Shtëpia e Bardhë njoftoi dje se Presidenti amerikan Barack Obama ka urdhëruar agjensitë e zbulimit të bëjnë një inspektim të plotë të sulmeve kibernetike gjatë periudhës së fushatës elektorale, përfshirë vjedhjen e emaileve që tronditën fushatën presidenciale dhe ngritën shqetësime të reja për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet amerikane.

Duke cituar burime të administratës Obama, gazetat “The New York Times” dhe “The Washington Post” thonë se CIA beson se Rusia ndërhyri për të ndihmuar fitoren e zotit Trump dhe se autoritetet amerikane kanë identifikuar tashmë individë rusë që kanë vjedhur email-et e dorëzuara Wikileaks, me qëllimin për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve.

“Komuniteti i zbulimit tha me vetëbesim në muajin tetor se ky aktivitet është drejtuar nga nivelet më të larta të qeverisë ruse. E kemi bërë të qartë përkushtimin tonë për integritetin e zgjedhjeve dhe ky raport do të hulumtojë më thellë aktivitetin keqdashës kibernetik gjatë periudhës zgjedhore, do të shqyrtojë aftësitë tona mbrojtëse dhe do të përmbledhë mësimet e nxjerra për t’ua paraqitur anëtarëve të Kongresit dhe aktorëve të tjerë.”
Zoti Schultz tha se Presidenti Obama e shikon këtë si një mënyrë për të përmirësuar masat mbrojtëse të Shteteve të Bashkuara ndaj sulmeve kibernetike dhe se nuk synon të vërë në pikëpyetje legjitimitetin e fitores së zotit Trump.

Njoftimi i Shtëpisë së Bardhë u bë ndërsa është rritur presioni nga anëtarë demokratë dhe republikanë të Kongresit për një hetim publik të plotë të ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet amerikane.
http://europe.newsweek.com/obama-full-review-russia-election-hacking-530274
http://europe.newsweek.com/cia-trump-putin-2016-election-hacks-wikileaks-clinton-spies-intelligence-iraq-530666?rm=eu
http://europe.newsweek.com/trump-fox-wallace-putin-russia-hacks-cia-wikileaks-election-clinton-china-530671
http://europe.newsweek.com/russian-hacks-democrats-ghost-soviet-past-508094
http://europe.newsweek.com/wikileaks-assange-happy-dnc-leaks-fallout-488003
http://europe.newsweek.com/wikileaks-hillary-clinton-donald-trump-hack-bernie-sanders-democratic-national-484741
http://europe.newsweek.com/trump-and-republican-old-guard-divide-over-putin-484059
http://europe.newsweek.com/donald-trump-vladimir-putin-propaganda-ukraine-crimea-nato-2016-election-482924