Ora News: “Ekonomi flet për konkurencën me Ministrat: Rama, burrë që dëgjon” plus 9 more |
- Ekonomi flet për konkurencën me Ministrat: Rama, burrë që dëgjon
- Fitoi 43 mln $ në Apex, i japin një copë bifteku
- Nehat Thaçi: Në Serbi nuk shkova për biznes
- Obama zbulon foto të dhomave private në Shtëpinë e Bardhë
- Iskra Lawrence set fotogarik në plazh me bikini
- Dekoratat, Rama citon Kadarenë: “Ra ky mort pa u pamë”
- Itali, 25-vjeçari shqiptar kapen me 2.6 kg kokainë
- Kush e bëri fajin?
- Australi, 191 këpucë në plazh përfaqësojnë vdekjet çdo muaj
- Shefi i MI5: Britania do të goditet nga sulmet terroriste
Ekonomi flet për konkurencën me Ministrat: Rama, burrë që dëgjon Posted: 02 Nov 2016 12:05 AM PDT “Pakti i reformizimit, a ka shanse reale për aplikim” ishte tema e forumit të radhës në Universitetin Europian të Tiranës, ku e ftuar ishte Ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi. Duke u ndalur te reformat që kjo qeveri ka ndërmarrë, Ministrja Ekonomi tha se për të parë rezultatet konkrete të tyre duhet t’u jepet kohë. Ekonomi: Një profesionist që të bëhet i mirë ju e dini që ka nevojë për 10 mijë orë pune.Po nuk bërë 10 mijë orë pune tek ajo puna jote e zakonshme nuk je bërë akoma i zoti. Ndërkohë që të bësh 10 mijë orë pune të duhen 6 deri në 7 vjet. Në një moment si ky reformator që ka kaq shumë reforma, gjëja që duhet të kuptosh është që: Mos hiq dorë nga ajo që ke nisur,çoje deri në fund. Perfeksiono gjërat që janë nga zbatimi, por mos ndrysho vijën. Para të pranishmëve, Ekonomi foli edhe për eksperiencën e saj personale si Ministre e kabinetit. Ekonomi: Me peshë është sa mirë i ke bërë ti aktivitetet e tua. Për këtë gjë je gjithmonë në një lloj konkurence pozitive me kolegët e tu sepse duhet të bësh detyrat. Dhe peshën e merr sa mirë i realizon detyrat.Lidhur me Kryeministrin tonë, unë besoj që Kryeministri është një nga ata burrat që dëgjon. Ministrja bashkëbisedoi me pedagogë dhe studentë të Universitetit dhe i'u përgjigj pyetjeve të tyre, kryesisht të karakterit ekonomik. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Fitoi 43 mln $ në Apex, i japin një copë bifteku Posted: 02 Nov 2016 12:04 AM PDT Ishte një selfie që ajo mendoi se vlente afro 43 mln dollarë. Katrina Bookman qëlloi në shenjë në një Apex në kazioninë Resorts World në Queens të SHBA-së. Madje ajo bëri edhe një selfie me makinerinë ku dukej fitimi i saj 42,949,672 dollarë. Ky do të kishte qenë çmimi më i madh i fituar në një Apex në historinë e Shteteve të Bashkuara. "Nuk mund ta përshkruaj ndjesinë. I gjithë trupi filloi të më dridhej," tha Bookman për CNN. Por kur ajo u kthye të nesërmen për të zbuluar madhësinë e saktë të çmimit, një punonjës i kazinosë 'shkatërroi' entuziasmin e saj. "E pyeta: Çfarë fitova? Ai tha, "S'fitove asgjë," tregon Katrina. Komisioni i Lojërave në shtetin e Nju Jorkut tha se makineria e Bookman ishte jashtë funksioni. Madje në të kishte një lajmërim që thuhej "Jashtë përdorimit" Megjithatë kazinoja i ofroi Bookman një darkë me biftek. "Mendova vetëm për familjen," tha Bookman e zhgënjyer. Ajo u rrit me ndihma sociale dhe jeton me 4 fëmijët e saj pa bashkëshortin.
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Nehat Thaçi: Në Serbi nuk shkova për biznes Posted: 01 Nov 2016 11:51 PM PDT Drejtori i Policisë Rajonale të Mitrovicës, ka mbërritur mbrëmjen e së martës në Kosovë, pasi qëndroi në paraburgim në Serbi për disa javë. Në një bisedë ekskluzive për Gazetën Express, pas arritjes së tij në shtëpi, ka treguar se si është arrestuar nga autoritete serbe. Ai ka thënë se ishte nisur për vizitë në Gjermani dhe Zvicër, ndërkaq ka bërë me dije se nëpër Serbi kishte kaluar edhe disa vite më herët dhe nuk kishte pasur problem me autoritetet e këtij shteti. "Unë jam nis për të shkuar në Gjermani dhe Zvicër dhe kishte pasur një fletarrestim për mua, i manipuluar apo jo nuk e di dhe ashtu më arrestuan. Të them sinqerisht, unë kam qenë edhe një herë më herët, në vitin 2012 nëse nuk gaboj. Ka qenë shumë e thjeshtë, ata gjithmonë pretendojnë se janë shtet demokratik, pretendojnë kah integrimet evropiane dhe unë duke u nisur nga kjo vendosa që të hy nëpër Serbi", thotë Thaçi. Nënkoloneli Thaçi ka sqaruar se ai në Serbi nuk shkoi për qëllim biznesi, por mendoi ta përdorte këtë shtet si rrugë për në Gjermani dhe Zvicër. "Jo nuk është e vërtetë, çfarë biznesi kam në Serbi, unë punoj në Policinë e Kosovës. Unë jam nis për vizitë në Mynih e mandej për të shkuar në Zvicër", shpjegoi Thaçi. Thaçi, i cili u arrestua mëngjesin e 29 shtatorit në kufirin e Dheut të Bardhë dhe qëndroi në paraburgim në Serbi, tha se trajtimi në burgjet serbe ishte i mirë. Ai tha se ndihet mirë për angazhimin e institucioneve të vendit për lirimin e tij, ndërkaq shtoi se do të punojë që "t'ia kthej borxhin Kosovës". Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Obama zbulon foto të dhomave private në Shtëpinë e Bardhë Posted: 01 Nov 2016 11:36 PM PDT Presidenti Barack Obama e pëlqen ta thotë se Shtëpia e Bardhë është "Shtëpia e Popullit". Dhe tani, njerëzit mund t'i hedhin një sy dhomave ku ai jeton. Foto ekskluzive janë publikuar nga Architectural Digest dhe me këtë rast po u jepet një vështrim zonave private në katin e dytë të Shtëpisë së Bardhë, ku Obama, bashkëshortja e tij, Michelle, vajzat Malia dhe Sasha dhe qentë e shtëpisë, Bo dhe Sunny e kanë quajtur shtëpi për 8 vjet. Projektuesi i shtëpive në brendësi Michael Smith dekoroi dhomat ashtu si dhe Zyrën Ovale. Zonja e Parë ishte e kënaqur me punën e Michael duke thënë se ai ka nxjerrë në pah shijet e familjes ndërkohë duke respektuar historinë e Shtëpisë së Bardhë.
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Iskra Lawrence set fotogarik në plazh me bikini Posted: 01 Nov 2016 11:28 PM PDT Ajo është një nga modelet më 'hot' me përmasa të mëdha. Iskra Laurence ishte pjesë e një seti fotografik në plazhin e Santa Monica. Bukuroshja bjonde merrte disa nga pozat më të mira duke nxjerrë në pah format e saj bombastike. Edhe pse më parë nuk është pranuar në industrinë e modës, trupi i saj ekspozohet në shumë revista. Për më tepër 26-vjeçares i shkojnë një numër i madh bikinish të ndryshme.
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Dekoratat, Rama citon Kadarenë: “Ra ky mort pa u pamë” Posted: 01 Nov 2016 02:49 PM PDT Kryeministri Rama ka reaguar për dekoratat e Presidentit Nishani dhënë për 67 shqiptarë të cilët janë vrarë në kohen e komunizmit. Duke e ilustruar me një foto të patriotit Nikollaq Zografi Rama i konsideron arbitrare dekorimet për njerëz të cilët nuk janë më gjallë prej dekadash apo prej shekujsh. “Nuk do habitesha -thotë Rama- nëse dikush do të propozonte që, shiritave shumëngjyrësh që karakterizojnë dekoratat, t’u lidhet një fjongo e zezë si për të thënë me Kadarenë, “Ra ky mort pa u pamë” Rama thotë se që në kohët e lashta, vlerësimet u bëhen të gjallëve, ndërsa homazhet të vdekurve. Deklarata e Ramës Patrioti i shquar Nikollaq Zografi, shfaqet në këtë foto i stolisur me dekorata, ku spikat medalja e Urdhërit të Shqiponjës së zezë të Princ Vidit dhe kryqi i kalorësit të Urdhërit të Kurorës së Rumanisë, të cilin për ta vënë më shumë në pah, ngase e fituar në luftë, e mban ngulur në plastronin e