Mesazhi.com: “KQZ: Lladrovci ka fituar zgjedhjet në Drenas me 62.69%” plus 9 more |
- KQZ: Lladrovci ka fituar zgjedhjet në Drenas me 62.69%
- Dalin rezultat e para preliminare: PDK nis festimet, prin Lladrovci
- Halep, digjen autobusët e evakuimit
- Dobitë e panumërta të xhenxhefilit dhe udhëzime të përdorimit
- Exit poll-i, në Drenas fiton Ramiz Lladrovci
- DnV shpalos parregullsitë gjatë votimeve në Drenas
- Hamas: Izraeli vrau ekspertin tonë të dronëve
- Stamboll, autokolona me ndihma humanitare niset drejt Halepit
- Të vish në këtë botë atje ku i thuhet jetës lamtumirë
- Stoltenberg: NATO nuk dëshiron Luftë të Ftohtë
| KQZ: Lladrovci ka fituar zgjedhjet në Drenas me 62.69% Posted: 18 Dec 2016 01:44 PM PST Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) është fitues i zgjedhjeve të sotme në Drenas, me 62.69 për qind të votave. Kundërkandidati i tij nga Nisma, Isa Xhemajlaj, ka marrë 37.31 për qind.Kështu ka bërë të ditur kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, në një konferencë në mbrëmje.Për këto zgjedhje kanë qenë 52 569 votues të regjistruar. Numri i fletëvotimeve të vlefshme ishte 22 718; kurse të pavlefshme ishin 581 sosh.Përqindja e votuesve që kanë votuar është 44,32 për qind. The post KQZ: Lladrovci ka fituar zgjedhjet në Drenas me 62.69% appeared first on Mesazhi.com. |
| Dalin rezultat e para preliminare: PDK nis festimet, prin Lladrovci Posted: 18 Dec 2016 11:53 AM PST Driton Selmanaj nga Koalicioni për Integritet Zgjedhor (KIZ) thotë se ecuria e balotazhit në Drenas është shënuar me më shumë parregullsi se raundi i parë. Ndërkaq, nga Komisioni Qendror Zgjedhor vijnë rezultatet e para preliminare. Sipas faqes zyrtare të KQZ-së, në pesë vendvotime nga 72 prej tyre, kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci, prin me 724, derisa ai i NISMA për Kosovën Isa Xhemajlaj ka 342 vota. Rezultatet Preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta. Sipas KIZ-it, fitues po del të jetë Lladrovci me 62 për qind të votave. Personave që festonin iu bashkua edhe kandidati I PDK-së, Ramiz Lladrovci, i cili ka "zbërthyer" se si "forca e bën fuqinë": "Ja se si forca e bën fuqinë. Kjo është thënia me të cilën u tallët të gjithë mirëpo shikojeni tash", ka thënë Lladrovci. The post Dalin rezultat e para preliminare: PDK nis festimet, prin Lladrovci appeared first on Mesazhi.com. |
| Halep, digjen autobusët e evakuimit Posted: 18 Dec 2016 10:50 AM PST Disa autobusë që po përdoreshin për të evakuuar persona të sëmurë dhe të plagosur nga fshatrat e rrethuara siriane al Foua dhe Kefraya, në provincën Idlib, u sulmuan dhe u dogjën të dielën dhe akuzat po biejnë mbi rebelët. Autokolona po udhëtonte drejt zonave të rrethuara nga luftëtarët rebelë. Forcat pro qeveritare po i kërkojnë njerëzve të largohen nga fshatrat me shumicë shiite në mënyrë që evakuimi i Halepit lindor të rifillojë. Por, pavarësisht problemeve, media shtetërore siriane thotë se autobusët me njerëz nga Halepi janë vënë në lëvizje. Observatori sirian për të drejtat e njeriut, bëri të ditur se gjashtë autobusë ishin sulmuar dhe djegur ndërsa media shtetërore nënvizoi se terroristë të armatosur sulmuan pesë autobusë, të cilët u dogjën dhe u shkatërruan tërësisht. Rreth 1200 persona pritet të largohen nga Halepi lindor, e cila po sulmohej nga Asadi dhe Rusia në tentativë për ta vënë nën kontroll territorin e qeverisur nga grupet anti regjim. The post Halep, digjen autobusët e evakuimit appeared first on Mesazhi.com. |
| Dobitë e panumërta të xhenxhefilit dhe udhëzime të përdorimit Posted: 18 Dec 2016 10:29 AM PST Xhenxhefili është njohur dhe përdorur që në lashtësi, jo vetëm si një erëz që jepte shije, por edhe si rrënja magjike që parandalonte një sërë sëmundjesh. Jo më kot kinezët në shkrimet e tyre të lashta rendisnin të gjitha dobitë që sillte xhenxhefili. Ndërsa në Mesjetë, sunduesit evropianë e përshkruan atë si afrodiziakun natyror. Rreth shekullit XVI-të, xhenxhefili është përdorur si ilaç kundër murtajës. Por çfarë të mirash të tjera sjell xhenxhefili? Lexojeni me kujdes materialin e mëposhtëm, në këtë mënyrë do të vlerësoni më shumë se çfarë dobish ka xhenxhefili në turpin tonë. Të mirat shëndetësoreNë mjekësinë bimore, xhenxhefili konsiderohet si një substancë e shkëlqyer, e cila nxit eleminimin e gazit në zorrë dhe ndihmon në qetësimin e spazmave të barkut. Hulumtimet bashkëkohore shkencore kanë zbuluar se xhenxhefili ka veti të shumta terapeutike, duke përfshirë efektet antioksidante dhe ato kundër inflamacioneve të shumta. Qetëson sistemin gastrointestinalJu zë makina, deti, keni marrje mendsh apo ndonjë shqetësim tjetër? Xhenxhefili është një zgjidhje shumë e mirë. Ai ndihmon në eliminimin e të gjitha këtyre shenjave. Xhenxhefili zvogëlon të gjitha simptomat që lidhen me marramendjen, të përzierat dhe djersitjen e ftohtë. I sigurtë edhe për gratë shtatzënaXhenxhefili mund të ndihmojë fare mirë gratë shtatzëna, sidomos me problemet e muajve të parë të shtatzanisë. Zakonisht medikamentet nuk janë të këshillueshme, pasi mund të shkaktojnë defekte serioze në fetus, por xhenxhefili është i sigurt. Vetë obstetër-gjinekologët e kanë pohuar një fakt të tillë, pra atë që xhenxhefili nuk ka asnjë efekt anësor tek fëmija. Veçoritë antiinflamatore të xhenxhefilitXhenxhefili ka efekte të fuqishme antiinflamatore, falë disa elementëve që përmban dhe që quhen, xhinxhrole. E thënë më qartë: Nëse ju vuani nga osteoporoza apo nga artiti reumatologjik, do të keni më pak dhimbje nëse konsumoni rregullisht pak xhenxhefil. Ajo që duhet të bëni, është t’u shtoni pak xhenxhefil ushqimeve tuaja. Mbron organizmin nga tumoret kolorektale (zorrës së trashë)Substancat e gjendura në këtë bimë, ndalojnë qelizat kancerogjene që mund të rriten brenda zorrës së trashë. Në fakt, ky nuk është një hamendeshim, por një përfundim shkencor, në të cilin kanë kanë dalë studiuesit e Universitetit të Minesotës. Xhinxherolët rrisin deri në 6 herë sistemin imunitar te njeriu, çka e bën organimizmin më të fortë dhe, si pasojë e kësaj, ai lufton të gjitha qelizat e dëmshme.
Xhenxhefili lufton kancerin e vezoreveIshte Dr. Rebeca Lui, e cila së bashku me kolegët e saj nga universiteti i Miçiganit, arritën në konkluzion (falë eksperimenteve të ndryshme), se xhinxherolët, fitonutrintët aktiv të xhenxhefilit, vrisnin qelizat tumorale të vezoreve. "Ishte si një vdekje e programuar qelizore, si një vettretje ajo që ju ndodhte qelizave të këqija në parni të xhinxherolit", është shprehur Dr. Lui.
Aktivizon sistemin imunitarPak xhenxhefil në çaj, gatime, sallata apo i futur në lëngjet e freskëta, është aleati më i mirë, jo vetëm i ditëve kur keni marrë ndonjë të ftohtë apo grip, por gjithashtu do të ndihmoni trupin të djersisë në mënyrë të shëndetshme. Një djersë e mirë mund të bëjë shumë më tepër se një detoks i thjeshtë. Studiuesit gjermanë kanë zbuluar së fundmi se djersa përmban një gjen të fuqishëm, i cili mund të ndihmojë trupin që të luftojë infeksionet. Dermicidina e prodhuar në prani të xhenxhefilit, sekretohet në djersë dhe transportohet në sipërfaqen e lëkurës. Në këtë mënyrë, ai e mbron trupin nga mikroorganizmat dhe bakteret e dëmshme si tilla si Escherichia coli, stafilokoku dhe infeksionet bakteriale. Këshilla Zgjidhni xhenxhefil të freskët më mirë sesa atë të tharë. Efekti nuk është i njëjtë. Xhenxhefilin mund ta hasni në tre ngjyra: të verdhë, të bardhë dhe të kuq, kjo në varësi të llojit të tij. Kur blini xhenxhefil të freskët, kini parasysh që ai të jetë i butë dhe pa myk. Në market ai gjendet në dy forma: I ri dhe i maturuar. Këtij të fundit duhet t'i hiqet lëkura. Ndërsa në Azi nuk është e nevojshme një gjë e tillë, kjo për arsyen se në këtë kontinent ai gjendet gjithmonë i ri.
The post Dobitë e panumërta të xhenxhefilit dhe udhëzime të përdorimit appeared first on Mesazhi.com. |
| Exit poll-i, në Drenas fiton Ramiz Lladrovci Posted: 18 Dec 2016 10:22 AM PST Konferenca e Institutit për Hulumtime dhe Analiza Sociale ku do të prezantohet rezultatet preliminare permes “ExitPoll”, ka nxjerrur fitues kanditatin e PDK-së, Ramiz Lladrovcin. Arian Janova nga ky Institut ka thënë se kanë marr moster 3000 respodent me 20 qendra."Mundësia e gabimeve tona mund të jetë deri në 3%", ka thënë ai. Nga keto anketa del se ka fituar Ramiz Lladrivci 59. 7 për qind, kurse Isa Xhemalaj 40.3 për qind./L The post Exit poll-i, në Drenas fiton Ramiz Lladrovci appeared first on Mesazhi.com. |
| DnV shpalos parregullsitë gjatë votimeve në Drenas Posted: 18 Dec 2016 09:25 AM PST Demokracia në Veprim njofton se deri në orën 17:00, kanë votuar 39 për qind e qytetarëve me të drejtë vote në Drenas. "Ekipet në orët e mbrëmjes kanë hasur ne minibus që kanë bartur votues në mënyrë të mobilizuar", u tha në konferencë, transmeton Telegrafi, duke përmendur këto parregullsi: "Votimet familjare janë regjistruar në 67 raste; 12 raste të fotografimit të votës; në pesë raste është ofruar asistencë më shumë se një votuesi; 144 votues nuk e kanë gjetur ermin ne lista; ka raste tl votimit të personave te cilëve u është gjetur sprej ne gisht, pastaj persona te paautorizuar ne vendvotime në dy raste etj.". The post DnV shpalos parregullsitë gjatë votimeve në Drenas appeared first on Mesazhi.com. |
| Hamas: Izraeli vrau ekspertin tonë të dronëve Posted: 18 Dec 2016 08:20 AM PST Grupi palestinez i rezistencës Hamas ka akuzuar Izraelin për vrasjen e inxhinierit të tyre të aviacionit në Tunizi këtë javë, raporton Anadolu Agency (AA). Muhammad Al-Zawari u qëllua për vdekje në qytetin juglindor të Tunizisë Sfax të enjten. Brigada “Qassam”, krahu i armatosur i Hamasit, tha se al-Zawari ishte një nga komandantët e tyre mbikëqyrës i programit të grupit të dronëve. Shërbimi sekret izraelit në vazhdimësi vret aktivistë dhe lider të Hamasit edhe jashtë teritoreve palestineze. Në janar të vitit 2010 në një dhomë hoteli në Dubaj, agjentët izraelit nga disa vende të ndryshme të botës, të organizuar në menyre shumë profesionale vranë Mahmoud al-Mabhouh, një nga themeluesit e brigadës Izudin al Kasam, krahu ushtarak i levizjës Hamas. Sipas ekspertëve vrasjet që izraeli i bënë jashtë vendit nuk jep prononcime për to. The post Hamas: Izraeli vrau ekspertin tonë të dronëve appeared first on Mesazhi.com. |
| Stamboll, autokolona me ndihma humanitare niset drejt Halepit Posted: 18 Dec 2016 08:03 AM PST STAMBOLL (AA) – Është zhvilluar ceremonia e nisjes së 14 mauneve me ndihma humanitare në drejtim të Halepit, raporton Anadolu Agency (AA). Me ndërmjetësimin e drejtuesve të AK Partisë në Sarıyer të Stambollit, 14 maunet me ndihmat humanitare janë mbledhur nga qytetarë të këtij rajoni. Maunet janë nisur nga Sarıyer-i nën shoqërimin e lutjeve të qytetarëve të mbledhur me këtë rast. Në një fjalim të mbajtur në këtë ceremoni Kryetari i AK Partisë për këtë rajon, Salih Baryraktar duke dënuar sulmet terroriste të ndodhura kohët e fundit në vend tha: “E gjithë bota është duke qëndruar e heshtur përballë kësaj mizorie. I vetmi vend që ngre zërin është Turqia. Ne do të vazhdojmë të jemi të fortë për deri sa t’ju dalim për zot atyre që ju bëhet padrejtësi. Organizuam një fushatë sensibilizimi për të dërguar ndihma në Halep dhe qytetarët i ‘u përgjigjën fuqishëm kësaj thirrjeje. 14 maunet me ndihma humanitare të mbledhura nga qytetarët tanë u nisën drejt kufirit me Sirinë.”
The post Stamboll, autokolona me ndihma humanitare niset drejt Halepit appeared first on Mesazhi.com. |
| Të vish në këtë botë atje ku i thuhet jetës lamtumirë Posted: 18 Dec 2016 08:01 AM PST HALEP (AA) – Çdo moment vazhdon të jetë një dramë më vete në lindje të Halepit, vend i cili ndodhet nën rrethimin e Asadit dhe grupeve terroriste që ndihmojnë ato, raporton Anadolu Agency (AA). Aktivisti Mahmud Rashvani, i cili ndodhet në lindje të Halepit, përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale tregoi edhe njëherë kushtet e vështira të jetës atje, faktin se çdo moment dhjetëra njerëz vriten si dhe kushtet e vështira ku një fëmijë i thotë “përshëndetje” kësaj bote. Spitalet në këtë rajon janë të mbyllura për shkak të sulmeve të regjimit dhe momentalisht nuk ka asnjë të tillë. Mahmud Rashvani thuhet se këtë video e ka regjistruar më 12 dhjetor. Në të tregohet një spital i cili është boshatisur për shkak të sulmeve dhe një operacion lindjeje i cili bëhet me mjete rrethanore. Rashvani në videon e publikuar thotë: “Momentalisht Halepi ndodhet nën rrethim. Neve na erdhi një grua e cila duhet të bënte lindje përmes operacionit. Për shkak se nuk arritëm ta nxjerrim nga rrethimi shokët tanë mjekë me ndihmën e një mamie kryen këtë operacion me mjetet rrethanore që na kanë mbetur këtu. Operacioni përfundoi, por fëmija lindi me probleme. Fëmija dhe nëna duhet të evakuohen për tu mjekuar, por nuk mund të bëjmë dot asnjë gjë për të dy.” The post Të vish në këtë botë atje ku i thuhet jetës lamtumirë appeared first on Mesazhi.com. |
| Stoltenberg: NATO nuk dëshiron Luftë të Ftohtë Posted: 18 Dec 2016 07:59 AM PST ANKARA (AA) – NATO nuk dëshiron një Luftë të Ftohtë, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg për të përditshmen gjermane Bild të shtunën vonë, transmeton Anadolu Agency (AA). Deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm vijnë para takimit të Këshillit NATO-Rusi. “Ky është sinjal për takimin e Këshillit NATO-Rusi të hënën: NATO nuk dëshiron ndonjë përshkallëzim, ajo nuk dëshiron një Luftë të Ftohtë”, tha Stoltenberg në intervistë. The post Stoltenberg: NATO nuk dëshiron Luftë të Ftohtë appeared first on Mesazhi.com. |
| You are subscribed to email updates from Mesazhi.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





