Mesazhi.com: “Putin: Rusia të zhvillojë raketa që depërtojnë çdo sistem mbrojtës” plus 9 more

Mesazhi.com: “Putin: Rusia të zhvillojë raketa që depërtojnë çdo sistem mbrojtës” plus 9 more


Putin: Rusia të zhvillojë raketa që depërtojnë çdo sistem mbrojtës

Posted: 22 Dec 2016 01:57 PM PST

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka kërkuar që Rusia të zhvillojë raketa që do të depërtonin çdo sistem mbrojtës raketor aktual dhe në zhvillim.

Duke theksuar se armët ruse të përdorura në Siri "kanë dëshmuar veten", Putin tha se kjo do të ndihmojë në zhvillimin e bashkëpunimit në fushën ushtarake-teknike si dhe mund të rrisë interesimin e shteteve të huaja për armë ruse.

"Në vitin 2017 do të vazhdojmë ta forcojmë prezencën ushtarake të Rusisë"

Ministri i Mbrojtjes ruse, Sergey Shoygu theksoi se deri më sot në Siri janë ndërmarrë 18.800 fluturime dhe 71 mijë sulme ajrore, duke shtuar se janë eliminuar 35 mijë persona (prej tyre shumica gra dhe fëmijë).

Shoygu shtoi se në vitin 2017 do të vazhdojnë ta përforcojnë prezencën ushtarake ruse në rajonet perëndimore, jugperëndimore dhe polare. /MESAZHI/

The post Putin: Rusia të zhvillojë raketa që depërtojnë çdo sistem mbrojtës appeared first on Mesazhi.com.

Përfundon evakuimi i civilëve dhe forcave opozitare në lindje të Halepit

Posted: 22 Dec 2016 01:33 PM PST

Kanë përfunduar evakuimet e ndërsjella në Halepin lindor që ndodhet nën rrethimin e forcave të regjimit të Bashar Asadit dhe terroristëve të huaj mbështetës të regjimit dhe nga rajonet Fua dhe Kefreja që ndodhen nën kontrollin e opozitarëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të gazetarit të AA-së në rajonin e evakuimit mësohet se së fundmi nga lindja e Halepit ka dalë autokolona e fundit e evakuimit e përbërë nga 5 autobusë dhe 30 automjete që kanë transportuar më së shumti opozitarët e armatosur. Autokolona me afërsisht 1 mijë persona e cila është nisur nga pika e kontrollit të regjimit në Ramuse, është drejtuar në rajonin Rashidin nën kontrollin e opozitarëve në perëndim të Halepit.

Gjatë ditës së sotme nga Halepi me autokolonën prej 10 autobusëve dhe 420 automjeteve private janë evakuuar afërsisht 3 mijë e 500 persona.

Përkundër kësaj edhe afërsisht 250 persona nga rajonet Fua dhe Kefreja që ndodhen nën rrethimin e opozitarëve në qytetin Idlib, kanë mbërritur në rajonet nën kontrollin e regjimit në perëndim të Halepit.

Me daljen edhe të opozitarëve nga lindja e Halepit, theksohet se qendra e qytetit Halep ka hyrë plotësisht nën kontrollin e ushtrisë së Asadit dhe grupeve të huaja terroriste mbështetës të regjimit.

Që nga fillimi i evakuimeve më 15 dhjetor rreth 45 mijë civilë dhe opozitarë kanë dalë nga Halepi me qindra autobusë dhe mijëra automjete civile. Ndërsa nga rajonet Fua dhe Kefreja që kontrollohen nga grupet terroriste të huaja mbështetës të regjimit janë evakuuar gjithsej 2 mijë persona.

Do të vazhdojë evakuimi

Sipas dakordësimit të armëpushimit dhe të evakuimit të realizuar nën udhëheqjen e Turqisë me Rusinë me plotësimin e procesit në Halepin lindor, do të nisin daljet nga rajonet Madaya dhe Zebadani që ndodhen nën rrethimin e forcave të regjimit në Damask, ku parashikohet që nga dy rajonet të transportohen në Idlib 1.500 persona. Rajonet Madaya dhe Zebadani ishin më parë në rendin e ditës për shkak të vdekjeve nga uria.

Autokolona e parë që evakuoi civilët dhe opozitarët nga Halepi lindor u nis për herë të parë më 15 dhjetor. Civilët dhe luftëtarët opozitarë të larguar nga rajoni u transportuan në rajonin Idlib nën kontrollin e opozitarëve në kufi me Turqinë i cili ndodhet përballë me qytetin Hatay të Turqisë.

Grupet terroriste mbështetëse të regjimit nën komandën e gjeneralit iranian Sejid Xhevad, të enjten dhe të premten e kaluar sulmuan autokolonën e evakuimit që lëvizte nga Halepi lindor drejt rajonit të regjimit ku si pasojë vranë 18 civilë. Grupet të cilat kryejnë krime lufte dhe që kanë kundërshtuar që në fillim armëpushimin dhe evakuimet kishin pretenduar kushtin që të lejoheshin edhe evakuimet nga rajonet Fua dhe Kefreja.

The post Përfundon evakuimi i civilëve dhe forcave opozitare në lindje të Halepit appeared first on Mesazhi.com.

Miratohet në parim buxheti për vitin 2017

Posted: 22 Dec 2016 10:45 AM PST

Në parim është miratuar buxheti i Kosovës për vitin 2017.

Në sallë kanë qenë 93 deputetë, ndërsa 73 kanë votuar pro, kundër 20. Nuk ka pasur abstenim.

The post Miratohet në parim buxheti për vitin 2017 appeared first on Mesazhi.com.

Thaçi: Ballkani duhet të jetë interes strategjik për BE-në, jo proces teknik

Posted: 22 Dec 2016 10:44 AM PST

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur në takim ministrin e ri për Punë të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të Italisë, Angelino Alfano.

Presidenti Thaçi e falënderoi ministrin Alfano për vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë dhe për mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë italiane.

Presidenti Thaçi theksoi se Kosova ka arritur suksese të mëdha në konsolidimin e brendshëm dhe të jashtëm të shtetësisë së vet, duke përmendur hyrjen në fuqi të MSA-së si konfirmimin më të mirë të këtyre sukseseve.

"Tani po punojmë për të ardhmen tonë në NATO dhe BE", u shpreh presidenti Thaçi.

Ministri i Jashtëm i Italisë, Angelino Alfano, duke iu referuar procesit të integrimit evropian të Kosovës, theksoi se paqja mund të arrihet vetëm përmes vlerave evropiane.

"Ju po e zhvilloni një proces të përfarimit me Bashkimin Evropian në momentet më të vështira të tij", u shpreh ministri i Jashtëm i Italisë, Angelino Alfano.

Presidenti Thaçi theksoi se Brukseli duhet t'i shikojë shtetet e Ballkanit si interes strategjik dhe jo si procese teknike për integrim.

"Ne ndajmë vlerat evropiane dhe jemi evropianë, mirëpo Brukseli po vonohet me ne, sikur që është rasti me liberalizimin e vizave për qytetarët tanë", u shpreh presidenti Thaçi.

Sipas tij, Bashkimit Evropian mund t'i kërkosh çdo gjë, por jo edhe shpejtësinë, sidomos tash kur është më së shumti e nevojshme, për shkak se antievropianizmi, ekstremizmi dhe radikalizmi po rriten me hapa shumë më të shpejtë.

"Ne kemi konsensus politik dhe popullor kundër çdo ekstremizmi dhe radikalizmi, por edhe për përqafimin e vlerave euroatlantike", u shpreh presidenti Thaçi.

The post Thaçi: Ballkani duhet të jetë interes strategjik për BE-në, jo proces teknik appeared first on Mesazhi.com.

Gjykata merr vendim për policët e arrestuar për ryshfet

Posted: 22 Dec 2016 08:39 AM PST

Gjykata Themelore të Mitrovicës në Vushtrri ka marrë një vendim për 35 policët e arrestuar tre ditë më parë.

Sipas burimeve të Telegrafit, për 15 policë është caktuar arresti shtëpiak, ndërkaq për 20 të tjerë paraburgim me 30 ditë. Shumica në paraburgim janë policë serbë.

Të arrestuarit janë policë të trafikut, të cilët dyshohen për marrje ryshfeti.

The post Gjykata merr vendim për policët e arrestuar për ryshfet appeared first on Mesazhi.com.

Deputetët pro dhe kundër buxhetit 2017

Posted: 22 Dec 2016 08:14 AM PST

Kuvendi i Republikës së Kosovës sot mbajti seancën e rregullt ku në rend të ditës është shqyrtimi i parë i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Financave Avdullah Hoti, i cili bëri prezantimin e Projektligjit për Buxhetin për vitin 2017 tha se përkundër gjithë ecurive pozitive, kanë shumë sfida që të adresohen. Ai bëri të ditur se ky buxhet ka pajtueshmërinë e plotë të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Ministri po ashtu theksoi se trendi i rritjes ekonomike në Kosovë është më e larta në rajon dhe theksoi se sipas parashikimeve, me ligjin për Investime Strategjike dhe me Ligjin për Trepçën ky trend pritet që në vitin 2017 të ketë një normë së paku apo të jetë edhe më e lartë prej vlerës 4.4 përqind të rritjes.

Duke bërë prezantimin e projeksioneve të të hyrave dhe të shpenzimeve, ministri Hoti tha se "Të hyrat e rregullta buxhetore për 2017 janë planifikuar të jenë 1 miliardë e 725 milionë euro. Kjo përfaqëson një rritje prej 6 përqind në raport me këtë vit dhe është një rritje prej 28 përqind duke e krahasuar me fillimin e mandatit të kësaj Qeveria. Kjo rritje ka ardhur 95 përqind nga rritja e të hyrave të rregullta buxhetore të mbledhura nga tatimet vendore nga administrate tatimore dhe nga doganat të cilat në këto dy vite kanë mbledhur 380 milionë euro më shumë sesa atë më përpara".

Sa i përket shpenzimeve për vitin 2017, Hoti bëri të ditur se propozim buxheti parashesh shpenzime prej 2 miliardë eurosh, një rritje prej 38 përqind krahasuar me fillimin e mandatit të kësaj Qeverie. Ai foli edhe për projektet që planifikohen për vitin e ardhshëm në shëndetësi, arsim, infrastrukturë rrugore dhe sportive, trashëgiminë kulturore, bujqësi, ambient si dhe në fusha të tjera të shumta.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa tha se ky buxhet tregon përkushtimin për rritjen ekonomike, krijimin e vendeve të punës dhe ruajtjen e stabilitetit makroekonomik të vendit. Ai shtoi se buxheti në bashkërenditje të përbashkët me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe me institucionet e tjera ndërkombëtare. Ai po ashtu theksoi se për vitin e ardhshëm pritet që Kosova të ketë një trend të rritjes ekonomike më të lartë se sa që ishte ai i vitit 2016 me 4.1 përqind.

"Përmes këtij buxheti për herë të parë me mbi 2 milliardë euro Qeveria synon ta rrisë investimin në fushën kapitale me mbi 700 milionë euro ose mbi 45 përqind për vitin e ardhshëm në krahasim me atë që kemi pasur për këtë vit. Ne vlerësojmë se këto investime do të ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejt në rritjen ekonomike të vendit. Rritja e investimeve kapitale do të përkrahet nga huamarrja, por rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) është mjaft e lartë apo dyfish më e madhe se sa borxhi publik, prandaj kjo situatë në asnjë rast nuk e rëndon ngarkesën e PBB-së me borxhin publik", tha Mustafa.

Ndërkaq, Visar Ymeri, kreu i partisë më të madhe opozitare Lëvizjes Vetëvendosje tha se asgjë nuk po ndryshon në politikat qeveritare, karshi zhvillimit ekonomik. Duke vënë në dukje se ekonomia e Kosovës nuk ështu duke u zhvilluar dhe se ajo është jashtëzakonisht e dobët, Ymeri theksoi se Qeveria po përdor hapësirën e mashtrimit me numra.

"Ky buxhet kur shikohet me vëmendje, flas për pjesën e të hyrave, është megjithatë buxhet që i varfëron qytetarët e Republikës së Kosovës. Zbërthimi i tatimeve që mblidhen në Republikën e Kosovës e tregon këtë më së qarti. Pra, për vitin 2017 nga të ardhurat në korporata do të mblidhen 84 milionë euro, nga të ardhurat personale 135 milionë euro, ndërkohë nga tatimi në vlerë të shtuar 748 milionë euro", tha Ymeri.

Sipas tij, kur shikohet hollësisht se si kjo Qeveri synon t'I financojë shpenzimet prej 2 miliardë eurosh shihet se ky buxhet nuk duhet të kalojë.

Ndërkohë, pas një pushimi në Kuvend po vazhdohet debatimi për Buxhetin për vitin 2017. Kurse deputetët e Kuvendit vendosën që edhe leximi i dytë i projekt-buxhetit për vitin 2017, të bëhet sot në një seancë tjetër plenare.

The post Deputetët pro dhe kundër buxhetit 2017 appeared first on Mesazhi.com.

Opozita vazhdon mos ta njohë Thaçin president, bojkoton fjalimin e nesërm të tij

Posted: 22 Dec 2016 07:59 AM PST

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi gjatë seancës së nesërme do tu drejtohet deputetëve në fjalimin e fundvitit.

Mirëpo këtë siç duket do ta bëjë vetëm para deputetëve të mazhorancës, pasi që deputetët e opozitës nuk do të marrin pjesë.

Këtë e kanë konfirmuar për Telegrafin zyrtarë të tri partive opozitare.

Shkodran Hoti nga zyra për media e Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë.

"Nuk do të marrim pjesë në seancën e nesërme", ka thënë Hoti.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka bërë të ditur se nuk do të jenë pjesë e seancës së nesërme për të dëgjuar fjalimin e presidentit Hashim Thaçi.

"Ne si grup parlamentar i AAK-së nuk marrim pjesë në seancën e nesërme ku ka fjalim z.Thaçi", ka thënë Lekaj për Telegrafin.

Edhe sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi ka bërë të ditur se deputetët e Nismës nuk do të jenë nesër në Kuvend në kohën kur do të flasë Hashim Thaçi.

"Jo nuk do të marrim pjesë, sepse ky president nuk është unifikues i popullit dhe ne nuk kemi se çfarë të dëgjojmë fjalimin e tij", ka thënë Sherifi.

Adresimi i Presidentit të vendit para deputetëve është obligim kushtetues, në të cilin i pari i vendit raporton për punën një vjeçare të tij.

Seanca e veçantë ku presidenti Thaçi do të mbajë fjalimin e fundvitit para deputetëve, do të fillojë në orën 11:00.

The post Opozita vazhdon mos ta njohë Thaçin president, bojkoton fjalimin e nesërm të tij appeared first on Mesazhi.com.

Gaza: Nëna 23 vjeçare, 11 fëmijëve me vetëm 4 shtatëzani

Posted: 22 Dec 2016 04:16 AM PST


Ajo është vetëm 23 vjeçare dhe është nënë e 11 fëmijëve, a mund ta besosh këtë gjë?

Imagjino një vajzë 23 vjeçare dhe të ketë 11 fëmijë.

Nimetja është martuar e re në moshë dhe pas një viti ka lindur binjakët e parë, vitin tjeter sërish binjakë tjerë, pastaj binjakët e tretë

“Unë i kam ngjarë Nënës time… ngase nëna ime  ka lindur binjak. Ajo ka lindur 3 herë binjak andaj edhe unë i kam ngjarë asaj.”

E pas kësaj ka lindur gjashtënjeq, 5 vajza dhe 1 djalë

“Gjatë shtatëzanisë jam lutur dhe Allahu më ka nderuar duke me furnizuar me djalë. Dhe Elhamdulilah më ka lindur djalë por falënderimi i takon Allahut qe nuk më ka humb dashuria ndaj vajzave. Shikoni sa të bukura që janë ato… ”

Ja edhe emrat e tyre te bukur: Renina, Darina, Muhamedi, Jasmina, Merami, Ritaxh, Rehef, Nagem, Gazal, Melek, Rezan.

Nuk është e lehtë që të përkujdesësh për 11 fëmijë thot Nimetja.

“Unë kur flejë ëndërrojë se çka do të bëjë në mëngjes. Për Zotin, ëndërrojë se çka do të bëjë rutinën e të nesërmes” thot Nimetja.

Nimetja thot se ndihet shumë madhështore që së bashku me bashkëshortin, falë Allahut xh.sh, të kujdesen për fëmijët

Nimetja dhe bashkëshorti i saj nuk ndihen të plotësuar akoma, ajo thot  se dikur më vonë dua që t'ia bëjë një vëlla Muhamedit./MESAZHI/

The post Gaza: Nëna 23 vjeçare, 11 fëmijëve me vetëm 4 shtatëzani appeared first on Mesazhi.com.

Presidenti Nishani vizitë në Stamboll

Posted: 22 Dec 2016 03:35 AM PST

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili ndodhet në Turqi për vizitë zyrtare, i ftuar nga Presidenti Recep Tayyip Erdoğan, ka vizituar prefekturën e Stambollit, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Nishani është pritur në hyrje të prefekturës nga prefekti i Stambollit, Vasip Şahin.

Pasi ka nënshkruar në librin e nderit, Presidenti Nishani ka patur një takim me prefektin Şahin.

Kujtojmë se dje Presidenti i Shqipërisë, u takua me drejtuesit më të lartë të Turqisë, si me Presidentin Recep Tayyip Erdoğan, Kryeministrin Binali Yıldırım dhe kreun e Parlamentit Ismail Kahraman.

The post Presidenti Nishani vizitë në Stamboll appeared first on Mesazhi.com.

OKB kërkon krijimin e mekanizmit për provat e krimeve të luftës në Siri

Posted: 22 Dec 2016 03:34 AM PST

Në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara u pranua projektrezoluta e cila kërkon formimin e “mekanizmit ndërkombëtar të paanshëm dhe të pavarur” që do të mbledhë prova për hetimin rreth shkeljeve të së drejtës ndërkombëtare dhe të të drejtave njerëzore që përbëjnë krime lufte që nga viti 2011 e deri tani në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara u votua projektrezoluta e përgatitur nga Lihtenshtajni, e mbështetur nga 57 vende duke përfshirë edhe Turqinë.

Projektrezoluta u miratua me 105 vota, ndërsa 15 vende kanë votuar kundër dhe 52 vende të tjera kanë abstenuar.

Përfaqësuesi i Përhershëm i Lihtenshtajnit në OKB, Christian Wenaweser, në një fjalim të mbajtur para votimit në Asamblenë e Përgjithshme ka tërhequr vëmendjen se nuk janë zbatuar përgjegjësitë që parashikohen nga OKB. Ai ka theksuar se nuk duhet të mbesin pa u ndëshkuar krimet e luftës të kryera në Siri që nga viti 2011 dhe se për këtë arsye kanë ndërmarrë iniciativën për formimin e këtij mekanizmi.

Mekanizmi i OKB-së do të mbledhë prova për shkeljet e të drejtës ndërkombëtare dhe të të drejtave njerëzore që përbëjnë krime lufte që nga viti 2011 e deri tani në Siri. Gjithashtu do të sigurojë lehtësimin e procesit në gjykimin e përgjegjësve duke përgatitur dosjet me të dhënat e mbledhura në rast të dërgimit të autorëve të krimeve të luftës në Gjykatën Ndërkombëtare Penale apo në gjykatat kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare.

Ndaj kësaj projektrezolute ka dhënë mbështetje edhe organizata Human Rights Watch, e cila në një deklaratë ka theksuar se ka një rëndësi jetike formimi i “mekanizmit konkret për drejtësi” i cili do të mbledhë provat për tu përdorur në të ardhmen në gjykata.

The post OKB kërkon krijimin e mekanizmit për provat e krimeve të luftës në Siri appeared first on Mesazhi.com.