I dashur Aurel,
Ju falënderoj nga zemra për letrën tuaj aq të ngrohtë, një letër e përshkuar tej e ndanë nga një atdhetarizëm i kulluar, që ua dërgoni miqve të kësaj faqeje interneti. Jam shumë i entuziazmuar që ju, megjithëse i lindur dhe i rritur larg Shqipërisë, ruani thellë në shpirt dashurinë për tokën amë. Kjo do të thotë se ju rridhni nga një famije me taban mjaft të shëndoshë kombëtar, e cila ju ka kalitur me frymën e admirueshme të nacionalizmit shqiptar. Diaspora shqiptare duhet të çohet më këmbë dhe të zgjuajë mbarë popullin tonë, i cili, për fatkeqësinë tonë të rëndë kombëtare, nxjerr nga gjiri i vet dhe voton për politikanë tradhtarë, argatë të regjur të grekosllavizmit.
Ju uroj shëndet dhe mbarësi familjare.
Miqësisht,
Eshrefi
Indianapolis, Indiana
03 dhjetor 2016
2016-12-03 18:16 GMT-08:00 Aurel Dasareti <dasaretiaurel@yahoo.com.au>:
I nderuar z Eshref Ymeri- autor i letrës, të nderuar bashkëkombës, përshëndetje!Unë shpesh vizitoj Shqipërinë bashkë me familjen më të afërt, sidomos verës, veçanërisht Sarandën. Dhe deri para 2 vitesh përherë kur kishim nevojë të vizitojmë disa orë ndonjë vend tjetër afër Sarandës, merrnim të njëjtin taksist (shqiptar mysliman me prejardhje çame) i cili na u dukeshe si një patriot. Një ditë, para dy vitesh, unë bashkë me gruan dhe vëllai me gruan e vet donim të vizitojmë një pikë shumë piktoreske “Syri i Kaltër”, afër Gjirokastrës, ku nga burimi i kaltër del një ujë i kristaltë, fantastik. Prindërit mbetën për disa orë të ruajnë fëmijët në Sarandë, kurse unë i telefonova taksistit “tonë” dhe nisëm rrugën. Pasi unë jam pak më llafazan se vëllai im, si zakonisht u ula përpara në mënyrë që të komunikojë më mirë me shoferin i cili gjithashtu është llafazanë, bile edhe e tepron duke përsëritur me mijëra herë se si grekët ia kanë masakruar familjen (edhe prindërit) vetëm për shkakun se janë shqiptarë çamë. Mirë kjo, përherë mendoja se me përsëritjen e historisë së njëjtë, dëshiron të “zgjojë” te ne ndjenjat atdhetare. Ama atë ditë e tregoi fytyrën e vet origjinale. Sa hymë në taksi filloi të shpjegon gjatë e gjerë se janë grekët ata që na e paskan themeluar Sarandën e cila sipas tij historikisht na paska qenë greke, më vonë e okupuar nga shqiptarët dhe se nuk është vetëm ai që e thotë këtë por edhe shumica e shqiptarëve vendës të Sarandës etj. Ne heshtëm përkundër faktit se na befasoi “patriotizmi” i tij. Pastaj e lëshoi muzikën greke. Disa këngë rresht. Ne prapë heshtëm. Kur kaluan afër 20 minuta vetëm me këngë greke e asnjë këngë shqipe e pyeta:“Pse dëgjon këngë greke, pse jo shqip?”Përgjigja e tij ishte:“Nuk kam asnjë ndjenjë për këngët shqipe, nuk më interesojnë fare. Kur dëgjojë këngë greke më ngrihen leshrat, të mrekullueshme, fantastike, folklori më i bukur dhe më i ëmbël në botë.”Vazhduam rrugën, mbërritëm te Syri i Kaltër. Bashkë me shoferin u ulëm te një restorant aty. Porositëm si rëndom edhe për te. Pasi hëngri dhe piu i them:“Shiko, ti vdesësh pas muzikës së armiqve të kombit tënd, atyre nazistëve/fashistëve grekëve-ortodoks që t`a kanë masakruar familjen vetëm për shkak se ti je shqiptar mysliman nga Çamëria. Përherë të kemi pas vetëm ty për taksist dhe përherë të kam paguar katërfishin e çmimit për shërbimet tua. Prej tani nuk dua më të kem punë me ty, merri këto euro për dy rrugë dhe shko menjëherë. Për rrugën kthyese do të marrë taksi tjetër.”Të nderuar, këtë që e them është një reflektim. Pasi jemi vëllezër gjaku dhe gjuhe dhe pasi unë nuk kam asnjë konflikt interesi në atdheun e gjyshërve të mi, si dhe pasi unë nuk jam politikisht korrekt, e them haptas, pa doreza, duke mos gjeneralizuar sendet:Të mos presim asgjë pozitive nga politikanët, zyrtarët dhe pseudo-intelektualët shqipfolës brenda dhe jashtë murit të arbrit , janë ata këlyshët e grekëve, serbëve, rusëve. Problemi kryesor qëndron në faktin se: Sa më në jug të Shqipërisë që shkon, aq më jokombëtarë është përqindja e popullatës shqiptare dhe aq më tepër janë në gjendje të vdesin për grekun dhe serbin.Unë jam i lindur në fund të vitit 1976 dhe nuk di shumë për kohën e xhaxhit Enver, ama shqiptari tipik i sotëm është kozmopolit, nuk ka asnjë krenari kombëtare, nuk ndjen gëzim, por as hidhërim apo vuajtje. Për ta bota është gri, qielli nuk është asnjëherë i kaltër, nuk ka shijen se jeton dhe shpesh do të parapëlqente të ishte i vdekur. Këta persona nuk kanë prirje për t`u vetë-akuzuar, për t`u ndjerë fajtorë, për t`u merakosur për dështimin e tyre.Na nevojiten mediumet atdhetare, të pavarura (mjerisht kemi vetëm 15-20 prej tyre) të cilat do të kontribuojnë në informimin e drejtë të kombit, nxitjen e nacionalizmit (pozitiv) te shqiptarët. Mediumet tona (99% e tyre) përkundër faktit se vetë-deklarohen se gjoja na qenkan kombëtare, janë joprofesionale, jo-atdhetare, në thelb u shërbejnë armiqve tradicional dhe të paguar nga ata, nuk janë gjë tjetër vetëm plehra që janë themeluar dhe udhëhiqen nga plehrat. Prandaj unë personalisht bashkëpunoj dhe postoj vetëm te mediumet për të cilat kam mendime të larta...Të mos ju lodhi më tepër, ditën natën e mirë dhe respekt për ju,Aurel Dasareti