Mesazhi.com: “Keksa” plus 9 more

Mesazhi.com: “Keksa” plus 9 more


Keksa

Posted: 13 Dec 2016 02:42 PM PST

Përbërësit:
-4 Vezë ( vetem të verdhët )
-2 Sheqer Vanille
-220 gr. Sheqer Pluhur
-400 gr. Butter
-600 gr. Miell

Pregaditja:
Të gjithë këto përzihen dhe bëhet brum i trash (si brumi për Tatli ) mbështjellet me Folie dhe lihet 1 Orë në Frigorifer.
Pastaj brumi Hollohet behet Petë dhe në Forma si mbas Dëshires dhe Pjeken për 10-12 min. 170°
Pastaj behen hollen ne forme te rrubullaket dhe bashkohen ne mes vete ne mes mundemi ti vendosim mermollad.Format mundemi ti bejm sipas deshires .. Dekorohen me Sheqer Pluhur.

The post Keksa appeared first on Mesazhi.com.

Turqia shembull për Kosovën në transformimin e shëndetësisë

Posted: 13 Dec 2016 12:32 PM PST

Ministri turk i Shëndetësisë, Recep Akdağ, ka deklaruar se bashkëpunimi mes Turqisë dhe Kosovës në fushën e shëndetësisë do të vazhdojë gjithmonë të rritet, raporton Anadolu Agency (AA).

Akdağ është takuar sot me homologun e tij kosovar, Imet Rrahmani, në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë në Ankara. Dy ministrat pas takimit organizuan një konferencë të përbashkët për mediat.

Pasi shprehu kënaqësinë për takimin me Rrahmanin dhe delegacionin që e shoqërojnë atë, ministri Akdağ ka vënë theksin tek lidhja shumë e fortë që ekziston mes dy vendeve, duke shtuar se nuk është thjeshtë një bashkëpunim, por një solidaritet vëllazëror dhe miqësor. Ai ka vënë në dukje se Turqia ka njohur Kosovën vetëm një ditë pasi shpalli pavarësinë.

Akdağ veçoi se marrëveshja e parë mes Turqisë dhe Kosovës është firmosur nga vetë ai dhe se Turqia i jep shumë rëndësi unitetit dhe tërësisë territoriale të Kosovës.

“Normalisht që në rritjen e marrëdhënieve mes dy vendeve një rol të rëndësishëm kanë luajtur lidhjet tona me një të kaluar të hershme dhe historike. Personalisht i kushtoj shumë rëndësi rritjes së bashkëpunimit në fushën e mjekësisë. Krahas një marrëveshjeje që kemi bërë në vitin 2004 i kemi shtuar edhe atë pas pavarësisë së Kosovës më 18 shtator të vitit 2009. Në këtë mënyrë ne kujdesemi për klientët që vijnë nga Kosova në bazë të një protokolli të firmosur nga dy vendet. Kemi bashkëpunim në fushën e arsimit bashkë me miqtë dhe vëllezërit tanë kosovarë në Turqi. Që prej vitit 2013 ekipet tona të mjekësisë me rastin e javës mjekësore shkojnë në Kosovë dhe punojnë bashkë me kolegët e tyre kosovarë. Në këtë mënyrë edhe ndihmojnë pacientët dhe shkëmbejnë përvojën e tyre atje”, u shpreh ministri turk i Shëndetësisë.

Duke theksuar se takimi ka kaluar shumë i frytshëm, Akdağ në vijim ka thënë se Kosova është duke punuar për ngritjen e një sistemi të ri sigurimesh dhe se mbi bazën e kësaj po bën reforma në sistemin e shëndetësisë. Ai ka shtuar më tej se “Kemi vendosur që për reformimin e shëndetësisë në Kosovë të prezantojmë atje përvojën tonë duke ngritur një ekip dhe duke punuar bashkë.”

“Dëshirojmë të transferojmë këto suksese në Kosovë”

Ndërsa ministri kosovar i Shëndetësisë, Imet Rrahmani është shprehur se gjatë vizitës kanë patur mundësi të vizitojnë disa institucione shëndetësore në Turqi.

“E shikojmë si shumë të suksesshëm sistemin shëndetësor në Turqi dhe ne duam që këtë sukses ta transferojmë në Kosovë”, tha Rrahmani dhe më pas shtoi se kjo vizitë për fat të keq erdhi në një kohë të vështirë për Turqinë.

