Ne shkrimet e mesiperme une kisha premtuar se do ta pershkruaj me ne detaje se cili ishte mekanizmi qe beri te mundur, qe ne Ballkan te krijohej nje gen i nje popullsie autoktone paleolitike, e qe deri tani esht konsideruar nga shkencetaret biologe
(qe merren me testet e ADN-se kromozomes Y), si geni i pare i krijuar para akullnajes se fundit dhe qe me pas u perhap ne te gjithe Europen, pas terheqjes se saj. Por per te kuptuar mekanizmin se si u krujua ky gen ne Ballkan dhe kryesisht ne territoret qe nga mugetirat e kohes banoheshin nga Shqipateret e lashte. Tani le te hyme direkt ne teme.
Me poshte ju do te shihni te radhitur nje sistem te makro grupeve (haplogrupeve, te kromozomes Y njerzore) dhe sipas radhes do te kuptoni se si shkenctaret biologe i kane klasifikuar radhen e lindjes se geneve, nga grupet njerezore ne te gjithe globin. Natyrisht une kam marre per baze vetem ato qe na sherbejne per te ilustruar dhe shpjeguar shembullin tone persa i perket genit “I”.
Nga makro genet:
1- A, BT--------lindin ( B e CT )
2-CT -----------lindin ( DE e CF )
3-C -----------lindin ( C e F )
4- F ------------lindin ( G, H, IJ, K )
5-IJ,K ----------lindin ( I ,J L, M, NO, P, S, T )
6-NO,P---------lindin ( N,O, Q,R ) .
Siç shihet ne tabelen e mesiperme makro haplogrupi qe lidhet me haplogrupin “I” eshte “F”. Ne gjenetiken njerezore haplogrupi “F” nje dege e makro haplogrupit me te madh "CF". Haplogrupi “F”, tregon pasardhejen e te ashtuquajtuajturit "Adamo euroasiatico", qe eshte pasardhja mashkullore ekromozoma Y) e nje njeriu, nga i cili kane kane rrjedhe me teper se 90% e popullsise mashkullore qe ekziston aktualisht ne bote.
Mendohet se haplogrupi “F”ka lindur ne nje perjudhe 55-45.000 vitesh me pare, ku ka nje propabilitet te larte qe te jete krijuar ne zonen Indiane, nga ku parahaplogrupi "F" (F*, F1, F2, F3 e F4) me variantet e tije, jane akoma prezente. Keshtu nga testet e ADN ka dale se Shqipatert kane ne perberje genet “E”,”I”, "J", "R" si kryesore ( kuptohet se permbajne nendegezime te tyre) dhe nga keto “I” eshte lindur ne Ballkan, por sipas studimeve te fundit mendohet se edhe ”E” eshte zhvilluar me nendegezimin e tij "E3" po ne Ballkan dhe shqipatart mbajne vleren me te madhe te frekuencave te tij krahasuar ne popujt e tjere dhe pergjithesisht eshte zhvilluar ne teritoret, ku u zhvillua "I" dhe me gjere ndersa “J” eshte geni i rikthyer pasi ishte shkepurtur me para nga i njejti trung, kur ai mori drejtimin Arab dhe me pas u rikthye, per ty bashkuar me vellajin e tij "I". Gjithashtu kemi dhe genin “R” me nendegzimin R1b/R1a ( sipas mendimit me te pergjithshem "teoria Kurgan" qe kohet e fundit ka filluar te kontestohet nga studjuesit ) ku na paraqitet si e ardhur nga Azia perendimore (stepat Ruse), nga ku R1a mbahet si perfaqesuas i drejperdrejte i Sllaveve, ndersa R1b, mbahet si perfaqesues i Kelteve. Por qe ne fakt une nga thellimi i studimeve te mija per te dy keto gene kam objeksionet e mija, qe pak e nga pak do ti shfaq dhe do te bej perpjekje ti argumentoj me prova. Ketu natyrisht nuk eshte rasti qe te flasim per te gjitha genet pasi do ti trajtojme me hollsi me pas, nji e nga nji.
Por ne kete rast nga sa me siper ne skemen e paraqitur, veme re se nga grupi i geneve para-“IJK” u ndane “I” dhe “J” te cilat jane qe te dyja prezente sot tek popujt Ballkanike dhe sidomos tek ato popuj qe jane shkrire nga ana kulturore, siç jane zonat e populluara nga Sllavet e jugut ku u mbivendosen (shek.VII-te paskr), ndaj popullsise se vjeter Shqipatare (Iliro-Thrake), por qe duhet theksuar nje fakt, se genet vazhdojne te trazhegohen tek keto popullesi (sipas nje perqindjeje te caktuar ne perputhje me num rin e popullsise se asimiluar dhe kofiçentin e ndryshimeve rastesore, nga ana gjenetike ) ndonse nga ana kulturore mund te jete realizuar asimilimi. Per te kuptuar me mire kete gje le te shikojme linjen gjenalogjike te geneve kryesore qe perbejne sot popullsine Shqipetare, duke patur si qellim qe te dalim tek geni “I”per te spjeguar se çfare ndodhi?
Per kete ne tabelen skematike te meposhtme po shikoni se si geni “I” eshte i prejardhur nga nje haplogrup para- “IJK”drejt per se drejti, i cili ka si paraardhes makro genin “ F” i cili siç u permend me siper, mendohet qe ka qene origjinuar ne Indi 55-45 mije vite me pare. Por le te verejme formen lineare qe ndjekin te gjithe emertimet baze, te radhitur sipas germat te alfabetit, siç i pame me siper. Keshtu duke u mbeshtetur tek kjo skice ne do te shohim se si rrjedhin genet kryesore qe jane prezente tek Shqiptaret sot:
1- “CT”- “CF”- “F”- “IJ*, K”- “I” ( F e ka bazen fillestare ne Indi )
2-“A, BT”- “CT”- “DE”- “E*” ( sipas hartes skematike genaligjike botrore ndahet qe ne Afrike,por te Ballkan,ka perfunduar si nendegzim si "E3"
3-“A, BT”- “CT”- “CF”- “F”- “IJ, K”- “I” ( Eshte krijuar ne Lindjem e mesme, Irak, Iran ( "gjusem henen pjellore" si nje para makro Grup
4-“A, BT”- “CT”- “CF”- “F”- “IJ, ”- “I”) “CT”- “CF”- “F”-“IJ*, K”- “I”* para makro grupi "IJk" ndahet ne portat e Kaukazit ku para-I shkon ne ballkan,ndersa para-J ne Arabi, ndersa para- K ne stepat Ruse.
5-“IJ,K”- “NO, P”- “R”*.ku siç e pame me siper nga "P" lindi "QR", nga ku "Q", se bashku me nje nendegzim te R ( R1a), depertoi ne krahun e djathte te detit Kaspik u fut ne zemet te Azise per te shkuar deri ne Paqesore u perhap dhe ne indi, ndersa vete "R"me nje nendegzimin "R1a"u perqendrua ne stepat Ruse ne veri te detit Kaspik dhe Detit te Zi, ndersa per R1b akoma ka dymendesi,nese pjeserisht ka kaluar Kaukazin apo ka kaluar Bosforin. Kjo perben pikerisht dhe sfiden me te madhe te studimit. Por le te kthehemi tek "I"
Sipas skematikes se mesiperme shohim se makro haplogrupi i para- “IJK” ka probabilitet te larte, qe i korrespondon nje vale emigratore nga Lindja e Mesme ose Azia Perendimore, i cili mund te kete kaluar ngushticen e Bosforit duke filluar qe nga 40.000-35.000 vite me pare, duke u ndare ne dy degezime: se pari ne ate para -“IJ” ( nga ku ”J”rikthehet me pas, pasi fillimisht nuk e kaloj Bosforin, pasi shkoj ne drejtim te Arabise) e cila perhapet ne te gjithe Europen (me njeriun Cro-Magnon, gjate Paleolitico) dhe me pas ne epoken neolitike ( sipas mndimit te deritanishem) nga stapat Ruse vjen nje linje e dyte me nje tjeter nendege te saje “R” (R1a por dhe R1b sipas "teorise kurgan", qe njihet si I-E), por qe nuk mbeshtet nga te gjithe, sidomos nga disa arkiologet por qe bije ne kundershtim me gjuhataret).
Siç e pame me siper ne baze te skemes thelbesore te hartes gjenetike botes Hapogrupi “I” rrjedh nga makro aplogrupi “IJK” i ndare ne dy linja. Lindja e pare e paragrupimit “IJ” e cila me pas ndahet duke kaluar ne linjen para-“I”, ( ne zonen Ballkanike) e cila pas krijimit perhapet me tej me nendegezimet e saje, drejt Veri-Perendimit deri ne Skandinavi, si dhe pjeserisht “I” perhapet dhe pergjate brigjeve te Afrikes veriore. Deri tani mendohet se Aplogrupi “I” eshte me i vjetri i Europes dhe ka shume probalitet qe te kete qene i vetmi gen paleolitik qe ka lindur eskluzivisht ne Europe. Por studimet e fundit po dalin ne perfundime se dhe nje tjeter grup gjenetik "E" me baze paleolitike, ka hyre ne Europe dhe ka krijuar nendeget (E1,2,3) ne kete zone, ne kohen neolitike ( rreth 10.000 vite me pare). Mendohet se "I" ka patur origjinen ne kete zone para fillimit te akullnajes se fundit dhe eshte propabile qe eshte kufizuar ne kete strehim gjate akullnajes dhe pastaj eshte riperhapur drejt veriut te Europes pas permirsimin e klimes.
Po si ndodhi?
Dihet tashme se, ne kohen e fillimet e (Paleolitikut superjore ) njerzit modern perhapen ne te gjithe planetin. Ka nje propabilitet te madh se rreth 35.000 vite me pare disa njerez qe do te perfshiheshin me pas haplogrupin para-“IJ” (i cili kishte lindur rreth 40.000 vite me pare ne Lindjen e Mesme dhe ne gadishullin Arabik) emigrojne nga zona e tyre e origjines duke u stakuar nga homologet e tyre “para-IJ" dhe i drejtohen kontinentit Europiane. Sipas studjuseve gjenetike thuhet se: ka nje propabilitet te madh, qe te kene kaluar Bosforin (Anatollin ) qe gjendet ne Turqine e sotme, por mendohet dhe nje variant i dyte nepermjet nje rruge qe e shpie ne zonen e veriut te Detit Kasiik dhe te Detit te Zi dhe me pas te kene emigruar ne perendim. Kjo rruge e cila me duket jo e bindeshme per vete kushtet gjeo-topografike pasi perbente rrugen me te gjate te mundeshme per te perfunduar ne brigjet Adriatike, por nuk mund te perjashtohet si rruge e mundshme per te infiltruar ne drejtimin Aziatik.
Keshtu pasi kaloj Azine e Vogel nje degezim i tyre stabilizohet ne gadishullin Ballkanik, ku me pas aty lindi haplogrupi “I” ( 32.000 - 24.000 vite me pare ). Pra ky haplogrup kishte nje jetegjatsi te nje periudhe nder akullnajore rreth 4-12.000 vite para se te periudha e akullnajes se fundit e cila zgjati 20-13.000 vite me pare. Keshtu qe rreth 20.000 vite i bije qe keto njerez te kene bashkjetuar dhe ndoshta kryqezuar me ato te neandertalit, njeriu akoma shume me i vjeter (jane gjetur gjurme gjenetike te nandertaljane ne Ballkan). Ne kete dege kryesore ka mundesi qe benin pjese dhe ato persona qe paten perzjerie gjenetike me njerzit Nandertaliane siç demostrohet nga studimet e fundit gjenetike. Ishin keto raporte gjenetike qe determinuan karakteristikat e veçanta te ketyre njerzeve qe fillimisht jetonin ne Lindjen e Mesme dhe qe u spostuan me pas ne Europe. Pasardhesit e ketyre grupeve genetike “I” pastaj perhapen drejt perendimit ne Alpet Dinarike, ne Kroacine aktuale, ne Bosnje Hercegovine dhe nga atje ne Europen qendrore, ne Sassonine e ulet ( Gjermani dhe keshtu ne Europen veriore, ne zonat aktuale ne veri te Gjermanise, Danimarkes, Suedise dhe Norvegjise.
Nga ky emigracion rreth 20.000 vite me pare pati nje ndarje midis antenati te linjes pre-I1 (20.000 vite me pare ) dhe linjes se paraardhseve te haplogruppo “I2”, qe u perhap ne zonen e alpeve Dinarike ( ne Kroacine aktuale rreth 15.000 vite me pare ). Kjo linje e dyte, ndahet me pas ne linjen “I2b” (rreth 12.000 vite me pare ne Europen Qendrore Bassa Sassonia( Gjermani) dhe ne linja “I2a” (rreth 9.000 vite me pare ne Ballkanin veri-perendimore, drejt Alpeve Dinarike. Ne periudhen “mesolitike” pjesmarresit e nje aplogrupi te tille para-“I” benin pjese ne kulturen “Maglemosiano” (ne Scandinavi kultura e “Kongemose”).
Por me ngrohjen e klimes pas rreth vitit 6.000 prkr, Deti i Veriut arrin nivelin e tanishem, nje epoke kjo, ku shume teritore qe ne fillim ishin vendbanime e kasaj kulture mbulohen nga uje dhe i detyron qe te zbresin me ne jug disa nga keto popullsi. Nga linja para-“I1” derivon pastaj nje nenlinje e haplogrupit “I1” (rreth 5.000 vite me pare ) midis Gjermanise se veriut dhe Scandinavia jugore (Danimarka, Suedia e Norvegjia). Gjate perjudhes se “neolitikut” kemi njerzit qe benin pjese ne haplogrupet para-“I1” e “I1” te cilet perfshiheshin ne kulturen “Ertebolle” (5300-3950 prkr.) dhe ne “Cultura del bicchiere imbutiforme “ (4000-2700 prkr.). Mendohet se te gjithe strukturat megalitike te Europes (5.000-1.200 prkr) jane ndertuar nga keto njerez qe benin pjese ne nje linje te tille qe rridhnin nga haplogrupit “I”.
Ndersa jashte Skandinavise duhet shenuar perhapja e haplogrupit “I1” qe eshte e lidhur shtren jte ne menyre korrelative me aplogrupin “I2a1”, nje shenje qe tregon se bente pjese ne te njejten popullsi. Pra siç del nga verifikimi i makro-grupeve te geneve “ para haplogrupi “IJK”, ka qene antenati i perbashket nga i cili ka lindur “I” dhe “J” qe te dy keto jene prezente ne Ballkan dhe vecanerisht tek Shqipatert apo tek ato popuj qe jane mbivendosur shqipateve te vjeter, si popujt ne rajonin e ish-jugosllavise ( Kroaci, Bosnje, Serbi dhe Mali i zi; ne Maqedoni ) si dhe ne Greqi e Turqi, po ashtu dhe ne popullsite e mbivendoseura ne rajonet qe ne lashtesi banoheshin nga Thraket si ne Bullgari, (si dhe pjeserisht ne Rumani) dhe Moldavi. Me shkurt ne te gjithe teritoret ne lashtesi banoheshin nga Pelalsgo-Iliro-Thraket. Ndersa linja e dyte kryesore e “J” (nga para-“IJ”) perhapet fillimisht ne Gadishullin Arabik, dhe nga atje u perhap me nje numur haplogrupesh pasardhes (nengrupesh), deri ne Kaukaz,Anatolia dhe ne Ballkan, Greqine e sotme ne brigjet Adriatike e tjere, si dhe nga lindja , pergjate brigjeve te Afrikes se Veriut.
Keshtu qe ne duhet te pranojme se genet “J” jane ura lidhse qe bashkojne rajonet e Lindjes se mesme(gadishullin Arabike), Kaukazin,Anatollian, Rajonet e Egjeut (Greqise se sotme) dhe te Adriatikut,si dhe brigjet e Afrikes se Veriut.Ky eshte koridori kryesore i perhapjes se ketij geni. Me pas do te trajtojme me hollsisht. Por siç e theksuam me siper dhe geni “I” si me i vjetri dhe autoktoni i Europes i lindur ne Ballkan u perhap dhe ky ne Afriken e veriut. Pra me vendet e Lindjes se Mesme dhe te Afrikes se veriut popullsia ballkanike kishte lidhje me te dy genet dhe siç do ta shohim me pas ka lidhje dhe me me gen te trete “E” i cili eshte perzent tek popujt ballkanike dhe veçanerisht tek Shqipatert e sotem dhe tek popullsia qe gjendet ne territoret e Thrakes se vjeter si dhe ne Maqedoni, ku ne kete trekendesh verehet perqindja me e larte. Keshtu dhe ky gen i lindur po ne teritoret Ballkanike ne hapesirat pak me te zgjeruara se ku lindi geni “I”. Por per kete gen me hollsi do te flasim here tjeter. Dhe se nga studimet e fundit nuk perjashohet mundesia dhe me nje nendegzim te genit "R".
Ndersa me pas na vjen dhe nje gen "R"-"N" nga ku "N" kishte qene me pare i perfshire ne grupimin (IJN), por qe kishte marre nje rruge te veten dret Azise dhe pasi krijoi nje grupim genesh te ndermjeteshme, si hallke lidhese na kthehet ne Europe duke hyre nga Azia peredimore .Se bashku me kete gen (mendimi me i pranuar deri tani), na vjen periudha e kultures “Cultura della ceramica cordata “ose "dell'ascia da combattimento" ose e “varreve te veçanta” "della sepoltura singola" (3200-1800 prkr ), shenoi pastaj arritjen e popujve indoeuropiane me aplogrupin kryesore”R” me dy degzimet R1b dhe nga stepat e Ukrahines vjen “R1a”(ne lidhje “ me kete te fundit une kam objeksionet e mija qe do ti trajtoje me hollsisht ne vazhdimesi) Persa i perket rrugeve te perhapjes te dy variantet jane te mundshme. Ku zona Kaukaziane mund te kete sherbyer si baze nisje, por me mundesite me te medha reale eshte varianti i Bosforit.
Nese i bejme nje thellim te gjykimit te ketyre varianteve, mund te dalim ne perfundimin se te dy keto drejtime perfundojne ne Ballkan, por me ndryshimin se njeri hun ne Ballkan nga portat e Bosfori-t dhe eshte drejtimi me i shkurter, ndersa drejtimi tjeter eshte me i gjate, ku duhet te kalohet veriu i Detit te Zi per tu rrotulluar pergjate brigjeve verore te tij, duke ndjekur drejtimin per ne derdhjen e Danubit, duke kaluar ne zonen e Moldavise se sotme dhe Rumanise, Bullgarise se sotme ( Thrakes se vjeter), per te dale ne brigjet e Egjeut dhe Adriatikut. Natyrisht eshte nje rruge gjate dhe mendoj pa shume interes, per nje popullsi qe ishte mbeledhes frutash dhe jetonte me gjueti, por qe paraqiste interes per ate pjese te popullsise qe merrej me peshkim. Keshtu, zonat pyjore do te kene qene me te pelqyshme per to. Natyrisht nuk mund te mendohet si nje marrshim pa ndalesa.
Levizja eshte bere dale nga dale, nga njeri territor ne tjetrin. Por ne variantin e dyte nuk duhet perjashtuar mundesia e keti degezimi pasi siç eshte pranuar deri tani po i njejti popull, kaloi ne veri te Detit te Zi dhe atij Kaspik, i cili shume kohe me pas, na rikthehet ne Europe me nje modifikim genetik, pasi kishte patur nje “para grupim gjenetik”, te njejte ne bazen e nisjes ne Kaukaz, por qe e modifikon duke e kaluar ne paragrupin e geneve “ NO,P” i cili ka trasheguar me pas “R” me dy nengrupet R1b dhe R1a.( qe ne mendimin me te pranuar vlersohehen si indo-europiane teoria kurgan) te cilet gjenden te perhapur, ne Europen qendrore perendomore e veriore me ( R1b) dhe ne Azi,ne Europen Lindore dhe deri Indi ( me R1a), nga ku “R1a” njihet si geni e Sllaveve. Ne kete rast si pike ndarje, origjina e perbashket e ketyre popullsive, na del zona Kaukaziane , persa i perket "I" dhe "K" , pasi aty mund te kete nisur degezimi. Pra, nga para-grupimit “IJ,K” i drejtimit Anatoliane kemi ndarjen ne dy nendegezime ku njeri u nis per ne Ballkan qe me pas do te behej “I” dhe tjetri zbriti drejt gadishullit Arabike qe me pas do te behej “J”, me degezimet e tij (J1,J2 etj..), ndersa “K” zhvillohet ne stepat Ruse.
Keshtu geni, N“R” qe eshte propozuar si e ardhur stepat Ruse Ukraina apo brigjet e detit Kaspik (e njohur nga studjuesit si Indoeuropianet,por qe rreth ketij geni ne do te paraqesim te gjithe referencat ne vazhdim per te kuptuar mire nese ka nje baze te vertete apo jo ky percaktim pasi ka shume vend per te dyshuar ne percaktimin e ketij geni si indoeuropian i paster , pasi ne thelb ai permbane dy degzime ne ate R1a dhe R1b, ku R1a eshte percaktuar si gen qe perfaqeson popujt Sllave. Gjuha sllave natyrisht eshte nje gjuhe indoeuropiane, por duhet thene se eshte e mevonshme dhe ka shume pikpytje sipas meje qe e bejne te pamundur qe populli qe ka folur idiomen sllave te vjeter, mbartes i genit R1a, pavarsisht nga gjersia e teritorit, qe eshte perhapur duke perfshire territore nga Azia-Europa dhe deri ne Indi, popullsia mbartese e ketij geni kishte nje gen te meparshem te trasheguar, ndermjetes “ NO,P” siç duket ne radhimin e geneve te trajtuara me poshte). Megjithate, une ( ne kundershim me mendimin zyrtare), mendoj, se nyja bashkuese per perhapjen indo-Europiane,nuk eshte “ R”-R1a/b ( ne kuptimin e teorise Kurgan) por, siç duket dhe nga skema e mesiperme “IJK” kjo mund te jete bere nepermjet nje nendegzimit te drejtperdrejte para -"R" duke kaluar Bosforin ) ku ndoshta me i vjetri i saje "R1b" i cili mund te jete shkeputur me pare nga "R" dhe te kete marre rrugen e Bosforit.
Por kjo hipoteze kerkon nje pune te madhe per te hetuar, per te cilen provat jane te pakta. Kjo gje nuk duhet te na beje te terhiqemi nga ky mendim pasi,kane filluat te dalin zera, te propozuar nga studjues te ndryshem ne lidhje me teorine indoeuropiane, te origines dhe te gjuhes. Natyrisht qe kjo, do te perbeje nje objekt kerkimi dhe studimi ne te ardhmen.Por dua te theksoj nje fakt, se kohet e fundit gjithnje e me shume po dalin prova te reja te etimologjine e shume fjaleve qe ne permbajtje quhen me baze indoeuropiane ( gjuhe hipotetike e krijuar nga filologet), por qe nuk i spjegon asnje gjuhe tjeter e Europes perveç se ajo Shqipe. Keshtu kjo me ka perforcuar bindjen se duhet te kete nje hallke lidhse,qe te vetertoje se perse ndodh nje fenomen i tille. Dhe nese thellojme mendimin sado pak, kjo hallke lidhse dhe mund te gjendet, ajo mendoj se nuk duhet te kerokohet ne stepat ruse ( siç ndodhe deri tani), por mendoj se duhet te kerkohet qe nga portat e Kaukazit, Portat e Bosforit pottat e Egjeut dhe ato Adriatikut e deri ne brigjet e Danubit. Pikerisht ne keto territore linden dhe u zhvilluan gjuhet e kultura shume te vjetra dhe te avancuara per kohen, ne keto porta u perplasen valet e shumta te emogracioneve, kaluan shume perandori te ndryshme, ku pjesa me e madhe u zhduken duke mbetur vetem gjurmet arkiologjike gjenetike dhe format e artikullit gjuhesore, si nje fosile e mbetur ne brendesi te gjuhet e reja qe fliten sot.
Pikerisht per kete fosile gjuhesore dhe genetike behet fjale. Provat e fundit ku perfshihen ato gjuhesore, por dhe arkiologjike e genetike po veretojne se rajoni: (trekendeshi Azi e Vogel Adriatik -Danub eshte çelsi per te hapur kasaforten e te gjithe mistereve, akoma te pazgjidhura te historise se vjeter Europiane. Dhe ne brendesi te ketij trekendeshi kemi te perqendruar,nje fosile te pazhdukshme gjuhesore, arkiologjike dhe genetike, e cila do te perbeje bazen per te zberthyer kete enigme. Kjo eshte enigma e popullit te sterlashte Shqipatere i cili ashtu si "Feniksi", ka lindur e rilindur por nuk eshte zhdukur, duke mbjellur genet dhe formen e artikulimit gjuhesore, te pa precedent ne historine Europiane.
Shenim Nr-1 :Keshtu mendohet se “Uomo di Cro-Magnon" mendohet se bente pjese ne haplogrupin “I” ( ku mund te perfshihet ne varianitin maglemosiana“proto-nordik”, varianti i njeriut (dalo-falica) ne Scandinavi dhe ne Itali me te ashtuquajturin origjnare “Uomo di Grimaldi" sipas vendit ku eshte gjetur, prane Ventimiglia).
****
Me vone do te shohim se si “I” perveç Europes, perhapet pjeserisht dhe ne veriun e Afrikes. Ndersa dhe “J” me pas po nepermjet Azise se Vogel rikthehet per te kaluar Bosfor-in dhe hyn ne Ballkan nepermjet brigjeve te Egjeut dhe te Adriatikut.
Ndersa nga drejtimi i Kaukazit, per ne rajonin midis veriut te Detit te Zi dhe Detit Kaspik, para grupimi “IJK” u modifikua nga ana gjenetike duke kaluar ne nje nengrupim ndermjetes “NO,P”+Q,qe eshte paraardhesi i geneve “R” qe me vone u perhapen me nendeget e tyre, siç e treguam me lart, ne Euro-Azi e deri ne Indi. Se si u modifikua ai grup genesh nuk ka informacion, por nje gje duhet te theksoj; ketu behet fjale per nje konkluzon i cili nuk mund te mohohet ne asnje rrethane. Keshtu mund te gjykojme se; ne nje perjudhe kohore qe mund te parcaktohet si kohe, para se te kalohej ngushtica e Bofosfo-rit para 40.000 vitesh, ne zonen Kaukaziane, ato njerez qe pas 16.00 vitesh do te perfundonin si mbartesit e geneve “I” qe u krijuan (24.000 vite me pare ne Ballkan) dhe pas 35 mije vitesh do te beheshin njerzit qe mbanin genet e linjes se “I2”, qe u perhap ne zonen e alpeve Dinarike, ne Kroacine aktuale rreth 15.000 vite me pare, me nenlinjen “I2b”e cila rreth 12.000 vite me pare u perhap ne Europen Qendrore Bassa Sassonia (Gjermani) si dhe nen linja “I2a” e cila rreth 9.000 vite me pare u perhap ne Ballkanin veri-perendimore, drejt Alpeve Dinarike; te gjitha keto kane nje lidhje gjenetike te parbashket dhe i bije qe te kene qene kushurinje, me prejardhje gejentike stergjyshore shume te vjeter.
Por keshtu gjykojme se nese do te kishim nje nendegzim te drejtpardrejte, ne rrugen me te shkurter, duke kaluar Bosforin, ketu puna do te ndryshonte pasi, genet do te kishin pesuar me pak, ndryshime dhe do te shkurtohej me shume koha, keshtu qe afersia gjenetike do te ishte me e madhe. Natyrisht kjo eshte objekt studimi per te ardhmen, pasi nuk eshte nje çeshtje e lehte per tu studjuar,dhe per te vertetuar kete hipoteze qe do te kerkonte shume te dhena.
Mbi tegjitha duhet te kuptojme se nese shperhemi ne menyre simbolike tek ky “ stergjysh” Kaukaziane, duhet pika e ndarjes se atyre, qe qe me pas do te beheshin mbartseit e gene “I” ne Ballkan (Shqiptareve te lashte), ndersa mbartesit e geneve “R”(R1a) qe u krijuan ne stapat Ruse, i ndajme dhe distanojne me shume Shqipateret me Sllavet, pasi, ato ndonse paten nje origjine gejentike 40.000 vjeçare te perbashket, Sllavet i modifikuan genet e tyre, duke krijuar dhe nje negrupim ndermjetes, i cili nuk kishte te bente aspak, me genet e Euopes. Pra shihet qarte se ndermjet Kaukazianeve ( Albania e Kaukazit) duhet te jene mbeteje te para grupit te geneve ”IJK”. Ndersa midis njerzeve Dinarike (Iliro-Pellasgeve) dhe, Gjermaneve, ka nje matriçe lidhese gjenetike, por qe nuk mund te perjashtohet mundesia dhe asaj kulturore. Pasi keto njerez flisnin te njejten idiome, te njejte ne ate kohe para se te ndaheshin, dhe patjeter qe kishin dhe te njejtat karakteristika fisike dhe antropologjike. Pikersisht shkencetaret per te paraqitur karakteristikat e njeriut “Europoid” paraqesin tipin karaktersistike te llojit “Kaukaziane”, Ndersa ne Ballkan paraqesin llojin e njeriut “Dinarik”, ku qe te dy trajtohen si “Europoid” te bardhe, por me disa karakteristika te vogla te veçanta qe i dallojne.
Keshtu verehet qarte se grupi i geneve “I2” i perqendruar ne zonen e Alpeve Dinarike (ne Kroacine aktuale 15.000 vite me pare ), u nda ne dy nendegzime,ne “I2b”, i cili me pas mori drejtimin Gjermane ( Bassa Ssasonia) rreth 12 mije vite me pare, si dhe kemi nje nenlinje te dyte, ”I2a” e cila u perhap drejt Ballkanit veri-perendimore,dhe drejt Alpeve Dinarike (9.000 vite me pare). Pra njerezit qe mbanin genet “I2”( ne zonen dinarike) te destinuar qe te beheshin “Germane e ardhshem” dhe “Iliret e ardhshem”, kane nje “baba” te njejete gjenetik. Pra jane ndare nga i njejti trung gjenetike dhe jane nder popujt e pare te Europes. Eshte kuptuar tashme, se ky gen eshte me prejardhje paleolitike. Ndersa verejme dhe nje drejtim tjeter per ne ishullit te Sardenjes, ne te cilin kemi nje prezence te nengrupit te geneve “I2a1”. Ky eshte nje nje nedegzim i mevonshem qe tregon nje kalim te "njerzeve Dinarike", ne Sardenje. Kuptohet se kjo mund te kete ndodhur ne nje perjudhe qe nuk mund ti kaloje 9.000 vite me pare. Gjithashtu del qarte, se "njerez Dinarike", mund te kene shkuar tek kushurinjete tyre genetike, pasi Sardet zotrojne dhe rreth 40% e geneve qe bejne pjese ne nengrupin “I2b1” qe i perkiste "njerzeve Dinarike” Dhe dihet tashme se, qe te dy keto nengupe perfshihen ne grupin kryesore genetik “I”. Pikerisht, ata njerez aty, ndertojne nje numur te madh (nuraghi, menhir, e dolmen).
Kaukazianet, e perfshire ne grupimin geneve para-(IJK), jane stergjysherit e perbashket ne linje vertikale gjenetike te popujve te "zones Dinarike" mbartse te geneve “I2a” ( gene qe i mbajne sot Shqiptaret dhe te gjithe popujt qe jetojne ne teritoret (rreth mivjeqarit III-te prkr), qe me pas do te banoheshin nga populli i madhe (Pellasgo-Iliro-Thrake), ose e thene me e plote (Pellasgo-Lelego-Iliro-Thrako-Frigjiko-Ittito-Kaukaziane). Pra, perfshime ketu popuj dhe teritore te Ballkanit dhe Azise se Vogel. Fillesat ky civilizim mund ti kete patur te pakten, pakten 9-10.000 vite me pare, duke arritur kulmin e fazes se pare te ketij civilizimin gjate mivjeçarit te IV-III-te prkr me kulturen e Vinca. Pra baza e civilizimit bujqesore ne Ballkan, mund te kete ndodhur nga bashkimi i mbartseve te geneve te njerzeve paleolitike “I” me ato te njerzeve “ me prejardhje paleolitike “J “ qe kishin pervetsuar metodat bujqesore gjate neolitikut, si dhe njerzeve mbartes te geneve “E” (E3b) qe u krijuan ne Ballkan, dhe keto te paisur me njohuri bujqesore qe ishin themeluesit e bujqesise ne Ballkan. Nga te dhenat e studjuseve te ndryshem qe perkrahin kete teze, kemi perfundimin se ne zonen Ballkanike, ka patur nje nje penetrim te mundshem te njerzeve, te cilet mbartnin gene “para-E3b”, dhe qe me vone, nen ndikimin e atyre qe mbanin gene autoktone “I” si dhe atyre “J” te ardhura, krijuan ne vend (pikerisht ne ato teritore qe sot banohen nga Shqiptaret), nje gen te ri “E3b”. Mendohet se ky gen perfaqesonte nje popullsi te bardhe, ashtu si geni i pare “I”
Aktivizimi i energjive te njerzeve mbartes te ketyre tre geneve kryesore (I,J,E e R1b) ne keto teritore Ballkanike mund te kete bere te mundur, qe te krijohen nje bashkesi kulturore dhe gjuhesore, me elemet te medha ngjashmerie. Keshtu pra me vone, u krijua nje civilizim i madh,qe perfshiu gjithe teritorin Ballkanik, nga Austria e sotme, shkonte pergjate brigjeve te detit Adriatik, Jon, Egje, perfshiu Anatollin dhe deri ne Detin e zi (rajoni i Kaukazit), ndersa ne thellsi, brigjet e Danubit sherbyen si kufi veriore. Ketu lulezuj nje kulture e madhe neolitike bujqesore e kombinuar dhe me elemente paleolitike. Kjo kulture me baze autoktone Ballkanike u perhap me pas ne drejtim te Europes qendrore (duke shfrytzuar sistemin hidrografike) si dhe drejt Europes jugore dhe ishujve te Mesdheut (pasi u mesua arti i lundrimit). Ishujt me kryesore ku u perhap kjo kulture ishin Sicilia Sardenja, Kreta, ishujt e tjere te Egjeut dhe Qipro. Perjudhe kur filloj te krijohej ky civilizim duhet kerkuar te pakten rreth 10.000 vite me pare, ne kohen kur akullnajat ishin terhequr dhe kushtet klimaterike ishin permirsuar ne favor te bujqesise. Keshtu u krijua mundesia qe te lulezonin kulturat para nga me te hershmet siç ishte “Cultura Vinča”. Keshtu ne kete kuader brigjet e Egjeut ( Thesalia ) me nje klime me te permirsuar kane luajtur nje rol te rendsishem ne perhapjene e kultures bujqesore.
Kultura Vinča (Vincha) ishte kultura e pare Europiane, e cila u zhvillua (midis mijvjeqarit te VI-III-te prkr; pra 8-5.000 vite me pare). Kjo kulture u perhap pergjate rrjedhes se lumit Danub dhe perfshiu popullsite qe banonin ne ato teritore dhe qe sot banohen nga, Serbet, Romunet, Bullgaret, Maqedonet dhe qe gjurme te kesaje kulture mund te gjenden ne Ballkan, ne pjeset e Europes qendrore, dhe ne Azine e Vogel. Kjo kulture e merre emrin nga fshati Vinča, qe gjendet ne brigjet e lumit Danub rreth 14 km larg nga Beogradi, ku gjendet qendra me e madhe e rendsishme neolitike e Europes lindore, e cila eshte zbuluar ne vitin 1908 nga arkiologu Miloje dhe e Vasić (arkiologu i pare Serb). Aty eshte gjetur dhe nje alfabet qe njihet dhe si “alfabeti i Vinča-as”, i cili me provat e radokarbonit eshte datuar ne nje perjudhe maksimale 9.000-7.000 vite me pare dhe qe perben alfabetin e pare Europian. Pra çdo alfabeti tjeter Sumerike apo Egjyptjane, qe njihen deri tani si nder me te vjetrit, nuk eshte para tij. Me gjersisht do ta trajtojme kete teme ne te ardhmen. Kuptohet ketu u hodhen bazat e nje kulture dhe civilizimi, qe kohe me pas nuk mund te kishte emer tjeter perveçse emrint qe e therrisnin poetet dhe hisorianet e vjeter greke “Pellasgjike. Per civilizimin Pellasg, nuk do te flasim tani ,pasi do ti vije radha me vone, por dua te shtoj nje argument.
Nese kete civilizim qe arriti kulmin ne Vinča ne kete, mund ta emrojme nje civilizim “parapellasgjik”,ose si faza elementare fillestare e civilizimit Pellasgjike, por me duhet rikujtoj se ky i perkishte nje perjudhe, 9.000 -7.000 vite me pare. Por dime gjithashtu, se rreth kesaje perjudhe fillon dhe kultura e Diminit ne Thesali etj. Gjithashtu duhet te marrim ne konsiderate se filozofi grek, Platoni, per nje perjudhe te tille 9.000 vitesh me pare na flet per nje ndeshje midis Athinasve (ndoshta parapellasgeve apo pellasgeve) dhe Atlanteve. Ne disa studime te tjera na dalin Atlantet e mbijetuar nga permbytja e madhe e ishiullit te tyre dhe munden qe te penetronin ne rajonet e Egjeut. Pra nese supozojme se Atlantete erdhen ne Ballkan, 9-7.000 vite me pare, dhe ata duhet te kene ndihmuan qe te zhvillohet nje civilizim i madh bujqesore pasi ato ne vendine tyre, kishin arritur nje shkalle shume te larte civilizimi. Ato ishin mjeshter te teknikave bujqesore, lundrues te zote,dhe njerez te ditur sin dhe mjeshtra ne arkitekture, zotrues sekteresh dhe kultesh misterjoze. Naturisht te mbijetuarit e Atlanteve nuk u perhapen vetem ne Ballkan, por dhe ne vende te tjera dhe midis tyre dhe ne Egjypt, ku zhvilluan nje civilizim shume te avancuar per kohen. Ndoshta keto Atlante, duhen keruar dhe tek civilizimi Sumeriane, apo Inca, Maia e tjere..,. pasi ato jetonin ne nje ishull te shume te madh ne mes te Oqeanit Atllantike dhe kishin mundesi te shperndaheshin ne te gjithe kontinentet, pasi ishin zoter te lundrimit detare. Nuk do te zgjatem me tej pasi do ti trajtoj ne shkrime te tjera. Ne shkrimin e pare i kam trajtuar, pak dhe dale nga dale do te kompletoj studimin rreth tyre.
Ndoshta duhet qe t'ua, atribojme atyre themelimin e civilizimit te lashte “Pellasg” ne Ballkan. Pra njezeve Dinarike autokton mbartes te geneve “I”e “E” + njerzeve mbates te geneve “J” te ardhur nga Lindja e Mesme + ( nje degezim i grupit R qe rridhte drejt per drejt nga makrogrupi ("IJK"+R ),qe mund te kete nzjerre R1b i cili mund te kete levizuar duke kaluar dhe ky Bosforin siç ndodhi me "genet e tjera) + Atlanteve (njerzeve te qeverisur nga Atlanti dhe Herkuli, me kulte te lashta qe i sollen pikerisht ato te perej kontinentit ose Hiperboreive), per te cilet nuk dime akoma, se çfare geni mbanin, por gjurmet e para gjenetike, te tyre duhet kene mbetur tek tek popullsia. Atlantet pasi gjejten, nje shtrat te gjere popullsie dhe me nje nivel zhvillimi kulturore, qe permbante genet me te vjeter te Europes, mund te ken ushtruar ndikimin e tyre kulturore dhe te jete thmeluar nje civilizimi cili do te pagezohet si "Pellasg". Kemi shume studjues te koheve te fundit qe e barazojne termin Atlante me termin Pellasge (si njerez te kozmogonise, si adhurues te pellumbit i beri vezen kozmike te krijimit, te gjarperit, Orion dhe te shqiponjes si simbol i djellit/zotit, qe e arriti shkelqimin e tije te plote me civilizimin e Kretes dhe te Mikenes. Dime se “Pellasget” u perqendruan ne Ballkan dhe u perhapen dhe drejt Europes jugore, e veriore, ndersa, po i njejti popull “Leleget”, (degzim Pellasg), u perhap ne Azine e Vogel. Per kete civilizim do te flitet ne te ardhmen.
Ne kundershim me mendimin zyrtare te deri tanishem, nuk mendoj se nyja bashkuese per perhapjen qe eshte quajtur indo-Europiane te kete qene “ R”( ne kuptimin e teorise Kurgan si perhapje e R1a nga stepat Ruse drejt Europes jugore, por mendoj se siç duket nga skama e mesiprme ne pjesen e pare te kasaje teme dhe nga te dhenat hartografike te ADN, nga grupimi “IJK”, mund te kete rrjedhe njej nendegzim i drejtpardrejte i cili mund te kete kaluar dhe ky Bosforin dhe qe mundet dhe ky, te kete patur te njejtin fat si "I,E" cila mund ta kete pasur bazen fillestare ne rajonet e portave te Kaukazit ashtu si "I" "E"(E3b) (autoktone) ne Ballkane. Por kjo hipoteze kerkon nje pune te madhe per te hetuar, per te cilen provat jane te pakta. Por kjo nuk duhet te na beje te terhiqemi nga ky mendim pasi, kane filluat te dalin zera te propozuar nga studjues te ndryshem ne lidhje me teorine indoeuropiane, te origines dhe te gjuhes. Por kjo do te perbeje nje objekt kerkimi dhe studimi ne te ardhmen ,kjo eshte nje sfide e madhe dhe shume e veshtire pas kemi mendimin statik te gjuhetareve dhe filologeve, tashme te mberthyer ne nje teori tabu, ku dhe pse dita dites po dalin fakte e propozohen hipoteza te reja per kete problem, ato te fundit qendrojne te pa levizshem ne instikamet e tyre.
Perberja gjenetike e bujqeve te pare (J,E)
Ky studim eshte nga me te rendsishmit persa i perket problemit te njohjes se historise se vjeter te popullit Shqiptare, i cili siç e kemi theksuar dhe ne shkrimet e tjera; ai jo vetem se ishte populli
me prejardhjen me te vjeter ne Europe nga i cili rrodhen te gjiithe popujte e tjere, por ishte populli, qe arriti qe tu mesoje te tjereve dhe artin e bujqesise. Nga studimet gjenetike te dertanishme (qe po plotsohen kohe pas kohe), na rezulton se ky popull sot trashegon frekuencat me perqindjen me te larte ne Europe mbi 74% ( nendegzime te gene "J" dhe "E" te bujqeve neolitike) si dhe rreth 30% te geneve te njerzeve te pare, qe shkelen ne teritoret Europes, njerzit e genit “dinarik” ( “I”+”pre-R1b”), qe i kemi trajtuar ne shkrimet e meparshme te cilet me pas, u perhapen ne te gjithe Europen. Si nje konklusion te pergjithshem, mund te konsiderojme faktin se, nese sa me shume ngjitemi drejt Europes veri-perendimore, aq me shume gjendemi perballe nje perqindje te madhe te frekuencave paleolitike, qe u mbollen pikerisht nga popujte e lashte qe banuan te paret teritoret e vjetra Ballkanike, siç ishin genet "dinarike" “I”. Ndersa e kunderta na ndodh, sa me shume zbresim ne Europen Lindore e Jugore, aq me shume ndeshemi me frekuenca te larta sidomos ne teritoret e banuara nga Shqiptaret e lashte, pikerisht ato teritore qe banohen sot nga popullsia Shqiptare ne Ballkan, por nje gje e tille ndodh dhe ne teritoret qe banohen nga fqinjet tane. Ne keto popuj gjenden te “mbjelluara” genet bujqesore neolitike dhe gene te perjudhes paleolitike, te cilet mbajne vulen e Shqiptarve te vjeter ( Iliro-Pellasgeve ).
Per te kuptuar me mire se cila ishte rruga e mundshme qe Shqiptaret e vjeter, e themeluan civilizimin e tyre si bujq neolitike, te perzjere natyrisht dhe me njerzit paleolitike te geneve “I” “dinarike” si dhe gene te tjera ne perqindje me te vogel, le te hyjme ne teme pa humbur kohe.
Geni i perfaqesuar nga Aplogrupi "E" eshte supozuar nga studjuesit se eshte i ndare ne (E1,E2,E3), rreth 28.000 vite me pare. "E3" eshte karakterizuar nga (P2 mutazione te SNP),qe do te thote se persona me test popzitive (P2+ ) do rrjedhin nga themeluesit e aplogrupit "E3", ndersa ne te kunderen bejne pjese ne te tjere aplogrupe. "E3" ndahet ne "para-E3a/b" e "E1b", rreth 26 mije vite me pare. Nga ku vete "para-E3b" eshte karakterizuar nga nje (mutacion M35). Besohet se dukja e pare ka ndodhur ne Bririn e Afrikes rreth 26 mije vite me pare dhe perhapet ne Lindjen e Mesme gjate kohes Paleolitikut superiore dhe mesolitikut.
Nga atje ka udhtuar me perhapjen e bujqesise dhe mendohet nga studjuesit se ka kalur Bosforin dhe ka perfunduar ne Ballkan i pashkeputur. Por kemi dhe nje varjante tjeter per te justifikuar perhapjen e tij nga Afrika e veriut, ku ky gen ka nje prezence te larte. Disa, per te shpjeguar perhapjen e tij nga (Lindja e Afert ne Marok ) hedhin hipotezen se ajo ishte me origjine nga Lindja dhe pastaj emigron ne Perendim perkundrejt dy emigracioneve te ndara, nga ku njera pershkon Europen duke kaluar nepermjet jugut te Kaukazit-Bosforit-Ballkan, ndersa nje degzin po nga Lindja e Mesme pershkoj brigjet veriore te Afrikes. Aplogrupet duke u transmetuar vetem ne rrugen mashkullore te linjave aterore na japin nje informacion genetik pjesore. Eshte e qarte se nga nje aplogrup nuk mund te deduktohet se nga niset, por mund te percaktohet origjina e paraardhseve direkt (ne vije mashkullore). Kalimi ne Ballkan, nuk ka te dhena qe te vertetohet se e kalon kohen neolitike te 10.000 viteve me pare.
Studjuesit genetike i kane pervijuar linjat kryesore te bujqeve neolike (duke filluar 10.000 vite me pare), si mbartes te geneve "J" (HG9) dhe "E3b" (HG21) per aplogrupet baze ADN-mt (J,T1,U3,e disa H e W ) dhe vlersojne se perhapja jo uniforme e ketyre linjave ne trashegimine ne linjen aterore i diferencojne ne menyre te dukshme Europianet e (J-P) dhe (J-L) edhe pse eksistojne lidhje me te medha ne linjen e amsise.
Ja po paraqesim disa te dhena te geneve, haplogrupeve “J” dhe "E3b" (HG9/21) frekuenca mesatare per Europen , Azine qendrore dhe Mesdheun; sipas etnise dhe perqindjes. Ku sipas tabeles se me poshteme verejme se popujt neolitike te perhapur ne Europe jane mbartesit e Geneve “J” ( J2” dhe J1) si dhe “E” ( E3b).
Bazuar ne studimin e (Rosser : 2000), i kam renditur sipas vleres me te larte e deri tek me e ulta dhe keshtu perfitojme nje tabele e cila siç shihet permbledhe vleren shumore se perbashket te geneve (J+E) me nendegzimet e tyre "J1,2" dhe "E3b".
Frekuencat e geneve (E+J) bujqesore tek popujt e Europiane dhe disa te atyre mesdhetare sipas studimit (Rosser : 2000).
Nr | Etnite ( Popujt) | % |
1 | Algjerianet | 93 |
2 | Afrikan/verioret | 89 |
3 | Qipiriotet | 60 |
4 | Greket | 56 |
5 | Turqit | 43 |
6 | Ossetianet | 40 |
7 | Armenet | 32 |
8 | Italianet | 32 |
9 | Rumunet | 31 |
10 | Bulgaret | 29 |
11 | Gjiorgjianet | 25 |
12 | Ish / Jugosllavet | 21 |
13 | Hungarezet | 20 |
14 | Ceket | 19 |
15 | Portugezet | 19 |
16 | Gjermanet | 15 |
17 | Francezet | 15 |
18 | Sllovaket | 13 |
19 | Spanjollet | 13 |
20 | Sllovene | 13 |
21 | Bielloruset | 12 |
22 | Ruset | 11 |
23 | Gjermane | 10 |
24 | Danezet | 9 |
25 | Polaket | 6 |
26 | Urkahina | 4 |
27 | Anglosasonet | 4 |
28 | Belget | 4 |
28 | Suedezet | 4 |
29 | Norvegjezet | 4 |
30 | Estionezet | 4 |
31 | Irlandezet | 3 |
32 | Finlandezet | 2 |
33 | Skocezet | 1 |
Tabela Nr-1 (Vlerat e frekuencave te geneve bujqesore Europiane ( nengrupe genesh bujqesore J+E+...) (Rosser : 2000)
Ne kete studim sipas tabeles ( Nr-1) Shqiptaret nuk jane pasqyruar: nuk ka te dhena nese jane marre ne konsiderate apo jo, megjithate ne nje studim tjeter, me te vonshem me nje tjeter autore (Chikhi et al. 2002), persa i perket permbajtjes se geneve bujeqesore Shqiptaret, klasifikohen ne vendin e pare ne Europe me mbi 74%.
Perberja gjenetike e bujqeve te pare (J, E)
Siç e treguam ne fund te pjeses se pare te artikullit te meparshem, shohim nje renditje tjeter, nga nje studjues gjeneologjike i cili ka bere studimin e geneve bujqesore
ne disa shtete te Europes. Sipas ketij studimi, une kam radhitur perqindjen e frekuencave, nga vlera me e madhe e ne ate me te voglen ne tabelen e meposhtme (Nr-1). Ne kete studim behet fjale per nje vlere shumore te geneve te bujqeve neolitik (J+E+… me nendegzimet e tyre). Keshtu ne studimin e (Chikhi et al. 2002) eshte arritur ne nje perqindje te larte frekuencash nga ku shihet se Shqiptaret radhiten ne vendin e pare ne Europe per permbajtjen e geneve te bujqeve neolitike me 74%dhe pas tyre vine Greket me 71%. Sipas tabeles me poshte kemi kete renditje te permbajtjes se geneve neolitike bujqesore ( nengrupet e E+J..)
Nr | Etnite/ Popullsite | % |
1 | Shqiptaret | 74 |
2 | Greket | 71 |
3 | Maqedonet | 69 |
4 | Gjeorgjianet | 64 |
5 | Kalabrezet | 61 |
6 | Hungarezet | 60 |
7 | Kroatet | 56 |
8 | Polaket | 52 |
9 | Italia e veriut | 46 |
10 | Ukraina | 44 |
11 | Gjermania | 40 |
12 | Catalans/Katalanet | 39 |
14 | Francezet | 38 |
15 | Ceket /Sllovaket | 38 |
16 | Sardenjasit | 15 |
Tabela Nr-5, Frekuencat bujqesore te Europianeve ( nengrupet E+J+….).
Sipas ketij studimi, krahasuar dhe me studimin e pare, kemi nje shifer rekord per Shqiptaret ne Europet e shoqeruar me pas nga Greket, Maqedonet, Gjeorgjianet dhe Kalabrezet. Nga krahasimi i dy studimeve shohim klasifikimin si dhe dìferencat, qe gjenden midis ketyre geneve bujqesore tek etnite/popujt te radhitur ne kete tabele, ku na rrezulton nje diference e madhe midis popujve te Afrikes se Veriut dhe vete popujve Ballkanike te marrur ne analize. Verehet nje diference frekuencash e cila shkon ne zbritje me variacionet 4%-5%, ndresa arrine ne 8% per Sardenjasit.
Sipas ketij studimi, krahasuar dhe me studimin e pare, kemi nje shifer rekord per Shqiptaret ne Europet e shoqeruar me pas nga Greket, Maqedonet, Gjeorgjianet dhe Kalabrezet. Nga krahasimi i dy studimeve shohim klasifikimin si dhe dìferencat, qe gjenden midis ketyre geneve bujqesore tek etnite/popujt te radhitur ne kete tabele, ku na rrezulton nje diference e madhe midis popujve te Afrikes se Veriut dhe vete popujve Ballkanike te marrur ne analize. Verehet nje diference frekuencash e cila shkon ne zbritje me variacionet 4%-5%, ndresa arrine ne 8% per Sardenjasit.
Klasifikimi | Etnia/Popullsia | % | Diferenca |
I | Algjerianet | 93 | 0 |
II | Afrikan/verioret | 89 | -4 |
III | Shqiptaret | 74 | -19 |
IV | Greket | 71 | -22 |
V | Maqedonet | 69 | -24 |
VI | Kalabrezet | 61 | -32 |
Tabela Nr-2
Pra, siç shohim nga tabela (Nr-1,2), Shqiptaret rrezultojne me frekuencat me te larta ne Europe dhe jo vetem kaq, por na rezulton dhe nje fakt shume interesant, pasi trekendeshi Shqiperi-Greqi (Egje)-Maqedoni na rezulton me perqindjen me te larte ne Europe. Gjithashtu nese krahasojme dhe rrugekalimet e mundeshme nga kaluan keto gene neolitike te cilat, siç kane dale nga studimet qe trajtuam dhe me lart, nuk gjenden degzime gjenetike neolitike, qe te kalojme me tej se 10.000 vite prkr. Keshtu, ne se ndjekim rruget e mundeshme te kalimit ne Ballkan te ketyre geneve bujqesore, verejme se ne drejtimin Kaukaz-Bosfor–brigjet e Egjeut-brigjet -Adriatikut, kemi keto frekenca te geneve bujqesore (J+E), si nendegzime te tyre, qe une i kam radhitur sipas tabeles se meposhtme.
Nr | Popullsite | % |
1 | Ossetianet | 40 |
2 | Armenet | 32 |
3 | Turqit | 43 |
Tabela Nr-3
Osstetizianet dhe Armenet jane popuj te vendosur ne rajone te Kaukazit, ndersaTurqia eshte zona e kalimit te (Bosforit) per ne Ballkan. At'here me te drejte lind pyetja, si eshte e mundur qe Shqiptaret kane perqindjen me te larte te ketij geni, duke u radhitur te dytet pas Afrikaneve te veriut.?
Siç na rezulton nga studimet e fundit, verehet se Shqiptaret permbajne nje nivel jo te larte te geneve J2 11% sipas tabeles ( Nr-6) qe do ta shikoni ne pjeset ne vazhdim,te kesaj teme, ndersa dhe ne te dhenat qe nxirren nga nje studim tjeter i publikuar (www.igenea.com), gejme vleren e “J” (J2) 15% pra, nje ndryshim i vogel. Keshtu nese i referohemi vlarave maksimale te tabeles se mesiperme ku Shqiptaret kishin nje vlere (J2+ +E1*+E3b ) = 74 %, duke bere diferencen, do te kemi vleren e mbetur prej (13**+16+ E3b ) = 74%. Nga ku E3b = 45%. Pra Shqiptaret, sot zotrojne gene bujeqesore E3b (45%), te cilat jane krijuar ne teritoret e tyre mijeravjeçare nga populli i lashte neolitik Shqiptare.
Keshtu na rezulton se, duke marre ne konsiderate dy te dhenat e publikuara verejme se Shqiptaret zotrojne frekuencen me te madhe totale te geneve te (“E” perfshi E3b dhe E1b1b), ndersa persa i perket nendegezimit te "E1b1b", Shqiperia dhe Bosnja, kane nivelin e frekuencave me te ulta, krahasuar me vendet e tjera Ballkanike. Por Shqiperia siç e pame me lart nga analiza zotronte rreth 45% te geneve "E3b" autoktone, te cilat u krijua nge vete ky popull neolitike ne lashtesi. Por per te kuptuar me mire kete raport te perqindjes se geneve "E3b" dhe "E1b1b", le ti hedhim nje sy tabeles se meposhtme Nr-4.
Ne kete tabele po shihni te radhitura,frekuencat e “E1b1b” (sipas publikimit www.igenea.com)
Nr | Etnite/Popujt | % |
1 | Rumania | 38 |
2 | Bullgaria | 31 |
3 | Greqia | 32 |
4 | Sllovenia | 30 |
5 | Maqedonia | 25 |
6 | Serbia /Mali i Zi | 20 |
7 | Shqiperia | 16* |
Tabela N-4. Nese i referohemi tabeles (Nr-4), verejme se perqindja me e madhe e ketij geni gjendet ne Rumani, kjo zbret pastaj, drejt Bullgarise dhe Shqiperise. Gjithashtu verehet dhe nje drejtim tjeter qe ndoshta ndjek, brigjete Danubit dhe perfundon deri ne Slloveni ku ruan nje perqindje te konsiderusheme. Pra siç rezulton, ne zonen Danubiane, ne fushat qe perfshihen ne brigjet lindore te Detit te Zi (derdhja e Danubit) kemi zhvillimin e ketij degzimi te genit bujqesore, i cili me nje diferenve prej 6% zbret drejt Greqise se sotme, ndersa ne teritoret e sotme Shqiptaret gjendet me nje frekuence me te vogel siç e pame prej 16%. Pra ky nendegzim i ketij geni, mund te jete zhvilluar me vete dhe mendoj se ky gen u perket pikerisht zhvillimit te kultures bujqesore ne rajonet ku me pas do te njiheshin si teritore te Thrakeve nga te cilet linden Daket historik dhe nga keto te fundit rrjedhin Romunet. Dihet tashme se Thraket ishin nje nendegzim i popullit ta madh Pellasg.
Por ajo qe paraqet rendsi per studimin tone eshte perfundimi se, ne teritoret e Shqiptareve te vjeter u krijua dhe ne nendegzim tjeter me epiqender ne bregjet Adriatike, i cili pati vlara te larta frekuencash siç i llogaritem me lart. Ky gen u perhap deri ne Afriken e veriut, ne Lindjen e Mesme dhe me gjere. Per ta pare me mire se si u zhvillua ky gen, do ti referohemi hartes se aplogrupit “E3b”, aty ne do te shohim se ku gjendej kjo epiqender dhe ku u rezatua, perhapje e saje. Pikerisht per kete epiqender te madhe bujqesore, do te bejme fjale ne arikujt ne vazhdim, qe do te publikohen me pas.
Shenim*(E1b1b=16%) sipas varjantit te studimit publikuar ne (www.igenea.com),**(eshte marre si vlere mesatare midis dy studimeve siç i theksuam me lart)
Kol Marku