Mesazhi.com: “Sulmohet një femër e mbuluar në Londër” plus 9 more

Mesazhi.com: “Sulmohet një femër e mbuluar në Londër” plus 9 more


Sulmohet një femër e mbuluar në Londër

Posted: 17 Dec 2016 11:55 AM PST

LONDËR (AA) – Policia britanike është në kërkim të një 17 dhe 19 vjeçari të cilët kanë zvarritur në tokë një grua të mbuluar, raporton Anadolu Agency (AA).

Njoftohet se në rajonin Chingford në lindje të Londrës 2 persona kanë rrëzuar dhe kanë zvarritur një grua të mbuluar. Policia e britanike e rajonit Scotland Yard, ka njoftuar se kanë nisur punimet për kapjen e sulmuesve të cilët janë përcaktuar se janë të moshës 17 dhe 19 vjeç.

Ndër të tjera bëhet e ditur se femra e mbuluar identiteti i të cilës nuk është publikuar është në moshën 20-vjeçare dhe gjatë momentit të sulmit ka qenë e vetme.

Në një deklaratë të bërë nga policia theksohet se në ngjarje e cila ka ndodhur ditën e mërkurë personat e veshur me të rroba të zeza fillimisht janë përpjekur ti heqin mbulesën të dëmtuarës dhe më pas e kanë shtrirë në tokë duke e tërhequr zvarrë.

Ndër të tjera theksohet se gruaja e dëmtuar pasa se të telefononte policinë ka qëndruar për 20 minuta në tokë dhe më pas është strehuar tek një restorant turk pranë ku dhe punonjësit e restorantit kanë ofruar ndihmë.

Gjithashtu edhe në fillim të javës një person në stacionin e trenit në Londër plagosi me thikë një musliman duke thërritur me zë të lartë “dua të vras muslimanë”.

Teksa ka shqetësime se mund të humbasë aftësinë e të shikuarit Muhammed Askar i cili u plagos gjatë sulmit, policia kishte deklaruar se ngjarja “nuk është klasifikuar si një sulm terrorist”.

Sipas nismës Tell Mama që mbështetet nga qeveria, e cila ndjek sulmet kundër muslimanëve në vend, theksohet se objektivi fillestar i këtyre sulmeve janë gratë. Gjithashtu Tell Mama ka vënë në dukje se një objektiv tjetër janë edhe qendrat e muslimanëve. Në një raport të publikuar muajin e kaluar kjo nismë e organizuar në formën e një projekti kishte deklaruar se në 3.5 vitet e fundit më shumë se 100 xhami dhe institucione islame kanë qenë objektiv i sulmeve anti-muslimane.

The post Sulmohet një femër e mbuluar në Londër appeared first on Mesazhi.com.

Gjermania në luftë me lajmet e rreme, 500 mije euro gjobë për Facebook

Posted: 17 Dec 2016 11:53 AM PST

Lajmet e rreme në Facebook janë kthyer në shqetësim për shumë vende të botës.

Gjermania po planifikon që të ndërmarrë veprime konkrete për këtë situatë.

Ligjvënësit mendojnë të ngrenë një zyrë të Facebook në këtë shtet, që do të merret me lajmet e rreme dhe lajmet që përdorin gjuhë urrejtje.

Sipas Deutsche ëelle, nëse zyra lokale e Facebook nuk do të ketë fshirë këto tipe lajmesh brenda 24 orësh, rrjeti social do të gjobitet nga Gjermania për 500 mijë Euro për çdo artikull.

Ky shqetësim ka nisur që pas zgjedhjeve amerikane kur fitoi Donald Trump. Kreu i Facebook, Zuckerberg reagoi pas fitores së republikanit duke thënë se lajmet e rreme janë problem, por kjo është vetëm 1% e të gjithë artikujve që publikohen në këtë rrjet.

The post Gjermania në luftë me lajmet e rreme, 500 mije euro gjobë për Facebook appeared first on Mesazhi.com.

Pas 20 vitesh Preshevës i shtohet hafizja Elma Zejnullahu

Posted: 17 Dec 2016 11:44 AM PST

PRESHEVË (AA) – Pas 20 vitesh që nga koha kur preshevarja e parë arriti të bëhet hafize, Preshevës i shtohet edhe një hafize tjetër në moshën 18-vjeçare, e cila filloi me memorizimin e Kur'anit në muajin mars të vitit 2015 dhe përfundoi në muajin nëntor të këtij viti. Ajo vitin e kaluar përfundoi shkollën e mjekësisë, ndërsa aktualisht është nxënëse në shkollën e Hivzit të Kur'anit në Preshevë. Në këtë komunë, gati 15 vite po ashtu nuk ka dal asnjë hafëz mashkull.

Në një prononcim për Anadolu Agency (AA), hafizja e dytë në Preshevë, Elma Zejnullahu, thotë se asnjëherë nuk e ka menduar që të mësojë Kur'anin, për shkak se i është dukur si diçka e vështirë dhe e pamundur, por fal ndihmës së mësuesit të saj i është mundësuar të provoj dhe të arrijë të bëhet hafize.

"Unë kam menduar se do të kem vështirësi në shkollë, por përkundrazi duke mësuar Kur'anin, Zoti mi ka lehtësuar edhe punët e tjera, përfshirë edhe shkollën. Jo vetëm që do ta lehtësojë memorizimin e Kur'anit deri në fund, por do të lehtësoj dhe do të mësoj edhe shumë sende të tjera", thekson Zejnullahu.

Mësimi i Kur'anit, ndjenjë që nuk mund të krahasohet me asgjë tjetër në botë

Zejnullahu në vijim thekson se edhe pse në rrethin e saj ku jeton ndjehet si e vetmuar, mësimi i Kur'anit i ka ngjallur një kënaqësi shpirtërore, ndërsa përmes leximit të tij, ajo thotë se: "Zoti më ka treguar shumë sende, prandaj dhe u lidha shumë me Kur'anin. Kjo më ka dhënë një kënaqësi shpirtërore aq të madhe sa që këtë ndjenjë nuk e kam me asnjë mësim tjetër dhe me asnjë send tjetër në këtë botë.”

Zejnullahu e cila rrjedh nga një familja pa hoxhallarë dhe hafëzllar, në periudhën fillestare të mësimit të Kur'anit nuk ka praktikuar mbulesën, por siç thotë ajo, Kur'ani të mëson shumë gjëra, të udhëzon në rrugë të drejtë dhe të nxjerr në dritë, pa marrë parasysh vështirësitë që ke përpara.

"Leximin e Kur'anit, në të njëjtën kohë e kam pasur si këshillues që më ka ndihmuar dhe mi ka hapur rrugët për çdo dilemë që kam pasur", shprehet Zejnullahu.

Femra duhet të edukohet me arsim të mirëfilltë që ta përdor në dobi të shoqërisë

Hafizja e dytë në Preshevë thotë se është një fatkeqësi për kohën tonë, jo vetëm për popullin shqiptar, por në përgjithësi, sepse femra gjithmonë trajtohet apo mendohet si një qenie e dobët. Ajo shton se femra është si shkëmbi dhe mund të përballojë shumë gjëra.

"Femra duhet të punojnë dhe të jenë shembull për 11 meshkuj të tjerë. Nëse angazhohet dhe punon, por gjithmonë duke ruajtur moralin, femra mund të arrijë shumë, sepse ajo është jo gjysma, por e tërë shoqëria, themeli i shoqërisë. Ajo i edukon brezat, i edukon edhe vet burrat", shprehet Zejnullahu, duke porositur femrat që të ruajnë moralin dhe të edukohen në arsim të mirëfilltë të cilin do ta përdorin në dobi të shoqërisë.

Ajo apelon që femrat të ndjekin mësimet Kur'anin, pasi që siç thotë ajo, nuk do të thotë se nëse merren me leximin apo memorizimin e Kur'aninit mbetesh anash me mësimit tjera. Ajo thotë se kjo vetëm do t'u jap më shumë vullnet dhe do t'u hap rrugët e suksesit në të gjitha sferat e jetës.

Elma Zejnullahu në moshën 16-vjeçare boton librin me poezi "Trazirat e Shpirtit"

Pasion i Elma Zejnullahut që në moshë të vogël ishin edhe shkrimet e ndryshme nëpër aktivitete shkollore dhe revista. Grumbullimi i shkrimeve dhe poezive të saj, në moshën 16-vjeçare pasuan me një libër me poezi për të rritur të titulluar "Trazirat e Shpirtit".

Temat kryesore të librit bazohen kryesisht në aktualitet, ndërsa fjalët kyçe kanë të bëjnë me këshillën dhe optimizmin. Autorja synon që libri i saj të ndikojë te njerëzit, veçanërisht rininë e Preshevës ta pajis me dritën e besimit dhe udhëzimit.

The post Pas 20 vitesh Preshevës i shtohet hafizja Elma Zejnullahu appeared first on Mesazhi.com.

Banorët e Aleppos: Do të kthehemi përsëri!

Posted: 17 Dec 2016 09:48 AM PST

Nga lindja e Aleppos ku u evakuuan mijëra civilë që ishin nën rrethim e regjimit të Bashar al-Assadit dhe grupeve të huaja mbështetëse të regjimit sirian, mbetën mbishkrimet "do të kthehemi" – në muret e ndërtesave të këtij vendi, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të procesit të armëpushimit të arritur pas bisedimeve intensive mes Turqisë dhe Rusisë, filloi edhe procesi i evakuimit. Gjatë orëve të fundit me anë të pesë autokolonave të evakuimit, 7.500 civilë dhe luftëtarë opozitarë, u transferuan në qytetin Idlib në afërsi me kufirin e Turqisë.

Gazetarët e AA-së siguruan pamje nga muret e shtëpive ku qëndrojnë mbishkrimet "Asadi do të shkojë. Ne pas një kohë të shkurtër do të kthehemi", "Aleppo të duam", "Aleppo është i lirë", "Ne nuk dalim me dëshirë, por me forcë".

Një ndër civilët i cili erdhi në Idlib, Ebu Hamza, në një deklaratë për AA tha se "Ishim nën rrethim. Na larguan me forcë. E bombarduan Aleppon me aeroplanë luftarakë. Nuk kishte ushqim. Nuk kishte as pije. Regjimi çdo ditë na sulmonte me mortaja. I humbëm familjet, edhe fëmijët. Me lejen e Allahut do të kthehemi."

Nga ana tjetër, Um Shefik, e cila kishte ardhur nga lagja Sukkeri, tha se "bashkëshorti im kishte nevojë për trajtim mjekësor. Ai kishte nevojë që të largohej. Shtëpia jonë ishte duke u bombarduar çdo ditë. Si mund të qëndroja në këtë shtëpi?"

Ndërsa, aktivisti Ebu Velid Halebi, tha se përsëri do të kthehen në Aleppo.

"Tashmë do të drejtohemi kah pjesa rurale veriore e Halep-it dhe shpresojmë që përsëri do ta çlirojmë Aleppon. I falënderojmë të gjithë ata të cilët siguruan daljen e të sëmurëve dhe plagosurve nga qyteti i rrethuar. Gjithashtu falënderojmë edhe qeverinë e Turqisë dhe Presidentit Recep Tayyip Erdoğan", u shpreh ai.

Nga 4 shtatori kur Aleppo u rrethua nga ana e regjimit dhe mbështetësve të tij e deri kur filluan evakuimet humbën jetën 1138 civilë. Pasi që filluan evakuimet, grupet terroriste të huaja mbështetëse të regjimit sirian, hapën zjarr ndaj autokolonës ku gjendeshin civilët duke shkaktuar disa të vdekur.

The post Banorët e Aleppos: Do të kthehemi përsëri! appeared first on Mesazhi.com.

Chelsea lider i padiskutueshëm në Ligën Premier

Posted: 17 Dec 2016 08:51 AM PST

Chelsea ka vazhduar me formë fantastike këtë edicion në Ligën Premier.

Skuadra e Antonio Contes ka shënuar edhe fitoren e 11-të radhazi në elitën e futbollit anglez.

Kësaj radhe viktimë ishte rivali lokal Crystal Palace që u mposht në shtëpi të saj me rezultat minimal 0-1.

Ishte sulmuesi spanjoll Diego Costa që shënoi golin e vetëm në këtë takim.

Spanjolli tjetër Cesar Azpilicueta asistoi bukur ndërsa Costa shënoi për 0-1 në minutën e 43-të.

Në pjesën e dytë Chelsea kërkonte dyfishimin e rezultatit por një gjëje të tillë nuk ia arriti.

Edhe vendasit kërkonin golin e barazimit por mbrojtja e Chelseat ishte në nivel ashtu si portieri belg Courtois.

Pas kësaj fitore Chelsea vazhdon të kryesoj e vetme në pozitën e parë me 43 pikë të tubuara, nëntë më shumë se Liverpool e Arsenal qukanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar.

Javën e ardhshme lideri i Anglisë, do të përballet me Bourmerouthin.

The post Chelsea lider i padiskutueshëm në Ligën Premier appeared first on Mesazhi.com.

Lideri laburist i Anglisë, Corbyn akuzohet për lidhje me organizaten teroriste PKK

Posted: 17 Dec 2016 08:15 AM PST

Lideri i partisë kryesore të opozitës në Britani të Madhe, Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn është akuzuar nga e përditshmja "The Times" se ka lidhje me një rrjet i cili lobon në favor të organizatës terroriste PKK, e cila së fundmi është përgjegjëse për vrasjen e 44 njerëzve në një sulm të dyfishtë me bombë në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).

"Corbyn dhe Kate Osamor, që është sekretare për zhvillimin ndërkombëtar, që vepron në hije, janë padronë të fushatës ‘Paqe në Kurdistan’ që drejtohet nga një grup që ka lidhje me PKK-në”, thuhet në artikull.

Në artikullin e publikuar të shtunën, The Times shkruan se edhe "Unison", një union që ka lidhje me Laburistët është gjithashtu i përfshirë në fushatë.

Gazeta ka akuzuar Corbynin dhe Osamorin se janë anëtarë aktiv të grupit "Paqe në Kurdistan" i cili siç duket ka përdorur pozitën e vet politike për të mbështetur axhendën e grupit.

Më herët Corbyn kishte parashtruar për debat në Dhomën e Përfaqësuesve një mocion i cili kërkonte heqjen e PKK-së nga lista e organizatave terroriste, në të cilën gjendet që nga viti 2001.

Në prill të këtij viti, Osamor organizoi një event në Dhomën e Përfaqësuesve me titull "Liri për (lideri i PKK-së) Abdullah Ocalanin”.

Anadolu Agency tentoi të marrë një reagim nga zyra e Corbynit lidhur me akuzat, por deri në kohën e përpilimit të tekstit ka patur përgjigje.

Mbulimi politik nga e Majta në Britani të Madhe

Duke folur për AA në lidhje me PKK-në dhe vendin e saj në Britani, këshilltari i Lartë në Fondacionin për Besim të Tony Blairit, Ed Hussain, tha se prirjet marksiste të grupit terrorist marrin mbështetje nga e majta politike.

“Në mendjet tona terrorizmi është Al-Kaeda ose ISIS (DEASH). Imagjinata jonë nuk përfshinë PKK-në si një element terrorist i cili kërcënon aleatin tonë Turqinë. Natyra marksiste e PKK-së do të thotë se ajo gëzon mbështetje politike nga e majta politike në Britani, përfshirë edhe udhëheqësin e Laburistëve, Jeremy Corbyn”, tha Hussain.

Më 12 dhjetor 2016, 44 persona, shumica policë, u vranë dhe së paku 155 të tjerë mbetën të plagosur gjatë një sulmi të dyfishtë më bomba në Stamboll.

Organizata TAK (Skifterët për Liri të Kurdistanit) që është një nëndegë e PKK-së ka marrë përgjegjësinë për sulmet.

The post Lideri laburist i Anglisë, Corbyn akuzohet për lidhje me organizaten teroriste PKK appeared first on Mesazhi.com.

Sulmi terrorist në Kayseri, reagime nga e gjithë bota

Posted: 17 Dec 2016 07:30 AM PST

Këshilli i Evropës dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, dënuan sulmin terrorist në Kayseri të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Evropës, Thorbjorn Jagland, në një mesazh të publikuar ka dënuar sulmin terrorist në Kayseri.

Jagland në mesazhin e tij ka theksuar se në Kayseri ka ndodhur edhe një sulm tjetër terrorist ku kanë humbur jetën shumë ushtarë dhe janë plagosur dhjetëra të tjera, teksa ende nuk ka kaluar një javë nga sulmi terrorist në Stamboll.

“Këshilli i Evropës në këtë kohë të vështirë është pranë Turqisë dhe popullit turk. Sulmet terroriste duhet të ndalin”, është shprehur Jagland duke theksuar se sulmet nuk i shërbejnë qëllimit politik, dhe se shkaktojnë vetëm dhimbje për njerëzit.

Edhe Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Pedro Agramunt, në një deklaratë në median sociale duke theksuar se dënon në mënyrë të prerë sulmin tragjik të ndërmarrë me autobombë në Kayseri, u shpreh se ndodhet pranë qeverisë, popullit turk, pranë viktimave të sulmit dhe familjeve të tyre.

MPJ e Francës dënon sulmin terrorist në Kayseri

Në një deklaratë me shkrim të publikuar nga Ministria e Jashtme e Francës, theksohet se Franca dënon sulmin terrorist në Kayseri dhe shpreh ngushëllimet për familjarët e personave që ishin në objektivin e sulmit.

Në deklaratë thuhet më tej se “Në luftën kundër terrorizmit ndodhemi krah Turqisë”.

Ndërsa në anën tjetër sulmi është dënuar edhe nga kryetari i bashkisë së Strazburgut, Roland Ries, ku jetojnë masivisht turqit.

Ries duke rikujtuar se qytetin Kayseri dhe Strazburgu janë qytete të binjakëzuara, në emër të të gjithë banorëve të Strazburgut ka përcjellë mesazhet ngushëlluese.

Putin mesazh ngushëllimi

Në një deklaratë të publikuar nga qendra për shtyp e Kremlinit theksohet se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është shpehur në mesazhin e tij se “Jam i sigurtë se përgjigja ndaj këtyre sulmeve do të jetë një luftë më e vendosur kundër grupeve ekstreme. Rusia në luftën kundër terrorizmit është e gatshme të zgjerojë edhe më tej bashkëpunimin me Turqinë.”

Bushati reagon për sulmin terrorist në Kayseri të Turqisë

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka reaguar sot në lidhje me sulmin terrorist në Kayseri të Turqisë.

“Më pak se një javë pas sulmit në Stamboll një tjetër sulm në Kayseri. E dënojmë fuqimisht dhunën dhe ndajnë pikëllimin me popullin e Turqisë”, shkruan Bushati në një mesazh në profilet e rrjeteve sociale.

The post Sulmi terrorist në Kayseri, reagime nga e gjithë bota appeared first on Mesazhi.com.

KQZ është gati për zgjedhjet në Drenas

Posted: 17 Dec 2016 07:28 AM PST

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar të gjitha përgatitjet në lidhje me organizimin e procesit të nesërm zgjedhor në Drenas, proces ky i cili do të vëzhgohet nga më shumë se 1000 vëzhgues të akredituar.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi i ka thënë KosovaPress-it se përgatitjet kanë përfunduar dhe ajo çfarë mbetet është se gjatë ditës së sotme do të bëhet rregullimi i vend votimeve.

"Komisioni qendror i zgjedhjeve tash ka përfunduar të gjitha përgatitjet në lidhje me organizimin e procesit të nesërm zgjedhor në Drenas. Ajo çfarë ka mbetur është se gjatë ditës së sotme do të bëhet rregullimi i vend votimeve pra do të vendosen kabinat e votimit. Ndërkaq gjatë ditës së diele në orët e hershme të mëngjesit do të bëhet shpërndarja e flet votimeve dhe materialit tjetër senzitiv në të gjitha vend votimet", tha ai.

Sipas tij, janë mbi 1000 vëzhgues të akredituar që do t'i përcjellin nga afër raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të Drenasit.

"Gjatë raundit të parë të zgjedhjeve komisioni qendror i zgjedhjeve ka akredituar 853 vëzhgues ndërkaq gjatë kësaj kohe të përgatitjes së raundit të dytë janë më shumë se 200 vëzhgues të akredituar. Pra nëse flasim në përgjithësi me shifra janë më shumë se 1000 vëzhgues të akredituar nga ana e komisionit qendror të zgjedhjeve të cilët do të vëzhgojnë procesin zgjedhor atje", tha ai.

Ai tha se janë 52 mijë e 569 të votues të cilët janë të shpërndarë në 28 qendra votimi me gjithsej 72 vendvotime.

Vendvotimet do të hapen në orën 7:00 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 19:00.

The post KQZ është gati për zgjedhjet në Drenas appeared first on Mesazhi.com.

Haradinaj: Skena politike është fëlliqur shumë

Posted: 17 Dec 2016 07:26 AM PST

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një tubim me qytetarët duke shpalos platformën e AAK-së "Për një Kosovë ndryshe", ka thënë se koha është tani që Kosovës t'i ndërrohet kursi duke paralajmëruar zgjedhje për vitin e ardhshëm.

Gjatë fjalimi të tij, në tubimin e thirrur nga AAK, në sallën "1 tetori", Haradinaj është shprehsur se më këtë nivel të korrupsionit Europa nuk ia hap dyert Kosovës.

"Kosova ka stagnuar dhe ka bërë hapa mbrapa si në planin e brendshëm si në atë të jashtëm. Kosova vazhdon të mbes vendi më i izoluar në Evropë e rajon dhe qytetarët tanë vazhdojnë të mbesin më të izoluarit në botë", tha Haradinaj, transmeton Telegrafi.

Lideri i AAK-së, tha se "ata që e kanë kap shtetin vazhdojnë të mashtrojnë për liberalizimi e vizave herë duke fajësuar të tjerët, herë duke shfajësuar vetën".

"Evropa nuk na hap dyert me këtë shkallë të krimit e korrupsionit, janë dhjetar zyrtarë që i ndjek ligji për krim e korrupsion por nuk po i kap ligji kurrsesi edhepse janë të zhytur deri në fyt.

Detyrë e jonë madhore është të vendosim rend e ligj, duhet të vendoset rendi dhe ligji. Plani i AAK-së për rend dhe ligji e garanton këtë. Kosova ka ushtar sot që janë të gatshëm ta mbrojnë vendin, ka prokuror e gjyqtar që janë të gatshëm të zbatojnë ligjin".

Sipas tij, ata që biejnë ndesh me ligjin duhet të përballen me ligjin, ka ardh koha të kemi gjykatën e auditivit, të vendoset ligji në të gjitha sferat e jetës, është koha që në Kosovë edhepse pushtetarët na thonë se smund të jetohet me dinjitet, ne ta jetojmë me dinjitet.

"Janë pushtetarët ata që e kanë kap shtetin e buxhetin dhe po hyjnë edhe në xhepat e qytetarëve, po i varfërojnë ata dhe vendin.
Skena politike në Kosovë është fëlliqur shumë, këtë e dimë ne edhe të gjithë jashtë Kosove", tha ai

Lideri i AAK-së tha se "Nuk duhet lejuar që të rrezikohet populli. Pushtetarët e kanë rrezikuar vendin, shtetin e qytetarët. Kosova ka mbet vendi më i varfër në Ballkan, me më së paku të punësuar".

"Pushtetarët janë përkujdes që t'i vjedhin pasuritë e Kosovës, i vjedhin natën, i turpëruan bujqit e Kosovës me shumë pak grande, ka ardh kohë të veprohet, të aktivizohen pasuritë e Kosovës, ti rrisin subvencionet, tia japim këto subvencione, të fuqizohen bizneset e vogla e të mesme duke iu dhënë grande e duke i dhënë zona biznesi".

Më tej, Haradinaj tha se "Ka ardh koha që investitorët e jashtëm të vijnë në Kosovë pa kaluar nëpër pushtetarët që ende pa fillu punë iu kërkojnë përqindje".

"Plani ynë ekonomik i garanton këto veprime. Ne pos plani ekomomik jemi duke punuar për strategji afatagjte të zjhvillimt 2017-2027".

Duke folur për mjekësinë, Haradinaj tha se "sot mjekësia është rrezikuar nga këta pushtetarë. Sot shëndetësia është rrezik për mjekun si dhe për pacientin".

"Sot arsimi është problem i madh për shoqërinë tonë. Është e pafalshme nëpërkëmbja dhe përbuzja që i është bërë mësuesve tonë nga pushtetarët të cilët i kanë paralizuar dijen e njerëzve tonë. Nuk guxojmë ta lejojmë një gjendje të tillë në arsim", tha lideri i AAK-së.

The post Haradinaj: Skena politike është fëlliqur shumë appeared first on Mesazhi.com.

Pas 20 vjetësh Preshevës i shtohet edhe një hafize

Posted: 17 Dec 2016 02:18 AM PST

Pas 20 vitesh që nga koha kur preshevarja e parë arriti të bëhet hafize, Preshevës i shtohet edhe një hafize tjetër në moshën 18-vjeçare, e cila filloi me memorizimin e Kur'anit në muajin mars të vitit 2015 dhe përfundoi në muajin nëntor të këtij viti. Ajo vitin e kaluar përfundoi shkollën e mjekësisë, ndërsa aktualisht është nxënëse në shkollën e Hivzit të Kur'anit në Preshevë. Në këtë komunë, gati 15 vite po ashtu nuk ka dal asnjë hafëz mashkull.

Në një prononcim për Anadolu Agency (AA), hafizja e dytë në Preshevë, Elma Zejnullahu, thotë se asnjëherë nuk e ka menduar që të mësojë Kur'anin, për shkak se i është dukur si diçka e vështirë dhe e pamundur, por fal ndihmës së mësuesit të saj i është mundësuar të provoj dhe të arrijë të bëhet hafize.

"Unë kam menduar se do të kem vështirësi në shkollë, por përkundrazi duke mësuar Kur'anin, Zoti mi ka lehtësuar edhe punët e tjera, përfshirë edhe shkollën. Jo vetëm që do ta lehtësojë memorizimin e Kur'anit deri në fund, por do të lehtësoj dhe do të mësoj edhe shumë sende të tjera", thekson Zejnullahu.

Mësimi i Kur'anit, ndjenjë që nuk mund të krahasohet me asgjë tjetër në botë

Zejnullahu në vijim thekson se edhe pse në rrethin e saj ku jeton ndjehet si e vetmuar, mësimi i Kur'anit i ka ngjallur një kënaqësi shpirtërore, ndërsa përmes leximit të tij, ajo thotë se: "Zoti më ka treguar shumë sende, prandaj dhe u lidha shumë me Kur'anin. Kjo më ka dhënë një kënaqësi shpirtërore aq të madhe sa që këtë ndjenjë nuk e kam me asnjë mësim tjetër dhe me asnjë send tjetër në këtë botë.”

Zejnullahu e cila rrjedh nga një familja pa hoxhallarë dhe hafëzllar, në periudhën fillestare të mësimit të Kur'anit nuk ka praktikuar mbulesën, por siç thotë ajo, Kur'ani të mëson shumë gjëra, të udhëzon në rrugë të drejtë dhe të nxjerr në dritë, pa marrë parasysh vështirësitë që ke përpara.

"Leximin e Kur'anit, në të njëjtën kohë e kam pasur si këshillues që më ka ndihmuar dhe mi ka hapur rrugët për çdo dilemë që kam pasur", shprehet Zejnullahu.

Femra duhet të edukohet me arsim të mirëfilltë që ta përdor në dobi të shoqërisë

Hafizja e dytë në Preshevë thotë se është një fatkeqësi për kohën tonë, jo vetëm për popullin shqiptar, por në përgjithësi, sepse femra gjithmonë trajtohet apo mendohet si një qenie e dobët. Ajo shton se femra është si shkëmbi dhe mund të përballojë shumë gjëra.

"Femra duhet të punojnë dhe të jenë shembull për 11 meshkuj të tjerë. Nëse angazhohet dhe punon, por gjithmonë duke ruajtur moralin, femra mund të arrijë shumë, sepse ajo është jo gjysma, por e tërë shoqëria, themeli i shoqërisë. Ajo i edukon brezat, i edukon edhe vet burrat", shprehet Zejnullahu, duke porositur femrat që të ruajnë moralin dhe të edukohen në arsim të mirëfilltë të cilin do ta përdorin në dobi të shoqërisë.

Ajo apelon që femrat të ndjekin mësimet Kur'anin, pasi që siç thotë ajo, nuk do të thotë se nëse merren me leximin apo memorizimin e Kur'aninit mbetesh anash me mësimit tjera. Ajo thotë se kjo vetëm do t'u jap më shumë vullnet dhe do t'u hap rrugët e suksesit në të gjitha sferat e jetës.

Elma Zejnullahu në moshën 16-vjeçare boton librin me poezi "Trazirat e Shpirtit"

Pasion i Elma Zejnullahut që në moshë të vogël ishin edhe shkrimet e ndryshme nëpër aktivitete shkollore dhe revista. Grumbullimi i shkrimeve dhe poezive të saj, në moshën 16-vjeçare pasuan me një libër me poezi për të rritur të titulluar "Trazirat e Shpirtit".

Temat kryesore të librit bazohen kryesisht në aktualitet, ndërsa fjalët kyçe kanë të bëjnë me këshillën dhe optimizmin. Autorja synon që libri i saj të ndikojë te njerëzit, veçanërisht rininë e Preshevës ta pajis me dritën e besimit dhe udhëzimit.

The post Pas 20 vjetësh Preshevës i shtohet edhe një hafize appeared first on Mesazhi.com.