Gallatë e madhe: Presidenti Thaçi reagon me nervozizëm për ftesën e Haradinajt nga Trump

Image result for ramush haradinaj ftohet nga trumpImage result for ramush haradinaj ftohet nga trump

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi – i cili vazhdon të mbetet i izoluar nga bota – ka shfrytëzuar një portal të tij personal që ta demantojë lajmin se Ramush Haradinaj është ftuar në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të ri të SHBA’së, Donald Trump.

Image result for hashim thaci erdogan

Hashim Thaçi nuk ka arritur ta fsheh pezmin e tij ndaj një ftese për Liderin e AAK’së nga kampi i Donald Trump. Ai ka përdorur një portal të tij personal për ta demantuar këtë ftesë. Sipas Thaçit (portalit), institucioni që e ka ftuar z. Haradinaj është një organizatë që merret me fushatat zgjedhore/organizime politike, por që nuk është pjesë e Kampit të Trumpit.
Zëdhënësi i AAK’së, Muharrem Nitaj ka thënë sot se kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj është ftuar në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri amerikan, Donlad Trump.


Ndryshe, Presidenti Hashim Thaçi, përveç vizitave në varrezat e serbëve të vrarë paslufte, prej kohës që ndodhet në Presidencë ka realizuar vetëm dy  vizita shtetërore në Maltë dhe tek autokrati Erdogan në Turqi.


 Prandaj, mllefi i tij ndaj vizitës së Haradinajt në SHBA duket plotësisht i arsyeshëm

ftesa
HARADINAJ FTOHET NË CEREMONINË E INAUGURIMIT TË DONALD TRUMP

Ftesë në inaugurimin e presidentit të ri të SHBA-ve, Donald Trump ka marrë lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Këtë e ka konfirmuar anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj.




“Haradinaj ka marrë ftesë zyrtare nga zyra e Shtëpisë së Bardhë, mirëpo ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen. Unë besoj se do të jetë i pranishëm”, ka thënë Nitaj për lajmi.net.

Donald Trump është presidenti i 45-të i SHBA-ve. Ceremonia e inaugurimit të tij do të mbahet më 20 janar në Shtëpinë e Bardhë.

Sonte në emisionin “Komiteti” – i drejtuar nga Berat Buzhala – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini, gazetari dhe autori i emisionit “Rubikon”, Adriatik Kelmendi, ka folur për përformancën e Hashim Thaçit këtë vit, në pozitën e presidentit të vendit.

Kelmendi ka thënë se ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pasur agjendë shumë më të ngarkuar të takimeve ndërkombëtare sesa që ka presidenti i tanishëm.
Ai ka shtuar se shkak i këtij lloj izolimi të ndërkombëtarëve nga Thaçi mund të jetë lidhje që ka emri i presidentit me Gjykatën Speciale.
Më tej, gazetari në “Komiteti” ka treguar se shkak tjetër i mungesës së ftesave të ndërkombëtarëve për Thaçit është niveli i lartë i korrupsionit në vend, ku jo rrallëherë përmendet edhe emri i presidentit. /Express/


Hashim Thaçi te Erdogani, do t’i kërkohet mbyllja e shkollave të Gylenit

thaci-erdogan

Hashim Thaçi sot ka udhëtuar drejt Turqisë, ku do të pritet nga homologu i tij, Rexhep Taip Erdogan, në vizitën e tij të parë si president i shtetit në një shtet me peshë në politikën botërore.
Në mesin e temave që dy presidentët do t’i diskutojnë, siç mëson gazetametro.net, më e ndjeshmja dhe kryesorja do të jetë ajo për mbylljen e shkollave të Fetullah Gylenit që veprojnë në Kosovë.

Agjenda e takimit të Thaçit me Erdoganin sipas burimeve të gazetametro.net, do të përmbajë gjashtë pika kryesore:

1. Mbylljen e shkollave të Fetullah Gylen,

2. Procesi i njohjes së Kosovës dhe anëtarësimi i saj në Kombet e Bashkuara,

3. Proceset në mes të KOSOVËS, UNESCO’s, NATO’s dhe Bashkimit Evropian,

4. Tregtia e Jashtme Turqi-Kosovë, marrëveshja e tregtisë së lirë e nënshkruar më parë mes dy vendeve dhe heqja e taksave të dyfishta,

5. Kush do të jetë ambasodori i ri i Kosovës në Turqi, dhe

6. Ndërtimi i xhamisë së re në kryeqytet, për të cilën është ndarë lokacioni në afërsi të objektit qendror të Telekomit të Kosovës.

Shkollat e Gylenit në Kosovë

Fetullah Gylen një kundërshtar politik i Erdoganit që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe i cilësuar si terrorist, shkaku i pretendimit të pushtetit turk se ai ka organizuar puçin e fundit ushtarak, ka një rrjet të shkollave nëpër botë.

Në mesin e këtyre shkollave, pesë sosh veprojnë edhe në Kosovë.

Erdogan, një mik i Thaçit, sipas burimit të gazetametro.net, do të kërkojë nga ai mbylljen e këtyre pesë shkollave të Gylenit, të cilin Turqia e cilëson si terrorist, dhe është duke kërkuar transferimin e tij nga SHBA-ja ku ai ka emigruar.

Erdogan do t’i thotë Thaçit, se Kosova nuk duhet t’i mbështesë terroristët, aq më tepër kur Turqia e ka mbështetur shumë Kosovën në luftën kundër terrorizmit, duke pasur parasysh se shumë kosovarë janë ndaluar në Turqi, rrugës për të ju bashkuar radhëve të terroristëve në Siri dhe Irak.