“Prostituta e rrahu klientin, sepse donte të paguante me vezë të ziera (Foto)” plus 2 more Telegrafi Dështime

“Prostituta e rrahu klientin, sepse donte të paguante me vezë të ziera (Foto)” plus 2 more Telegrafi Dështime


Prostituta e rrahu klientin, sepse donte të paguante me vezë të ziera (Foto)

Posted: 22 Nov 2016 01:24 PM PST

Moses Mushonga nga Mvurwi i Zimbabvesë, ka mbetur i gjakosur, pasi një prostitutë e rrahu dhe e qëlloi me shishe të birrës.

Kjo ka ndodhur pasi 28-vjeçari e ka kapur për gjoksi dhe pjesë të tjera të trupit një grua të paemëruar, ndërsa më pas i ka kërkuar të kryejnë marrëdhënie në këmbim të disa vezëve të ziera, transmeton Telegrafi.

Pasi oferta i është dukur nënçmim, gruaja e ka sulmuar duke i shkaktuar disa plagë të lehta në fytyrë.

"Ka mundur të më thoshte jo, pse të më godiste", ka thënë Mushonga, i cili nuk iu është kundërvënë por vetëm është mbrojtur.

Në anën tjetër, prostituta ka thënë se e ka bërë këtë veprim, “si mësim”, për ta ndëshkuar për sjelljen e ulët. /Telegrafi/

Pic shows: Moses Mushonga, the victim. A prostitute whacked a customer on the head with a beer bottle after he put his hands on her breast, and then asked if he could pay for sex with a boiled egg. The man told her he had just spent the last of his money on buying two boiled eggs costing 25 cents each. He had already eaten one when he spotted the woman offering sex on the side of the road in the town of Mvurwi in Mashonaland Central province in Zimbabwe. But when Moses Mushonga asked about the price, the woman flew into a rage when he suggested he pay using his remaining boiled egg. She had hit him with the beer bottle, and then punched him in the face knocking him flat for good measure. The attack by the furious 23-year-old, identified only by the name Chipo, left the 28-year-old victim bleeding heavily from his head. He was quoted in local media saying: "She could have just said no." The woman meanwhile said that she had acted the way she did because the man needed to be taught a lesson in respect. (ends) ¿¿¿¿¿¿¿¿¿¿

The post Prostituta e rrahu klientin, sepse donte të paguante me vezë të ziera (Foto) appeared first on Telegrafi.

Ishte në zor për punë, gjatë intervistës e vodhi pronarin e kompanisë!

Posted: 22 Nov 2016 09:42 AM PST

Shogo Takeda dyshohet se e ka vjedhur kuletën e shefit të një kompanie në Yokohoma të Japonisë, në momentin që ai ka dalë nga zyra për një moment të shkurtër.

Kandidati 24-vjeçar që kishte shkuar të intervistohej për punë, e ka shfrytëzuar rastin për të hapur çantën e shefit të tij të ardhshëm dhe të kryejë vjedhjen, transmeton Telegrafi.

Por, ai është zbuluar shpejtë, sepse ishte njeriu i vetëm që i ka hyrë në zyrë gjatë asaj dite.

"Unë dëshiroja të punoja për atë kompani, por nuk besova se do të ma japin vendin e punës dhe i vodha paratë meqë më duheshin", ka thënë Takeda gjtë marrjes në pyetje.

Me të zbuluar se i mungojnë afro 500 euro, pronari i kompanisë e ka telefonuar Policinë dhe ka treguar për rastin.

Gjetja nuk ka qenë e vështirë, sepse hajni i kishte lënë të gjitha të dhënat në CV. /Telegrafi/

The post Ishte në zor për punë, gjatë intervistës e vodhi pronarin e kompanisë! appeared first on Telegrafi.

Pastronte dhëmbët teksa vozite me shpejtësi mbi 100 kilometra në orë (Video)

Posted: 22 Nov 2016 08:13 AM PST

Robert Tulip nga Derbyshire i Anglisë, e ka filmuar një burrë që lante dhëmbët me brushë, derisa ishte sipër timonit të makinës që lëvizte me mbi 100 km/h. Madje, ai edhe ka pështyrë në një gotë, por kjo nuk ka mundur të xhirohet.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihet vetëm një moment i ngasjes së tij të rrezikshme, që ka mundur të përfundojë me aksident, transmeton Telegrafi.

"Në fillim m’u duk për të qeshur, por më vonë m’u kujtua që ky është një veprim i ndaluar dhe ai po rrezikonte veten dhe të tjerët", ka thënë 42-vjeçari, që është bërë dëshmitar i rastit. "Për një kohë të gjatë ai nxitonte dhe pastrohej me brushë, por unë arrita ta zë vetëm një pjesë."

Veprimet e tilla gjatë kohës së drejtimit të veturës janë të ndaluara dhe ai mund të dënohet me gjobë dhe burg, nëse shpallet fajtor. /Telegrafi/

The post Pastronte dhëmbët teksa vozite me shpejtësi mbi 100 kilometra në orë (Video) appeared first on Telegrafi.