Mesazhi.com: “Rumania mund të drejtohet nga një kryeministre muslimane” plus 9 more |
- Rumania mund të drejtohet nga një kryeministre muslimane
- Erdoğan: Kemi jetuar gjithmonë në harmoni me shqiptarët
- “Poeti i Atdheut”, kolosi Mehmet Akif Ersoy
- “Bota islame është nën kërcënimin e mediave islamofobike”
- Erdogan: Jam rritur në duart e një nëne shqiptare
- “Bota islame është nën kërcënimin e mediave islamofobike”
- Veseli: Kosova qëndron përkrah vendeve perëndimore, të drejtuara nga SHBA-ja
- Vogëlushja që alarmoi botën për masakrat në Aleppo takohet me Presidentin Erdoğan
- Erdoğan pritje me ceremoni zyrtare për homologun shqiptar
- Ylli i You Tube përjashtohet nga avioni meqë fliste arabisht (VIDEO)
| Rumania mund të drejtohet nga një kryeministre muslimane Posted: 21 Dec 2016 01:33 PM PST Kryetarja e Partisë Socialdemokrate të Rumanisë, Liviu Dragnea, partia e së cilës doli fituese në zgjedhjet parlamentare në atë vend, ka propozuar të mërkurën Sevil Shhaidehun për kryeministre të vendit, raporton Anadolu Agency (AA). Nëse fiton besimin e Parlamentit, Shhaidehu do të jetë femra e parë në postin e kyeministrit të Rumanisë, njëherësh muslimanja e parë që ndonjëherë ka ushtruar atë post, gjithashtu Shhaideh do të bëhet kryeministrja e parë e Rumanisë moderne e cila do të betohet në Kuran. Shhaideh është shumë pak e njohur për opinionin, ndërkohë që gjatë vitit 2015 ajo mbajti postin e ministres për Zhvillim Rajonal, një funksion të cilin e ka ushtruar për gjashtë muaj, ndërsa në dikasterin e lartpërmendur është aktive që nga viti 2012. Partia Social Demokratike e krahut të majtë, fitoi zgjedhjet parlamentare më 11 dhjetor, por nuk siguroi shumicën e nevojshme që është është arsyeja pse liberalët u pajtuan për formimin e një koalicioni. The post Rumania mund të drejtohet nga një kryeministre muslimane appeared first on Mesazhi.com. |
| Erdoğan: Kemi jetuar gjithmonë në harmoni me shqiptarët Posted: 21 Dec 2016 01:14 PM PST ANKARA (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, pas takimit kokë më kokë dhe mes delegacioneve, kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp, raporton Anadolu Agency (AA). Pyetjes të një gazetari shqiptar për kontributet në jetën ekonomike dhe politke të shqiptarëve që jetojnë në Turqi, Presidenti Erdoğan i është përgjigjur se “Qytetarët e mi shqiptarë kanë një pozitë të njëjtë si në përpjekjet për zhvillimin e atdheut ashtu edhe të popullit.” Duke vënë në dukje se kryesisht në lagjen që është rritur ka patur shumë fqinj shqiptarë dhe se është rritur bashkë me to Erdoğan është shprehur: “Madje kemi patur një motër shqiptare Suat, rahmet pastë. Mund të them se jam rritur pjesërisht në dorën e saj. Për këtë arsye jemi ndërthurur në këtë mënyrë dhe kemi një situatë të tillë, si dhe zona ku ndodheshim ishte një zonë ku kultivohej bostani. Kultivoheshin edhe gjëra të tjera ku edhe atje kishim vëllezër shqiptarë. Unë deri në këto ditë nga ato që kam njohur nuk kam parë ndonjë gjë negative të tyre. Ne kemi qenë gjithmonë në harmoni, kemi jetuar bashkë dhe kemi arritur në këto ditë. Gjithashtu besoj se do të ecim përpara me të njëjtën dashuri dhe respekt.” “Me të vërtetë që gjithë shqiptarët që ndodhen në Bayrampaşa, Küçükçekmece në Stamboll janë të qetë si dhe vendet ku janë ato janë të begatë. Ne jemi të kënaqur me ato dhe jemi të lumtur. I falënderoj ato sepse asnjëherë nuk kanë qenë shkak për përçarje, por kanë qenë gjithmonë në unitet dhe brenda një bashkimi”, është shprehur ndër të tjera Presidenti Erdoğan. Pas deklaratave të Presidentit Erdoğan gazetari shqiptar ka vënë në dukje se ai ka lidhje me Turqinë dhe ka shtuar se gjyshi i tij ka rënë dëshmorë në luftën e Çanakalasë. Më pas fjalët e gazetarit janë duartrokitur në sallë, ndërsa Erdoğan është shprehur “Rrofshi, Mëshira e Allahut qoftë mbi të.” Ndërsa për situatën e fundit në Al-Bab ku forcat e Armatosura të Turqisë dhe Ushtria e Lirës Sirianë kanë hyrë në Al-Bab Presidenti Erdoğan është shprehur: “Në orët e mbrëmjes kam biseduar me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm. Aktualisht rajoni Al-Bab është plotësisht nën rrethimin e Ushtrisë së Lirë Siriane dhe të ushtarëve tanë. Sigurisht që DEASH aty po bën çdo përpjekje ku kryen sulme me kamikazë dhe çdo lloj tjetër të sulmit, ku së fundmi fatkeqësisht kemi disa dëshmorë dhe të plagosur. Por linja e rrugën nga Al-bab për në Halep është plotësisht nën kontrollin e Ushtrisë së Lirë Siriane dhe të ushtarëve tanë. Uroj që Al-Bab të bie sa më parë dhe populli i Al-Bab-it të gjejë mundësinë të vendoset në trojet territoret e tyre.” Në lidhje me hetimet për vrasjen e ambasadorit rus në Ankara, Andrey Karlov, Presidenti Erdoğan ka deklaruar se “Parësore është se lidhjet janë plotësisht se është anëtarë i organizatës terroriste FETO dhe këtë nuk kemi nevojë ta fshehim. Që nga vendi që është përgatitur e deri tek lidhjet e tregojnë këtë. Jam i detyruar ta shpreh këtë se fatkeqësisht ende brenda forcave tona të armatosura, madje edhe brenda policisë tonë kemi këtë organizatë të pistë. Sigurisht që vazhdojnë pastrimet dhe do të vazhdojnë. Gjithashtu duhet të jemi të ndjeshëm dhe duhet ta vazhdojmë këtë ndjeshmëri.” “Unë vetë e kam njohur dhe e kam parë se ambasadori rus gjatë detyrës së tij tre vjeçare në Turqi ka qenë një prej diplomatëve të jashtëzakonshëm. Ai nuk është përfshirë asnjëherë në punët e brendshme të Turqisë, përkundrazi ka dhënë përpjekjet 'se si mund të avancojnë në një pikë më të mirë marrëdhëniet Turqi-Rusi’. Për këtë unë shpreh përsëri ngushëllimet e mia”, ka shtuar Erdoğan. Presidenti Erdoğan është shprehur ndër të tjera se “Siç jeni në dijeni tashmë një ekip që ka ardhur nga Rusia është duke hetuar bashkë me ekipet tona. Unë uroj që të arrijmë në një rezultat sa më parë që të jetë e mundur. Ka edhe disa të dhëna se çfarë janë lidhjet me jashtë vendit të këtij personi. Tashmë ekipet e inteligjencës tonë kombëtare dhe ekipet e tjera të hetimit po vazhdojnë punimet dhe më pas rezultatet do ti publikojmë.” The post Erdoğan: Kemi jetuar gjithmonë në harmoni me shqiptarët appeared first on Mesazhi.com. |
| “Poeti i Atdheut”, kolosi Mehmet Akif Ersoy Posted: 21 Dec 2016 12:09 PM PST Përkujtohet në ditëlindjen e tij të 143-të autori i himnit kombëtar të Turqisë, Mehmet Akif Ersoy i cili në poezitë e tij theks të veçantë u dha ndjenjave kombëtare dhe shpirtërore. Ersoy, i cili njihet si "Poeti i Atdheut" dhe "Poeti Kombëtar", lindi më 20 dhjetor të vitit 1873 si fëmija i Emine Şerif Hanım, vajza e një familjeje e cila kishte ardhur në Anadoll nga Buhara, dhe Mehmet Tahir Efendiut, i lindur në Kosovë dhe njëri nga mësimdhënësit në medresenë e Xhamisë Fatih. The post "Poeti i Atdheut", kolosi Mehmet Akif Ersoy appeared first on Mesazhi.com. |
| “Bota islame është nën kërcënimin e mediave islamofobike” Posted: 21 Dec 2016 11:58 AM PST “Sot ka një parregullsi në botën islame i cila është shkaktuar nga 5 shtete në botë. Kemi të bëjmë me shumë shkelje të të drejtave të komuniteteve muslimane në botë” Në një fjalim të mbajtur ne këtë konferencë, Kurtulmuş është shprehur se “Sot ka një parregullsi në botën islame i cila është shkaktuar nga 5 shtete në botë. Kemi të bëjmë me shumë shkelje të të drejtave të komuniteteve muslimane në botë.” Duke vënë në dukje se Turqia është e vendosur në mbështetjen ndaj OBI-së, Kurtulmuş në vijim shtoi: “Në këtë kuadër ne do të vazhdojmë të punojmë bashkë me Organizatën e Bashkëpunimit Islamik për çështje të ndryshme, si ajo e Jerusalemit, krizës në Siri, Mianmar dhe në vende të ngjashme ku ka shkelje të të drejtave të muslimanëve.” “Duhet të përhapim anën e vërtetë të Islamit” Duke tërhequr vëmendjen edhe për vendet islame, Kurtulmuş u shpreh: “Me marrëveshjen Sykes Picot e cila u realizua pas Luftës së Parë Botërore, kufijtë në vendet islame u bënë në formë jo të rregullt. Ndërsa përmes një projekti të ngjashëm sot po mundohen të ndajnë mendjet dhe zemrat tona. Sot bota islame në çështjet e mediave dhe informacionit ndodhet përballë presionit të mediave globale islamofobike. Për këtë arsye kjo mbledhje ka një rëndësi të veçantë pasi do të diskutohet për përdorimin e teknologjive të reja, formimin e mekanizmave të lëvizjeve të përbashkëta, etj. Është i rëndësishëm hartimi i një plani strategjie për përdorimin sa më të efektshëm të mediave klasike, medias së re dhe mediave sociale. Në këtë mënyrë bota islame do të kuptojë më mirë dhe në mënyrë reale atë që ndodh. Për këtë arsye duhet të pasqyrohet pikëpamja jonë e përbashkët si dhe duhet të punohet për pasqyrimin dhe shpjegimin e Islamit të vërtetë. Zgjedhja e temës ‘Lufta kundër terrorizmit dhe Islamofobisë si dhe roli i medias së re’ për këtë konferencë është një gjetje e mirë.” Ndërkohë Kurtulmuş duke folur për ndihmën e ofruar nga vendet e OBI-së pas tentativës për grusht shteti nga FETÖ, i ka falënderuar ata për këtë ndihmë. “FETÖ, një kërcënim për vendet anëtare të OBI” Ndërsa në lidhje me kërcënimin e FETÖ-s në Turqi dhe vendet e tjera të botës Kurtulmuş është shprehur: “FETÖ nuk është një kërcënim vetëm për Turqinë, por për të gjitha vendet anëtare OBI-së dhe ato mike. Kjo organizatë terroriste momentalisht ka shtrirë aktivitetin e saj në 170 vende të botës. Duke krijuar mjegull në mendjet e të rinjve në këto vende kjo organizatë i çon ata të dalin kundër vendit të tyre dhe të jenë një kërcënim për ta. Turqia është e gatshme të ndajë çdo përvojë dhe ndihmë për të zhdukur njëherë e përgjithmonë këtë kërcënim në këto vende. Për fat të keq kjo organizatë terroriste keqpërdor besimin fetar dhe me anë të një besimi të shtrembër të Mehdiut (shpëtimtarit) është një kërcënim jo vetëm për vendet islame, por për të gjithë botën. Nuk do të harrojmë kurrë dyfytyrësinë e mediave ndërkombëtare të mbajtur kundrejt popullit dhe demokracisë turke pas asaj tentative tradhtare për grusht shteti më 15 korrik. Kjo përvojë e Turqisë i ka treguar edhe njëherë vendeve të OBI-së së sa e rëndësishme është një strategji e re në fushën e medias.” The post “Bota islame është nën kërcënimin e mediave islamofobike” appeared first on Mesazhi.com. |
