Plagë e pa mëkuar Poezi Shqip

Plagë e pa mëkuar Poezi Shqip


Plagë e pa mëkuar

Posted: 02 Nov 2016 10:45 AM PDT

Stinë e vështirë është vjeshta,
Më mori dashurinë, dritën,
Më ç'ekuilibroi jetën!
Akoma s'i jap dot arsye mendjes,
Se ju nuk jeni më në mesin tonë!
Ju që merituat t'ju thërrisja
Me gjithë fuqinë e fjalëve,
E t'ju dalloja si njerëzit më të shenjtë
"nënë" dhe "baba!"


Sot, pesë vite pa ty e shtrenjta nënë!
Pesë vite dhe pa ty i shtrenjti baba!
Ndonëse rrugëtimi pa ju po vazhdon,
zbrazëtirën tuaj asgjë s'e plotëson,
Nga kjo humbje e madhe e shkaktuar,
plaga që u hap do të mbetet e pa mëkuar!
Më mori malli, erdha t'ju takoj,
Vështrova varret, zemra m'u thye,
U gjunjëzova, u luta për ju,
U përpoqa të jem e fortë,
Lotët s'më lejuan, më tradhëtuan!
Ndryshuan rrahjet e zemrës,
ndryshoi ritmi i frymëmarrjes,
Nxorrën në pah dhimbjen e shpirtit të trazuar!
Edhe shumë vite do të vijnë dhe shkojnë,
por e di se asgjë s'kanë fuqi të ndryshojnë!
Eh, shpirt i trazuar, e humbe qetësinë,
Nga dita kur "vdekja" rënoi çdo gjë!
Jetoj me kujtime, pa praninë e ngrohtësinë tuaj,
U mësova brenda unit tim të jetoj e të vuaj!
Prehuni në paqe!