këmishës ndërkohë që si gradë i takonte të mbahej në rresht me të tjerat. Ishte koha kur, si në çdo vend normal, në Shqipëri dekoratat, medaljet dhe titujt akordoheshin dhe mbaheshin për së gjalli, për t’u dalluar në meritë dhe në soj, sipas parimit të përbotshëm protokollar në bazë të të cilit, qysh prej dafinave të Lojrave Olimpike, vlerësimet u bëhen të gjallëve dhe homazhet të vdekurve. Në asnjë vend tjetër, përveç Shqipërisë së çoroditur nga liria pa demokraci dhe institucionet pa shtet, nuk është parë ndonjëherë të vrapohet njëzet e kusur vite me radhë, për të dekoruar në mënyre arbitrare njerëz të cilët nuk janë më gjallë prej dekadash apo prej shekujsh. Nuk do habitesha nëse dikush do të propozonte që, shiritave shumëngjyrësh që karakterizojnë dekoratat, t’u lidhet një fjongo e zezë si për të thënë me Kadarenë, “Ra ky mort pa u pamë”…
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Itali, 25-vjeçari shqiptar kapen me 2.6 kg kokainë Posted: 01 Nov 2016 02:41 PM PDT Një 25 vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane me 2.6 kg kokainë. Shtetasi Denis Gega u arrestua në autostradën Cavriago (Reggio Emilia). Lënda narkotike ishte paketuar në dy zarfe të fshehura në pjesën e kroskotit të makinës. I riu u arrestua gjatë fundjavës, ndërsa dje në mëngjes (31 tetor) u paraqit në gjykatë ku është vërtetuar arrestimi i tij. Policia po heton për të vërtetuar destinacionin e kokainës dhe nëse lënda ishte e destinuar për në Reggio. /Ora News/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Posted: 01 Nov 2016 02:39 PM PDT Kjo video është bërë virale në internet. Dy qen u pyetën nga pronarja e tyre se kush e kishte bërë kakën në kuzhinën e shtëpisë. Përgjigjia e njërit qen ishte fantastike. Ai i drejton putrën shokut të tij duke e bërë atë fajtor. Për më tepër shihni videon… Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Australi, 191 këpucë në plazh përfaqësojnë vdekjet çdo muaj Posted: 01 Nov 2016 02:28 PM PDT Ndërkohë që një agim mahnitës solli dritë në Plazhin Bondi këtë mëngjes, 191 palë këpucë burrash janë vendosur në rërë në përpjekje për të ndriçuar errësirën që ka pushtuar Australinë. Më shumë se gjashtë burra vdesin çdo ditë në vend – rreth 191 çdo muaj – me shkak kryesor vetëvrasjen te meshkujt nga 15 deri 44 vjeç. Instalacioni i cili përshëndeti notarët, sërfistët dhe praktikuesit e jogas në një nga plazhet më ikonike në botë u realizua për të shënuar fillimin e "Movember". Parandalimi i vetëvrasjeve ka qënë një nga fokuset kryesore të “Movember” që nga 2006, bashkë me kancerin e prostatës dhe atë testikular. Themeluesi i Movember, Adam Garone, tha se këpucët shërbejnë si kujtesë e ngurtë e madhësisë së problemit që përballen burrat australianë. "Donim të rrisnim ndërgjegjësimin për gravitetin e situatës dhe ta nxirrnim nga hijet. Shumë pak njerëz e dinë shkallën e shtrirjes dhe kjo gjë po ndikon komunitetin tonë, " tha ai për Daily Telegraph.
/Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Shefi i MI5: Britania do të goditet nga sulmet terroriste Posted: 01 Nov 2016 02:28 PM PDT “Do të ketë sulme terroriste në Britani”. Deklarata vjen nga shefi i shërbimeve sekrete britanike MI5, Andrew Parker. Në një intervistë për "The Guardian" Parker zbuloi se në tre vitet e fundit, forcat anti-terroriste kanë shmangur të paktën 12 sulme kundër disa shënjestrave në Britaninë e Madhe. Parker theksoi se “kërcënimi terrorist përfaqësuar nga ISIS, por edhe nga Al Qaeda, është i vazhdueshëm dhe kjo është arsyeja pse niveli i alarmit mbetet i lartë” “Për Britaninë e Madhe, kjo është një ndër periudhat më të rrezikshme, gjatë gjithë karrierës sime 30-vjeçare", tha shefi i shërbimeve sekrete. “Pres që ne të identifikojmë dhe të ndalojmë shumicën e sulmeve”, theksoi ndër të tjera Parker. Andrew Parker foli edhe për rolin e Rusisë në politikën e jashtme, duke e cilësuar një rrezik për stabilitetin e Britanisë së Madhe. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
You are subscribed to email updates from Ora News. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |