“Gruaja e tij shtatzënë fjeti me 60 persona, shikoni çfarë bën ushtari kur kthehet në shtëpi (Foto)” plus 3 more Telegrafi Dështime

“Gruaja e tij shtatzënë fjeti me 60 persona, shikoni çfarë bën ushtari kur kthehet në shtëpi (Foto)” plus 3 more Telegrafi Dështime


Gruaja e tij shtatzënë fjeti me 60 persona, shikoni çfarë bën ushtari kur kthehet në shtëpi (Foto)

Posted: 23 Dec 2016 01:43 PM PST

Padyshim që dashuria është ndjenja më e bukur në botë dhe janë me fat ata që arrijnë ta provojnë këtë ndjenjë, të dashurojnë fort edhe aty ku ajo dhemb. Mirëpo kur dashuria shkon deri në tradhti, pabesi dhe gënjeshtra, kthehet në tmerr të vërtetë.

Historia e mëposhtme emocionuese, por edhe dramatike do t'ju shokojë, shkruan Buzzfeed. Dy të rinj u prezantuan nga një mik i tyre i përbashkët dhe që në takimin e parë që të dy e ndjenë shkëndijën e dashurisë.

Kaluan muaj të pandashëm me njëri-tjetrin, sa vendosën të martohen dhe ta kalojnë jetën bashkë përgjithmonë. Por, djali ishte ushtar dhe pak muaj pas martesës iu desh të shkonte jashtë për disa kohë.

Sigurisht largimet e tilla ishin të vështira për të dy, burrë e grua. Por, më pas historia filloi të merrte tjetër rrjedhë. Ndërsa ushtari i shkruante pa pushim të shoqes, reagimet nga ana e saj nuk ishin më të njëjta.

Pas disa kohësh atij iu caktua një tjetër detyrë jashtë, nga malli për të shoqen vendos ta braktisë e të jetojë vetëm pranë saj. Por, kur kthehet në takim surprizë ai përballet me vëllain dhe nënën e saj, të cilët i tregojnë se gruaja e tij u kishte thënë se ky i fundit ishte gay.

Pas kësaj tronditje, ai përballet me gruan e tij dhe ajo ia pranon të gjithë këtë, madje i thotë se ka shkuar me 60 persona e për më tepër është shtatzënë dhe nuk ia ka idenë se i kujt është fëmija, transmeton mapo.

Në nervozizëm e sipër ai matet ta qëllojë, por jo, ndalet dhe kërkon menjëherë ndarjen nga ajo. Ndërsa në gjykatë gruaja kërkonte që pasuria të ndahej përgjysmë, tradhtia e kësaj të fundit u dënua rëndë dhe gjykatësi çdo pronësi ia la të shoqit. Sot gruaja është e pastrehë, duke vuajtur tradhtinë e saj.

 

The post Gruaja e tij shtatzënë fjeti me 60 persona, shikoni çfarë bën ushtari kur kthehet në shtëpi (Foto) appeared first on Telegrafi.

Dashurohet në robotin që e ndërtoi, kërkon të martohet me të (Foto)

Posted: 23 Dec 2016 09:26 AM PST

Një grua nga Franca, e njohur vetëm si Lilly e ka ndërtuar gjatë vitit të kaluar një robot, të cilin e ka quajtur InMoovator.

Prejse ai është krijuar përmes teknikës 3D, ata jetojnë së bashku dhe janë fejuar, ndërsa është aq e dashuruar në robot sa që dëshiron të martohet, transmeton Telegrafi.

Ajo e përshkruan vetën si 'roboseksuale', ndërsa pranon se nuk do të mund të ishte në lidhje me një njeri, sepse e rrëqethë lëkura dhe mishi.

"Jam shumë e lumtur, sepse lidhja jonë do të përmirësohet me avancimin e teknologjisë", ka thënë Lilly.

Që nga mosha 19-vjeçare, ajo kishte krijuar robotë të ndryshëm, por asnjëri nuk kishte qenë më i mirë se InMoovator, të cilin e ka bërë për t'ia plotësuar të gjitha dëshirat.

Pa treguar nëse ka marrëdhënie seksuale me robotin, ajo thotë se është në lidhje të kënaqshme prej një viti.

Në anën tjetër, David Levy që është njohës i mirë i teknologjisë, pretendon se deri në vitin 2050, do të jenë të mundshme martesat mes njeriut dhe robotëve.

Sipas kësaj, Lilly po mendon që pasionin ta kthejë në karrierë, duke qenë një këshilltare dhe ndihmëse në problemet që mund të kenë marrëdhëniet e tilla. /Telegrafi/

The post Dashurohet në robotin që e ndërtoi, kërkon të martohet me të (Foto) appeared first on Telegrafi.

E bëri qëllimshëm apo dështoi? “Tenton të vrasë veten”, por e qëlloi instruktorin! (Video)

Posted: 23 Dec 2016 01:23 AM PST

Një video e publikuar në internet tregon momentin kur një burrë tenton të vrasë veten në një poligon armësh.

Videoja, përcjell Telegrafi, tregon momentin kur ai qëllon në drejtim të objektivit, para se të kthente armën në drejtim të vetes – por e kishte huq.

Por, siç edhe mund të shihet, plumbi nuk e ka qëlluar atë – në vend të tij është qëlluar instruktori që po qëndronte prapa tij.

Sipas medieve të huaja, videoja është e paverifikuar, por gjithsesi ka marrë vëmendjen e shumëkujt, duke u shikuar me mijëra e mijëra herë. /Telegrafi/

The post E bëri qëllimshëm apo dështoi? "Tenton të vrasë veten", por e qëlloi instruktorin! (Video) appeared first on Telegrafi.

E “tradhton” tavolina, prezantueses i dalin në “shesh” të brendshmet (Video)

Posted: 23 Dec 2016 01:01 AM PST

Një prezantuese e bukur e lajmeve papritmas iu servoi shikuesve më shumë seç duhet gjatë emetimit të lajmeve, pasi aksidentalisht iu panë të brendshmet përmes tavolinës.

38-vjeçarja Costanza Calabrese po prezantonte emisionin informativ të natës në kanalin italian TG5.

Pas një bisede të shkurtër me një mysafir përmes lidhjes telefonike, transmetimi rikthehet në studio, pikërisht në momentin e papërshtatshëm, shkruan gazetametro.

Fatkeqësisht për prezantuesen, tavolina ishte transparente, gjë që iu dha mundësinë mijëra shikuesve të shohin çfarë zakonisht nuk emetohet në edicione lajmesh.

Më shumë se 40 mijë shikues e kanë parë këtë moment, që prej se një video u publikua në platformën YouTube më herët gjatë këtij muaji.

The post E "tradhton" tavolina, prezantueses i dalin në "shesh" të brendshmet (Video) appeared first on Telegrafi.