“I blen vajzës një kukull, por shokohet nga ajo që zbulon më pas (Video)” plus 3 more Telegrafi Dështime |
- I blen vajzës një kukull, por shokohet nga ajo që zbulon më pas (Video)
- Delja pengon policin në kryerjen e detyrës (Video)
- Kukulla që do duhej të qante, lëshon klithma të papërshtatshme për fëmijë (Video)
- Porositën tortën me njëbrirësh, ajo që iu erdhi i befasoi keq (Foto)
| I blen vajzës një kukull, por shokohet nga ajo që zbulon më pas (Video) Posted: 20 Dec 2016 02:04 PM PST Një nënë i ka blerë vajzës një kukull si dhuratë për ditëlindje, por më pas është shokuar nga ajo që ka zbuluar te dhurata. Gail Turley, nëna angleze 33-vjeçare i ka blerë vajzës së saj 2 vjeçe Kayla, disa ditë më parë, një kukull "Cry Baby", pasi vogëlushja e pa në një reklamë. Pasi e bleu dhuratën në e-Bay, nëna vërejti diçka të çuditshme. Gruaja, siç raporton "The Sun", është shprehur se ka mbetur pa fjalë kur ka dëgjuar tingujt që lëshonte kukulla. Ajo ia tregoi edhe mikeshave të saj, të cilat i konfirmuan se tingujt nuk ishin ato të një fëmije që qante, por të një gruaje që bën seks, transmeton syri. "Nuk e di çfarë të bëj me këtë lodër, nuk besoj se është e përshtatshme për një 2-vjeçare", ka thënë gruaja. The post I blen vajzës një kukull, por shokohet nga ajo që zbulon më pas (Video) appeared first on Telegrafi. |
| Delja pengon policin në kryerjen e detyrës (Video) Posted: 20 Dec 2016 12:58 PM PST Në Zelandë të Re është filmuar një polic, i cili sapo ka hyrë në një pronë private për të kryer disa inspektime, është sulmuar nga një dele. Kafsha e fermës që njihet si shumë e butë, është bërë e dhunshme dhe i ka hyrë zyrtarit poshtë këmbëve, transmeton Telegrafi. Sidoqoftë, ai nuk është frikësuar dhe pasi e ka ledhatuar në shpinë, e ka larguar nga vetja. "Sulmuesi kishte ndërtim të mesëm trupor, lëkurë me qime të bardha si dhe dukej mjaft agresiv", shkruan poshtë videos, sikur kjo të jetë një raport i zakonshëm policor. Më poshtë mund të shihni momentin e sulmit, derisa kolegët e tij dëgjohen duke qeshur në sfond. /Telegrafi/ The post Delja pengon policin në kryerjen e detyrës (Video) appeared first on Telegrafi. |
| Kukulla që do duhej të qante, lëshon klithma të papërshtatshme për fëmijë (Video) Posted: 20 Dec 2016 12:52 PM PST Gail Turley nga Uellsi i Britanisë së Madhe ia ka blerë vajzës së saj një kukull, e cila kur nuk e ka cucën mashtruese fillon të qajë. Mirëpo, lodra nuk lëshon zëra që ngjajnë me vajin e fëmijëve, por janë më shumë sikur klithma të ndonjë femre që është duke kryer marrëdhënie seksuale, transmeton Telegrafi. Nëna 33-vjeçare nuk është ndier aspak mirë me këtë rast dhe e ka postuar videon që mund ta shihni më poshtë, për të vërtetuar nëse edhe të tjerët mendojnë si ajo. "Po e dëgjoj vetëm unë, apo vërtetë kjo lodër po lëshon zëra që i dëgjojmë në filmat pornografikë", ka shkruar Turley krahas filmimit të postuar. Sipas komenteve që janë lënë, vërehet se ajo nuk është e vetmja që po mendon kështu, meqë shumë njerëz i komentojnë si tinguj të pazakontë. /Telegrafi/ The post Kukulla që do duhej të qante, lëshon klithma të papërshtatshme për fëmijë (Video) appeared first on Telegrafi. |
| Porositën tortën me njëbrirësh, ajo që iu erdhi i befasoi keq (Foto) Posted: 20 Dec 2016 12:00 PM PST Prindërit nga Britania e Madhe, e kanë publikuar në Reddit një tortë të shëmtuar, e cila iu ka ardhur pasi porositën një të ngjashme. Vajza tyre kishte kërkuar ëmbëlsirën në të cilën shfaqet njëbrirëshi, mirëpo procesi i dizajnimit nuk ka shkuar si duhet, transmeton Telegrafi. Në vend të bririt që do duhej të ishte me maje, ndodhej një formësim i çuditshëm që ngjanë me organin gjenital të meshkujve. "Ajo nuk do të ishte aspak e kënaqur me tortën dhe do zhgënjehej, sepse e do shumë kalin njëbrirësh. U desh ta kthenin prapa, duke u arsyetuar se nuk kanë mundur ta përgatisin", kanë shkruar prindërit në rrjetin social. Siç mund të shihni në fotografi, origjinali që ofrohej dhe produkti final dallojnë shumë, ndërsa dukja është e papërshtatshme për fëmijë. /Telegrafi/ The post Porositën tortën me njëbrirësh, ajo që iu erdhi i befasoi keq (Foto) appeared first on Telegrafi. |
| You are subscribed to email updates from Dështime – Telegrafi. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





