‘Gjykata Civile i ndaloi ish kryeministrit maqedon zt.Nikolla Gruevskit përjetësisht kryerjen e funksioneve publike’

Ndalesë të përjetshme për kryerjen e funksioneve publike dhe angazhimit në aktivitetet politike të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski për shkak të krimeve ndaj fondeve publike, korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë me huamarrjet kanë kërkuar sot në një takim të Gjykatës Civile, Petar Goshev si gjyqtar kryesor, Jadranka Kostova dhe Aleksandra Gavrillovska, si gjyqtare ndihmëse.


Image result

Nikolla Gruevski 

Të akuzuarin e ka përfaqësuar Sasho Ordanovski, kurse mbrojtjen Branimir Jovanoviq.

Një ndër pesë pikat e Gjykatës Civile, është kërkuar shqiptim të përjetshëm të kryerjes së funksioneve publike dhe angazhi8m të aktiviteteve politike, tha Petar Goshev, gjykatës i Gjykatës Civile.

Gjatë ekzekutimit të dënimeve me burg, të dënuarit të mbikëqyren në vijimin e mësimit të detyrueshëm për demokracinë, sundimin e ligjit, veprimtaritë përgjegjëse publike rreth lëndëve me interes publik në shoqëritë e civilizuara, u tha ndër të tjera nga Gjykata Civile.

I lindur në vitin 1970, Gruevski erdhi në jetë në një familje as të privilegjuar, por as të varfër. Babai i tij merrej me mobilje dhe dizajnim, nëna e tij ishte infermierë dhe pasi prindërit u divorcuan, ai përfundoi me mamanë. Kur ishte katër vjeç, ajo shkoi të punonte në Libi, si mijëra maqedonas të tjerë dhe e mori atë me vete.

Ka një episod të shkurtër në fëmijëri gjatë të cilit Gruevski ëndërronte të bëhej doktor, futbollist ose kozmonaut. Për një gjë nuk mendonte shumë, ajo ishte politika.

Babai i tij kishte lindur në Greqinë veriore, gjyshi i tij ishte mobilizuar me ushtrinë greke dhe u vra duke luftuar italianët në Shqipëri pas pushtimit italian në vitin 1941. Atëherë, në prag të luftës civile në Greqi, njësoj si mijëra sllavë të Maqedonisë së Greqisë, familja u arratis në veri, në atë që njihej atëherë si Maqedonia e Jugosllavisë. Ndoshta është ky përbërës emocional pjesë e përplasjes me Greqinë? Jo, thotë Gruevski, deri më tani ai nuk ka qenë i interesuar kurrë për këtë histori. Po ashtu ai thotë se nuk është ndjerë i prekur kur vizitoi fshatin e të parëve në vitin 2001.

Familja e re e Gruevskit nuk fliste shumë për politikën, me një përjashtim. Daja e tij, Jordan Miljakov, fliste për politikën gjithë kohën. Miljakov ishte përfaqësues i një firme maqedonase tekstilesh në ish- Çekosllovaki. Kur Jugosllavia nisi të rrëzohej, Gruevski mendoi të bashkohej me dajën e tij dhe shkoi në një shkollë filmi atje.

Megjithatë ai kishte studiuar ekonomi në vendlindje. Dhe zoti Miljakov u bë ministri i parë i Brendshëm në qeverinë që çoi Maqedoninë drejt pavarësisë në vitin 1991.

Miljakov kujtohet me nderime nga shumë njerëz. Ai ishte personi që urdhëroi sekuestrimin e dokumentave të ushtrisë jugosllave, çka do të thoshte se maqedonasit nuk mund të mobilizoheshin për të luftuar kundër kroatëve. Menjëherë pas kësaj, ai u vra në një aksident të dyshimtë automobilistik në Serbi.

Incidenti nuk bëri që Gruevski të hynte në aktivizim politik. Megjithatë ai dilte me disa anëtarë të partisë nacionaliste që drejton tani, emri i së cilës është aq i gjatë sa edhe inicialet janë të lodhshme: VMRO- DPMNE.

Pas universitetit, ku nuk iu përkushtua dhe aq shumë dramës dhe boksit, Gruevski hyri në sektorin financiar që po lindte dhe u bë personi i parë që bëri tregti në bursën e Shkupit. Në vitin 1996, ai i hyri politikës, duke u bërë këshilltar lokal në kryeqytet. Vitin tjetër nisi të shkruante për ekonominë. Ja, kështu nisi e bëri emër si ekonomist. Në vitin 1998, ai u bë ministër i Tregtisë dhe në vitin 1999, ministër i Financave.

Sot kur thua emrin Gruevski të vjen ndërmend statuja gjigante prej bronzi e Aleksandrit dhe të gjitha statujat e shenjtorëve e politikanëve që janë ngritur çdo javë si pjesë e një politike për të zgjeruar identitetin kombëtar. Por pak vite më parë ishte ndryshe. Ky ishte personi që nisi derregullimin e ekonomisë, prezantoi tatimin mbi vlerën e shtruar, taksën e sheshtë dhe rikthimin e pasurive të sekuestruara nga komunistët.

Në shumë aspekte, Gruevski ishte për partinë e tij njeriu i duhur, në vendin e duhur, në kohën e duhur. Me komunizmin në largim dhe Maqedoninë e pavarur, një teknokrat që fliste anglisht si Gruevski ishte tipi i duhur për të rifreskuar partinë. Por shumë pak prisnin që djaloshi me mendjen tek ekonomia do arrinte të nxirrte jashtë loje kundërshtarët, do merrte në dorë partinë dhe do fitonte tre herë rresht.

Vitet e para kur u bë kryeministër në vitin 2006 u karakterizuan nga rritja dhe fokusi tek ekonomia. Më pas erdhi Samiti i Bukureshtit në vitin 2008 ku Greqia bllokoi anëtarësimin e Maqedonisë në NATO për shkak të emrit. “Isha i shokuar,” thotë zoti Gruevski. Që atëherë, fokusi ka ndryshuar, ndoshta për shkak të krizës ekonomike botërore. Papunësia tani është 31.7 përqind. Gruevski luajti me kartën e nacionalizmit dhe fitoi.

Shumë maqedonas janë gëzuar me statujën e Aleksandrit, por opozita socialiste maqedonase thotë se Gruevski është mishërim i djallit.

Merrni rastin e televizionit A1. Ai ishte simbol i medias së lirë, thonë ata, por tani është mbyllur për shkak të kriticizmit ndaj Gruevskit. Tre gazeta nga i njëjti grup kanë mbyllur dyert. Nuk ka sens, thotë kampi i Gruevskit, Velija Ramkovski, pronari, nuk ka paguar kurrë taksat dhe e ka përdorur televizionin A1 dhe gazetarët si një mburojë njerëzore kundër operacioneve të policisë.

Por disa jo- partizanë nuk janë të bindur. “Kur vjen fjala tek pushteti, ai është boksier. Është hakmarrës dhe kur bëhet fjalë për median, është krejtësisht selektiv kur bie fjala për zbatimin e ligjit. Për çështje kaq delikate, ata thonë se kryeministri ka nevojë për dikë të cilit mund t’i besojë- dhe ata theksojnë se shefi i sigurisë në vend është kushëriri i Gruevskit, Sasho Mijalkov, djali i Jordan Milajkov.

Dhe Greqia? Pas Samitit të Bukureshtit, Gruevski ka nisur një padi kundër tyre në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Por, ai thotë, shanset për të zgjidhur këtë çështje komplekse janë më të mira se më përpara. Ai kuptohet me Papandreun, kryeministrin e Greqisë, ai dhe paraardhësi i Papandreut, Karamanlis, e urrenin njëri- tjetrin.

Ai ka pasur më shumë sukses me popullatën shqiptare në Maqedoni, që përbën mbi një të katërtën e vendit me 2 milion banorë. Dhjetë vite më përpara, Maqedonia ishte në prag të një konflikti civil gjithëpërfshirës, me gueriljet etnikë shqiptarë kundër forcave të sigurisë. Tani Gruevski është në koalicion me Ali Ahmetin, ish- liderin e këtyre gueriljeve. Qeveria e re ka një ministër shqiptar të Mbrojtjes dhe një zëvendëskryeministër që përgjigjet për integrimin evropian.

Si shqiptarët edhe maqedonasit vijojnë të shfryjnë, por siç thotë një zyrtar i BE: “Do të vrisnim që të kishim një qeveri si kjo në Bosnje”. Çmimi për një koalicion të dytë ka qenë pak i pakëndshëm: katër raste për krime lufte ndaj shqiptarëve janë lënë mënjanë.

“Nikolla është thjesht Nikolla,” thotë një mik. Njerëzit e thjeshtë identifikohen me të, ai është si fqinji që keni afër e ndoshta kjo edhe për shkak se ai ka refuzuar rezidencën zyrtarë dhe preferon të jetojë në një apartament të vogël me gruan dhe dy fëmijët e vegjël. Dhe, thekson miku i tij, të fitosh kaq shumë zgjedhje, do thotë se ke bërë diçka në rregull.