“Kushtet e Athinës, Kotzias: Mbështetje Shqipërisë, por jo me hatër” plus 9 more 24 ore lajme

“Kushtet e Athinës, Kotzias: Mbështetje Shqipërisë, por jo me hatër” plus 9 more 24 ore lajme


Kushtet e Athinës, Kotzias: Mbështetje Shqipërisë, por jo me hatër

Posted: 28 Dec 2016 07:44 AM PST

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, në një intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve "AMNA" e ka quajtur tepër pozitiv dhe cilësor tekstin e konkluzioneve të presidencës sllovake të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, ku çështjet kryesore ishin integrimi i Shqipërisë, i Maqedonisë dhe i Turqisë. Ai ka shfaqur kënaqësinë e tij për ...

Kaia feston për 1 milion ndjekësit në Instagram

Posted: 28 Dec 2016 07:38 AM PST

Kaia Gerber mund ta konsiderojë vitin 2016 si vitin e suksesit të saj në mediat sociale. Vajza e modeles së famshme Cindy Crawford arriti të martën shifrën e 1 milion ndjekësve në Instagram. Një arritje që bëhet edhe më fantastike kur mendon se Kaia është vetëm 15 vjeç. Për të festuar këtë, Kaia postoi një ...

Jennifer Lopez dhe Drake konfirmojnë lidhjen

Posted: 28 Dec 2016 07:33 AM PST

Jennifer Lopez dhe Drake kanë konfirmuar se janë çift. 47-vjeçarja dhe 30-vjeçari kanë postuar në profilet përkatëse në Instagram një foto me njëri-tjetrin që nuk lë vend për diskutime. Kjo foto vjen vetëm një ditë pasi Rihanna i bëri "unfollow" JLo-së, me sa duket pasi kishte marrë vesh për lidhjen mes saj dhe reperit kanadez. ...

Nis zbardhja e Vettingut, Gjykata Kushtetuese rimblidhet të enjten

Posted: 28 Dec 2016 07:22 AM PST

Ditët e fundit të 2016 Gjykata Kushtetuese po bëhet gati t'u dhurojë shqiptarëve vendimin e zbardhur të ligjit të Vettingut, një vendim ky që i hap dritën jeshile qysh në ditët e para të 2017 zbatimit të reformës në drejtësi. Tetë gjyqtarët kushtetues janë thirrur për t'u takuar sërish në mbledhjen me dyer të mbyllura ...

Vasili: Kur do të vendosim për koalicionin me PS-në

Posted: 28 Dec 2016 07:15 AM PST

LSI nuk ngutet aspak për të marrë një vendim për fatin e koalicionit me Partinë Socialiste. Zëvendësi i Ilir Metës, thotë ka kohë të mjaftueshme përpara zgjedhjeve të 18 qershorit për vendosur për këtë çështje, pasi sipas tij LSI më parë duhet të shoh se si do funksioni bashkëqeverisja në vitin e fundit të këtij ...

Maqedonia mes dy opsioneve – formimi i qeverisë së re apo sërish zgjedhje

Posted: 28 Dec 2016 07:00 AM PST

Rezultati i ngushtë në zgjedhjet e 11 dhjetorit, i konfirmuar edhe në rivotimin e së dielës, e ka bërë si asnjëherë më të paqartë formimin e shumicës parlamentare dhe të kabinetit të ri qeveritar, shkruan REL. Në bazë të kushtetutës, konstituimi i përbërjes së re parlamentare duhet të bëhet më së voni 20 ditë pas ...

Rama këshillon shqiptarët e Maqedonisë: Të gjithë në qeveri, njësoni programin

Posted: 28 Dec 2016 06:53 AM PST

Krijimi i qeverisë së ardhshme maqedonase, përbën një interes të veçantë për Tiranën zyrtare. Fati i qeverise së Shkupit, varet ekskluzivisht nga qëndrimi që do të mbajnë partitë politike shqiptare atje. Qeveria shqiptare ka përgatitur një dokument këshillues për të gjitha partitë politike shqiptare në Maqedoni, ku përcjell qëndrimin e saj rreth qëndrimit të faktorit ...

Ulen çmimet e shitjes të prodhuesve industrial

Posted: 28 Dec 2016 06:42 AM PST

Çmimet e shitjes të prodhuesve industrial në tregun vendor në nëntor të këtij viti janë më të ulëta për 0.7% në nivel mujoj dhe për 0.8% në nivel vjetor, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM. Sipas të dhënave të Entit (ESHS), çmimet e shitjes në nëntor të këtij viti në krahasim me tetorin e vitit të ...

Gjilani ndanë dhurata për fëmijët me nevoja të veçanta

Posted: 28 Dec 2016 06:36 AM PST

Me moton "Me shumë dashuri nga unë për ty", nga fëmijët, për fëmijët në nevojë, organizuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit, si dhe katër Institucionet Parashkollore të Gjilanit, mbështetur nga bordi i prindërve me qëllim të mbështetjes së fëmijëve me nevoja të veçanta dhe fëmijët e familjeve me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale sot ...

Tregtia e jashtme, rritet ndikimi kinez në Shqipëri

Posted: 28 Dec 2016 06:30 AM PST

Shqipëria po shënon ndryshime të konsiderueshme në përqindje, të balancave të shkëmbimeve tregtare, si me vendet e rajonit, ashtu edhe me vendet të tjera joeuropiane. Referuar raportit të INSTAT për tregtinë e jashtme për muajin nëntor 2016, rezulton se Shqipëria ka shënuar një rritje të lartë të shkëmbimeve me Kinën, raporton Tv Scan. Këtë vit ...