Nga Flori Bruqi

Prof. Dr. Zymer Ujkan Neziri lindi më 6 nëntor 1946 në Siparant (Zahaq) të Pejës, është mbledhës e studiues i letërsisë popullore dhe profesor universitar, epikolog.
Zymer Ujkan Neziri rrjedh nga një familje e katundit Shtupeq i Vogël, krahina e Rugovës. Në vendlindje, në Siparant (Zahaq), e në Pejë kreu shkollën fillore (1960).Gjimnazin e kreu në Pejë (1964) dhe Shkollën Normale e kreu në Prishtinë (1966).
Kreu studimet e larta në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prizren (1969) dhe studimet e shkallës së dytë në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe në Fakultetin Filozofik të Prishtinës (1971).
Në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, gjatë viteve 1972-1974, vijoi edhe mësimet e studimeve të shkallës së tretë në Degën e Letërsisë dhe mbrojti magjistraturën me temën «Figura e krahasimit në këngët tona lirike të dashurisë» (1979), me mentor akademikun prof. dr. Rexhep Qosja.
Pas shumë vite pengesash politike, në Fakultetin Filozofik të Prishtinës mbrojti disertacionin e doktoratës me temën «Poezia legjendare e Rugovës» (1995), me mentor akademikun Rexhep Qosja.
Puna gjatë studimeve
Gjatë studimeve, 1967-1971, punoi përkohësisht në dy shkolla fillore (Zllakuqan dhe Klinë) dhe në katër shkolla të mesme (Lipjan, Pejë, Prizren dhe Prishtinë). Për shkak të veprimtarisë në Lëvizjen Studentore të vitit 1968 në Kosovë, e larguan nga puna në Klinë, Lipjan dhe Pejë.
Më 1971, pas mbarimit të studimeve themelore, u pranua asistent në Degën e Folklorit dhe të Etnologjisë të Institutit Albanologjik të Prishtinës, nga e cila e përjashtuan më 1973, me vendim të organeve politike të Kosovës, po ashtu për shkak të veprimtarisë së tij atdhetare në Lëvizjen Studentore të vitit 1968 në Kosovë.
Largime nga puna, arrestime
Për shkak të veprimtarisë së tij atdhetare, ka qenë tri herë i arrestuar (1967, 1968, 1981) dhe pesë herë i përjashtuar nga puna (1968, 1969, 1970, 1973, 1990). Për rreth tridhjetë vjet nuk ka pasur pasaportë udhëtimi jashtë shtetit (1968-1978 dhe 1981-1999).
Shumë vite punoi jashtë profesionit, pa dëshirën e tij, përkthyes dhe lektor në Bankën e Kosovës (1977-1990). Puna e tij është censuruar, prandaj në revistën shkencore të Institutit Albanologjik të Prishtinës ka filluar të botojë tek në fund të viteve 80.
Puna në Institut pas vitit 1992
Pas zhbërjes së Federatës së Jugosllavisë, organet drejtuese të Institutit e lejuan që të kthehet sërish në Institut, pas 19 vjetësh, në qershor 1992, në vendin e përparshëm të punës asistent (1971-1973). Ka qenë udhëheqës i Degës së Folklorit dhe anëtar i Këshillit Drejtues të IAP-it (1996-2003).
Ka qenë anëtar redaksie në rev. «Gjurmime albanologjike, Folklor dhe etnologji», 2006-2013, ku ishte sekretar shkencor më 1972-1973, në fillim të daljes së saj.
Ka marrë titutujt: bashkëpunëtor shkencor/profesor asistent, më 1996; bashkëpunëtor i lartë /profesor i asociuar, më 2000; këshilltar shkencor/profesor i rregullt, nga viti 2003.
Puna në fakultete, profesor i jashtëm
1998-1999: SHLP, Prizren. 2002-2004: Universiteti i Tetovës, FF, Tetovë. 2003-2006: Universiteti i Prishtinës, FF, Prishtinë. 2010-2012: Universiteti i Prishtinës, FE, Prizren. 2011-2014: Universiteti i Prishtinës, AKM, Prishtinë. 2012-2014: Universiteti i Shkupit, FF, Shkup.
