Mesazhi.com: “Sela: E pranojmë verdiktin e popullit” plus 9 more

Mesazhi.com: “Sela: E pranojmë verdiktin e popullit” plus 9 more


Sela: E pranojmë verdiktin e popullit

Posted: 11 Dec 2016 04:27 PM PST

Kryetari i LR PDSH-së, Ziadin Sela në daljen para mediave tha se "Aleanca për shqiptarët" do të pranojnë verdiktin e popullit.

"Ne e morëm mesazhin. Ne do ta pranojmë rezultatin ashtu siç është. I bëj apel Alisë dhe BDI-së të reflektojnë. I mësuat shqiptarët se vota është vetëm interes personal, prandaj mos fajëso partitë e vogla por fajin drejtoje tek vetja jote. Ju jeni fajtor që zona gjashtë ka 10 për qind votues më tepër se zonat tjera.", tha Sela, duke thënë se me mijëra votues të Aleancës janë hequr nga lista.

"Besoj se do të reflektoni. Ne pranojmë vullnetin dhe verdiktin e popullit. Nëse keni legjitimitet mos e shfrytëzoni për nevojat e tuaja personale por për të sjell të drejta kolektive personale", tha Sela, raporton SHENJA.

Ai tha se "Aleanca për shqiptarët", do të ketë tre mandate në Kuvend.

The post Sela: E pranojmë verdiktin e popullit appeared first on Mesazhi.com.

Thaçi: Fitues janë lëvizja BESA dhe koalicioni i tyre

Posted: 11 Dec 2016 04:12 PM PST

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi tha se PDSH ka arritur rezultat të dobët në këto zgjedhje ndërsa përgjegjësinë mbi këtë rezultat ai e merr përsipër. Ai tha se megjithatë humbësja e vërtet e këtyre zgjedhje është BDI-ja, ndërsa tha se fituese është koalicioni "Rilindje me BESË", duke shtuar se deputetët e saj do të përkrahin BESËN pa asnjë rezervë, raporton SHENJA.

"BDI ka humbur votat në mënyrë katastrofave. Fitues janë lëvizja BESA dhe koalicioni i tyre. Ju uroj atyre dhe ju jap përkrahje nga PDSH. Votat tona dhe deputetët do t;i japim mbështetje pa rezervë", tha Menduh Thaçi, duke potencuar se mbështetjen ndaj BESËS do ta japin asnjë kusht

The post Thaçi: Fitues janë lëvizja BESA dhe koalicioni i tyre appeared first on Mesazhi.com.

Ahmeti: Nuk i gëzohem fitores së BDI-së, sepse shqiptarët humbën mandate

Posted: 11 Dec 2016 04:09 PM PST

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në një pres konferencë ku shpalosi vlersimet e veta për zgjedhjet që u mbajtën sot deklaroi se është i zhgënjyer që shqiptarët kanë humbur së paku 9 mandate në Parlament.

Ai tha se BDI prap është fituese e zgjedhjeve por kësaj fitore nuk i gëzohet sepse shqiptarët dolën humbës në mandate. Ahmeti shpalosi që BDI në këto zgjedhje ka fituar 11 mandate. Ai gjithashtu falemnderoi gjithë aktivistët e BDI-së që bënë çmos në këtë kampanjë zgjedhore.

Më poshtë e keni deklaratën e plotë të kreut të BDI-së:

"Të nderuar qytetar shqiptarë të Maqedonisë.Në radh të parë dua që të bëjë një vlersim mbi organizimin e këtyre zgjedhjeve që duhet ti gëzoni faktit që këto zgjedhje janë zhvilluar pa ekcese dhe pa probleme. Kjo nënkupton se vendi jonë shënon një progres dhe tregon pjekuri për të organizuar zgjedhje të lira.

BDI gjithmonë ka apeluar tek elektorati i vet, tek shqiptarët dhe ka kërkuar që shqiptarët të mos coptohen dhe partizohen nëpër parti të vogla, sepse do të jenë humbës.Gjithmonë i kemi thirrë partitë e vogla të bëhen bashkë, ta fitojnë BDI-në, por të mos humbin shqiptarët. Me hidhërim e them që shqiptarët kanë humbur mandate.

BDI ka fituar zgjedhjet por mua më ka interesuar që të fitojnë shqiptarët në rradhë të parë. Nuk më gëzon fitorja e BDI-së. BDI nuk ndryshon asnjëher kursin e vet por fort do të punojmë që kursi ynë të materializohet, kursi euroatlantik. Ne vendin e kemi në NATO dhe BE. Sigurisht edhe më tutje ne do të jemi gardian të fortë të MO-së. Do punojmë për marrëdhëniet e mira ndëretnike.

Do punojmë të rriten vlerat në arsim dhe shëndetësi. Prandaj BDI për asnjë moment nuk e humb orientimin dhe nuk dot bëj asnjë qasje nga doktrina kombëtare që ka paraqitur përpara shqiptarëve. BDI sigurisht do të jetë faktorë vendimtar se kush do të marr përgjegjësin në të adhmën për të drejtuar proceset. I falemnderoj gjithë aktivistët nga BDI", ka deklaruar Ali Ahmeti, kryetarë i BDI-së.

The post Ahmeti: Nuk i gëzohem fitores së BDI-së, sepse shqiptarët humbën mandate appeared first on Mesazhi.com.

Bilall Kasami: Shqiptarët tani mund të frymojnë lirshëm

Posted: 11 Dec 2016 04:04 PM PST

Kryetari i Lëvizje BESA, Bilall Kasami, para mediave tha se nga sot shqiptarët mund të frymojnë ë lirshëm. Ai tha se fituan shqiptarët dhe humbi BDI-ja duke shtuar se edhe përkundër presionit të madh nga funksionarët e BDI-së dhe shqiptarët arritën të "votojnë për opsionin i cili ishte opsion i shqiptarëve të Maqedonisë".

"Sipas rezultateve të cilët i kemi deri tani kemi fitore në njësinë zgjedhore një dhe dy, dhe sipas asaj që i kemi edhe pse nuk janë numëruara të gjitha në njësinë zgjedhore numër 6 jemi me rezultate shumë të mira. Vërtet që paraqitje në skenën politike të BESË dhe veçanërisht si rezultat i një pune të palodhshme të aktivistëve të BESËS, do të potencoj rinin e mrekullueshme të saj, sot fituan shqiptarë e Maqedonisë, prandaj më lejoni të falenderoi rininë dhe aktivistët e saj për këtë fitore", tha Bilall Kasami.

Ai shtoi se koalicioni Rilindje me BESË, në mes BESË dhe RDK ishte një ofertë e re politike e cila freskoi skenën politike në Maqedoni.

"Edhe përkundër dështimit të skajshëm të BDI-së shqiptarëve ju dha mundësi që të votojnë një opsion shqiptarë. Nga nesër për shqiptarët e Maqedonisë vjen në frymë e re dhe do të kenë përfaqësimin në institucionet e këtij shteti dhe do të jenë krenarë për përfaqësuesit në këto institucione", tha Kasmi, raporton SHENJA.

Ai falënderoi PDSH për përkrahjen për BESËN dhe koalicionin "Rilindje me BESË".

I pyetur për parregullsitë e shumta, Kasami tha se sipas të gjitha informatave që vijnë nga tereni, zgjedhjet kanë kaluar me shumë probleme. "Ka qenë e vështirë që të mbrojmë votën e shqiptarëve ashtu siç do të kishim mbrojtur po të kishim qenë pjesë e komisioneve", tha Kasami, duke shtuar se koalicioni "Rilindje me Besë" do të procedojnë ankesat deri në fund dhe do kërkojmë që çdo votë e mohuar të rikthehet. /SHENJA/

The post Bilall Kasami: Shqiptarët tani mund të frymojnë lirshëm appeared first on Mesazhi.com.

Rezultati i përditësuar i zgjedhjeve, BDI e para te shqiptarët

Posted: 11 Dec 2016 02:54 PM PST

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka dalë me rezultate të para për ditën e zgjedhjeve në Maqedoni, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Nga 74.60% të vendvotime të numëruara:

OBRM-PDUKM 310.953 vota

PDSH 20.767 vota

BDI 57.724 vota

LSDM 287.145 vota

Koalicioni për Ndryshime dhe Drejtësi 6377 vota

PPD 672 vota

Aleanca për Shqiptarët 23.452 vota

Partia Liberale 2494 vota

OBRM për Maqedoni 16.242 vota

Rilindje me Besë 35.315 vota

E Majta 6900 vota.

The post Rezultati i përditësuar i zgjedhjeve, BDI e para te shqiptarët appeared first on Mesazhi.com.

Në mbi 60 për qind të votave të numëruara, Besa mbetet e para te shqiptarët VMRO-ja te maqedonasit

Posted: 11 Dec 2016 02:09 PM PST

Nga mbi 60 për qind e votave të numëruara në rezultatet e para të zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoni, VMRO-DPMNE-ja ka mbajtur primatin në radhët e partive maqedonase.

Ajo ka 40.43 për qind të votave, derisa LSDM-ja ka mbetur e dyta me 36.29 për qind.

Edhe te partitë politike shqiptare, Koalicioni BESA po mban primatin por në një garë të ngushtë me BDI-në. E para ka 7,20 për qind të votave, derisa kjo e dyta ka 6.89 për qind. PDSH-ja ka mbetur larg me 3.21 për qind të votave.

The post Në mbi 60 për qind të votave të numëruara, Besa mbetet e para te shqiptarët VMRO-ja te maqedonasit appeared first on Mesazhi.com.

Rezultatet nga KSHZ: BDI sfidohet nga BESA

Posted: 11 Dec 2016 01:40 PM PST

Nga numërimet e para që janë publikuar në ueb-faqen zyrtare të KSHZ, vërehet një rezultat i ngushtë mes LSDM dhe VMRO tek partitë maqedonase.

Ndërsa tek ato shqiptare, është Lëvizja BESA ajo që po sfidon BDI.

Ndërsa Partia Demokratike Shqiptare ka marrë më pak vota se që ishte menduar.

Numërimet janë në fazën zyrtare, që do të thotë se trendi mund të ndryshojë në vijim.

The post Rezultatet nga KSHZ: BDI sfidohet nga BESA appeared first on Mesazhi.com.

KSHZ: Rezultatet e para rreth mesnate

Posted: 11 Dec 2016 01:26 PM PST

Komisioni Shtetëror Zgjedhor do të publikojë rezultatet e para rreth mesnate, ka bërë të ditur në konferencën për shtyp, kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski.

KSHZ ende nuk ka publikuar numrin e votuesve përfshirë orën 19:00

The post KSHZ: Rezultatet e para rreth mesnate appeared first on Mesazhi.com.

Arianit Hoxha: Çairi tani më është bastioni i “Rilindjes me BESË”

Posted: 11 Dec 2016 01:20 PM PST

Arianit Hoxha nga "koalicioni Rilindje me BESË", kumtoi disa nga rezultatet që ky koalicioni i ka numëruar.

"Çairi është bastion i BESËS: 2-1 karshi BDI-së. Fitojmë bindshëm në Kumanovë2kundrejt BDI-s dhe gjithë partive tjera. Me epërsi kemi fituar Zhelinën. Po ashtu një bastion i ri është Studeniçani, nga rezultatet të cilat po numërohen kemi epërsi Tearcë, Butel Gazi Babë. Nga 5 vendvotime në Tetovë të  numëruara rezultati final: jemi epërsi bindësi ndaj BDI-së, dhe dy vendvotime që kemi numëruar në Bogovinë dhe Kamjan dhe Pallçisht jemi 3:1 ndaj BDI-së" tha, Arianit Hoxha nga koalicioni "Rilindje me BESË", raporton SHENJA.

The post Arianit Hoxha: Çairi tani më është bastioni i "Rilindjes me BESË" appeared first on Mesazhi.com.

Zgjedhjet në Maqedoni: Rezultatet e para dalin në orën 21:00

Posted: 11 Dec 2016 10:55 AM PST

Vendvotimet janë mbyllur rreth orës 19:00 dhe të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar mbi 60 për qind të qytetarëve.

Votimi në radhët e shqiptarëve në Maqedonisë ishte në një mas më të vogël. Njoftohet se diku rreth 50 për qind kanë dalur në votime.

Rezultate e para të zgjedhjeve pritet të dihen vetëm pas dy orësh, diku rreth orës 21:00.

Këto zgjedhje janë të parakohshme për shkak të krizës që e kaploi vendin.

Shqiptarët me dy partitë e tyre më të mëdha, Bashkimin Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit dhe Partinë Demokratike Shqiptare të Menduh Thaçit, janë një faktor i rëndësishëm në këto zgjedhje.

Varësisht nga zgjedhjet është thënë se do të definohet edhe rruga politike e shtetërore e Maqedonisë dhe popullit divers të këtij shteti.

The post Zgjedhjet në Maqedoni: Rezultatet e para dalin në orën 21:00 appeared first on Mesazhi.com.