorë e të cilët, me urdhër të prokurorisë janë dërguar në qendra e ndalimit.

"Krejt kjo është bërë pas një hetimi 4 mujor. Ata dyshohet se kanë kryer veprat penale keqpërdorim i autoritetit zyrtar dhe marrje ryshfeti", ka thënë Hilmi Mehmeti nga IPK, raporton KTV.

Në mesin e të arrestuarve janë 35 shqiptarë, 23 serbë dhe 1 boshnjak.

Ai tha se për të gjithë të ndaluarit është kërkuar suspendimi i tyre nga pozitat zyrtare.

Ata janë hetuar përmes masave të fshehta audio dhe video incizime.

Kryeprokurori i Mitrovicës, Shyqri Syla tha se Komuna e Mitrovicës është më e goditura nga ky aksion.

"Hetimet kanë nisur pas marrjes së shumë informatave nga qytetarëve të cilën kanë raportuar për marrje ryshfeti. Shumica e zyrtarëve janë të trafikut dhe policë të kontrollit të Autostradës", ka thënë më tej Syla.

Të ndaluarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

The post Goditet rrjeti i policëve të korruptuar – ndalohen 59 të tillë appeared first on Mesazhi.com.

Daçiq: Do të bëjmë çmos që të parandalojmë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

Posted: 19 Dec 2016 07:16 AM PST

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq e ka "informuar" kryetarin e parlamentin grek, Nikolaos Vucis për situatën në Kosovë.

Si zakonisht, Daçiq është ankuar për kthimin e serbëve në Kosovë, si ka thënë se është e papranueshme aspirata e Kosovës që të anëtarësohet në UNESCO dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.

Daçiq beson se vizita e Vucisit do t'i jep shtytje të mëtejme ngritjes së dialogut në nivelin më të lartë ndërmjet dy vendeve, transmeton lajmi.net.

Kosova pritet që në vitin e ardhshëm të kërkojë sërish anëtarësimin në UNESCO, pasi që vitin e kaluar një gjë e tillë dështoi për pak vota.

The post Daçiq: Do të bëjmë çmos që të parandalojmë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO appeared first on Mesazhi.com.