| Erdogan: Jam rritur në duart e një nëne shqiptare Posted: 21 Dec 2016 11:07 AM PST Presidenti i Turqisë, Tayip Erdogan, ka folur në një konferencë për shtypi pas takimit me homologun shqiptar Bujar Nishani Erdogan: Në lagjen ku jetoja si fëmijë, kishim shumë fqinjë vëllezër shqiptarë, me ata luanim dhe me ta jemi rritur. Në lagje e kishim një hallë shqiptare dhe mund të them që jam rritur në duart e saj. The post Erdogan: Jam rritur në duart e një nëne shqiptare appeared first on Mesazhi.com. |
| “Bota islame është nën kërcënimin e mediave islamofobike” Posted: 21 Dec 2016 09:18 AM PST XHIDE (AA) – Zëvendëskryeministri i Turqisë, Numan Kurtulmuş, ka marrë pjesë në Konferencën e 11-të të Ministrave të Informacionit të Vendeve Islame. Konferenca është organizuar nga Organizata e Bashkëpunimit Islamik(OBI) në Xhide të Arabisë Saudite, raporton Anadolu Agency (AA). Në një fjalim të mbajtur ne këtë konferencë, Kurtulmuş është shprehur se “Sot ka një parregullsi në botën islame i cila është shkaktuar nga 5 shtete në botë. Kemi të bëjmë me shumë shkelje të të drejtave të komuniteteve muslimane në botë.” Duke vënë në dukje se Turqia është e vendosur në mbështetjen ndaj OBI-së, Kurtulmuş në vijim shtoi: “Në këtë kuadër ne do të vazhdojmë të punojmë bashkë me Organizatën e Bashkëpunimit Islamik për çështje të ndryshme, si ajo e Jerusalemit, krizës në Siri, Mianmar dhe në vende të ngjashme ku ka shkelje të të drejtave të muslimanëve.” “Duhet të përhapim anën e vërtetë të Islamit” Duke tërhequr vëmendjen edhe për vendet islame, Kurtulmuş u shpreh: “Me marrëveshjen Sykes Picot e cila u realizua pas Luftës së Parë Botërore, kufijtë në vendet islame u bënë në formë jo të rregullt. Ndërsa përmes një projekti të ngjashëm sot po mundohen të ndajnë mendjet dhe zemrat tona. Sot bota islame në çështjet e mediave dhe informacionit ndodhet përballë presionit të mediave globale islamofobike. Për këtë arsye kjo mbledhje ka një rëndësi të veçantë pasi do të diskutohet për përdorimin e teknologjive të reja, formimin e mekanizmave të lëvizjeve të përbashkëta, etj. Është i rëndësishëm hartimi i një plani strategjie për përdorimin sa më të efektshëm të mediave klasike, medias së re dhe mediave sociale. Në këtë mënyrë bota islame do të kuptojë më mirë dhe në mënyrë reale atë që ndodh. Për këtë arsye duhet të pasqyrohet pikëpamja jonë e përbashkët si dhe duhet të punohet për pasqyrimin dhe shpjegimin e Islamit të vërtetë. Zgjedhja e temës ‘Lufta kundër terrorizmit dhe Islamofobisë si dhe roli i medias së re’ për këtë konferencë është një gjetje e mirë.” Ndërkohë Kurtulmuş duke folur për ndihmën e ofruar nga vendet e OBI-së pas tentativës për grusht shteti nga FETÖ, i ka falënderuar ata për këtë ndihmë. “FETÖ, një kërcënim për vendet anëtare të OBI” Ndërsa në lidhje me kërcënimin e FETÖ-s në Turqi dhe vendet e tjera të botës Kurtulmuş është shprehur: “FETÖ nuk është një kërcënim vetëm për Turqinë, por për të gjitha vendet anëtare OBI-së dhe ato mike. Kjo organizatë terroriste momentalisht ka shtrirë aktivitetin e saj në 170 vende të botës. Duke krijuar mjegull në mendjet e të rinjve në këto vende kjo organizatë i çon ata të dalin kundër vendit të tyre dhe të jenë një kërcënim për ta. Turqia është e gatshme të ndajë çdo përvojë dhe ndihmë për të zhdukur njëherë e përgjithmonë këtë kërcënim në këto vende. Për fat të keq kjo organizatë terroriste keqpërdor besimin fetar dhe me anë të një besimi të shtrembër të Mehdiut (shpëtimtarit) është një kërcënim jo vetëm për vendet islame, por për të gjithë botën. Nuk do të harrojmë kurrë dyfytyrësinë e mediave ndërkombëtare të mbajtur kundrejt popullit dhe demokracisë turke pas asaj tentative tradhtare për grusht shteti më 15 korrik. Kjo përvojë e Turqisë i ka treguar edhe njëherë vendeve të OBI-së së sa e rëndësishme është një strategji e re në fushën e medias.” The post “Bota islame është nën kërcënimin e mediave islamofobike” appeared first on Mesazhi.com. |
| Veseli: Kosova qëndron përkrah vendeve perëndimore, të drejtuara nga SHBA-ja Posted: 21 Dec 2016 08:03 AM PST Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, mori pjesë dhe mbajti fjalë rasti në Konferencën e katërt të ambasadorëve të Republikës së Kosovës, e cila po i zhvillon punimet në Prishtinë. Gjatë fjalës së tij para përfaqësuesve diplomatikë të shtetit të Kosovës, kryeparlamentari Veseli e konsideroi këtë konferencë një traditë të mirë, të kultivuar tashmë në Kosovë, e cila krijon mundësi për diskutimin e sfidave të cilat e preokupojnë shtetin e Kosovës dhe adresimin e tyre. "Nga viti në vit, Republika e Kosovës është duke u konsoliduar, zgjeruar dhe profesionalizuar në diplomacinë e vet. Por, vështirësitë ende janë të mëdha. Vështirësitë buxhetore nuk duhet t'ju demotivojnë në punën tuaj, përkundrazi. Kjo duhet të jetë një shtysë edhe më e madhe në angazhimet diplomatike për përfaqësimin dhe promovimin e shtetit të Kosovës në vendet respektive", theksoi Veseli. Në vazhdim të fjalës së tij, Veseli foli për të arriturat e shtetit të Kosovës në zgjerimin e njohjes së pavarësisë së saj dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar, por njëkohësisht, u ndal edhe te sfidat të cilat vazhdojë ta përcjellin atë në këtë proces. Ai kërkoi nga ambasadorët që të rrisin angazhimet e tyre në procesin e ardhshëm të votimit për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Veseli tha se aktualisht, bota është duke u sfiduar në segmente të ndryshme. "Janë momente sfiduese për tërë njerëzimin, natyrisht edhe për Kosovën. Orientimi ynë kundër terrorizmit është shumë i qartë. Ne qëndrojmë përkrah vendeve aleate perëndimore, të drejtuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës", theksoi Veseli, duke përgëzuar institucionet e sigurisë për punën e tyre në parandalimin e sulmeve terroriste, të cilat mund të ndodhnin. Gjatë këtij adresimi, Veseli, një theks të veçantë i kushtoi nevojës së intensifikimit të diplomacisë ekonomike dhe rritjes së investimeve të huaja në vendin tonë. "Kosova ka pak investitorë të huaj dhe një bilanc tregtar shumë negativ. Prandaj, angazhimi dhe roli juaj në këtë drejtim do të ishte kontributi më i madh për Republikën e Kosovës në këtë fazë", theksoi kreu i Kuvendit të Kosovës. The post Veseli: Kosova qëndron përkrah vendeve perëndimore, të drejtuara nga SHBA-ja appeared first on Mesazhi.com. |
