Mesazhi.com: “Fëmija 5 vjeçar nga Halepi lexon Kuran në vend të anestezionit” plus 9 more |
- Fëmija 5 vjeçar nga Halepi lexon Kuran në vend të anestezionit
- Pse Meleku Xhibril zgjodhi Muhamedin a.s t’i flas?!
- Kulla Eiffel fikë dritat për Halepin (VIDEO)
- Boshnjakët protestojnë kundër gjenocidit në Halep (FOTO)
- Vogëlushja nga Halepi i bën thirrje për ndihmë Çavushollu-t
- Turqi, autokolonat humanitare nisen për në Halep të Sirisë
- Tatli me susam
- DEASH merr përgjegjësinë për sulmin në katedralen në Egjipt
- #SaveAleppo: Fotografitë që tregojnë se si lufta shkatërroi Aleppon, dikur qytet i ëndrrave (Video/Foto)
- Shefja e BE-së në Kosovë: Bashkimi Evropian ndërton ura e jo mure
| Fëmija 5 vjeçar nga Halepi lexon Kuran në vend të anestezionit Posted: 14 Dec 2016 02:25 PM PST Regjimi i Asadit dhe milicët shitë të mbështetur nga Irani prej kohësh vazhdojnë bombardimet intensive në lindje të Halepit. Ndërkohë një fëmijë 5 vjeçar i plagosur i marrë nga ekipet shëndetësore të cilët nga pamundësia i kryejnë ndërhyrjet mjekësore në bodrume, shihet qartë në një video që në vend të anestezisë lexon ajetet të sureve Tebbet dhe Bejjine, për të lehtësuar dhimbjen e tij. Në kohën kur mjekët mundoheshin të ndërhynin për mjekimin e tij, fëmija i vogël për shkak të dhimbjeve të mëdha këndon ajete nga Kur’an-i famlartë. Ai dëgjohet të lexojë ajetet e sures Tebbet dhe Bejjine, kuptimi i së cilave është si vijon; Sureja Tebbet – 5/5 (Surja nr 111) 1. Iu thafshin duart Ebu Lehebit dhe u thaftë në gjithçka! 2. Nuk do ta ndihmojnë atë as pasuria dhe as fitimet e tjera. 3. Ai, me siguri, do të hidhet në zjarrin me flakë të tërbuara, 4. Po ashtu edhe gruaja e tij, që mbart drutë e zjarrit, 5. Në qafën e saj do të ketë një litar prej fijesh palme. Surja Bejjine – 5/8 (Surja nr 98) 1. Ata që nuk besojnë prej ithtarëve të Librit dhe idhujtarëve, nuk do të largoheshin (nga mosbesimi i tyre), derisa t'u vinte dëshmia e qartë: 2. Një i Dërguar nga Allahu, i cili t'u lexonte faqe të pastra (Kuranin), 3. Të cilat përmbanin rregulla të drejta. 4. Ata, që u ishte dhënë Libri, u përçanë vetëm atëherë, kur u erdhi dëshmia e qartë. 5. E megjithatë, ata qenë urdhëruar vetëm që të adhuronin Allahun me përkushtim të sinqertë, duke qenë në fenë e pastër (të Ibrahimit), si dhe të falnin namazin e të jepnin zekatin. Kjo është feja e drejtë. The post Fëmija 5 vjeçar nga Halepi lexon Kuran në vend të anestezionit appeared first on Mesazhi.com. |
| Pse Meleku Xhibril zgjodhi Muhamedin a.s t’i flas?! Posted: 14 Dec 2016 02:09 PM PST The post Pse Meleku Xhibril zgjodhi Muhamedin a.s t’i flas?! appeared first on Mesazhi.com. |
| Kulla Eiffel fikë dritat për Halepin (VIDEO) Posted: 14 Dec 2016 11:26 AM PST The post Kulla Eiffel fikë dritat për Halepin (VIDEO) appeared first on Mesazhi.com. |
| Boshnjakët protestojnë kundër gjenocidit në Halep (FOTO) Posted: 14 Dec 2016 11:12 AM PST Mijëra njerez janë mbledhur sot në qytete të ndryshme në Bosnjë për protestuar kundër gjenocidit që po ndodhë në Halep të Sirisë. Protestave të boshnjakëve ju kanë paraprirë turqit, të cilët gjatë ditës së djeshme janë mbledhur në qytete të ndryshme të vendit. /MESAZHI.COM/
Fotot: WorldbulletiN The post Boshnjakët protestojnë kundër gjenocidit në Halep (FOTO) appeared first on Mesazhi.com. |
| Vogëlushja nga Halepi i bën thirrje për ndihmë Çavushollu-t Posted: 14 Dec 2016 07:56 AM PST Bana nga Twitteri i ka dërguar mesazh ministrit Çavuşoğlu pas shkeljes së armëpushimit nga milicët shiitë nën komandën e Iranit dhe regjimit të Bashar Asadit. ANKARA (AA) – Vogëlushja 7 vjeçe nga Halepi Bana i ka bërë thirrje për ndihmë ministrit të Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, raporton Anadolu Agency (AA). Ajo këtë lutje e bëri nga rrjetet sociale pas shkeljes së armëpushimit nga regjimi i cili u arrit mbrëmë me ndërmetësimin e Turqisë. Bana nga Twitteri i ka dërguar mesazh ministrit Çavuşoğlu pas shkeljes së armëpushimit nga milicët shiitë nën komandën e Iranit dhe regjimit të Bashar Asadit. “I nderuar Mevlüt Çavuşoğlu dje kishim shpresa? Çfarë po ndodh tani? Ju lutem na ndihmoni, nuk ka më kohë”, ka shkruar ajo. Ndërsa Çavuşoğlu duke iu përgjigjur vogëlushes ka thënë: “Ruaje shpresën motra ime. Turqia i dëgjon thirrjet e tua. Po punojmë shumë që ti japim fund makthit që po përjeton ti dhe shumë fëmijë të tjerë sirianë”.
Bana që nga muaji shtator e deri më tani nga rrjetet sociale bën publikime në lidhje me situatën e fundit në Halep dhe për jetesën nën bombardime. The post Vogëlushja nga Halepi i bën thirrje për ndihmë Çavushollu-t appeared first on Mesazhi.com. |
| Turqi, autokolonat humanitare nisen për në Halep të Sirisë Posted: 14 Dec 2016 07:44 AM PST Autokolonat me ndihma humanitare të organizatës turke IHH për banorët e Halepit janë nisur sot nga Stambolli në drejtim të vendkalimit kufitar Cilvegozu në provincën Hatay, nga ku do të hyjë në Siri, raporton Anadolu Agency (AA). Në fazën e parë që ka filluar sot, ndihmat humanitare të tubuara anembanë Turqisë do të mbërrijnë në Halep përmes 350 kamionëve. Autokolona pritet të mbërrijë në Hatay të premten më 16 dhjetor dhe një ditë më vonë do të niset drejt kufirit ku do të duhet të futet në teritorin e Sirisë. Pjesëtarë të organizatës IHH dhe organizatave tjera humanitare ishin tubuar për të përcjellë kolegët e tyre drejt Sirisë. Sloganet "Muslimanë mos flini, kujdesuni për vëllezërit tuaj'', "Halepi po vdes, bota hesht","Duhet heshtur kur flenë fëmijët", ishin vetëm disa nga shumë sloganet të cilat i brohorisnin ata. Predsidenti i IHH-së, Bulent Yildirim tha se bota po dëshmon për masakrat që po bëhen në Siri ndërkohë që fuqitë islamike nuk po bëjnë asgjë. "Shpresojmë që deri në mbrëmje të kemi lajme të mira. Por, që Turqia të jetë e fortë në tryezë të bisdimeve, njerëzit duhet të jenë në rrugë. Kur kjo autokolonë të niset ju bashkojuni të njëjtës në mënyrë që ata të cilët negociojnë të mund të thonë se “njerëzit e duan këtë”, kërkoi Yildirim. Ai kishte mesazh edhe për popujt e botës islame. "Nëse nuk jeni në rrugë, një ditë bombat do t’u gjejnë edhe juve, ato nuk do të ndalen", tha Yildirim i cili apeloi që Irani të mos mbajë anën e Bashar al-Assadit. Ai rikujtoi se Turqia bisedon më Iranin dhe Rusinë dhe se po bënë përpjekje për të evakuuar civilët nga Halepi. Nëse kjo ndodh, thotë Yildirim, rreth 100 mijë refugjatë do të shkojnë në Idlib, dhe nga shkaku i kësaj është e nevojshme për çdo refugjat të mundësojmë batanije dhe jastëkë, tenda, shtretër, veshje, këpucë, ushqim, pajisje higjienike etj. “Në fazën e parë të ndihmës humanitare, nëpërmjet 350 kamionëve do të dërgohet ndihmë në Halep, ndërsa në po përpiqemi të rrisim këtë numër në 1.000 kamionë", tha Yildriim. Ndërkohë, 22 kamionë të Kombeve të Bashkuara të ngarkuara me ndihma humanitare kanë kaluar në anën e Sirisë përmes vendalimit kufitar Cilvegozu. Brenda kamionëve që për destinacion kanë Idlibin ka ushqim dhe medikamente. The post Turqi, autokolonat humanitare nisen për në Halep të Sirisë appeared first on Mesazhi.com. |
| Posted: 14 Dec 2016 07:37 AM PST Përbërësit: -1 gote te ujit kos Pregaditja: The post Tatli me susam appeared first on Mesazhi.com. |
| DEASH merr përgjegjësinë për sulmin në katedralen në Egjipt Posted: 14 Dec 2016 06:23 AM PST Sulmi është kryer në kishën Shën Pjetri, që gjendet afër katedrales Shën Marku, e cila shërben si selia e Patriarkanës Ortodokse Koptike. Organizata terroriste DEASH ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin në katedralen Koptike në kryeqytetin egjiptian Kajro, gjatë fundjavës së kaluar ku humbën jetën 25 persona, raporton Anadolu Agency (AA). Sulmi është kryer në kishën Shën Pjetri, që ndodhet afër katedrales Shën Marku, e cila shërben si selia e Patriarkanës Ortodokse Koptike. Një numër i madh personash u plagosën gjatë sulmit, që shkaktoi një valë pakënaqësie në vendin i cili ka popullatë shumicë muslimane. The post DEASH merr përgjegjësinë për sulmin në katedralen në Egjipt appeared first on Mesazhi.com. |
| Posted: 14 Dec 2016 05:01 AM PST Me shekuj me radhë, Aleppo ka qenë qyteti më i madh i rajonit sirian dhe një nga qytete më të vjetra të banuara në botë. Me monumentet historike, arkitektura e tij mesjetare dhe trashëgiminë tradicionale, ky qytet fitoj titullin "Kapitali islamik i Kulturës 2006". Sot, qyteti tragjik ka mbetur vetëm fantazmë, duke pësuar shkatërrim të rëndë, më mijëra civilë të vdekur gjithandej rrugëve, shkruan lajmi.net. Të gjitha palët në konflikt po përdorin fuçi bombash dhe armësh të ndryshme. Qindra njerëz janë detyruar të largohen nga atje, por qindra të tjerë kanë mbetur të bllokuar. Marrëveshja për evakuimin e luftëtarëve kryengritës dhe civilëve nga pjesa lindore e Aleppos duket se ka ngecur, pasi aktivistët kanë raportuar se ushtria qeveritare ka nisur sërish granatimet në këtë qytet sirian. Më poshtë do keni mundësi të shikoni disa fotografi që tregojnë efektin shkatërrues të luftës në Siri dhe Aleppo, dikur një vendi shumë i bukur.
The post #SaveAleppo: Fotografitë që tregojnë se si lufta shkatërroi Aleppon, dikur qytet i ëndrrave (Video/Foto) appeared first on Mesazhi.com. |
| Shefja e BE-së në Kosovë: Bashkimi Evropian ndërton ura e jo mure Posted: 14 Dec 2016 04:39 AM PST Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, i është përgjigjur deputetes së LDK-së, Vjosa Osmanit, kur e ka pyetur për murin që është ndërtuar tek ura e Ibrit në Mitrovicë. Ajo ka thënë se BE-ja ndërton ura e jo mure, duke thënë se nuk e përkrahin një gjë të tillë. "Bashkimi Evropian ndërton ura e jo mure", ka thënë Apostolova, shkruan lajmi.net. Sipas saj kjo çështje duhet të vendoset në dialog në mes kryetarëve të komunave veri dhe jug dhe përfaqësuesve të BE-së. "Ajo që kam pa është pyetje që duhet të vendoset në dialog mes kryetarëve dhe përfaqësuesve të BE", ka thënë ajo. The post Shefja e BE-së në Kosovë: Bashkimi Evropian ndërton ura e jo mure appeared first on Mesazhi.com. |
| You are subscribed to email updates from Mesazhi.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |







