Komuniteti i gazetarëve në Kosovë është prekur nga lajmi për vdekjen e kolegut Zyhdi Belegu. AGK në këto momente të rënda bashkëndjejmë me familjen dhe miqtë e tij. Zyhdiu do të mbetet në kujtimin tonë si një profesionist i përkushtuar në punën e tij si gazetar.Ai do të mbahet në mend përgjithmonë për punën e sinqertë në funksion të informimit të drejtë të qytetarëve. I ndjeri Belegu për shumë vjet ka qenë korrespodent i RTK-së, për rajonin e Pejës.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës të cilët edhe I kanë shpreh ngushëllime familjes së tij.
“Komuniteti i gazetarëve në Kosovë është prekur nga lajmi për vdekjen e kolegut Belegu. Në këto momente të rënda bashkëndjejmë me familjen dhe miqtë e tij. Zyhdiu do të mbetet në kujtimin tonë si një profesionist i përkushtuar në punën e tij si gazetar”.
“Ai do të mbahet në mend përgjithmonë për punën e sinqertë në funksion të informimit të drejtë të qytetarëve”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të AGK-së.





