Besa Hoxha – Beqiri vjen per here te pare per lexuesit e Agjencionit "Floripress" me nje cikel poetik, por biografia e saj krijuese eshte shume me teper. Ja shkurtimisht disa te dhena:
“Një histori letërsie e ndaluar: Si u ripërjashtuan Fishta, Konica dhe Skiroi nga “Historia e letërsisë shqipe” – SHB “Naimi”, Tiranë 2016
Përmbledhje poetike “Eshtrat e ringjalljes”, Prishtinë 2005
Studim historiko-letrar dhe krahasues “Një histori letërsie e ndaluar”, Tiranë, 2016
Kumtesa dhe punime shkencore
Një histori letërsie e pabotuar (Konferenca e organizuar nga Universiteti “Ukshin Hoti” – Prizren)
Një dritare në revistën “Shejzat” për letërsinë e realizmit socialist (Konferenca e Institutit Albanologjikë – Prishtinë)
The Albanian Literature in internet (Konferenca ICRAE 2014 – Shkodër)
“Literatura shqipe” e Justin Rrotës (Revista “Malësia”)
Elementet krijuese dhe kritika e Martin Camajt në revistën “Shêjzat” (“Gjurmime Albanologjike – në botim)
Censorship and self censorship reflected into the History of Albanian Literature (Journal of Modern Education Review, SHBA, në botim).Etj.
Besa Hoxha Beqiri, doktore e shkencave letrare, përveç monografive dhe punimeve shkencore, shkruan edhe poezi. Ajo vije nga Shkupi në Rahovec dhe vazhdon të frymëzohet, në përgjithësi, nga jeta njerëzore dhe posaçërisht me luftën për një jetë më të mirë. Ka publikuar përmbdhjen me poezi “Eshtrat e ringjalljes”.
BesaHoxhaBeqiri, Literature Science PhD, besides monographies and science work also is writing poems. Coming from Skopje into Rahovec she did continue being inspired by human life in general and specially with fight for better life. She did published the poem book ”Bones of resurrection”.
Ha mishin e kokës së një kafshe
Sa pak që ka ...
E truri i njeriut peshon më tepër
Pse i akuzojnë kanibalistët
Kur kanë qenë më të kursyer
Ringjallja
Shuaj etjen me njomësinë e buzëve
Të jetës a vdekjes ...
Në udhëkryq drejt së panjohurës
Prish busullën me frymëmarrjen e vështërsuar.
Vdekja luan lojë që nuk e fiton
Optimizmi është më i madh se zhgënjimi
Hapëroj përpara me guxim
Drejt shkallëve të qëllimeve
Më e fortë se kurrë.
Dhimbja forcon guximin
Ringjallja hap niansat shumëngjyrëshe të mundësive
Heshtja
(Ti) hesht
Bota rrotullohet
Fjala verbohet
Ëndrra shuhet
(Unë) hesht
E bardha nxihet
Shuaj etjen me fjalë
Vras dëshirën me heshtje
Përsëri …
Flaka e jetës
Gllabëron unin
Heshtje apo dëshirë!?
Kur e tashmja përqesh të djeshmen
E nesërmja do të përbuz të sotmen
Protagonistët ndryshojnë rolet
Ndryshojnë pezmin në përkrahje
E përkrahjen në pezëm vullkanik
(Ai) hesht
Jeta me hapa të shurdhër
Zhduket në pakthim
Biri pështynë të atin në fytyrë
Heshtim …
Nisma
Çdo gjë lundronte në lumin pa brenga
Jeta – lojë e larmishme, pa vizion
vorbull e errët e së nesërmes
U rrita me rritjen e popullit
Keqtrajtimi e jeta me frikë
i afroheshin fundit
E nesërmja ishte e turbullt
Njerëzit vdisnin çdo sekondë nga pasiguria
Vdekja – …. e pastër
Udhëkryqi mes dy realiteteve
Mes dy dimensioneve kohore
Ëndrra përshëndet përjetësinë
E vërteta në mes





