Mesazhi.com: “Rezoluta e Kuvendit – muri të rrezohet në janar 2017” plus 9 more |
- Rezoluta e Kuvendit – muri të rrezohet në janar 2017
- Përfundon objekti banesor në Stantërg
- Pushteti dhe opozita fajësojnë njëra tjetrën për ngecjet në vitin 2016
- 8 tërmete të fuqishme tronditin Kaliforninë
- Kolonët hebrenj sulmojnë kompleksin e xhamisë Al-Aksa
- Netanjahu kërcënon me luftë Zelandën e Re
- Këto janë të arriturat e Qeverisë së Kosovës sipas kryeministrit Mustafa
- TIKA me invenstim 2 milionësh për shëndetësinë kosovare
- Turqia dhe Rusia, plan për armëpushim të përgjithshëm në Siri
- Delawie kundër ndërtimit të murit në Mitrovicë
| Rezoluta e Kuvendit – muri të rrezohet në janar 2017 Posted: 28 Dec 2016 09:33 AM PST Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është pajtuar që ta ndryshojë rezolutën për Murin ilegal në veri të Mitrovicës, i ngritur nga autoritete lokale atje, në fillim të këtij muaji. Në këmbim të votës së partive në pushtet, AAK ka pranuar që të heq dy pikat e para: shkarkimin e ministres Edita Tahiri dhe ndërprerjen e dialogut me Serbinë. Tash, me rezolutën e cila do të shkojë për votim në Kuvend këtë javë, kërkohet që muri të rrënohet brenda muajit janar. Pal Lekaj, nga AAK, për Radio Televizionin Dukagjini thotë se gjatë një takimi të sotëm, Rezoluta me ndryshime është mbështetur nga të gjithë shefat e grupeve parlamentare. "Ne kemi menduar që ky mur duhet të rrënohet dhe Parlamenti duhet të sjell një vendim që të afatizojë rrënimin e murit, përndryshe Rezoluta nuk ka kuptim. Ne kemi rezistuar në një unifikim dhe kemi marrl mbështetje të të gjitha grupeve parlamentare dhe kurdo që mbahet seanca në mënyrë unanime do të përkrahen rekomandime", ka thënë ai. Muri në veri është vendosur pak metra larg urës dhe është vazhdimësi e historisë së trisht të barrikadave që nisi në korrikun e vitit 2011, kur Policia e Kosovës intervenoi për të marr në kontroll pikën kufitare në Bërnjak dhe Jarinje. The post Rezoluta e Kuvendit – muri të rrezohet në janar 2017 appeared first on Mesazhi.com. |
| Përfundon objekti banesor në Stantërg Posted: 28 Dec 2016 07:54 AM PST Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar sot objektin banesor në Stantërg të Mitrovicës, të ndërtuar për 17 familje në nevojë, në të cilin janë duke u realizuar punimet përfundimtare. Kryeparlamentari Veseli tha se ndërtesa e re do të evitojë një nga realitetet më të hidhura të Kosovës, në të cilin këto familje kanë jetuar për vite me radhë. "Këto familje do të vendosen shumë shpejt në banesat e reja, me kushte sipas standardeve evropiane. Për mua ishte lehtësim shpirtëror kur u futa këtu, sepse këto familje i kam vizituar edhe më parë, në ambientet me kushte jashtëzakonisht të renda jetese", theksoi kryeparlamentari Veseli, duke shtuar se ky objekt nuk mund të finalizohej pa mbështetjen e gjithanshme të Qeverisë dhe të Kuvendit. Ndërtimi i këtij objekti banesor ishte premtim i kryeparlamentarit Veseli, gjatë vizitave të realizuara kohë më parë në objektin në të cilin jetonin këto familje. Kryetari Veseli tha se nuk është e vështirë të mbahen premtimet, ngase, siç tha ai, ky është obligim i bartësve të përgjegjësive institucionale, ndërsa detyrë e qytetarëve është ta duan dhe respektojnë shtetin e tyre. Veseli tha se Kosova ka mundësi të bëhet Zvicra e Ballkanit. Banorët, ndërkaq, falënderuan përzemërsisht kryeparlamentarin Veseli për mbajtjen e premtimit, duke e konsideruar atë meritor për ndërtimin e banesave të tyre të reja dhe largimin njëherë e përgjithmonë nga objekti i deritashëm, i cili nuk i përmbush as kushtet minimale për jetesë. The post Përfundon objekti banesor në Stantërg appeared first on Mesazhi.com. |
| Pushteti dhe opozita fajësojnë njëra tjetrën për ngecjet në vitin 2016 Posted: 28 Dec 2016 07:48 AM PST Mungesa e konsensusit politik për ratifikimin e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, me çka qytetarët e Kosovës mbetën pa liberalizim të vizave, pastaj dështimi për themelimin e Forcave të Armatosura dhe përçarjet e brendshme politike në vendimmarrje, janë cilësuar disa nga sfidat, ngecjet dhe çështjet e papërmbushura gjatë vitit 2016. Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ndërsa ka prezantuar punën njëvjeçare të qeverisë së tij, ka potencuar mungesën e bashkëpunimit ndërmjet pushtetit dhe opozitës, çka sipas tij, është reflektuar edhe në vendimmarrje për çështje të rëndësishme, siç ishte Demarkacioni me Malin e Zi. "Ne do të bëjmë përpjekje maksimale që ta ftojmë opozitën, të ulemi, të gjejmë argumente dhe arsye që për këto çështje të gjejmë zgjidhje të përbashkëta, sepse është e pashpjegueshme që ne ta kemi përkrahjen e plotë të Bashkimit Evropian, por interesat tona të brendshme, që ndërlidhen kryesisht me aspekte politike, ta pengojnë këtë proces", ka deklaruar Mustafa. Tutje, Mustafa ka thënë se në vitin 2016, Kosova ka shënuar përparime në planin e zhvillimit ekonomik dhe fusha tjera, përderisa ka pranuar se veriu i Kosovës vazhdon të mbetet një territor që ndryshon nga pjesët tjera të vendit, për shkak të ndikimit të politikës së Beogradit në katër komunat e atjeshme të banuara nga shumica serbe. "Duhet ta pranojmë një fakt që ne akoma kemi probleme në veriun e vendit. Këtë fakt ne nuk mund ta fshehim. Unë s'mund të them që gjendja në veri të vendit është sikurse gjendja në pjesën tjetër të Kosovës dhe ajo që ne duhet ta bëjmë në këtë rast është që ne ta normalizojmë situatën atje dhe i gjithë procesi i dialogut është i orientuar në normalizimin e gjendjes atje", ka thënë Mustafa. Në anën tjetër, liderë opozitar kritikojnë koalicionin aktual qeverisës për jo efikasitet, qeverisje të dobët dhe të korruptuar. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, gjatë një takimi me aktivistë të partisë së tij, ka deklaruar se qeverisja aktuale e ka ndarë Kosovën si në vija etnike ashtu edhe në aspektin shoqëror, duke krijuar shtresa të pasura dhe të varfra. "Sot, institucione shtetërore kemi, por ne duhet t'i bëjmë këto institucione shtetërore në shërbim të qytetarëve, të cilat sot nuk janë. Fuqizimi i Republikës së Kosovës dhe çlirimi i kësaj Republike nga krimi dhe korrupsioni", janë veçuar nga Ymeri, si domosdoshmëri e angazhimeve politike. Sidoqoftë, vitin 2016, institucionet e Kosovës po e përmbyllin pa përmbushjen e disa nga top prioriteteve të proklamuara, sidomos atë të liberalizimit të vizave dhe formimin e Forcave të Armatosura. Ky vit, megjithatë po veçohet si vit i suksesit vështruar nga aspekti sportiv, për shkak të pranimit të Kosovës në FIFA dhe UEFA si dhe për pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike, ku xhudistja Majlinda Kelmendi fitoi vendin e parë, duke u shpallur kampione olimpike. ( The post Pushteti dhe opozita fajësojnë njëra tjetrën për ngecjet në vitin 2016 appeared first on Mesazhi.com. |
| 8 tërmete të fuqishme tronditin Kaliforninë Posted: 28 Dec 2016 04:44 AM PST Një seri tërmetesh të mëdha kanë goditur shtetin Nevada të Kalifornisë këtë mëngjes, sipas Shërbimeve Gjeologjike Amerikane. Gjatë dhjetë ditëve të fundit tërmete të madhësisë 3 ballë ose më të fuqishëm jane regjistruar në rajon, shkruan “Daily Star”. Tete tëmetet kanë ardhur pasi shkencëtarët paralajmëruan për një mega-tërmet që mund të godasë bregut perëndimor të SHBA-ve në çdo moment. Tërmeti më i madh, me magnitudë 5.7 balle, i shkallës Rihter, goditi Nevadan rreth orës 12:22 sipas kohës lokale (8.22 GMT). Menjëherë, shtatë tërmete me magnitudë mes 3-5 balle goditen Hawthorne, afër Nevadas. Shërbimet emergjente thanë se janë ende duke vlerësuar dëmin. Tani ekziston frika e një tërmeti me magnitudë 7 ballë ose më keq akoma, nje “mega- tërmeti ” i cili mund të trondisë rajonin. The post 8 tërmete të fuqishme tronditin Kaliforninë appeared first on Mesazhi.com. |
| Kolonët hebrenj sulmojnë kompleksin e xhamisë Al-Aksa Posted: 28 Dec 2016 04:40 AM PST JERUSALEM (AA) – Dhjetëra kolonë hebrenj të mërkurën duke përdorur forcën në pikën e nxehtë të Jerusalemit lindor në kompleksin e xhamisë Al-Aksa, u përpoqën që të kryejnë ritualet e tyre talmudike, njoftoi një zyrtar palestinez, raporton Anadolu Agency (AA). “Rreth 176 kolonë, të mbështetur nga forcat speciale izraelite, sulmuan kompleksin e xhamisë Al-Aksa mëngjesin e sotëm”, tha për Anadolu Agency drejtori i xhamisë Al-Aksa, Sheikh Omar. Kolonët hebrenj u përpoqën që të kryejnë ritualet talmudike në afërsi të xhamisë Al-Qibali dhe Kupola e Shkëmbit, por ata u penguan në këtë nga besimtarët muslimanë dhe rojet e xhamisë”, tha ai. Al-Qiswani shtoi se policia izraelite arrestoi një nga rojat e xhamisë dhe e çuan atë në qendrën e paraburgimit në qytetin e vjetër. Për muslimanët, Al-Aksa paraqet vendin e tretë të shenjtë në botë. Hebrenjtë, nga ana e tyre, e konsiderojnë zonën si “Mali i Tempullit”, duke pretenduar se aty ndodheshin dy tempuj hebrej në kohët e lashta. Izraeli pushtoi Jerusalemin lindor gjatë luftës në Lindjen e Mesme në vitit 1967. Më vonë aneksoi qytetin në vitin 1980, duke pretenduar atë si kryeqytet të shtetit hebre, akt ky i cili nuk njihet nga komuniteti ndërkombëtar. The post Kolonët hebrenj sulmojnë kompleksin e xhamisë Al-Aksa appeared first on Mesazhi.com. |
| Netanjahu kërcënon me luftë Zelandën e Re Posted: 28 Dec 2016 04:35 AM PST Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu raportohet se ka kercenuar ministrin e jashtem te Zelandes se Re, pasi ky i fundit ka votuar ne OKB kunder territoreve te okupuara nga ana e Izraelit. Sic raporton e perditshmja izraelite Haretz, Netanjahu i ka thene ministrit te jashtem njuzelandez Murray McCully se vota e vendit te tij konsiderohet si “shpallje lufte”. “Nese vazhdoni te promovoni kete rezolute, kjo do te jete shpallje lufte. Ky veprim i juaji do te prishe maredheniet tona dhe do te kete pasoja.” McCully, megjithate ka refuzuar te terhiqet, duke iu pergjigjur Netanjahut se “kjo rezolute eshte konform politikave tona, dhe se do ta qojmë tutje”. /MESAZHI/ The post Netanjahu kërcënon me luftë Zelandën e Re appeared first on Mesazhi.com. |
| Këto janë të arriturat e Qeverisë së Kosovës sipas kryeministrit Mustafa Posted: 28 Dec 2016 04:25 AM PST Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në një konferencë me gazetarë ka përmendur pikat, që sipas tij, ka pasur të arritura. Ai ka përmendur zhvillimin ekonomik dhe rritjen e vendeve të punës. Sipas tij, viti 2016 është mbyllur me 30 mijë vende të reja pune, ndërsa në vitin që vjen pritet rritje ekonomike prej 4 për qind. Mustafa ka folur edhe për pensionet e veteranëve që ka thënë se është një arritur që është bërë pas 17 vitesh, raporton lajmi.net. Ai ka thënë se është rritur edhe performansa e komunave dhe përmirësimi i jetës nëpër komuna. Kjo është një pjesë e fjalimit të Mustafës Për nënshkrimin e marrëveshjes për stabilizim asocim për marrjen e kodit telefonik, rritjen e pensioneve dhe përkrahja sociale që ka ndodhur ndonjëherë, për adresimin e çështjeve të veteranëve që është zgjedhur pas 17 vite dhe po ashtu anëtarësimi në UEFA dhe FIFA. Kemi demonstruar stabilitet për tu mos u zhytur vendi në anarki. Sa i përket vitit 2016, 30 mijë të rinj të punësuar, sivjet presim 20 mijë vende të reja të punës dhe 4 për qind rritje ekonomike. Është miratuar ligji për Trepçën i cili ka hapur mundësi për ekonominë e Kosovës dhe është duke u punuar intensivisht për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re. Në bujqësi janë shtuar sipërfaqet e mbjellura dhe buxheti. Është punuar fuqishëm në përfundimin e rrugës për Shkup, për Pejë dhe Mitrovicë, dhe po presim zgjerimin e rrugës për Podujevë dhe Gjilan. Në rrugën evropiane kemi zhvilluar takime për implementimin MSA që ka qenë veprim i rëndësishëm për ne. Më herët kemi marr rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave dhe i kemi përmbushur të gjitha kriteret. Këtë vit do të veçoja kodin 383 duke bërë një hap të rëndësishëm në kompletimit të shtetësisë së Kosovës. Policia dhe organet tjera kanë punuar në parandalimin e krimeve, është bërë punë e jashtëzakonshme në parandalimin e akteve ekstreme dhe shumë të rrezikshme që do të mund të ndodhnin. Në shëndetësi kemi bërë punë të madhe në përgatitjet e sigurimeve shëndetësore dhe ndërtimin e disa objekteve shëndetësore. Sfidë mbesin veriu, arsimi dhe shëndetësia. Në këto fusha do të përqendrojmë energji dhe përkrahje materiale. The post Këto janë të arriturat e Qeverisë së Kosovës sipas kryeministrit Mustafa appeared first on Mesazhi.com. |
| TIKA me invenstim 2 milionësh për shëndetësinë kosovare Posted: 28 Dec 2016 04:19 AM PST PRISHTINË (AA) – Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) sot filloi punimet për Projektin e renovimit dhe furnizimit me pajisje në kuadër të instalimit të Njësisë së Kujdesit Intensiv në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHKUK), i cili do të kushtojë rreth 2 milionë euro, raporton Anadolu Agency (AA). Në këtë rast të pranishëm ishin ministri i Administratës Publike, Mahir Yağcılar, zëvendësministri i Shëndetësisë Kadir Hyseini, Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë, Kıvılcım Kılıç, koordinatori i TIKA-s për Kosovë Necip Özay Özütok, drejtori i Institutit Yunus Emre në Prishtinë, Mehmet Ülker si dhe Drejtori i Përgjithshëm i SHKUK-së, Curr Gjocaj. Gjatë fjalimit të tij, zv/ministri Hyseini tha se ky është një projekt shumë i rëndësishëm për popullin e Kosovës, ku do të ketë një Kujdes Intensiv modern, me 27 shtretër, për të cilin do të investohen 2 milionë euro. "Falënderoj në radhë të parë qeverinë turke, pastaj angazhimin e ambasadores dhe të ministrit Yağcılar për këtë investim dhe të gjithë akterët që u angazhuan për që ky projekt të fillojë sa më shpejtë dhe që qytetarët e Kosovës të kenë mundësi të trajtohen në këtë repart", tha zv/ministri Hyseni. Kurse Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë, Kılıç tha se ky projekt është njëri prej shembujve më konkret të bashkëpunimit të ngushtë mes Kosovës dhe Turqisë. Ajo bëri të ditur se ky projekt do të përfundojë në një afat të shkurtër kohor, prej 150 ditësh. "Ne si shtet i Turqisë, si deri më sot ashtu edhe në të ardhmen do të vazhdojmë që ta përkrahim Kosovën, këtë shtet mik, sidomos në fushën e arsimit dhe të shëndetësisë, në mënyrë që Kosova të arrijë nivelin më të lartë të modernizimit dhe të zhvillimit të shtetit, si dhe të arrijë në një të ardhme shumë të ndritshme", tha ajo. Në anën tjetër, drejtori i SHKUK-së, Curr Gjocaj u shpreh se ky është një investim i domosdoshëm për Qendrën Klinike Universitare dhe theksoi se me përfundimin e projektit pritet që të ketë kushte shumë të mira për pacientët. Duke falënderuar ambasadën dhe qeverinë e Turqisë, Gjocaj tha se "Pritet që ky investim të jetë bashkëkohor, me të gjitha standardet, përpos renovimit të komplet këtyre hapësirave në rreth 900 metra katrorë, do të vijnë edhe aparaturat e reja. Pra, do të dorëzohet me çelësa me të gjitha ato që i duhet një mjekimi intensiv, ku në këtë repart do të shtrohen të gjithë pacientët me gjendjen më të rëndë shëndetësore prej të gjitha klinikave". Ndërkaq, ministri Yağcılar tha se ky projekt ka rëndësi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe falënderoi qeverinë e Turqisë, duke vënë në dukje se pas periudhës së përfundimit të punimeve do të ketë një njësi moderne që do t'i shërbejë të gjithë qytetarëve. Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, ambasadorja Kılıç po ashtu bëri të ditur se në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Ministrive të Shëndetësisë së këtyre dy shteteve, çdo vit 100 të sëmurë nga Kosova trajtohen në Turqi. Ajo theksoi se kjo marrëveshje do të zbatohet edhe në vitet në vijim. Ndërkaq, ajo foli edhe për projektin e Javës së Shëndetësisë Kosovaro-Turke e cila do të zhvillohet në muajin mars të vitit të ardhsëm, duke bërë të ditur se në vitin 2016, 27 mjekë të Turqisë kanë realizuar 122 operacione së bashku me homologët e tyre kosovarë. Pas fjalimeve pjesëmarrësit vizituan dhe panë nga afër punimet e filluara në Njësinë e Kujdesit Intensiv. The post TIKA me invenstim 2 milionësh për shëndetësinë kosovare appeared first on Mesazhi.com. |
| Turqia dhe Rusia, plan për armëpushim të përgjithshëm në Siri Posted: 28 Dec 2016 01:42 AM PST Turqia dhe Rusinë kanë rënë dakord mbi një plan të cilin do t'ua propozojnë palëve që janë në konflikt në Siri me qëllim që të fillojnë një armëpushim në të gjithë Sirinë, raporton Anadolu Agency (AA). Sipas informacionit që AA-ja ka marrë nga burime të sigurta thuhet se Turqia dhe Rusia pas armëpushimit të shpallur në lindje të Halepit dhe evakuimit të popullatës civile, janë dakordësuar mbi një plan të cilin do t'ua propozojnë palëve që ta përhapin në të gjithë vendin. Plani synohet që të zbatohet në të gjitha rajonet ku regjimi i Bashar al-Asadit dhe grupet e huaja terroriste mbështetës të regjimit janë në konflikt me grupet opozitare. Ankaraja dhe Moska në kuadër të dakordësimit do të tregojnë përpjekje që armëpushimi të hyjë në zbatim këtë mesnatë mes palëve në konflikt. Ndërsa bëhet e ditur se organizatat terroriste do të mbahen jashtë përfshirjes në armëpushim. Në rast të arritjes së një suksesi në armëpushim, regjimi dhe opozitarët nën udhëheqjen e Turqisë dhe Rusisë do të nisin negociatat politike në Astana. Dy vendet të cilat do të jenë garantuesit e procesit synojnë që në procesin e negaciatave të ofrojnë kontribut në kuadër të procesit të tranzicionit politik i cili parashikohet në vendimin me numër 2254 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. The post Turqia dhe Rusia, plan për armëpushim të përgjithshëm në Siri appeared first on Mesazhi.com. |
| Delawie kundër ndërtimit të murit në Mitrovicë Posted: 28 Dec 2016 01:23 AM PST Ambasadori i SHBA në Kosovë, Greg Delawie, tha se ndërtimi i murit në veri të Mitrovicës në afërsi të urës mbi Ibër nuk kontribuon në afrimin e njerëzve. "Unë besoj se muri nuk shkon në favor të afrimit të njerëzve. Mendoj se kjo duhet të zgjidhet në përputhje me ligjet e Kosovës, dhe shpresoj se të gjitha palët do të diskutojnë çështjen lidhur me urën në Mitrovicë dhe të gjejnë një mënyrë për të punuar së bashku, për të përmirësuar situatën për të gjithë në Mitrovicë – të gjithë qytetarët e Mitrovicës", tha Delawie në një intervistë për RTK2, raporton B92. Diplomati amerikan tha se ai ishte i bindur se e ardhmja e Kosovës varet nga ajo që të gjithë duhet të punojnë së bashku. "Në integrimin e të gjitha komuniteteve, duke pranuar se Kosova është një shoqëri multietnike dhe që gjithmonë do të jetë kështu, ku komunitetet pakicë ndihen si në shtëpi", ka thënë Delawie. Ai përsëriti se SHBA mbështet transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës. Sipas tij, marrëveshja për demarkacionin e vijës kufitare me Malin e Zi është e mirë dhe duhet të votohet nga të gjithë parlamentarët, pavarësisht se cilës parti i përkasin. "Në thelb ratifikohet kufiri që ka ekzistuar në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, kur Kosova ishte krahinë në vitin 1974. Kjo është ajo që është e përfshirë në Kushtetutën e Kosovës. Kjo është në Planin e Ahtisaarit, ashtu që që vija kufitare që nxorri Komisioni është e përkryer. Mendoj se parlamenti duhet të votojë për miratim dhe mendoj se deputetët duhet t'a mbështesin atë", tha diplomati amerikan. Duke folur për Gjykatën Speciale për krime lufte të supozuara, Delawie tha se ky është hap më afër Evropës dhe se është e nevojshme që të sqarohen ngjarjet fatkeqe që kanë ndodhur gjatë luftës. "Kjo nuk është një përpjekje që të nënvlerësohet lufta çlirimtare apo ndonjë çështje tjetër politike. Kjo është një çështje e sundimit të ligjit dhe unë jam i bindur se Gjykata do të merret në mënyrë të duhur me të", ka thënë Delawie. The post Delawie kundër ndërtimit të murit në Mitrovicë appeared first on Mesazhi.com. |
| You are subscribed to email updates from Mesazhi.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





