Cirku bizar ku delfinët detyrohen të kërcejnë nëpër rrathët e ndezur (Video) Telegrafi Dështime

Cirku bizar ku delfinët detyrohen të kërcejnë nëpër rrathët e ndezur (Video) Telegrafi Dështime


Cirku bizar ku delfinët detyrohen të kërcejnë nëpër rrathët e ndezur (Video)

Posted: 10 Dec 2016 09:10 AM PST

Në Indonezi ndodhet një cirk lëvizës, ku delfinët detyrohen të kërcejnë dhe të kalojnë nëpër rrathët e ndezur flakë.

Ata duhet të mbajnë topa dhe të notojnë me shpinë, derisa publiku i shikon me admirim, transmeton Telegrafi. Nëse e kryejnë detyrën si duhet, shpërblehen me peshq, por nëse gabojnë, stërvitësi e godet ujin me një shufër metali për t'ua tërhequr vërejtjen.

Pasi të kryejnë shfaqjen, delfinët merren me rrjeta nga pishina dhe vendosen në kuti të vogla të mbushura me ujë – për të shkuar tek destinacioni tjetër.

Rrugët ku barten janë shumë të vështira, ndërsa ka raste kur edhe transportohen me aeroplan.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni veprimet bizare që detyrojnë të bëjnë këto krijesa ujërash, si dhe disa kafshë të tjera që janë pjesë e cirkut. /Telegrafi/

The post Cirku bizar ku delfinët detyrohen të kërcejnë nëpër rrathët e ndezur (Video) appeared first on Telegrafi.