Rrahmani ngushëlloi familjarët e viktimave në sulmin terrorist në Stamboll dhe theksoi se Turqia do të kalojë me sukses të gjitha këto ditë të vështira.

Duke falënderuar Turqinë për qëndrimin pranë Kosovës në mënyrë të vazhdueshme, Rrahmani u shpreh se “Nëse nuk do të kishim një ndihmë të tillë, nuk do të mund të kishim zhvillime në disa përparime. Prej shumë kohësh, çdo vit 100 të sëmurë kurohen në Turqi. Këta pacientë zakonisht janë të rasteve të rënda që nuk mund të kurohen në Kosovë. Unë ju falënderoj shumë në emër të atyre familjeve. Shumë të sëmurë nga Kosova zgjedhin Turqinë për kurim. Ndërkohë shumë spitale të Turqisë kanë hapur klinikat e tyre në Kosovë. Në këtë mënyrë ata shërbejnë për lehtësimin e problemeve tona shëndetësore. Krahas kësaj veçanërisht në fushën e arsimimit dhe trajnimit Republika e Turqisë na ka ndihmuar. Unë gjej rastin që të falënderoj edhe njëherë ministrin Akdağ edhe për bashkëpunimin që do të kemi në të ardhmen”

Rrahmani më pas ka thënë se do të jetë i lumtur të shikojë praninë e ministrat Akdağ në Kosovë gjatë javës shëndetësore Turqi-Kosovë e cila do të organizohet së shpejti.

The post Turqia shembull për Kosovën në transformimin e shëndetësisë appeared first on Mesazhi.com.

Protesta në Londër dhe Stamboll në përkrahje të sirianëve në Alepo

Posted: 13 Dec 2016 12:25 PM PST

Mesazhet e postuara në rrjetet sociale nga sirianët në Alepo, kanë motivuar mijëra protestues nëpër kryeqytetet më të mëdha të botës kundër regjimit të Asadit

"Po pres vdekjen", është ky një nga mesazhet e postuara në rrjetet sociale nga një banor i Alepos, që pushtoi mediat gjatë ditës së sotme.

Protesta të shumta duke u solidarizuar me banorët, kanë shpërthyer në kryeqytete të mëdha të botës.

Qindra protestues kanë dal në rrugët e Londrës duke bërë thirrje për ndërhyrje për t'i ruajtur civilët të cilët po bëjnë thirrje për ndihmë.

Protesta kanë shpërthyer edhe në Stamboll të Turqisë me kërkesat e njëjta.

The post Protesta në Londër dhe Stamboll në përkrahje të sirianëve në Alepo appeared first on Mesazhi.com.

Armëpushimi në lindje të Halepit u arrit me ndërmjetësimin e Turqisë

Posted: 13 Dec 2016 11:05 AM PST

Zyrtarë të shërbimeve inteligjente të Turqisë për agjencionin informativ turk AA kanë njoftuar se kanë arritur në rezultat pas një pune intensive ndërmjetësimi mes palëve për evakuimin në mënyrë të sigurtë të dhjetëra mijëra civilëve të bllokuar nën rrethimin e forcave të regjimit në Halep si dhe për largimin e grupeve opozitare të armatosura.

Duke theksuar se dakordësimi i realizuar në saj të ndërmjetësimit të Turqisë do të mundësojë fillimisht evakuimin e civilëve, zyrtarët kanë njoftuar se janë dërguar autobusët që do të transportojnë popullatën në perëndim të Halepit.

Gjithashtu zyrtarët kanë theksuar se dakordësimi do të përfshijë edhe largimin në mënyrë të sigurtë me armët e lehta nga rajoni të grupeve të armatosura opozitare.

Edhe burimet e opozitarëve të cilët për AA-në kanë bërë deklaratën e parë në lidhje me dakordësimin njoftuan se një pjesë e madhe e grupeve opozitare kanë pranuar të largohen nga qyteti.

The post Armëpushimi në lindje të Halepit u arrit me ndërmjetësimin e Turqisë appeared first on Mesazhi.com.

Zaev fton shqiptarët në koalicion kundër Gruevskit

Posted: 13 Dec 2016 09:05 AM PST

Kryetari i Lidhjes Social Demokrate, Zoran Zaev i ka bërë thirrje të gjitha partive politike shqiptare, që fituan mandate në zgjedhjet e së dielës, që t'i bashkohen partisë së tij për formimin e qeverisë së re dhe ta refuzojnë Nikolla Gruevskin.

"Regjimi nuk guxon të formojë qeverinë e Maqedonisë. Të gjitha partitë, përveç VMRO DPMNE-në nuk duhet të mendojnë për të shkelur vullnetin e shprehur në zgjedhje për formimin e qeverisë në koalicion me Nikolla Gruevskin. Rezultatet e para kanë hutuar qytetarët”.

“Rezultatet zyrtare ende nuk kanë dalë. Nëse korrigjohen një pjesë e numrave, LSDM do të ketë më shumë mandate në njësinë e gjashtë zgjedhore dhe me këtë rezultati do të jetë 50 me 50 në deputetë", ka deklaruar Zaev në paraqitjen e parë pas publikimit të rezultateve të para nga KSHZ-ja sipas të cilave VMRO-ja e Gruevskit ka fituar dy mandate më shumë se partia që drejtohet prej tij, LSDM.

Ai tha se në zgjedhjet e së dielës kishte një fitore historike nga ana e qytetarëve të Maqedonisë, që nuk guxon sipas tij, në asnjë mënyrë të shuhet.

"Së bashku rrëzuan regjimin, qytetarët zgjodhën jetën në Maqedoni. Dua ta respektoni vullnetin e qytetarëve. Shumica e qytetarëve votuan për ndryshime. Arritëm të bashkojmë Maqedoninë etnike", tha Zaev duke iu referuar votimeve ku shumë shqiptarë dhe pjesëtarët të bashkësive tjera etnike votuan për partinë e tij.

Formimi i qeverisë së re është në duart e partive shqiptare pasi as VMRO-ja e as LSDM-ja nuk do të jenë në gjendje të formojnë qeverinë e re.

Partitë shqiptare kanë fituar 20 mandate; 10 BDI-ja, 5 Lëvizja BESA, 3 Aleanca për Shqiptarët dhe 2 PDSH-ja.

BDI ende nuk është deklaruar për pozicionin e saj, ndërsa Lëvizja Besa ka bërë thirrje për një qeveri të gjerë ose reformatore, por edhe kjo pjesëmarrjen do ta kushtëzojë me kërkesat për çështjet shqiptare, njëjtë sikur edhe Aleanca për Shqiptarët.

Pavarësisht kësaj, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski ka thënë se qeverinë do ta formoj partia e tij sa më shpejtë që të jetë e mundur.

The post Zaev fton shqiptarët në koalicion kundër Gruevskit appeared first on Mesazhi.com.

Mustafa thotë se Qeveria do të mbështesë shqiptarët e Luginës së Preshevës

Posted: 13 Dec 2016 09:00 AM PST

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, gjatë vizitës në Gjilan ka zhvilluar një drekë pune me përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, përkatësisht me deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Fatmir Hasani, kryetarin e Bujanocit, Shaip Kamberi, kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Jonuz Musliu, dhe kryetaren e Kuvendit Komunal të Preshevës, Ardita Sinani.

Gjatë takimit, ku ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi, ministri Haki Demolli dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, u bisedua gjerësisht për koordinimin, bashkëpunimin e gjithanshëm me liderët politikë, si dhe me përkrahjen e Republikës së Kosovës për qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Mustafa theksoi përkushtimin e veçantë për zgjerimin e shumanshëm të bashkëpunimit, duke ofruar mbështetje konkrete për qytetarët që jetojnë në tri komunat.

Ai shprehu shqetësimin që qytetarët shqiptarë atje ballafaqohen me forma të diskriminimit dhe vështirësi të krijuara si pasojë e politikave të nivelit qendror në Serbi, duke shprehur përkujdesjen maksimale të Kosovës në këtë aspekt.

Përfaqësuesit e lartë politikë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës e njoftuan kryeministrin Mustafa për sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen. Duke folur për zhvillimet e ndryshme në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, përfaqësuesit shqiptarë kërkuan përkrahje të mëtejme të Kosovës në avancimin e proceseve si dhe tejkalimin e pengesave me të cilat ballafaqohen si pasojë e politikave jo të drejta nga niveli qendror në Beograd.

Gjatë takimit, u fol edhe për fusha konkrete të fuqizimit të bashkëpunimit dhe përkrahjes së Kosovës për qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. U bisedua po ashtu për mundësitë e përkrahjes së Kosovës në fushën ekonomike, të infrastrukturës, kulturës, arsimit, e shumë fusha të tjera.

The post Mustafa thotë se Qeveria do të mbështesë shqiptarët e Luginës së Preshevës appeared first on Mesazhi.com.

Banorja nga Halepi, thirrje botës “Mos flini, ndalni gjenocidin”

Posted: 13 Dec 2016 08:31 AM PST


“Aktualisht në Halep po përballemi me një gjenocid. Kjo mund të jetë videoja e fundit e imja”, thotë aktivistja nga Halepi, Lina el-Shami

Që nga 15 nëntori e deri tani nga 991 ka arritur në 1.071 pasi ditën e djeshme forcat e regjimit dhe milicët me mbështetjen e Iranit dogjën të gjallë 4 fëmijë dhe 9 gra si dhe ekzekutuan me plumba 67 meshkuj.

Aktivistja Lina el-Shami e cila ka njoftuar botën për tragjedinë në rajonin lindor të Halepit në Siri që është bërë një skenë e masakrave nga regjimi i Bashar Asadit dhe milicëve shiitë nën komandën e Iranit i ka bërë thirrje botës që të kalojë në veprim duke thënë “Aktualisht në Halep po përballemi me një gjenocid. Kjo mund të jetë videoja e fundit e imja”, raporton Anadolu Agency (AA).

Shami duke publikuar në median sociale audio dhe video në gjuhën angleze ku ajo ka vënë në dukje se dhjetëra mijëra civilë janë bllokuar në një territor prej 6 kilometra katrorë në sulmet e ashpra të forcave të regjimit, ajo po jep përpjekje që të tejkalojë indiferencën e opinionit publik ndërkombëtar në lidhje me Halepin.

Pasi ka publikuar videon e saj pas zbulimit se milicët shiitë me mbështetje nga Irani në rajonet që kanë marrë nën kontroll kanë ekzekutuar civilët Lina thotë:

“I bëj thirrje të gjithë atyre që mund të më dëgjojnë. Aktualisht në Halepin e rrethuar po përballemi me një gjenocid. Kjo mund të jetë videoja ime e fundit. Mbi 50 mijë njerëz që janë kundër diktatorit Asad kërcënohen me ekzekutim ose me bombardime. Sipas aktivistëve forcat e regjimit dhe milicët në rajonet që kanë marrë nën kontroll kanë vrarë duke ekzekutuar më shumë se 180 persona. Këtu nuk ka asnjë territor të sigurtë dhe asnjë mundësi për të jetuar. Çdo bombë e re do të thotë një masakër e re. Shpëtoni Halepin, shpëtoni njerëzinë!”.

“Mund të humbin jetën mijëra civilë”

Ndër të tjera në zërin e regjistruar audio të dërguar gazetarit të AA-së, Lina ka shprehur se regjimi i Asadit nuk ka hezituar të përdorë armët kimike kundër civilëve.

Lina el-Shami më tej ka shpjeguar se avionët luftarakë kanë sulmuar me gaz klorin lagjet Firdevs dhe Bustan el-Kasr dhe se situata njerëzore në rajonet nën rrethim ka arritur në përmasa katastrofike, duke shtuar se situata përkeqësohet çdo ditë e më shumë ku kanë përfunduar stoqet e mallrave, janë zbrazur depot e ilaçeve.

“Përparimi i forcave të regjimit ka bërë që shumë persona të mbesin pa shtëpi në lagjet nën rrethim për arsyen se shumë civilë janë larguar nga këto lagje, gjë e cila ka shkaktuar edhe mbipopullim”, tha Lina duke vënë në dukje se vazhdimi i bombardimeve dhe sulmeve do të shkaktojnë vdekjen e mijëra civilëve të bllokuar në këto rajone.

Pasi ka vënë theksin se kanë përjetuar ditë shumë të vështira nën rrethim Lina tha se: “Bombardimet dhe sulmet nuk kanë rreshtur aspak, bombat kanë rënë si shiu mbi ne që në orët e para të mëngjesit. Sulmet ajore janë pasuar nga iniciativa për të marrë nën kontroll rajonet nga regjimi dhe milicët që mbështesin atë”.

“U bëj thirrje të gjithë njerëzve në botë, mos flini! Ndalni gjenocidin!”

Aktivistja Lina për të tërhequr vëmendjen e botës ndaj masakrës në Halep dhe për të theksuar indiferencën e opinionit ndërkombëtarë për përpjetimet në Halep, ajo i shkruan mesazhet e saj në gjuhen angleze “Shpëtoni Halepin (#SaveAleppo) dhe “Shpëtoni njerëzinë” (#Savehumanity).

