Klan Kosova : “Mogherini: Do t’i ofrojmë ndihmë shtetit turk” plus 24 more |
- Mogherini: Do t’i ofrojmë ndihmë shtetit turk
- Hoxhaj dënon fuqishëm sulmin në Stamboll
- Pamje nga momenti i sulmit në klubin e natës në Turqi (VIDEO)
- Sulmi terrorist në Turqi: Njerëzit kërcyen në lumë për të shpëtuar
- Policia: Nata e Vitit të Ri kaloi pa incidente të rënda
- 35 të vdekur pas sulmit terrorist në një klub nate në Turqi
- Lind fëmija i parë në 2017
- E fundit: Sulm në një klub nate në Turqi, disa të plagosur
- Uron Shpend Ahmeti: Prishtina të bëhet me ligj në vitin 2017
- Urime Viti i Ri nga Klan Kosova
- Spektakël i jashtëzakonshëm fishekzjarresh në Dubai për Vitin e Ri (VIDEO)
- Shqipëri: Gianni De Biasi personazhi i vitit
- Këngët që nuk u pëlqyen gjatë vitit 2016 (VIDEO)
- Blushi me një urim “special” për kundërshtarët politikë
- Basketbollisti i njohur uron Vitin e Ri (FOTO)
- Ministri sheherli bëhet bujk – 31.12.2016 – Klan Kosova
- Librat që duhen lexuar në 2017-n
- Gjykata u ndryshon masën e sigurisë 59 policëve
- Kështu do ta mbani mend 2016-ën
- Rozana Radi uron të mos ketë luftë në asnjë vend të botës
- Kalori mund të harxhoni edhe pa ushtrime
- FJALA nga Podujeva informon qytetarët e Podujevës me dështimet e Qeverisë Lokale
- Vetëm qyteti i Shkupit feston në Maqedoni
- Gruevski në urimin e fundvitit: Përplot me energji dhe dëshirë për suksese të reja
- Rama në fjalimin e fundvitit: Në 2017, më shumë për të arritur objektivat (VIDEO)
| Mogherini: Do t’i ofrojmë ndihmë shtetit turk Posted: 31 Dec 2016 06:32 PM PST Edhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini pas sulmit terrorist që ndodhi në Turqi ka ofruar ndihmën e BE-së duke dënuar sulmin terrorist në shtetin turk, njofton Klan Kosova. “Viti 2017 filloi me një sulm terrorist në Stamboll. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të parandaluar këto tragjedi”, ka shkruar Mogherini në Twitter.
|
| Hoxhaj dënon fuqishëm sulmin në Stamboll Posted: 31 Dec 2016 06:23 PM PST Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka dënuar sulmin në Stamboll përmes një postimi në Twitter, njofton Klan Kosova. Hoxhaj ka shprehur ngushëllime për popullin dhe qeverinë turke. Të paktën 35 persona kanë vdekur dhe 40 të lënduar pas sulmit terrorist në klubin e natës Reina në Stamboll.
|
| Pamje nga momenti i sulmit në klubin e natës në Turqi (VIDEO) Posted: 31 Dec 2016 06:09 PM PST Në natën e ndërrimit të moteve në Turqi ndodhi edhe një sulm tjetër terrorist ku mbetën të paktën 35 persona të vdekur dhe 40 të plagosur transmeton Klan Kosova. Raportohet se një sulmues i veshur si babadimër ka shtënë drejt turmës me kallashnikov. Në klub kanë qenë rreth 700 njerëz, ndërsa disa prej tyre kanë kërcyer në lumin e Bosforit për të shpëtuar. Shikoni më poshtë pamjet e momentit kur ka ndodhur sulmi:
|
| Sulmi terrorist në Turqi: Njerëzit kërcyen në lumë për të shpëtuar Posted: 31 Dec 2016 05:32 PM PST Të paktën 35 persona kanë humbur jetën pas një sulmi në një klubin e natës Reina në Stamboll, transmeton Klan Kosova. Raportohet se në klub kanë qenë rreth 700 njerëz, ndërsa disa prej tyre kanë kërcyer në lumin e Bosforit për të shpëtuar. Të paktën gjashtë ambulanca janë duke transferuar njerëz në spital që kanë marrë plagë të rënda.
|
| Policia: Nata e Vitit të Ri kaloi pa incidente të rënda Posted: 31 Dec 2016 05:05 PM PST Festa e Vitit të Ri në Kosovë ka kaluar pa incidente të rënda. Këtë e ka bërë të ditur për Klan Kosovën edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha tha se çdo gjë ka shkuar në rregull gjatë natës së ndërrimit të viteve. “Bazuar në informacionet e deri tanishme festa e Vitit të Ri, respektivisht ndërrimi i viteve ka kaluar mirë, pa ndonjë incident serioz. Nga përdorimi i fishekzjarreve disa persona kanë kërkuar ndihmë mjeksore në QKUK, por nuk raportohet ende se lëndimet janë serioze. Gjithashtu si rezultat i përdorimit të fishekzjarreve janë raportuar edhe disa raste zjarrvënie ku përveq dëmeve materiale nuk ka pasur lëndime në njerëz”, ka thënë Hoxha.
|
| 35 të vdekur pas sulmit terrorist në një klub nate në Turqi Posted: 31 Dec 2016 04:44 PM PST Të paktën 35 persona kanë humbur jetën pas një sulmi në një klub nate në Stamboll, ka thënë guvernatori i qytetit, transmeton Klan Kosova. “Në mesin e të vdekurve është një polic”, tha Vasip Sahin, duke shtuar se ishte një sulm terrorist. Të paktën 40 persona të tjerë janë plagosur në sulmin që ndodhi në klubin e natës Reina në Turqi, në zonën e Ortakoi.
|
| Posted: 31 Dec 2016 03:55 PM PST Ka lindur fëmija i parë në vitin 2017-të. Fëmija i parë është djalë dhe ka lind në Spitalin e Gjinekologjisë në QKUK. |
| E fundit: Sulm në një klub nate në Turqi, disa të plagosur Posted: 31 Dec 2016 03:34 PM PST Disa njerëz janë “plagosur gjatë një sulmi në një klub nate në Stamboll”, raporton NTV i Turqisë, transmeton Klan Kosova. Sipas NTV-së dy sulmuesit kanë qenë të veshur në kostumin e “Babadimrit”. Stambolli ka qenë në gatishmëri të lartë për ndonjë rrezik të mundshëm nga sulmet terroriste, me ç’rast ka angazhuar 17.000 policë për sigurinë në qytet.
|
| Uron Shpend Ahmeti: Prishtina të bëhet me ligj në vitin 2017 Posted: 31 Dec 2016 03:23 PM PST Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti e ka bërë urimin e tij për vitin 2017-të "Urime të gjithëve viti i ri 2017! Ju dëshiroj sa më shumë të mira në këtë vit të ri. Urime Prishtinë e shpresoj se në vitin 2017 bëhesh me ligj", ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook. |
| Urime Viti i Ri nga Klan Kosova Posted: 31 Dec 2016 02:59 PM PST Të nderuar lexues të portalit tonë, Duke ju falënderuar për besimin që na keni dhënë gjatë kësaj kohe, ju urojmë shumë shëndet, lumturi dhe dashuri në vitin 2017. Ne mbetemi të përkushtuar që të jemi të saktë, të shpejtë dhe transparentë në të gjitha lajmet që ju ofrojmë. Faleminderit dhe njëherë dhe urime 2017-ta. Stafi i klankosova.tv Gëzuar! |
| Spektakël i jashtëzakonshëm fishekzjarresh në Dubai për Vitin e Ri (VIDEO) Posted: 31 Dec 2016 02:54 PM PST Dubai ka festuar Vitin e Ri në ndërtesën më të lartë të globit, Burj Khalifa ku u ndezën fishekzjarrët. Ndiqeni më poshtë momentin spektakolar të ndezjes së fishekzjarreve në ndërtesën më të lartë të globit: |
| Shqipëri: Gianni De Biasi personazhi i vitit Posted: 31 Dec 2016 02:47 PM PST Gianni de Biasi është personazhi i vitit nga klikimet në faqen e internetit të Top Channel. Italiani që drejton ekipin kombëtar të futbollit ka marrë më shumë klikime në sondazhin e hapur që Top Channel zhvillon në faqen e internetit, tanimë prej 12 vjetësh, duke u bërë kështu edhe shqiptari më popullor në Shqipëri. Tekniku i natyralizuar shqiptar vazhdon të ketë një ndikim shumë të madh te shqitarët, e më së shumti duket se ka ndikuar paraqitja që Shqipëia bëi në ndeshjet e Francë 2016, të parat në një event ndërkombëtar në historinë e futbollit shqiptar. Personazhi i dytë më i klikuar është kryeministri Edi Rama, ndërkohë që me një diferencë të vogël votash është renditur kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Shumë klikime ka marrë në këtë sondazh edhe Arbër Hajdari, personazh i bërë i njohur me fushatën e tij të bamirësisë 'Fundjavë ndryshe'. Në vendin e pestë është renditur ambasadori amerikan Donald Lu, ndërsa pas tij këngëtarja Era Istrefi, që gjatë vitit 2016 la gjurmë me hitet e saj muzikore. Renditja e personazheve më të rëndishme të vitit në faqen e internetit të Top Channel plotësohet nga Ilir Meta, Kombëtarja shqiptare e futbollit, futbollisti Armado Sadiku dhe politikani Ben Blushi.
|
| Këngët që nuk u pëlqyen gjatë vitit 2016 (VIDEO) Posted: 31 Dec 2016 02:42 PM PST Revista prestigjioze amerikane “Time” ka publikuar një listë të këngëve të cilat konsiderohen si më të këqijat për vitin 2016, transmeton Klan Kosova. Kënga më e keqe sipas “Time” është “Can’t stop the feeling” e kënduar nga Justin Timberlake. Shikoni më poshtë cilat ishin këngët më të këqija për vitin 2016: “Can’t stop the feeling” nga Justin Timberlake “Mom” nga Megan Tranior “Team” nga Iggy Azalea “Ghostbusters (I'm Not Afraid)”, Fall Out Boy & Missy Elliott “Bad Things” nga Machine Gun Kelly “I Took a Pill in Ibiza” nga Mike Posner “I hate u, i love u” nga Gnash “NO” nga Meghan Trainor “Private Show” nga Britney Spears “7 Years” nga Lukas Graham |
| Blushi me një urim “special” për kundërshtarët politikë Posted: 31 Dec 2016 02:21 PM PST Ben Blushi, kryetar i partisë Libra, ka zgjedhur të urojë kundërshtarët e tij politikë me rastin e festës së Vitit të Ri. "Kam një urim special për gjithë ata që këtë Vit e harxhuan duke u marrë me njeriun dhe jo me idenë. Ideja shkon më larg se njeriu dhe njeriu që shkon pas idesë ecën me larg se njeriu që shkon pas njeriut!", është shprehur Blushi. Urime kundërshtar. Takohemi Vitin tjetër kur do jeni më pak dhe shumë më te pasur me ide të varfëra! Ju pres!", ka thënë Blushi. |
| Basketbollisti i njohur uron Vitin e Ri (FOTO) Posted: 31 Dec 2016 02:14 PM PST Dardan Berisha, basketbollisti i njohur ka qenë njëri ndër të famshmit që kanë uruar për festën e Vitit të Ri 2017. “Urime 2017”, ka shkruar Berisha në Instagram, njofton Klan Kosova. Përndryshe basketbollisti i njohur në ndeshjen e fundit që skuadra e tij Polfarmex e humbi ndaj liderit Torun Berisha realizoi plot 38 pikë duke qenë lojtari i ndeshjes .
|
| Ministri sheherli bëhet bujk – 31.12.2016 – Klan Kosova Posted: 31 Dec 2016 02:13 PM PST |
| Librat që duhen lexuar në 2017-n Posted: 31 Dec 2016 02:09 PM PST Me plot bindjen mund të themi se 2016-a ka qenë një vit paksa i çmendur. Me ndryshime të vazhdueshme në panoramat politike, një seri ngjarjesh dramatike që kanë sjellë humbjen e shumë jetëve njerëzore, me paralajmërimet shqetësuese mbi ndryshimet klimatike, por edhe shumë e shumë probleme të tjera. Dhe mënyra më e mirë për t'u shkëputur nga ky realitet i shëmtuar, është të humbasësh në faqet e një libri të bukur. Është bukur, është çlodhëse, e madje mund edhe të mësosh shumëçka rrugës, shkruan Top Channel. Nëse doni të njihni më mirë njerëzit që ju rrethojnë, rekomandohet që gjatë 2017-s të lexoni "Quiet" (I qetë) nga Susan Cain. Nëse doni të njihni më mirë botën, libri i duhur është "Born a Crime" nga Trevor Noah, drejtues i "The Daily Show". Për të përmirësuar njohuritë ndihmojnë tituj si "The Establishment" nga Owen Jones, ose "Our Revolution" nga Bernie Sanders, ish-pretendent për garën presidenciale amerikane të 2016-s. Por nëse doni të humbisni në histori, titujt që ju sugjerohen janë "The Underground Railroad" nga Colson Whitehead dhe "Love Wins" nga Debbie Cenziper dhe Jim Obergefell. I pari sjell jetët e skllevërve në plantacionet e pambukut në Gjeorgji, ndërsa i dyti betejën për të drejtat civile dhe legalizimin e martesave mes të njëjtit seks në SHBA. |
| Gjykata u ndryshon masën e sigurisë 59 policëve Posted: 31 Dec 2016 02:06 PM PST Gjykata e Apelit e Kosovës, duke vendosur sipas ankesave të avokatëve mbrojtës, me anë te dy aktvendimeve të ndara, ua ka ndërprerë masën e paraburgimit 39 të pandehurve, dhe atë të arrestit shtëpiak 20 peronave të tjerë. Grupit të parë, masa e paraburgimi u është zëvendësuar më atë të arrestit shtëpiak, ndërsa grupit të dytë masa e arrestit shtëpiak u është zëvendësuar më atë te paraqitjes në stacion policor. Të gjithë këta po dyshohen nga ana e prokurorisë, se në cilësi të zyrtarëve policor, në rajonin e Mitrovicës, kanë kryer veprat penale: Keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe Marrje e ryshfetit, vepra këto te sanksionuara në bazë te dispozitave të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjykata e Apelit vlerëson se është i drejt qëndrimi juridik i Gjykatës se shkalles se parë, se ekziston dyshimi i bazuar, se te pandehurit kanë kryer këto veprën penale ngase në shkresat e lëndës ka prova të mjaftueshme që mbështesin këtë dyshim. Por kjo gjykatë nuk mbështetë konstatimet e gjykatës themelore, se ata mund të ndikojnë në dëshmitarë ose përsërisin veprat penale, ngase të njëjtit janë pezulluar nga pozitat e tyre. Sa i përket caktimit të paraburgimit mbi bazën e veçantë të rrezikut të ikjes, Apeli konstaton se ky rrezik mund të evitohet edhe me shqiptimin e masës së arrestit shtëpiak", thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit e Kosovës.
|
| Kështu do ta mbani mend 2016-ën Posted: 31 Dec 2016 02:00 PM PST "Corriere Della Sera" ka krijuar një galeri me foto nga viti që po lëmë pas, duke e titulluar "2016-ta në foto". Disa nga fotot tregojnë për ngjarjet më të rëndësishme të vitit, ndërsa të tjera janë zgjedhur nga skena prekëse. Një koleksion fotosh të rëndësishme e të fuqishme, nga rikthimi i terrorizmi që goditi Europën gjatë këtij viti, masakra e Brukselit, rënia e qeverisë "Renzi", si dhe vdekja e Fidel Castro-s.
|
| Rozana Radi uron të mos ketë luftë në asnjë vend të botës Posted: 31 Dec 2016 02:00 PM PST Të shumtë kanë qenë këngëtarët që kanë bërë urime për Vitin e Ri 2017. Ndër ta ka qenë edhe këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Rozana Radi, njofton Klan Kosova. Ajo përmes një postimi në rrjetin social Instagram ka uruar që të mos ketë luftë në asnjë vend të botës. |
| Kalori mund të harxhoni edhe pa ushtrime Posted: 31 Dec 2016 02:00 PM PST Kjo nuk do të thotë ta leni anash palestrën, por ju tregon se ushtrimet e vogla mund ta përmirësojnë shëndetit tuaj. Kur aktivitetet e mëposhtme bëhen përditshmëri atëherë jeni në rregull me veten, transmeton Klan Kosova Filloni nga tash Bëni fitnes nga vetëdijesimi Ngjitni shkallët Përdorni shkallët lëvizëse për mirë Ngrihuni , rrini në këmbë dhe filloni të ecni Loja me ngacmime mes shokëve Ecni apo shkoni me biçikletë deri në punë Bëni fshehurazi ca ushtrime Kaloni më shumë kohë me fëmijët tuaj Bëhuni aktiv gjatë drekës Aktivizohuni në punët shtëpiake Ushtroni këmbët përderisa lani dhëmbët Përdorni kohën e reklamave |
| FJALA nga Podujeva informon qytetarët e Podujevës me dështimet e Qeverisë Lokale Posted: 31 Dec 2016 01:57 PM PST Dega e Partisë FJALA në Podujevë përfundimin e vitit 2016 e zgjodhi ta bëjë duke shpërndarë mbi 1000 fletushka me dështimet e qeverisjes lokale. Këtë inicativë e mirëpriten mirë qytetarët e Podujevës duke pranuar fletushkat dhe duke e përshendetur këtë iniciativë nga të rinjët e Podujevës. Kësaj inicative i priu kryetari i degës së Partisë FJALA në Podujevë magjistri i ekonomisë Xhevdet Maloku.
|
| Vetëm qyteti i Shkupit feston në Maqedoni Posted: 31 Dec 2016 01:41 PM PST Edhepse disa nga komunat e Shkupit nuk do të organizojnë manifestime për Vitin e Ri, Shkupi mbetet njëri nga qytetet, tek i cili mund të vërehet një atmosferë festive. Në festimet e deritanishme, janë shënuar vetëm aktivitete për fëmijë, ndërsa që prej një jave, në sheshin "Maqedonia" janë hapur edhe tezgat me produkte të ndryshme, si dekorative ashtu edhe ushqimore, shkruan Tetovasot. |
| Gruevski në urimin e fundvitit: Përplot me energji dhe dëshirë për suksese të reja Posted: 31 Dec 2016 01:39 PM PST Plot me energji pozitive, entuziazëm, me dëshirën për suksese të reja për mbarë shoqërinë dhe shtetin, me gatishmërinë që të ndihmohet çdo njeri, çdo individ të kor sukses, me plan dhe strategji të projektuar mirë hyjmë në vitin 2017, tha në fjalimin e Vitit të Ri kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski. Qytetarëve të Maqedonisë u dëshiroi gëzim dhe Vit të ri të suksesshëm dhe realizim të qëllimeve dhe planeve të projektuara. “Secili prej Jush, në vitin e ri hyn me planet dhe problemet personale dhe familjare, me dëshira dhe sfida personale. Çdo individ i ka qëllimet e veta, për të cilat të mos harrojmë para së gjithash nevojitet shëndet i mirë. Prandaj, më lejoni secilit prej jush t’u uroj të ketë shëndet të mirë, ta ndjek fati, të ketë qetësi në shpirt, të japë dhe të marrë dashuri më shumë se kurrë më parë dhe t’i realizojë qëllimet dhe planet e projektuara”, theksoi lideri i VMRO-DPMNE-së |
| Rama në fjalimin e fundvitit: Në 2017, më shumë për të arritur objektivat (VIDEO) Posted: 31 Dec 2016 01:30 PM PST Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur pasditen e kësaj të premteje fjalimin e fundit për vitin 2016. Duke nënvizuar se në këto 3 vjet e pak qeverisje ka patur një seri arritjesh, kreu i ekzekutivit ka premtuar se vitin e ardhshëm do të punojë edhe më shumë për t’u ardhur në ndihmë të gjitha kategorive. Në fokus të fjalimit të Ramës kanë qenë problematikat në sektorët kyç të vendit, që nga drejtësia e deri tek arsimi, shëndetësia, ndihma për familjet në nevojë, etj. “Ndjesë çdo shqiptari që është përballur me padrejtësi shtetërore gjatë këtij viti. Do luftojmë që vitin e ri shteti të jetë më i drejtë për të gjithë. Ndjesë kujt ka rënë viktimë e pushtetit të korruptuar e të babëzitur gjyqësor. Viti i ri do të jetë më i miri për drejtësinë në këta 25 vjet dhe i pari i një zinxhiri vitesh në vazhdim për ndërtimin e një drejtësie që do garantojë barazi para ligjit”, ka thënë Rama. Ndjesa e radhës e tij ka qenë për dhunën në familje, që këtë vit, siç ka thënë kryeministri, ka tronditur opinionin publik me shfaqjet e saj ekstreme. “Dhimbja e atyre që e kanë përjetuar mbetet një thirrje për të bërë më shumë gjatë këtij viti të ri, jo vetëm ndaj këtij fenomeni por fenomenit të dhunës në tërësi që prek çdo komunitet”, është shprehur Rama. Kreu i qeverisë është shprehur i vetëdijshëm edhe për problemet me të cilat përballen sot pensionistët, pavarësisht shpërblimeve që kanë marrë. “Ndjesë çdo pensionisti që sot s’ka kush i thotë gëzuar dhe viti i ri i ngjan si një përsëritje e mundimshme e të vjetërit. Kemi bërë sa kemi mundur, por jo aq sa do të donim të bënim për të moshuarit. Nuk do ta rresht përpjekjen për të bërë më shumë për ta gjatë vitit të ri”, ka vijuar Rama. Në të njëjtën linjë ai është shprehur edhe sa i takon familjeve që jetojnë me ndihmë ekonomike. “Dhimbja e tyre është edhe dhimbja ime. Lufta e tyre do të jetë lufta jonë këtë vit të ri”, ka pohuar Rama. Një ndjesë u është rezervuar edhe individëve me aftësi të kufizuara, veteranëve, invalidëve e të përndjekurve, për faktin se nuk është bërë shumë në favor të tyre, “edhe pse nuk është bërë pak”. “Përpjekja për ta do të vazhdojë më shumë gjatë 2017-s”, ka premtuar Rama. Fokusi i tij i radhës ka qenë edhe investimi në infrastrukturë, si në atë urbane ashtu dhe në atë arsimore. “Ndjesë familjeve që jetojnë në ato fshatra që era e Rilindjes Urbane nuk i ka prekur. Por i siguroj se viti i ri do ta shtrijë më tej gjurmën e ndryshimit”, ka vijuar Rama. Ai u ka kërkuar ndjesë edhe punonjësve të sektorit publik, sidomos atyre të policisë, mjekëve, infermiereve dhe mësuesve për vështirësitë dhe baltën me të cilat përballen përditë në punën e tyre. Ai u ka premtuar këtyre kategorive se viti i ardhshëm do të jetë më i mirë për ta në disa aspekte. Sa u takon të rinjve, kreu i qeverisë ka dhënë garancinë e tij se, reforma në arsim e nisur këtë vit do të thellohet dhe do të bëhet më e prekshme për ta. Gjithashtu, ka vijuar ai, për të rinjtë do të vazhdojë ndryshimi i nisur për promovimin e konkurrencës reale. Mes të tjerash, Rama ka kërkuar ndjesë edhe çdo qytetari që është ndjerë i prekur nga gjuha e egër i Parlamentit, duke premtuar se vitin e ri do të punojë për ta ndryshuar atë. |
| You are subscribed to email updates from Klan Kosova. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |










