Mesazhi.com: “Peticion kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe” plus 9 more

Mesazhi.com: “Peticion kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe” plus 9 more


Peticion kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe

Posted: 01 Dec 2016 12:05 PM PST

Një peticion është hapur në change.org, për të ndaluar ndërtimin e xhamisë në lagjen Ulpiana në Prishtinë.

Nismëtari i këtij peticioni është Ragip Rugova, i cili katër muaj më parë ka kërkuar për të nënshkruar pasi që, sipas tij "Qytetarët e Prishtinës nuk kanë nevojë për xhami të reja as për kisha të reja."

"Xhamitë dhe kishat nuk sjellin përparim të shoqërisë. Ato sjellin prapambetje dhe kthim në ideologji dhe praktika të territ të mesjetës.", ka shkruar Rugova në përshkrimin e peticionit.

Deri më tani këtë iniciativë e kanë përkrahur 908 persona, ndërsa pasi që të arrihet numri 1000 peticioni do ti dërgohet Kuvendit të Republikës së Kosovës, Qeverisë së Republikës së Kosovës si dhe Komunës të Prishtinës.

Në vitin 2011 Komuna e Prishtinës, ka përcaktuar lokacioni për ndërtimin e xhamisë së re të qytetit te Posta e re në Ulpianë, lokacion i cili do përfshinë në një sipërfaqe rreth 78 ari. /

The post Peticion kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe appeared first on Mesazhi.com.

Katari premton mbështetje për Kosovën

Posted: 01 Dec 2016 06:35 AM PST

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Imet Rrahmani vazhdon takimet me politikanë të nivelit të lartë dhe liderë të organizatave ndërkombëtare, të cilët po marrin pjesë në Samitin Botëror për Inovacione në Shëndetësi –World Innovation Summit for Health, WISH 2016 në Doha, Katar, njofton kumtesa ministrore.

Në kuadër të këtyre takimeve, Rrahmani sot takoi ministren e Shëndetësisë Publike të Katarit, Hanan Al Kuwari.

Në këtë takim u diskutua për sfidat e sistemeve shëndetësore të dy vendeve, për mundësinë e arritjes së një marrëveshje bashkëpunimi që do të i hapte rrugë mbështetjes së Katarit për Kosovën në të gjitha fushat e shëndetësisë e sidomos në ngritjen e kapaciteteve të reja infrastrukturore.

Rrahmani, falënderoj nikoqiren për ftesën dhe mikpritjen për delegacionin e Kosovës, gjatë kohës së pjesëmarrjes në Samitin e WISH-it.

Ministrja Al Kuwari premtoi se do të angazhohet që projektet me rëndësi për të cilat Kosova ka nevojë, do ti përkrah edhe në instanca tjera qeveritare në Katar e sidomos te Fondi për Zhvillim i Katarit, si mbështetës potencial i projekteve të propozuara nga Kosova.

The post Katari premton mbështetje për Kosovën appeared first on Mesazhi.com.

Singapori e njeh pavarësinë e Kosovës

Posted: 01 Dec 2016 06:34 AM PST

Singapori ka njohur pavarësinë e Kosovës.Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj me anë të një postimi në llogarinë e tij në Faceboook.

"Një tjetër lajm i mirë për Kosovën.
Singapori është shteti më i ri që e njeh pavarësinë e vendit tonë. Kam takuar e lobuar pa ndërprerë duke zhvilluar vizitën fillimisht në këtë shtet në vitin 2013, zhvilluar shumë biseda e takuar sërish ministrin e Jashtëm, Vivian Balakrishnan në New York. Tani numërojmë 113 njohje. Urime", ka shkruar ai.

The post Singapori e njeh pavarësinë e Kosovës appeared first on Mesazhi.com.

Obama: Marihuana duhet të legalizohet

Posted: 01 Dec 2016 04:17 AM PST

Presidenti amerikan Barak Obama, në një intervistë është shprehur se është pro legalizimit të marihuanës.

Obama tha se kjo drogë duhet të trajtohet si çështje e shëndetit publik, njëjtë si duhani apo alkooli, dhe se ka ardhur koha për legalizimin e saj.

Obama e asyetoi qëndrimin e tij, duke thënë se ky hap do të dekurajonte qytetarët për abuzim me substanca narkotike.

Megjithatë, Obama premtoi se do të kontriboj për këtë cështje pasi të largohet nga posti i presidentit, kur edhe do t’ia liroj zyrën ovale presidentit të sapozgjedhur Donald Trump.

 

 

 

The post Obama: Marihuana duhet të legalizohet appeared first on Mesazhi.com.

Xhamitë në SHBA marrin mesazhe kërcënuese

Posted: 01 Dec 2016 01:47 AM PST

Xhamitë në Kaliforni, Ohiao dhe disa shtete të tjera të SHBA-së kanë raportuar se kanë marrë mesazhe që kërkojnë nga myslimanët të largohen nga vendi ose do të përballen me gjenocid.

Policia tha se mesazhet e marra nga shtetet janë të gjitha fotokopje e një letre të shkruar me dorë, e cila u drejtohet "fëmijëve të djallit".

Këshilli i Marrëdhënieve Amerikano-Islamike, një grup i madh për liritë civile në SHBA, ka kërkuar nga FBI që t'i hetojë rastet.

Por, FBI ka thënë se kërcënimet, "edhe pse nxitëse dhe të tmerrshme", nuk paraqesin paralajmërim të veçantë, të mjaftueshëm për t'u hetuar në këtë pikë, transmeton rel.

Në mesin e gjërave të tjera, në letra thuhet se presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, do t'iu bëjë myslimanëve atë që u ka bërë Hitleri hebrenjve.

The post Xhamitë në SHBA marrin mesazhe kërcënuese appeared first on Mesazhi.com.

Ambasadorët: Partitë të vendosin për zgjedhje

Posted: 01 Dec 2016 12:17 AM PST

Përfaqësuesit diplomatikë në Kosovë thonë se subjektet politike në vend duhet të vendosin nëse duhet shkuar në zgjedhje të parakohshme, apo jo. Megjithatë, ata theksojnë faktin se zgjedhjet kanë kosto milionëshe.

Bashkësia ndërkombëtare vazhdon ta mbajë qëndrimin se subjektet politike kosovare vendosin nëse Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, apo jo, shkruan sot Gazeta "Zëri".

Javë më parë zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian patën deklaruar se kjo është çështje e brendshme e Kosovës, ndërsa edhe tani përfaqësuesit diplomatikë të disa vendeve mike të Kosovës thonë se për çështjen e zgjedhjeve të parakohshme duhet të vendosin subjektet politike në vend.

Megjithatë, ata theksojnë faktin se kjo do t'i kushtonte Kosovës me humbje të parave dhe të kohës.

Zyrtarë të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë kanë thënë për "Zërin" se për çështjen e zgjedhjeve duhet të vendosin paritë politike në vend, pasi që, sipas tyre, ato janë përgjegjëse para qytetarëve.

"Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, është përgjegjëse për të ardhmen e saj. Andaj çështja e zgjedhjeve të parakohshme është diçka që duhet të vendosin partitë politike në Kosovë. Ata janë të zgjedhurit e popullit dhe janë përgjegjëse para qytetarëve të vet", thuhet në qëndrimin e Ambasadës britanike.

The post Ambasadorët: Partitë të vendosin për zgjedhje appeared first on Mesazhi.com.

Barcelona barazon me Hercules

Posted: 30 Nov 2016 11:55 PM PST

Barcelona ka barazuar me Hercules në ndeshjen e parë të Kupës së Spanjës.

Takimi i zhvilluar në fushën e Hercules u mbyll baras, 1:1.

David Mainz kaloi vendësit në epërsi, por shifrat i arazoi Carles Alena.

Skuadra që kualifikohet në rrethin tjetër do të vendoset në "Camp Nou" në sfidën e dytë.

The post Barcelona barazon me Hercules appeared first on Mesazhi.com.

Fjalët e Hoxhës për studentin që vdiq duke falur Namazin e Akshamit

Posted: 30 Nov 2016 11:50 PM PST

Studenti Alban Veliu ka ndërruar jetë përderisa ishte duke e falur namazin e akshamit.

Ndërsa Hoxhë Husamedin Abazi përmes një postimi në Facebook ka ngritur lart personalitetin e Albanit, duke u lutur që të prehet në Paqe.

Hoxhë Abazi është lutur që Allahu të strehoje Albanin në Firdeusin më të lartë.

Ky është postimi i plotë:

Ishe shembull jo vetëm për studentët dhe shokët por edhe për ne qe jemi më të moshuar.

Do na mungon heshtja jote (e cila na fliste) dhe nuri yt i cili reflektonte gjallëri. Largimi yt per në Boten e Vërtetë nga Xhamia gjatë ngritjes së duarve per Tekbirin fillestarë ne Namazin e Akshamit ishte vula e gjithë jetës tënde në mesin tonë.

O Allah, strehoje Albanin në Firdeusin më të Lartë! Ndërsa familjes dhe gjithë shokëve dhe miqëve(jo të pakët) të Albanit epju sabrin dhe gajretin.

Shoku yt:

Husamedin Abazi

The post Fjalët e Hoxhës për studentin që vdiq duke falur Namazin e Akshamit appeared first on Mesazhi.com.

10 raste të reja me HIV-AIDS në Kosovë

Posted: 30 Nov 2016 11:45 PM PST

Janë dhjetë raste të reja në Kosovë që sivjet kanë rezultuar pozitive në virusin HIV. Kjo është bërë e ditur nga shefi i Repartit A, të Repartit Infektiv, Dr. Murat Mehmeti.

Ai udhëheq repartin ku janë në mbikëqyrje mjekësore 33 pacientë, të cilët janë të prekur nga virusi që ka shkaktuar AIDS-in.

"Momentalisht janë 33 pacientë që janë në mbikëqyrje. Prej tyre 25 janë nën trajtim mjekësor dhe 8 nuk janë duke marrë terapi", ka thënë doktori Mehmeti për Gazetën "Zëri".

Numër në rritje i rasteve me HIV-AIDS

Ai ka thënë se sivjet është një numër në rritje i rasteve të raportuara për dallim me ato të viteve paraprake.

"Krahasuar me vitet tjera është numër më i madh. Çdo vit kemi pasur nga 2-3 raste. Ndërkohë, sivjet karakteristikë është që raste të reja kemi pasur disa djem të rinj homoseksualë", ka thënë doktori Mehmeti.

Sipas tij, ndonëse nuk është bërë ndonjë analizë e saktë në lidhje me këtë numër në rritje, një nga faktorët mund të jetë edhe sensibilizimi i qarkut ku kanë ndodhur marrëdhëniet homoseksuale.

"Nuk kemi ndonjë të dhënë që sivjet kemi numër më të madh të testuarve në krahasim me vitet tjera", ka thënë doktori Murat Mehmeti, infektolog në Klinikën Infektive të QKUK-së

The post 10 raste të reja me HIV-AIDS në Kosovë appeared first on Mesazhi.com.

Vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës

Posted: 30 Nov 2016 11:44 PM PST

Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë sot mbajtjen e seancës plenare.

Sipas njoftimit për media, seanca do të vazhdojë në orën 10:00.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, Kuvendi i Kosovës ka miratuar ligjin për Obiqlin, me anë të të cilit kjo komunë trajtohet si zonë e veçantë për shkak të rrezikut nga ndotjet.

The post Vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës appeared first on Mesazhi.com.

Related Posts: