“Mbyllet furra e bukës shkaku i dy minjve (Video)” plus 1 more Telegrafi Dështime

“Mbyllet furra e bukës shkaku i dy minjve (Video)” plus 1 more Telegrafi Dështime


Mbyllet furra e bukës shkaku i dy minjve (Video)

Posted: 11 Dec 2016 06:21 AM PST

Në Madrid të Spanjës është mbyllur një furrë buke e popullarizuar, pasi në njërin nga banakët ku ishin të ekspozuara kiflet janë gjetur dy minj.

Policia ka detyruar zyrtarët e 'Pueblo Nuevo' që të bëjnë të gjitha kontrollet e higjienës dhe të tregojnë dokumentet, se gjithçka është në rregull, transmeton Telegrafi.

Furra që bën bukë dhe kifle të ndryshme, ka përfaqësi edhe në vende të ndryshme të Evropës, por këto të fundit nuk do të mbyllen.

Megjithëse zyrtarët e kompanisë kanë thënë se ky është incident i izoluar, kurse shumë klientë kanë thënë se nuk do të blejnë më bukë dhe produkte të tjera në atë vend.

"Minjtë lëviznin të lirë në mes të ditës, po çfarë mund të bëhet natën nëpër punëtori, këtë nuk dua ta di", ka thënë një grua, që ishte blerëse e rregull në atë lokal. /Telegrafi/

The post Mbyllet furra e bukës shkaku i dy minjve (Video) appeared first on Telegrafi.

Mashtron të dashurin se kinse e kanë masakruar, do të befasoheni nga reagimi i tij (Video)

Posted: 11 Dec 2016 05:05 AM PST

Gruaja e njohur vetëm De'arra nga Shtetet e Bashkuara, ka provuar ta mashtruojë të dashurin e saj Ken, duke u bërë kinse është mbytur nga sulmi me thikë.

Ajo ka vënë disa shenja në gjoks dhe qafë, ndërsa e ka mbuluar trupin dhe dyshemenë me lëng të kuq që duket si gjak, transmeton Telegrafi.

Pasi Ken ka hyrë në shtëpi, është tmerruar nga ajo që ka parë dhe ka shkuar menjëherë te trupi saj i 'masakruar'.

Por, pasi ka qëndruar pranë saj, ai nuk ka bërë asnjë reagim për ta shpëtuar. Madje, nuk ia ka kontrolluar pulsin, apo nëse është duke marrë frymë.

Pasi ka shkuar të merr telefonin, ai e ka lënë sipër guaskës së tualetit, pa e thirrur ambulancën.

"Mahi e rëndë dhe e pashije, por i dashuri saj nuk paska dijeni për asgjë" është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/

The post Mashtron të dashurin se kinse e kanë masakruar, do të befasoheni nga reagimi i tij (Video) appeared first on Telegrafi.