“Trump dyshon tek vota e bashkëshortes” plus 9 more Lajmet |
- Trump dyshon tek vota e bashkëshortes
- Deri më 2022, Shqipëria dhe Kosova në Digitalb
- Biletat për Shqipëri-Izrael, FSHF: Ja si t’i konvertoni për në ‘Elbasan Arena’
- Princi Harry konfirmon lidhjen me aktoren amerikane, kritikon mediat për sulmet ndaj saj
- Princi Harry konfirmon lidhjen me aktoren amerikane dhe kritikon mediat për sulmet ndaj saj
- Çani: Fitore me Izraelin, kemi shanse drejt Botërorit
- Marrëveshja Jolie-Pitt, fëmijët do qëndrojnë me nënën
- Rama poston foton e ditës me një fëmijë në helikopter!
- Elena Ora, libër për suksesin e motrës së saj Rita Ora
- Jolie-Pitt arrijnë një marrëveshje të përkohshme, fëmijët do qëndrojnë me nënën
Trump dyshon tek vota e bashkëshortes Posted: 08 Nov 2016 11:48 AM PST Kjo foto e kandidatit republikan për president të Shteteve të Bashkuara ta Amerikës, Donald Trump që hedh sytë vjedhurazi nga bashkëshortja e tij teksa votonte, ku dukej sikur dyshonte në verdiktin e saj, është bërë menjëherë virale dhe objekt ironie nga kundërshtarët e republikanit. Trump votoi rreth orës 10:30 me orën lokale, në New York, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Melanie Trump. Ardhja e çiftit Trump në qendrën e votimit u shoqërua me protestat e disa femrave topless kundër tij. 8 nëntor 2016 (Stilografi.com) Keni lexuar: " Trump dyshon tek vota e bashkëshortes appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live. |
Deri më 2022, Shqipëria dhe Kosova në Digitalb Posted: 08 Nov 2016 10:23 AM PST Nën një çati të vetme, ashtu si moto e UEFA-s, Shqipëria dhe Kosova në futboll, ashtu si dhe në çdo sport tjetër, do të jenë pjesë e të njëjtës shtëpi, Digitalb, që për katër vitet e ardhshme nga 2018 deri në vitin 2022 ka mundur të sigurojë të drejtat për transmetimit të të gjitha ndeshjeve të kuqezinjve dhe dardanëve në dy kompeticionet, që do të organizohen nga UEFA, atyre eliminatore dhe UEFA Nation League, që do të startojë për herë të parë që prej vitit 2018, dhe që përkthehet njëkohësisht dy herë më shumë ndeshje. 40 ndeshje të Shqipërisë, por dhe 40 të tjera të Kosovës në katër vjet prej 2018-2022 do të vijnë live dhe ekskluzivisht në platformën e të gjithë shqiptarëve, bashkë me 1000 sfida të tjera të ekipeve kombëtare në kontinentit, që ashtu si Shqipëria dhe Kosova do të kenë dy mundësi nga viti 2018 për t'u kualifikuar në një kampionat Europian apo Botëror. Nën të njëjtën çati, që është dhe Moto e UEFA, përfshin dy faza kualifikimi dy faza kualifikimi me më shumë mundësi për të gjitha ekipet, qindra ndeshje më tepër, ekipe më të forta dhe sigurisht më shumë futboll spektakolar, i cili për shqiptarët kudo që ndodhen do të transmetohet ekskluzivisht vetëm në ekranin e Supersport sepse është DIGITALB që ka bërë goditjen e madhe, duke siguruar të drejtat ekskluzive të transmetimit. Në 4 vite, 2018-2022, futbolli i ekipeve përfaqësuese të kontinentit europian do të luhet non-stop dhe do të transmetohet LIVE vetëm në Supersport, në Arenën e Kampionëve. Të drejtat e transmetimit të DIGITALB përmbajnë jo pak, por një menu të pasur futbollistike me UEFA Nations League 2018-2019, UEFA European Qualifiers 2019-2020, finalet e Europianit 2020, UEFA Nations League 2020-2021, UEFA European Qualifiers 2021-2022 dhe të tjera ndeshje ndërkombëtare që do të luhen përgjatë fushatave kualifikuese për Euro 2020 dhe Kupën e Botës 2022. 8 nëntor 2016 (Stilografi.com) Keni lexuar: " Deri më 2022, Shqipëria dhe Kosova në Digitalb appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live. |
Biletat për Shqipëri-Izrael, FSHF: Ja si t’i konvertoni për në ‘Elbasan Arena’ Posted: 08 Nov 2016 10:23 AM PST Federata Shqiptare e Futbollit, pasi ka marrë njoftimin e FIFA-s, që ndeshja eliminatore për Kupën e Botës "Rusi 2018", Shqipëri – Izrael e planifikuar për tu luajtur më 12 nëntor 2016, nuk do të zhvillohet në Shkodër, por për arsye sigurie do të luhet në Elbasan. Në lidhje me këtë arsye, FSHF njofton të gjithë sportdashësit se:
Federata Shqiptare e Futbollit, kërkon mirëkuptimin e të gjithë sportdashësve për këtë procedurë të re, e cila është imponuar nga kushtet e krijuara. Veprimet , për të bërë ndryshimet e mësipërme, fillojnë që nesër, pas orës 10.00. Ja adresat ku mund të kryhen veprimet: a.Tiranë: Dyqani i FSHF (dalja e Rrugës së Elbasanit) Federata Shqiptare e Futbollit, konfirmon se është e gatshme të verë në dispozicion të sportdashësve të gjitha resurset e saj, për të plotësuar të gjitha kërkesat tyre. 8 nëntor 2016 (Stilografi.com) Keni lexuar: " Biletat për Shqipëri-Izrael, FSHF: Ja si t'i konvertoni për në 'Elbasan Arena' appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live. |
Princi Harry konfirmon lidhjen me aktoren amerikane, kritikon mediat për sulmet ndaj saj Posted: 08 Nov 2016 09:44 AM PST Prince Harry i Anglisë ka konfirmuar se aktorja amerikane Meghan Markle është e dashura e tij, përmes një njoftimi zyrtar nga pallati mbretëror Kensington, ku kritikohet media që e bëri atë subjekt abuzimesh dhe ngacmimesh. Në njoftim thuhet se çifti janë prej muajsh të lidhur dhe se nuk ishte e drejtë që zonjusha Markle të trajtohej nga media në atë mënyrë. Gjatë ditëve të fundit, një numër i madh revistash e gazetash në Britaninë e Madhe janë hapur me histori të ndryshme që lidhen me aktoren 35-vjeçare. Princi 32-vjeçar ka një histori të gjatë marrëdhëniesh jo të lehta me mediat, duke qenë se u rrit duke qenë i vetëdijshëm për ndikimin që ndërhyrja intensive e medias pati në jetën e nënës së tij të ndjerë, Princeshën e Uellsit, Diana. 8 nëntor 2016 (Stilografi.com) Keni lexuar: " Princi Harry konfirmon lidhjen me aktoren amerikane, kritikon mediat për sulmet ndaj saj appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live. |
Princi Harry konfirmon lidhjen me aktoren amerikane dhe kritikon mediat për sulmet ndaj saj Posted: 08 Nov 2016 09:13 AM PST Prince Harry i Anglisë ka konfirmuar se aktorja amerikane Meghan Markle është e dashura e tij, përmes një njoftimi zyrtar nga pallati mbretëror Kensington, ku kritikohet media që e bëri atë subjekt abuzimesh dhe ngacmimesh. Në njoftim thuhet se çifti janë prej muajsh të lidhur dhe se nuk ishte e drejtë që zonjusha Markle të trajtohej nga media në atë mënyrë. Gjatë ditëve të fundit, një numër i madh revistash e gazetash në Britaninë e Madhe janë hapur me histori të ndryshme që lidhen me aktoren 35-vjeçare. Princi 32-vjeçar ka një histori të gjatë marrëdhëniesh jo të lehta me mediat, duke qenë se u rrit duke qenë i vetëdijshëm për ndikimin që ndërhyrja intensive e medias pati në jetën e nënës së tij të ndjerë, Princeshën e Uellsit, Diana. 8 nëntor 2016 (Stilografi.com) Keni lexuar: " Princi Harry konfirmon lidhjen me aktoren amerikane dhe kritikon mediat për sulmet ndaj saj appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live. |
Çani: Fitore me Izraelin, kemi shanse drejt Botërorit Posted: 08 Nov 2016 08:21 AM PST Me problemet që po përjeton Pisa në Serinë B italiane dhe klubin që prej çështjes financiare mund të ndryshojë pronësi, grumbullimi në Kombëtare shërben si një motivim për Edgar Çanin. Sulmuesi shtatlartë shprehet gati dhe në dispozicion të trajnerit De Biasi, nëse do të thirret për të luajtur përballë Izraelit. "Normal që jam shumë i kënaqur për grumbullimin, si për këto ndeshje, ashtu edhe për sfidat e mëparshme. Do të pres shansin tim nga trajneri që të luaj, unë do të jem gjithmonë gati". Pavarësisht zgjedhjeve teknike dhe faktit se cilët lojtarë do të zbresin në fushë, ndaj Izraelit kërkohet fitorja, për të shfrytëzuar në maksimum faktorin fushë. "Është një ndeshje shumë shumë e rëndësishme, sepse duhet ta përballojmë sa më mirë. Duhet të mendojmë medoemos këto ndeshje që do të luajmë në shtëpi dhe ti fitojmë. Po e përgatisim mirë ndeshjen për ta realizuar këtë objektiv". Edhe pse gara për një vend në finalet e Botërorit 2018 është mjaft e vështirë, përballë skuadrave si Spanja apo Italia, Edgar Çani beson se Shqipëria ka mundësi dhe shpresa për të realizuar një tjetër ëndërr. "Mundësitë dhe shpresat i kemi. Kështu që duhet të luajmë gjithmonë me shumë forcë dhe vullnet, ashtu si ka ndodhur zakonisht. Ka gjithmonë një dëshirë shumë të madhe për të arritur objektivat. Kjo është ajo që duhet të bëjmë dhe të shkojmë sa më fort". 8 nëntor 2016 (Stilografi.com) Keni lexuar: " Çani: Fitore me Izraelin, kemi shanse drejt Botërorit appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live. |
Marrëveshja Jolie-Pitt, fëmijët do qëndrojnë me nënën Posted: 08 Nov 2016 07:09 AM PST Angelina Jolie do të vazhdojë të ketë kujdestarinë e 6 fëmijëve. Kjo është arritur në një marrëveshje të firmosur nga dy aktorët. Sipas kësaj marrëveshje, 6 fëmijët e ish-çiftit do të takohen me të atin Brad Pitt, por nën monitorimin e punonjësve të shërbimeve sociale të fëmijëve. Por, raportohet se kjo marrëveshje është e përkohshme dhe se lufta ë tyre për fëmijët do të vazhdojë. Në një deklaratë të bërë thuhet se kjo marrëveshje ka rreth një javë që është firmosur në prani të kujdestarëve profesionistë për fëmijët. Jolie ka dorëzuar kërkesën për divorc në muajin shtator, vetëm disa ditë pasi Pitt u përfshi në një sherr familjar gjatë një fluturimi privat.
Keni lexuar: " Marrëveshja Jolie-Pitt, fëmijët do qëndrojnë me nënën appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live. |
Rama poston foton e ditës me një fëmijë në helikopter! Posted: 08 Nov 2016 06:38 AM PST Situata e pëmbytjve në vend ditën e sotme ka qenë shumë dinamike, por kryeministri Edi Rama në profilin e tij në "Facebook" ka postuar një foto mbresëlenëse, ku pilotët e forcave të armatosura kanë shpëtuar një familje, duke shkuar me helikopter ku ata ishin bllokuar nga shirat e medha të ditës së sotme. 8 nëntor 2016 (gazeta-shqip.com) Keni lexuar: " Rama poston foton e ditës me një fëmijë në helikopter! appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live. |
Elena Ora, libër për suksesin e motrës së saj Rita Ora Posted: 08 Nov 2016 06:38 AM PST Rita Ora është tashmë një yll botëror, por shumica e njerëzve nuk dinë që ky sukses i saj është falë motrës së saj. Elena Ora, 27-vjeçe, u bë menaxherja e këngëtares kur ajo ishte vetëm 18-vjeçe, domethënë në fillimet e saj si artiste dhe motra e saj e vogël ka nxitur drejt tregut ndërkombëtar. Thuajse 10 vite më vonë, ajo nuk është vetëm krahu i djathë i Ritës, por ajo është gjithashtu drejtoresha artistike e firmave Red Ora dhe Ora LTD. Në një intervistë të dhënë së fundmi për revistën "Suitcase" ajo është shprehur: "Është shumë e vështirë pasi nuk është thjesht një punë dhe njerëzit e kanë paksa të vështirë ta kuptojnë këtë. Kjo është jeta ime, pasioni im dhe trashëgimi që ne të dyja dëshirojmë të lëmë". Elena ka shpjeguar gjithashtu se ajo është duke shkruar një libër për jetën me motrën e saj të famshme. "Kam një libër sekret të cilin jam duke e shkruar për 5 vitet e jetës dhe eksperiencave të mia", sqaron Elena.
Keni lexuar: " Elena Ora, libër për suksesin e motrës së saj Rita Ora appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live. |
Jolie-Pitt arrijnë një marrëveshje të përkohshme, fëmijët do qëndrojnë me nënën Posted: 08 Nov 2016 06:07 AM PST Angelina Jolie do të vazhdojë të ketë kujdestarinë e 6 fëmijëve. Kjo është arritur në një marrëveshje të firmosur nga dy aktorët. Sipas kësaj marrëveshje, 6 fëmijët e ish-çiftit do të takohen me të atin Brad Pitt, por nën monitorimin e punonjësve të shërbimeve sociale të fëmijëve. Por, raportohet se kjo marrëveshje është e përkohshme dhe se lufta ë tyre për fëmijët do të vazhdojë. Në një deklaratë të bërë thuhet se kjo marrëveshje ka rreth një javë që është firmosur në prani të kujdestarëve profesionistë për fëmijët. Jolie ka dorëzuar kërkesën për divorc në muajin shtator, vetëm disa ditë pasi Pitt u përfshi në një sherr familjar gjatë një fluturimi privat.
Keni lexuar: " Jolie-Pitt arrijnë një marrëveshje të përkohshme, fëmijët do qëndrojnë me nënën appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live. |
You are subscribed to email updates from Stilografi.com – Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |