“Gentiloni fiton votëbesimin në Senat. 169 pro, 99 kundër” plus 9 more 24 ore lajme

“Gentiloni fiton votëbesimin në Senat. 169 pro, 99 kundër” plus 9 more 24 ore lajme


Gentiloni fiton votëbesimin në Senat. 169 pro, 99 kundër

Posted: 14 Dec 2016 07:50 AM PST

Pas votëbesimit të parë në Dhomën e Deputetëve, me 368 vota pro dhe 105 kundër, Paolo Gentiloni ka marrë këtë të mërkurë edhe votëbesimin në Senat, aty ku siguroi 169 vota pro dhe 99 kundër. Në sallën e Pallatit "Madama", kryeministri i ri italian hyri duke kërkuar një besim "disi të veçantë" ndaj "qeverisë së ...

Pas audio-skandalit, Ermira Mehmeti i rikthehet politikës nga Parlamenti austriak

Posted: 14 Dec 2016 07:43 AM PST

Pas audio-skandalit, Ermira Mehmeti i rikthehet politikës nga Parlamenti austriak Ish-deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti, është angazhuar si këshilltare nga Parlamenti austriak. Më saktë, bëhet fjalë për një kontratë një vjeçare si këshilltare politike dhe juridike e deputetit austriak, Stefan Schennach në Këshillin e Evropës. "Kontrata parashikon angazhimin tim si këshilltar politik dhe juridik i ...

Besa: Koalicion me BDI-në është pothuajse e pamundur

Posted: 14 Dec 2016 07:42 AM PST

"Të gjitha partitë politike që do të respektojnë pozitën tonë, principet dhe qëllimet tona, janë të mirëpritura për të biseduar për formimin e mundshëm për një qeveri të përbashkët", deklaroi për MKD.mk, Afrim Gashi, sekretar i përgjithshëm i koalicionit "Rilindje me Besë". Ai nuk dëshiroj të komentoj mbi takimin e kryetarit të lëvizjes Bilall Kasami ...

Maqedoni: Formimi i Qeverisë me shumë të panjohura

Posted: 14 Dec 2016 07:32 AM PST

Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoni po duket i vështirë krijimi i qeverisë: VMRO-ja nxiton të formojë qeverinë, ndërsa sipas partisë opozitare LSDM, “regjimi nuk mund të krijojë qeveri”. Duhet sa më parë të formohet qeveria e re, të vazhdojmë me ritmin e fuqishëm të punës dhe të kthehemi në shtigjet e ekonomisë dhe ...

Enca, pjesë e Universal Music Group

Posted: 14 Dec 2016 07:33 AM PST

Enca do të jetë pjesë e Universal Music Group duke filluar që nga viti 2017. Ky është një lajm që këngëtarja ka bërë të ditur për të gjithë me anë të një postimi në Instagram. Disa ditë më parë këngëtarja kishte publikuar një tjetër përkrah së cilës shkruante se viti 2017 do të ishte super ...

Puthje në tapetin e kuq

Posted: 14 Dec 2016 07:21 AM PST

Një personazh që tërhoqi jo pak vëmendje në tapetin e kuq "The Critics’ Choice Awards" ishte aktorja simpatike Amy Adams. Ajo ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Darren Le Gallo me të cilin është martuar përpara një viti. Çifti dukej shumë i lumtur dhe nuk mundi të përmbahej duke shkëmbyer një puthje gjatë kohës ...

Sozia e Chloe Moretz

Posted: 14 Dec 2016 07:15 AM PST

Një vajzë nga FIlipinet ka lënë pa fjalë fansat e aktores Chloe Moretz. Në një foto të publikuar në "Twitter" Edcel Ched shfaqet duke punuar në një "fast food". Megjithëse pa ndonjë gjë të veçantë në vetvete, foto u përhap me një shpejtësi marramendëse në internet duke bërë që reagimi i Chloe të ishte i ...

Basha: BE, shuplakë Ramës para zgjedhjeve

Posted: 14 Dec 2016 07:07 AM PST

Kreu i PD-së, Lulzim Basha e ka cilësuar si një shuplakë për qeverinë opinionin e Këshillit të ministrave të Jashtëm të BE duke lënë pa datë e afat negociatat mes vendit tonë dhe BE-së. Basha tha pas mbledhjes së grupit parlamentar se kjo është një provë e fortë se gjendja në vend është shumë e ...

Rumen Radev përpara së përditshmes “Mond: Bullgaria nuk duhet të jetë armike e Rusisë

Posted: 14 Dec 2016 06:56 AM PST

Në një intervistë për gazetën e përditshme franceze "Mond", të botuar sot, pyetjes a do të ketë ndryshime në marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Bashkimit Evropian dhe NATO-s, presidenti i porsazgjedhur i Bullgarisë Rumen Radhev përgjigjet se, gjatë kohës së fushatës parazgjedhore ai dhe zëvendëspresidentja e ardhshme Iliana Jotova kanë mbrojtur një pozitë të qartë: Bullgaria ...

Jep dorëheqje kryetari i Komisionit për Veriun

Posted: 14 Dec 2016 06:54 AM PST

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, kryetari i Komisionit për Veriun, njëherësh asamblist i Partisë së Drejtësisë Vesel Neziri ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij e Kryetarit të Komisionit për Veriun në Kuvendin Komunal të Mitrovicës. Dorëheqja e tij erdhi si pasojë e dështimit të organizimit të mbledhjeve ...