| Vogëlushja që alarmoi botën për masakrat në Aleppo takohet me Presidentin Erdoğan Posted: 21 Dec 2016 07:41 AM PST Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur sot në selinë e Presidencës së Turqisë vajzën 7-vjeçare Bana dhe familjen e saj, e cila përmes rrjeteve sociale i tregoi gjithë botës masakrën ndaj Halepit, raporton Anadolu Agency (AA). Në këtë pritje e pranishme ishte edhe bashkëshortja e Presidentit, Emine Erdoğan, ndërsa Bana ishte bashkë me familjen e saj. Vajza e vogël Bana bashkë me mamanë e saj Fatma-n e cila është mësuese e gjuhës angleze, jetonin në lagjen Katixhi në lindje të Halepit. Përmes një llogarie në Twitter të hapur 3 muaj më parë, ata i bënin thirrje botës të vihen në lëvizje për të ndaluar masakrat në Halep. Fatma dërgoi një mesazh ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu duke i kërkuar atij ndihmë, ndërkohë shefi i diplomacisë turke i kishte dhënë fjalën se do të dërgojë familjen e saj në një vend të sigurt. Vajza dhe e ëma e saj kanë rreth 320 mijë ndjekës në Twitter. The post Vogëlushja që alarmoi botën për masakrat në Aleppo takohet me Presidentin Erdoğan appeared first on Mesazhi.com. |
| Erdoğan pritje me ceremoni zyrtare për homologun shqiptar Posted: 21 Dec 2016 07:39 AM PST Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur me një ceremoni shtetërore homologun e tij shqiptar, Bujar Nishani, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA). Pritja zyrtare e zhvilluar në vendin ku mbahen ceremonitë e pritjes ka nisur me intonimin e himneve të të dy vendeve. Presidenti Nishani ka përshëndetur trupën e nderit me thirrjen “Merhaba Asker”, ndërsa në vendin e ceremonisë të gatshëm ishin edhe ushtarët të cilët mbanin në duar flamujt e 16 shteteve turke. Presidenti i Turqisë dhe ai i Shqipërisë, kanë shtrënguar duart përpara flamurit të Turqisë dhe atij të Shqipërisë të vendosur në shkallët e rezidencës shtetërore. Pas përfundimit të ceremonisë dy presidentët janë njohur me delegacionet përkatëse dhe më pas ka nisur takimi kokë më kokë. The post Erdoğan pritje me ceremoni zyrtare për homologun shqiptar appeared first on Mesazhi.com. |
| Ylli i You Tube përjashtohet nga avioni meqë fliste arabisht (VIDEO) Posted: 21 Dec 2016 07:24 AM PST Ylli i You Tube, Adam Saleh i cili në rrjetet sociale ka 2.2 milionë ndjekës, ka publikuar një video nga avioni, nga i cili, është përjashtuar pasi me nënën e tij fliste në gjuhën arabe, raporton Anadolu Agency (AA). Saleh të mërkurën në rrjetet sociale Twitter dhe Facebook, ku po ashtu ka qindra mijëra ndjekës, publikoi video-inçizim në të cilin flet për atë se si është larguar nga avioni pasi pasagjerët tjerë ishin ankuar. Siç thotë, të punësuarit e aviokompanisë amerikane “Delta Airlines” sot në mëngjes e kanë larguar nga avioni me të cilin duhej të fluturonte për ne New York, ndërsa tërë ngjarjen e ka xhiruar me kamerën e tij./MESAZHI/ The post Ylli i You Tube përjashtohet nga avioni meqë fliste arabisht (VIDEO) appeared first on Mesazhi.com. |
| You are subscribed to email updates from Mesazhi.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