Gjithashtu duke bërë edhe publikimin “U bëj thirrje të gjithë njerëzve në botë, mos flini! Mund të bëni diçka! Protestoni! Ndalni gjenocidin!” Lina për të zgjuar ndërgjegjen njerëzore u ka bërë thirrje të gjithë popujve të botës që të kalojnë në veprim, të bëjnë protesta duke u ulur para konsullatave të Sirisë, Rusisë dhe Iranit.

Numri i civilëve të vrarë që nga 15 nëntori e deri tani nga 991 ka arritur në 1.071 pasi ditën e djeshme forcat e regjimit dhe milicët me mbështetjen e Iranit dogjën të gjallë 4 fëmijë dhe 9 gra si dhe ekzekutuan me plumba 67 meshkuj.

 

The post Banorja nga Halepi, thirrje botës “Mos flini, ndalni gjenocidin” appeared first on Mesazhi.com.

Mustafa: FAK-u është në interes të të gjithë qytetarëve të vendit

Posted: 13 Dec 2016 07:50 AM PST

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), zotëri Haki Demolli në Kazermën ,,New Born'' të Batalionit të Parë të Reagimit të Shpejtë të FSK-së në Gjilan, priti në vizitë Kryeministrin e vendit zotëri Isa Mustafa, zëvendës kryeministrin Ramiz Kelmendi dhe kryetarin e komunës së Gjilanit, zotëri Lutfi Haziri.

Fillimisht, kryeministri Mustafa me bashkëpunëtorë zhvilloi një takim të përbashkët me ministrin e FSK-së, Haki Demolli, drejtorin e Drejtorisë për Operacione në MFSK, gjeneral brigade Zymer Halimi, zëvendës komandantin e Forcave Tokësore të FSK-së, gjeneral brigade Gëzim Hazrollin, komandantin e Brigadës për Reagim të Shpejtë(BRSH), kolonel Xhevahir Gecin si dhe komandantin e Batalionit të parë të Reagimit të Shpejtë(Bat.1 RSH), nënkolonel Haki Xhemajlin.

Me këtë rast, komandanti i Batalionit të parë të Reagimit të Shpejtë, nënkolonel Haki Xhemajli para kryeministrit Mustafa dhe Ministrit Demolli prezantoi misionin, detyrat dhe aktivitetet e njësisë që komandon, ndërsa në vazhdim kompanitë e Batalionit demonstruan praktikisht disa prej shkathtësive dhe pajisjeve personale dhe kolektive të njësisë.

Pas vizitës së pikave të demonstrimit të pjesëtarëve të Bat 1 të RSH, ministri Haki Demolli e njoftoi kryeministrin Mustafa dhe delegacionin e tij mbi të arriturat dhe sukseset e Ministrisë së FSK-së dhe FSK-së në veçanti gjatë vitit 2016, dhe po ashtu shfrytëzoi rastin që ta falënderoi Kryeministrin për shkresën të cilën të cilën ia kishte dërguar kohë më parë NATO-s, për të cilën gjatë këtyre ditëve, shtoi Ministri: ,,kemi marrë një përgjigje pozitive e cila përgjigje hap rrugën për intensifikimin e bashkëpunimit në mes të FSK-së dhe NATO-s në përgjithësi''.

Më tej, ministri i FSK-së, Haki Demolli tha se shpreson që ky bashkëpunim dhe ky intensifikim i bashkëpunimit FSK-NATO do të jetë një hap më tutje në përgatitjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur të Kosovës, kuptohet duke tregu siç tha Ministri ,,se ne edhe tani jemi të gatshëm për transformim vetëm se jemi duke pritur vendimin politik të Kuvendit të Republikës së Kosovës''.

Në vizitën tij, në Kazermën e FSK-së në Gjilan, Kryeministri Isa Mustafa i shprehu Ministrit Demolli dhe krerëve të FSK-së mirënjohjen për një punë dhe angazhim të përkushtuar i cili po tregohet i suksesshëm si në vend ashtu edhe jashtë në arenën ndërkombëtare.

