Prof.Dr. Hoxhaj dhe Ivica Daçiq
Ministri i Jashtëm serb ka shpenzuar shumicën e energjive të tij në punë për të sabotuar shtetin e ri të Kosovës, por ky incident nuk ishte në planet e tij.
Në oborrin e ndërtesës iu afrua dhe i tha kolegut shqiptar se ashensori ishte prishur papritur.
“Dua ta kuptosh që askush nuk po përpiqet të të vrasë”, tha Daçiqi.
Hoxhaj nuk e kishte humbur toruan nga incidenti.
“E kuptoj”, iu përgjigj ai. “Ashensori u rrëzua sepse Kosova, ndonëse një shtet i ri, ka peshë të madhe në fushën ndërkombëtare”.
Historia e mësipërme është një prej anekdotave interesante që shfaqen aty-këtu, në librin “Ngritja e një shteti” nga ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.