Nga viti 1967 merret me vjeljen e folklorit, kurse njësitë e tij janë botuar në disa vëllime të IAP-it. Është kryesisht mbledhës i këngës epike historike dhe i këngës epike legjendare. Vazhdon punën e hulumtimit dhe të mbledhjes së folklorit edhe në Republikën e Shqipërisë dhe në Maqedoni e Mal të Zi.
1. Në krahinën e Rugovës mblodhi e incizoi poezinë epike legjendare (1979-1988). Projektin e kreu me vetëfinacim, material që përmban 15 vëllime të veçanta dhe që vlerësohet ndër koleksionet më të mëdha arkivore të shekullit të kaluar me këngë të Eposit të Kreshnikëve. Ka mbi 100 mijë vargjeKy koleksion këngësh nga Rugova, «Këngë të kreshnikëve dhe balada», u realizua sipas projektit hulumtues shkencor për disertacion doktorate. Ruhet në Arkivi i IAP-it, Prishtinë (P.S. nga 15 vëllime, vetëm tri janë botuar).
2. Koleksionin e dytë, i incizuar dhe i shkruar, po ashtu në 15 vëllime këngësh të kreshnikëve, nga pesë vende të Ballkanit, ku jetojnë shqiptarët: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi e Serbi, e realizoi në cilësinë e bartësit të projektit. Ky projekt u miratua në IAP, u financua nga MASHT-i dhe u krye në periudhën 2012-2016. Është dëshmi për dosjen e Eposit të Kreshnikëve për UNESCO. Ky koleksion ruhet në Arkivin e IAP-it, Prishtinë, si dhe në Arkivin e QSA-së në Tiranë.Ka mbi 100 mijë vargje.
Hulumtues në arkiva të jashtme
Pëveç punës hulumtuese të disahershme në arkivat e Tiranës, ka realizuar edhe dy qëndrime studimore në SHBA, në Universitetin e Harvardit (shtator-tetor 2002 dhe shkurt 2007) dhe një në Austri, në Vjenë (nëntor 2005).
Në Harvard, në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, ka bërë hulumtime në Koleksionin e profesorit amerikan Millmen Peri (Milman Parry) për epikën gojore shqiptare, të mbledhur dhe të incizuar më 1934-1935 në pjesën veriore të Vilajetit të Kosovës, në Sanxhakun e Pazarit.
Ky Koleksion vlerësohet në SHBA si më i madhi i këtij lloji nga Ballkani Perëndimor, për të cilin janë shkruar shumë disertacione doktoratash dhe studime të tjera. Po ashtu ka hulumtuar edhe në Koleksionin e ndihmësit të tij, Allbert Llord (Albert Lord), këngë epike nga Shqipëria e Veriut, të shënuara më 1937. Edhe ky koleksion, me rreth 20 mijë vargje të Eposit të Kreshnikëve, vlerësohet se është më i madhi i këtij lloji i mbledhur nga një i huaj.
Në Vjenë, në cilësinë e bursistit të Ministrisë Federale të Arsimit, të Shkencës dhe të Kulturës të Qeverisë së Austrisë, ka realizuar projektin «Dorëshkrimet shqip të folklorit të Maksimilian Lamberci (Maximilian Lambertz), në Akademinë e Shkencave të Austrisë-Arkivi, si dhe në Bibliotekën Kombëtare të Austrisë-Dorëshkrime, Autografe dhe Koleksion Trashëgimie.
Ka shikuar dhe ka analizuar dorëshkrimet e Lambercit në rrreth 60 dosje: folklor, folkloristikë, mitologji, etnologji, gjuhësi, letërsi, histori etj.
Artikuj dhe punime studimore të botuara
Nga viti 1969 publikoi rreth 400 zëra bibliografikë për folklorin, letërsinë, etnologjinë, historinë etj., ndonëse për shumë vite iu censuruan punimet e tij.
Studime dhe artikuj për letërsinë gojore botoi në: «Gjurmime albanologjike» (Prishtinë), «Kultura popullore» (Tiranë), «Çështje të folklorit shqiptar» (Tiranë), «Seminari Ndërkombëtar…» (Prishtinë), dhe në organe të tjera shkencore dhe informative brenda e jashtë vendit (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal i Zi, Rumani, Itali, Japoni, Poloni, Austri, si dhe në proces botimi: Bosnjë e Hercegovinë-SHBA, SHBA, Hungari-Austri, Kinë).
Vepra të botuara
Ndër veprat e tij të botuara janë:
vëllimi «Epika legjendare e Rugovës», V (1997);
antologjia «Këngë të kreshnikëve», (1999, 2001, 2003, 2009, 2011, 2013);
monografia «Poetika e krahasimit.
Figura e krahasimit në këngët tona lirike të dashurisë» (2004); përmbledhja «Studime për folklorin,
I: Eposi i Kreshnikëve dhe epika historike» (2006); përmbledhja «Studime për folklorin,
II: Epika gojore dhe etnokultura» (2008); vëllimi «Epika legjendare e Rugovës», I (2009); vëllimi «Epika legjendare e Rugovës», II (2011).
Është bashkëpërgatitës për shtyp i veprave të Institutit Albanologjik të Prishtinës: «Rëndësia e veprës së Gustav Majerit për studimet albanologjike» (1998), «Pajtimi i gjaqeve 1990-1991» (1999,
2001).«Rëndësia e veprës së prof. Eqrem Çabejt për studimet albanologjike» (2003), «Anton Çetta, figurë poliedrike e kulturës shqiptare» (2011) etj.
Nga publicistika historike, për brezin 1968, ka botuar veprat «Isa Demaj-jeta dhe veprimtaria atdhetare» (2000);
«Avdi Kelmendi-jeta dhe veprimtaria atdhetare» (bashkautor, 2002).
Vepra dorëshkrim
Ka në dorëshkrim edhe disa monografi e vepra studimore:
«Studime për folklorin», III,
«Studime për folklorin», IV,
«Haxhi Zeka në traditën gojore», monografi,
«Epika legjendare e Rugovës, monografi,
«Rugova në vështrim etnologjik», monografi,
«Ligjërata për Eposin e Kreshnikëve»,
si dhe koleksionet:
12 vëllime këngësh nga krahina e Rugovës:
«Këngë të kreshnikëve dhe balada»,
dhe koleksioni në 15 vëllime këngësh të kreshnikëve, nga pesë vende të Ballkanit, ku jetojnë shqiptarët, i realizuar sipas projektit 2012-2014-2016, për dosjen e Eposit për UNESCO, Arkivi i IAP-it, Prishtinë
Projekte ndërkombëtare
Është bashkërealizues i projektit ndërkombëtar në Harvard (2003-2007) për përgatitjen e këngëve epike shqipe, të mbledhura nga profesori i Harvardit Allbert Llord (Albert Lord).
Në ekipin realizues të projektit janë edhe profesorët David Elmer (Universiteti i Harvardit), Nicola Scaldaferri (Universiteti i Milanos) dhe John Kosti (Universiteti i Teksasit në Austin).
Ka marrë pjesë me kumtesa, kryesisht nga fusha e studimit të epikës sonë gojore, në shumë tubime shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, brenda e jashtë vendit: Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal i Zi, Poloni (3), Bosnjë e Hercegovinë-SHBA, SHBA, Hungari-Austri, Kinë.
Projekte të organizimit të konferencave dhe simpoziumeve shkencore ndërkombëtare
Në periudhën 2008-2014 ka qenë përgjegjës ose bashkëpërgjegjës i organizimit të konferencave shkencore ndërkombëtare në Prishtinë: më 2008: Demonstratat e vitit 1968, konferencë shkencore ndërkombëtare, IAP, IH, SHBP, bashkëpërgjegjës; më 2010: Eposi i Kreshnikëve, konferenca i shkencore ndërkombëtare, IAP, QSA, përgjegjës; më 2011: Demonstratat e vitit 1981, konferencë shkencore ndërkombëtare, IAP, SHBP, përgjegjës; më 2014: Eposi i Kreshnikëve, konferenca II shkencore ndërkombëtare, IAP, QSA, përgjegjës.[5] Në periudhën 1997 deri më 2012 ka qenë përgjegjës ose bashkëpërgjegjës edhe i organizimit të simpoziumeve e sesioneve shkencore. Më 1997: Gustav Majeri, simpozium shkencor, IAP, Prishtinë, përgjegjës; Më 1998: Eqrem Çabej, simpozium shkencor, IAP, Prishtinë, përgjegjës; 2001, Demonstratat e vitit 1981, simpozium shkencor, IAP, Prishtinë, bashkëpërgjegjës; 2010: Anton Çetta, sesion shkencor, IAP, Prishtinë, bashkëpërgjegjës, dhe më 2012: Kelmendi në shekuj, simpozium shkencor, Prishtinë-Shkodër, përgjegjës.
Profesor i ftuar në universitete të Evropës
Më 2004 ka qenë profesor mysafir në tri universitete të Polonisë (Varshavë, Torunj, Poznanj) dhe në Itali, në Universitetin e Kozencës, ku ka mbajtur ligjërata nga fusha e epikës gojore. Nga kjo fushë, më 2005, ka mbajtur një ligjëratë në Paris, në Qendrën Saint Denis, si dhe, më 2008, ka mbajtur një ligjëratë edhe në Vjenë, në Qendrën Lalish, po dhe në Universitetin e Vjenës. Më 2011 ka qenë përsëri profesor mysafir në Universitetin e Turunjit, Poloni. Më 2007 ka ligjëruar në Universitetin e Durrësit; më 2012 në Universitetin ‘’Vitrina,‘’ Tiranë; më 2013, në Universitetin e Tiranës, si dhe më 2014, në Universitetin i Shkodrës ‘Luigj Gurakuqi’’dhe më 2015, në Universitetin e Gjirokastrës Eqrem Çabej.’
’
Anëtar i shoqatave ndërkombëtare
Është anëtar i Shoqatës Ndërkombëtare të Etnologjisë dhe të Folklorit /Societé Internationale d'Ethnologie et de Folklore/SIEF. Po ashtu është anëtar i Shoqatës Ndërkombëtare të Studimeve Epike/ The International Association of Epic Studies/ dhe pjesëmarrës në themelimin e saj, në Pekin, më 18 nëntor 2012, dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.
Çmime dhe mirënjohje
Është nderuar me mirënjohje (2008) nga kryeministri i Qeverisë së Kosovës, z. Hashim Thaçi, në 40-vjetorin e Demonstratave të vitit 1968. Është fitues i çmimit «Pjetër Bogdani» (2009), të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, për veprën «Studime për folklorin», II. Më 2012 është fitues i Medaljes së Artë, për punë kërkimore-shkencore, nga Instituti Biografik Amerikan, Karolina e Veriut, SHBA. Mars 2015
Referenca
^ http://mem.rksgov.net/repository/docs/Eposi_i_Kreshnikeve_8_dhjetor_2010_Prishtine.pdf_574943.pdf
^ http://www.voal-online.ch/index.php?mod=article&cat=SHQIPTAR%C3%8BT&article=11151
^ http://koha.net/?id=8&arkiva=1&l=122942
^ http://illyriapress.com/konferenca-ii-shkencore-nderkombetare-per-eposin-e-kreshnikeve/

Me asnjë mbështetje financiare nga të dyja shtetet Kosova dhe Shqipëria është mbyllur dosja shkencore e Eposit shqiptar të Kreshnikëve në pesë shtete të Ballkanit. Nisma e 2010 është kurorëzuar me promovimin e 15 vëllimeve të këtij Eposi, promovuar në Prishtinë dhe dje, në Tiranë duke pritur funddhjetorin për t’u përfshirë në UNESCO edhe pse studiuesit thonë se tezat serbe kanë rënë dhe s’mund të ketë përplasje për trashëgiminë e Ballkanit
Dosja shkencore për eposin shqiptar të kreshnikëve ndërsa pret vendimin për t’u përfshirë në programin e UNESCO-s si trashëgimi jomateriale, shpirtërore e njerëzimit, brenda javës ka realizuar dy promovime në Prishtinë dhe dje, Tiranë duke prezantuar 15 vëllime të “Eposit të kreshnikëve” në Akademinë e Shkencave, me pjesëmarrjen e Ministrisë së Arsimit të Kosovës Asim Bajramit, kryetarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë prof. Muzafer Korkuti, autorit të projektit për dosjen në UNESKO prof. dr. Zymer Nezirit dhe personalitete të politikes, artit, kulturës dhe shkencës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi e më gjerë. Kryetari i Akademisë së Shkencave Myzafer Korkuti u deklaroi se Dosja e Eposit të Kreshnikëve duhet t’i bashkohet asaj të polifonisë në UNESCO për bashkimin e vlerave të trashëgiminë shqiptare. ”Për të gjithë ne këtu nis një punë e re për institucionet kërkimore, akademike dhe universitare në Prishtinë dhe në Tiranë. Për miqtë e Kosovës dhe të Shqipërisë, për diplomacinë dhe ndikimet e saj”, u shpreh Korkuti. Eposi i kreshnikëve u vlerësua me çmimin “Europa Nostra” në maj, por votat kundër për futjen në UNESCO mund të vijnë si pasojë e përplasjeve të akademikëve ballkanas për përkatësinë e tij.
Përurimi i dosjes shkencore është përgatitur nga grupi i punës ngritur me Vendim të Qeverisë së Kosovës nr. 02/103, datë 14.1.2010, për regjistrimin e eposit shqiptar të kreshnikëve në listat e UNESCO-s për Trashëgiminë Jomateriale të Njerëzimit, titulluar Eposi shqiptar i kreshnikëve në pesë shtete të Ballkanit, realizuar pranë Institutit Albanologjik të Prishtinës dhe nderuar me çmimin vjetor të Bashkimit Europian “Europa Nostra”, 2016.
Pesëmbëdhjetë librat e prezantuar janë të ndara në vëllime, ku secili vëllim përfshin një krahinë shqiptare deri në Maqedoninë Perëndimore. Në këto vëllime janë përfshirë gjithsej 440 këngë, 69 tregime, 100.002 vargje dhe rreth 65 mijë vargje xhirime me kamera.
Prof. dr. Zymer Neziri, kryetar i grupit të punës për paraqitje të rezultateve të projektit “Eposi shqiptar i kreshnikëve në pesë shtete të Ballkanit”, të viteve 2009-2016, pohon se tezat që eposi u përket serbëve apo boshnjakëve shkencërisht ka rënë. ”Ajo tezë nuk qëndron më. Bota nuk merret më me të. Sepse siç e dini shkolla serbe nuk është e dobët por është shumë e dobët kur është fjala për nacionalizmin. Nacionalizëm ka edhe te dijetarët e mëdhenj të Serbisë edhe sot e përpara, por tani nuk e ngrenë më zërin”, u shpreh Neziri, ndërsa ka vlerësuar këtë projekt si një studim kapital për trashëgiminë mbarëshqiptare.
Nga ana tjetër studiuesi Shaban Sinani i përgjigjur pyetjes në lidhje me pasqyrimin e eposit në tekstet e diktaturës, sidomos në periudhën e parë kur marrëdhënia me ish-Jugosllavinë ishte në zenit, -duke u shprehur se gjithçka lidhet me eposin është e depozituar në dosjen e UNESCO-s, janë në dosje ashtu siç janë botuar në kohë ku përfshihen të gjitha botimet shqiptare. Ndërsa për punën e tyre hulumtuese tha se iu janë referuar botimeve të fretërve françeskanë por Sinani shton se ishte e nevojshme një regjistrim i ri, i kohës së tanishme, ku vendin më kryesor e zënë kërkimet e reja ku këngë vjen siç e ka kënduar rapsodi.
Studiuesi siguron se puna shkencore është realizuar me përpikëri si nga pikëpamja e hartës së shtrirjes në pesë vendet e Ballkanit, dhe në aspektin e interpretimit sot, pasi UNESCO nuk mbështet monumente të ngrira, por pranon se tashmë është fjala e votës së vendeve anëtare që shpesh është politike. Sinani ka tërhequr vëmendjen se kanë evidentuar se mosha e rapsodëve është e vjetër dhe politikat kulturore duhet të jenë më promovuese për këtë gjini, e cila rrezikon zhdukjen nga mosmbështetja. Prof. Neziri ka thënë se barrën më të madhe për dosjen e Eposit e kanë pasur studiuesit e Tiranës, ndërsa dosja e parë dhe e dytë është realizuar pa mbështetje financiare, ku prej këtij projekti vetëm dokumentari mbi eposin është mbështetur financiarisht nga Ministria e Kulturës së Prishtinës, me 12 mijë euro.
Të njëjtën gjë ka pohuar edhe studiuesi Sinani mbi një punë të bërë prej grupeve të punës me zero lekë, dhe pa asnjë kontribut të institucioneve ndërsa nisma ka ardhur së pari nga qeveria e Kosovës, kur kryeministër ishte Hashim Thaçi.
Prof. dr. Begzad Baliu duke paraqitur rezultatet e nëngrupit të punës, në vitet 2009-2012 tha se: “në këtë hulumtim është përdorur metoda e anketimit të drejtpërdrejtë me gojë dhe me shkrim, në mbi 1300 subjekte individuale, ku janë përgjigjur 80% të pyetjeve, nga sasia prej 51 pyetjesh. Të anketuarit kanë qenë kryesisht të moshës nga 40 deri në 80 vjeç, dhe 10% janë arsimtarë të gjuhës shqipe dhe mësues shkollash në qytete dhe fshatra të Kosovës. Brenda 2013 janë vjelë rreth 5 800 faqe kompjuterike dhe 500 të tjera presin të kompjuterizohen. Anketimi i ka përfshirë të gjitha çështjet historike, etnologjike, etnopsikologjike, sociologjike, familjare, individuale, kulturore, gjuhësore dhe përgjithësisht materiale shpirtërore të lidhura ngushtë me praninë e eposit si lëndë dhe përmbajtje…”
Prof. dr. Shaban Sinani, duke referuar mbi përmbajtjen e dosjes shkencore “Eposi shqiptar i kreshnikëve në pesë shtete të Ballkanit” (2009-2016) tha se procesi ka nisur në vitin 2009. “Përgjatë një viti ka qenë bashkimi i ideve të njerëzve vullnetmirë për të pasur një lëndë përfaqësimi të traditës muzikore shqiptare në të dyja dialektet në UNESCO me polifoninë e jugut, dhe homofoninë e veriut. Prej fillimit të vitit 2010 me vendim të qeverisë së Kosovës, grupi i punës i formuar me specialistë nga Kosova dhe Shqipëria, me bashkëpunëtorë nga disa vende të perëndimit, kryesuar nga prof. Zymer Neziri nisi puna në mënyrë institucionale. Detyra e grupit ishte të përgatisnim një dosje shkencore sipas kritereve të UNESCO-s me anë të së cilës duhej të provohej origjinaliteti, papërsëritshmëria dhe roli pasurues i këngëve heroike legjendare në trashëgiminë shpirtërore të njerëzimit, njohja dhe vlerësimi i këtyre këngëve përtej kufijve të gjuhës shqipe mbijetesa e tyre në një kontekst historik, tradicional etnografik, të patjetërsueshëm prej zhvillimeve urbanistike dhe ndërkomunikuese të sotme si dhe ekzistenca e kësaj trashëgimie jashtë jetës skenike, jashtë ndërhyrjes për spektakël, sipas mekanizmave të vjetër të ruajtjes dhe përcjelljes nga brezi në brez…”
Dosja e regjistrimit të Eposit duhej t’i përgjigjej edhe disa pyetjeve mbështetur në parimet e UNESCO-s, për promovimin e tyre, për këtë arsye Sinani thotë se doli e nevojshme të përkthehej në shqip konventa e UNESCO-s, me qëllim që të gjitha përgatitjet dhe kërkimet të bëheshin sipas kësaj konvente. “Dhjetëra e qindra pyetje disa herë ishin edhe në formën e grackës për të provuar koherencën shkencore gjë çoi në një verifikim të njohurive dhe sidomos dhe në përafrimin e terminologjisë së domosdoshme sipas Konventës së UNESCO-s”. Pas këtij prezantimi, Kosova dhe Shqipëria presin vendimin e funddhjetorit për të parë se si do votojnë shtetet anëtare për këtë pasuri shpirtërore. Dhe më pas premtojnë se do të nisë puna për përpilimin e dosjeve për në UNESCO të xhubletës dhe xhamës së burrave në ceremoni mortore

Eposi i kreshnikëve, i padeformuar
nga diktatura