Më tej, i pari i Qeverisë, zotëri Mustafa u shpreh se: ,,mund të ju them se si Kryeministër jam tepër i kënaqur kur shoh Forcën e Sigurisë në një gjendje të tillë gatishmërie, të përgatitjes, disiplinës, njerëz të arsimuar shkëlqyeshëm në qendrat botërore, të rinj të cilët kanë arritur rezultate të mrekullueshme në çdo vend ku kanë qenë në shkollim, trajnim, gara të ndryshme'' duke theksuar se FSK-ja e ka përkrahjen e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, Kryeministri Mustafa tha se: ,,FSK-ja është një forcë e cila çdo minutë, çdo sekondë është e gatshme të shndërrohet ose transformohet në Ushtri të Kosovës, përkatësisht në Forcë të Armatosur të Kosovës dhe mbetet vetëm vendimmarrja politike të cilën duhet të miratohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Në fund, Kryeministri Isa Mustafa shtoi: ,,duhet të kemi përkrahje, transformimi është në interes të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, edhe të popullatës jo shumicë, veçmas kur kemi rreth 17 % të këtij Batalioni pjesëtarë nga popullsia jo shumicë, 10 % nga komuniteti serb dhe 7 % nga komunitetet tjera''. Kjo flet, për një interesim të komuniteteve për tu bërë pjesë e FSK-së dhe nesër pjesë e Forcës së Armatosur të Kosovës. Prandaj me këtë rast shpreh kënaqësinë time edhe ti uroj oficerët për një punë të mrekullueshme dhe gjithë pjesëtarët e FSK-së si dhe të shpreh përkrahjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, përfundoj Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, zotëri Isa Mustafa.

The post Mustafa: FAK-u është në interes të të gjithë qytetarëve të vendit appeared first on Mesazhi.com.

Veseli dhe Ramadani diskutojnë për mundësitë e evitimit të ndotjes së ajrit në Prishtinë

Posted: 13 Dec 2016 04:50 AM PST

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, me të cilin diskutoi për nivelin e cilësisë së ajrit në Prishtinë dhe për masat që duhet ndërmerren për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.

Kryetari Veseli tha se ky takim vjen në kuadër të përpjekjeve të tij për sensibilizimin e kësaj gjendjeje dhe nevojës për rritjen e angazhimeve për evitimin e saj, duke shmangur kështu ndonjë pasojë të mundshme.

Veseli tha se duhet ndërmarrë të gjitha masat, duke eliminuar shkaktarët e kësaj gjendjeje, e cila po e vështirëson jetesën e qytetarëve, veçanërisht të atyre që jetojnë në vise urbane.
"Cilësia e ajrit është çështje emergjente për jetën e qytetarit. Kuvendi do të ndërmarrë çdo iniciativë, e cila vlerësohet se do të kontribuojë në këtë drejtim. Shumë shpejt Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor do të dalë me një plan të veprimit për cilësinë e ajrit", theksoi kryetari i Kuvendit.

Kryeparlamentari Veseli e konsideroi imediate nevojën e evitimit të përdorimit të makinave të vjetra në ambiente urbane, si dhe të zvogëlimit të lirimit të dyoksidit të karbonit nga ngrohja. Ai tha se kjo e bën edhe imperativ nevojën e shtrirjes së ngrohjes së qytetit në të gjithë territorin e kryeqendrës.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, tha se institucioni që ai drejton po e përcjell me vëmendje situatën dhe të gjitha problemet që mund të shfaqen në shëndetësinë publike. Ai tha se prej 23 tetorit të këtij viti, qyteti i Prishtinës është zhytur në një ndotje, e cila, sipas matjeve, paraqitet në vlera jashtë normales.

Ndër masat e paraqitura për evitimin e saj, drejtori Ramadani përmendi hartimin e planit të aksionit për përmirësimin e cilësisë së ajrit, heqjen nga përdorimi të veturave të vjetra, si dhe zvogëlimin e lëndëve djegëse nga qytetarët. Ai kërkoi nga qytetarët që gjatë kësaj kohe të evitojnë ecjet nëpër ambientet e hapura të qytetit të Prishtinës.

The post Veseli dhe Ramadani diskutojnë për mundësitë e evitimit të ndotjes së ajrit në Prishtinë appeared first on Mesazhi.com.

Muri në veri, projekt i Rusisë

Posted: 13 Dec 2016 03:32 AM PST

Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka thënë se çdo tentativë për të ndërtuar mure në këtë shekull është kundër vlerave evropiane.

"Ky mur nuk do të ekzistojë e as nuk do ta lejojmë për këtë qytetarët duhet të jenë të sigurt sidomos ata në Mitrovicës. Ndërtimi i mureve është një kompleks rus që po tenton të shfaqet negativisht në Kosovë. Ne për këtë sot kemi biseduar edhe më BE-në dhe këtë mur nuk do ta lejojmë", ka thënë Veseli

The post Muri në veri, projekt i Rusisë appeared first on Mesazhi.com.

Related Posts: