Charles Bukowski : GJENIU I TURMËS


Image result


Ka aq shumë pabesi, urrejtje, dhunë, absurditet brenda
njeriut mesatar sa të mund të furnizosh çfarëdo ushtrie në çfarëdo ditë

dhe vrasësit më të mirë janë ata që predikojnë kundër saj
dhe urrejtësit më të mirë janë ata që predikojnë dashuri
dhe në luftë, nxitësit janë përfundimisht ata që predikojnë paqe

ata që predikojnë Zotin kanë vetë nevojë për Zotin
ata që predikojnë paqe nuk kanë paqe
ata që predikojnë paqe nuk kanë dashuri

ruhuni nga predikuesit
ruhuni nga ata që i dinë të gjitha
ruhuni nga ata që gjithnjë janë duke lexuar libra
ruhuni nga ata që ose urrejnë varfërinë
ose janë krenarë për të
ruhuni nga ata që të thurrin lavde në çast
se lavde do ju kërkojnë si shpërblim
ruhuni nga ata që nxitojnë të çensurojnë
ata kanë frikë nga ajo që nuk dinë
ruhuni nga ata që kërkojnë turmat vazhdimisht
se të vetëm ata janë një hiç
ruhu nga burri mesatar e gruaja mesatare
ruhu nga dashuria e tyre,
dashuria e tyre është mesatare- kërkon mesataren

por janë gjenialë në urrejtjen e tyre
shumë gjenialë në urrejtjen e tyre për të të vrarë
për të vrarë çdokënd
duke mos dashur vetminë
duke mos kuptuar vetminë
ata do të përpiqen të shkatërrojnë gjithçka
që është ndryshe.

të paaftë për të krijuar art
ata kurrë nuk do të kuptojnë artin
ata do e quajnë dështimin e tyre si krijues
vetëm si një dështim të botës

të paaftë për të dashuruar plotësisht
do t’iu duket dashuria juaj e paplotë
dhe pastaj do t’ju urrejnë
dhe urrejtja e tyre do të jetë e përkryer

si një diamant i shndritshëm
si një thikë
si një mal
si një tigër
si një bimë helmuese
arti i tyre më fin.



Charles Bukowski ka lindur në Andrenach në Gjermani me 16 gusht te vitit 1920. Dy vjet pas lindjës së tij, e gjithë familja emigron në Amerikë. Ata vendosen në Los Anxhelos, ku Bukowski qëndroi gjithë jetën. E gjithë jeta e tij është e shkruar në libra. Emri i tij i plote është Henry Charles Bukowski Jr., por atë thjesht e thërrisnin Henk. Ka vdekur me 9 mars te vitit 1994 nga leukemia në San Pedro. Është autori i 34 vëllimeve poetike, 3 romaneve dhe një skenar filmi. Bukowski njihet si një ndër themeluesit e rrymës "Underground" të shkrimit artistik.

Thënie nga Charles Bukowski


“Problemi me pijen është ky, mendova, derisa po i mbushja vetes një gotë. Nëse ndodh diçka e keqe, ti pi në përpjekje për ta harruar ; nëse ndodh diçka e mirë, ti pi për të festuar; dhe nëse nuk ndodh asgjë, ti pi që të ndodhë diçka.”

 Vlerësoje veten, kurrë mos ju përkul njeriut, askush nuk është më i mirë se ti, pasi Zoti na krijoi të gjithëve të njejte!

“Për ata që besojnë në Zot, shumica e pyetjeve të mëdha kanë përgjigje. Por për ata prej nesh që nuk janë të gatshëm të pranojnë formulëne Zotit, përgjigjet e mëdha mbesin të pashkruara. Ne ju përshtatemi kushteve dhe zbulimeve të reja. Ne jemi të përpunueshëm.

Dashuria nuk duhet të jetë urdhër apo besim i diktuar. Unë jam Zoti im. Ne jemi këtu t’i ç’mësojmë mësimet e kishës, shtetit dhe sistemit tonë arsimor. Ne jemi këtu për të pirë BIRRË. Ne jemi këtu për ta vrarë luftën. Ne jemi këtu t’i qeshim fatit dhe të jetojmë jetën tonë aq mirë saqë edhe vdekja do të frikësohet të na marrë. ”

E ndjeja stomakun të më lëkundej si një varkë në det me dallgë. Isha keq fare, ndjehesha i padobishëm, më i trishtuar. Isha dashuruar me atë.

Femrat dhe macet gjithmonë do të bëjnë ç’të duan. Meshkujt dhe qentë duhet të qetësohen dhe të mësohen me idenë.

Mëso të mos e shkatërrosh me fjalë atë çfarë ke ndërtuar me heshtje.

Vepra të zgjedhura

Poezi

Flower, Fist, and Bestial Wail (1960)

It Catches My Heart in Its Hands (1963)

Crucifix in a Deathhand (1965)

At Terror Street and Agony Way (1968)

Poems Written Before Jumping Out of an 8 story Window (1968)

A Bukowski Sampler (1969)

The Days Run Away Like Wild Horses Over the Hills (1969)

Fire Station (1970)

Mockingbird Wish Me Luck (1972), ISBN 978-0876851395

Burning in Water, Drowning in Flame (1974)

Scarlet (1976)

Maybe Tomorrow (1977)

Love Is a Dog from Hell (1977), ISBN 978-0876853634

Play the Piano Drunk Like a Percussion Instrument Until the Fingers Begin to Bleed a Bit (1979), ISBN 978-0876854389

Dangling in the Tournefortia (1981), ISBN 978-0876855263

War All the Time (book)|War All the Time (1984)

You Get So Alone at Times That It Just Makes Sense (1986)

The Roominghouse Madrigals (1988), 978-0876857335

Septuagenarian Stew: Stories & Poems (1990)

People Poems (1991)

The Last Night of the Earth Poems (1992), ISBN 978-0876858653

Betting on the Muse: Poems and Stories (1996), ISBN 978-1574230024

Bone Palace Ballet (book)|Bone Palace Ballet (1998)

What Matters Most Is How Well You Walk Through the Fire. (1999)

Open All Night (book)|Open All Night (2000)

The Night Torn Mad with Footsteps (2001)

Sifting Through the Madness for the Word, the Line, the Way (2003), ISBN 978-0060527358

The Flash of the Lightning Behind the Mountain (2004)

Slouching Toward Nirvana (2005)

Come on In! (2006)

The People Look Like Flowers at Last (2007)

The Pleasures of the Damned (2007), ISBN 978-0061228438

The Continual Condition (2009)

Flori  BRUQI