Flori Bruqi : Gjërat që nuk i keni ditur për librin “Ferma e Kafshëve”(“Animal Farm”)




Image result

Goerge Orwell , kishte lindur me emrin Erik Artur Bler (angl. Eric Arthur Blair), lindi me 25 qershor 1903 në Indi në fshatin Motihari afër kufirit me Nepalin dhe vdiq me 21 janar 1950 ne Londer , ishte shkrimtar dhe gazetar anglez.



Goerge Orwell (emri i vërtetë Eric Blair) ka lindur në Indi në vitin 1903 ku babai i tij ishte shërbyes civil në administratën e Perandorisë Britanike. Pas një viti, ai u soll për t’u rritur dhe arsimuar në Angli. Pasi që shkollimin e kreu në “Eton College”, duhet theksuar se ishte i pajisur me shkollim të cilësisë sipëror. Për shkak të mungesës së parave nuk pati mundësi të vazhdonte studimet universitare. Pas kryerjes së kolegjit shkoi në Burmë ku u punësua në Policinë Imperiale të Indisë. Pas disa vitesh u kthye sërish në Angli, pastaj shkoi në Spanjë, së bashku me Eileen, gruan e tij të parë, për të marrë pjesë në luftën civile në anën e republikanëve anti frankoist. Me 20 maj 1937 u plagos në qafë, të cilën ngjarje e shpjegoi në esenë “Wounded by a Fascist Sniper” (I plagosur nga një snajperist fashist) dhe në novelën “Homage to Catalonia” (Homazh Katalonisë). Pas kësaj ngjarje është kthyer në Angli, i cili moment shënon ndërrim të madh në pikëpamjet e tija politike por edhe në intensifikimin e krijimtarisë letrare.

George Orwell, ka shkruar 9 libra, dy përmbledhje me ese të shkurtra dhe disa qindra recensione dhe shkrime tjera që përbëjnë artikuj të gazetarisë.

Veprat

Down and Out in Paris and London (1933) —

Burmese Days (1934) —

A Clergyman's Daughter (1935) —

Keep the Aspidistra Flying (1936) —

The Road to Wigan Pier (1937) —

Homage to Catalonia (1938) —

Coming Up for Air (1939) —

Animal Farm (1945) —

1984 (1949) —







Image result

Që prej vitit 1950, libri i Geroge Orwell “Ferma e Kafshëve” (“Animal Farm”), është një prej librave kryesor të kurrikulës shkollore.

Në këtë libër një derr i inspiron kafshët e tjera që të revoltohen kundër pronarit të tyre njeri.

Image result for Animal Farm
Në fakt historia e këtij libri është kundër të këqijave të diktaturës së Joseph Stalin, transmeton Klan Kosova.
Image result for Animal Farm
Më 17 gusht ky libër shënoi 70 vjetorin e publikimit.

Më poshtë mund t’i lexoni disa prej fakteve që nuk i keni ditur për këtë libër.

1. Për këtë libër Orwell është inpiruar nga përvoja e tij gjatë luftës civile në Spanjë
Related image
Orwell së pari ka treguar për eksperiancën e tij gjatë Luftës Civile në Spanjë

Koha kur ai detyrohej që të ikte nga spastrimet e komunistëve në Spanjë, e kishte inspiruar atë që të kuptojë se “sa lehtë propaganda totalitare mund ta kontrollojë mendimin e njërzve të ditur në vendet demokratike”.
Image result for Animal Farm
E pas kësaj përvoje të tij, lindi “Ferma e Kafshëve”.

2. Skena në fermë u inspirua nga nja djalë 10 vjeçar

Për këtë ‘përrallë satirike në fermë’ Orwell u inspirua pasi që e pa një djalë të vogël që e rrahte kalin çdo herë kur ai nuk e merrte drejtimin që i thoshte djaloshi.
Image result for Animal Farm
“E kuptova se nëse edhe kafshët e kuptojnë fuqinë e tyre ne njerëzit nuk do kishin fuqi mbi ta, dhe se njerëzit i shfrytëzojnë kafshët njëjtë si të pasurit që e shfrytëzojnë proletariatin”.

3. Libri pati vështirësi për t’u botuar

Orwell fillimisht kishte shumë vështirësi në marrjen e dorëshkrimit për këtë libër, e kryesisht kjo frikë ishte për shkak të ndjenjave të tij anti-ruse.

Libri më në fund u pranua për t’u botuar nga botuesi britanik, Jonathan Cape.
Image result for Animal Farm
Mirëpo edhe kësaj kompanie nuk i’u deshtë shumë për të ndryshuar mendje. Kjo sepse botuesi u kërcënua nga Peter Smollet, një zyrtar i qeverisë ruse.

4. Libri nuk ishte gjithmonë kaq i vlerësuar

“Animal Farm”, është emëruar si një prej 100 romaneve më të mira në gjuhën angleze sipas Time Magazine e ka fituar fituar çmimin e Hugo.
Related image
Mirëpo në fillimet e tij kritikat kundër këtij libri ishin se është i stërmbushur me steriotipe.

5. Gruaja e Orwell vdiq menjëherë pas publikimit të librit

Fatkeqësisht gruaja e tij, Eileen, vdiq menjëherë pas publikimit kështu që nuk e shijoi asnjëherë suksesin e burrit të saj.
Image result for Animal Farm
Bashkëshortja e tij prej nëntë vjetësh vdiq nga sulmi në zemër gjashtë muaj pas publikimit të librit.

6. Titulli original nuk është “Ferma e Kafshëve” “Animal Farm”

Titulli i plotë ishte: “Animal Farm: A Fairy Story”.

Mirëpo këtë titull i’a ndryshuan botuesit amerikan në vitin 1946.